LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës, ndërhyhet nga ajri me helikopter! Vatrat aktive në Lurë, Bulqizë dhe Mallakastër

• Disa vatra zjarri janë aktive në të gjithë vendin, ndërsa era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e tyre. • Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme malin “Vlashaj”, mbi fshatin Shupenzë, në Bulqizë. • Po ashtu situata kritike vazhdon të mbetet edhe në Lurë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe shkurre. • Forcat zjarrfikëse, si të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe ato lokale, janë në terren duke luftuar për të kontrolluar përhapjen e flakëve. • Ndërsa ditën e kaluar, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes iu bashkua forcave tokësore për të asistuar nga ajri, duke u fokusuar veçanërisht në zonat e vështira për tu arritur për shkak të terrenit të thepisur. • Kodrat në Peqin dhe në Rrogozhinë janë përfshirë po ashtu pasditen e sotme nga zjarri. • Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë, ndërsa situata ka krijuar panik tek banorët dhe autoritetet lokale • Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për vënien nën kontroll të flakëvë. • Në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. • Një tjetër vatër zjarri u shënua po ashtu pasditen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës, ku flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tjetër vatër zjarri në vend, përfshihet nga flakët masive sipërfaqja me ullishte dhe shkurre në Mallakastër

Zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Peqinit dhe
zjarri

MALLAKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend. Një zjarr i përmasave masive, raportohet se ka rënë pasditen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës.

Bëhet me dije se flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

1 VITE ME PARE

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë për fikjen e flakëve

Zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Peqinit dhe
zjarri

ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në Sinaballaj të Rrogozhinës. Përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta.

Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë, ndërsa situata ka krijuar panik tek banorët dhe autoritetet lokalel.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për vëniën nën kontroll të flakëvë. Banorët e zonës i janë bashkuar zjarrfikësve për shuarjen e vatrave të zjarrit Në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

1 VITE ME PARE

Bie zjarr në malin “Vlashaj” të Shupenzës në Bulqizë, vatra aktive vijon edhe në Lurë

Zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Peqinit dhe
foto ilustruese

BULQIZË- Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme malin “Vlashaj”, mbi fshatin Shupenzë, në Bulqizë. Gjithashtu era e fortë ka favorizuar flakët dhe ka bërë që zona të jetë e rrezikuar dhe të zgjerohet më tej.

Po ashtu situata kritike vazhdon të mbetet edhe në Lurë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe shkurre. Forcat e shuarjes, si të Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe ato lokale, janë në terren duke luftuar për të kontrolluar përhapjen e flakëve.

Ndërsa ditën e kaluar, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes iu bashkua forcave tokësore për të asistuar nga ajri, duke u fokusuar veçanërisht në zonat e vështira për tu arritur për shkak të terrenit të thepisur.

1 VITE ME PARE

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 18 vatra, 2 janë aktive dhe 2 nën monitorim

Zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Peqinit dhe
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në disa bashki të vendit, duke përfshirë zona me rrezik të lartë përhapjeje.

Aktualisht, dy vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse. Situata paraqitet më problematike në disa rajone të jugut dhe veriut të vendit, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimin e tyre për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Gjithashtu në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH Librazhd me 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, 3 inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare, të cilët punuan deri vonë për vënien nën kontroll të vatrës.

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë aktive dhe 2 janë nën monitorim.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Bulqizë, Dibër,Rrogozhinë, Përmet, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kuçovë, Berat, Librazhd, Fier dhe Malësi e Madhe.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:

• Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Për shuarjen e tij u angazhuan 6 efektivë të MZSH Dibër, 5 forca pyojre, 20 forca bashkiake, 30 efektivë nga Forcat e Armatosura, dhe helikopteri Cougar. Si pasojë është përshkuar njësipërfaqe rreth 30 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna me të njëjtat kapacitete nga forcat operacionale, për shuarjen e vatrës së zjarrit.

• Qarku Tiranë. Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, është punuar për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me dushqe. Gjatë ditës së djeshme zjarri ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha për shkak të erës dhe është përhapur edhe në fshatrat Berdal, Thartor dhe Moroj, duke rrezikuar banesat në disa momente. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Rrogozhinë me 1 automjet zjarrfikës dhe 10 efektivë, 30 forca bashkiake, 20 forca vullnetare, si dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura. Ditën e sotme forcat operacionale po vazhdojnë punën në terren për fikjen përfundimtare të zjarrit.
Në monitorim:

• Qarku Lezhë. Në kufirin midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Në vendngjarje u angazhuan25 forca bashkiake, 20 forca policore, 6 forca nga Shërbimi Pyjor, 3 forca vullnetare dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, bënë krehjen e zonës. Terreni është i pjerrët dhe me shkurre. Vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore. Sipërfaqa e djegur është rreth 23 ha.

• Qarku Elbasan. Në vendin e quajtur “Mal Plak”, njësia Administrative Polis, bashkia Librazhd, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit tërënë në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH Librazhd me 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, 3 inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare, të cilët punuan deri vonë për vënien nën kontroll të vatrës . Zjarri ka intesitet të ulët dhe vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 79 hektarë. Në një rast, në fshatin Tarazh, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë zjarri ka rënë zjarr në një shtëpi private. Si pasojë, u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 26 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 60 efektivë dhe 2 helikopterë Cougar.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëtanë qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.

Sa i përket zjarrëve në pyje, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier e Berat, dhe nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera. Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug) dhe Durrës (Verilindje).
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.

Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.
Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina, shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Edhe pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.
Në rast zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

1 VITE ME PARE

Bie zjarr në hyrje të fshatit Palokastër, flakët vihen nën kontroll

Zjarret në vend/ Përfshihen nga flakët kodrat e Peqinit dhe
pamje nga zjarri

GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës. Bëhet me dije se njoftimi për zjarrin u dha nga një banor i zonës. 

Pas njoftimit se një vatër zjarri ka përfshirë qarkun e Gjirokastrës menjëherë forcat zjarrfikëse u paraqitën në zonë duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve që rrezikonin zonën përreth. Gjithashtu bëhet me dije se flakët janë vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo në pronë.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet