Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Temperaturat e larta dhe zjarret vijojnë në të gjithë vendin. • Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimë lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi, ku bëhet me dije se gjatë 24 orëve janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë ende aktive. • Flakët vijojnë ende në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, ku thuhet se në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eskavator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill. • Ndërkohë ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera. • Gjithashtu, zjarri vijon ende aktiv edhe në fshatin Grazhdan të bashkisë Finiq, ndërsa flakët janë përhapur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha.
5 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv në landfillin e mbetjeve urbane në periferi. Sipas njoftimit bëhet e ditur se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit që nga dita e djeshme (1 korrik). Ndërkohë shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit.
Njoftimi:
Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimë lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi. Gjatë 24 orëve janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë ende aktive.
Bëhet me dije se flakët vijojnë ende në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. Sipas informacioneve të ministrisë, në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eskavator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill.
Ndërkohë ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.
Zjarri vijon ende aktiv edhe në fshatin Grazhdan të bashkisë Finiq, ndërsa flakët janë përhapur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha. Në njoftim thuhet se sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijne deri në 40 gradë Celsius.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata e zjarreve në rang vendi
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga Forcat e Armatosura. Në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan edhe 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eksakvator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill. Ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.
Në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, në fshatin Grazhdan, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, shkuan Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë me 3 automjet zjarrfikës me 10 efektivë, forca vullnetare të zonës dhe forca nga bashkiake, të cilët u angazhuan në fikjen e zjarrit, terreni e vështirëson ndërhyrjen. Gjatë natës kanë qëndruar në monitorim 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë por si pasojë e përkeqësimit të situatës gjatë natës, në mbështetje shkuan edhe 4 automjet zjarrfikës me 12 efektive nga bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Ditën e sotme vatra e zjarrit është zhvendosur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha dhe në mbështetje të forcave zjarrfikëse, në terren kanë shkuar edhe 6 forca nga shërbimi pyjor dhe 12 vullnetarë.
Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 255 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 2 helikopterë dhe 40 efektivë me 5 mjete zjarrfikëse dhe një traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijne deri në 40 gradë Celsius.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.
Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.

ELBASAN- Janë publikuar pamje nga zjarri që vijon ende aktiv prej më shumë se 12 orësh në Elbasan. Zjarri që dyshohet të jetë vënë qëllimisht nisi pasditen e djeshme rreth orës 15:00, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit.
Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth.
SARANDË- Një pyll me pisha në bashkinë Finiq është përfshirë nga zjarri pasditen e djeshme. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë rënia e një pishë mbi telat e energjisë elektrike.
Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për izolimin e flakëve që mos të afrohen banesave.
ELBASAN- Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme, ndërsa flakët djegin mbetjet urbanë të shtatë bashkive.
Zjarri që dyshohet të jetë vënë qëllimisht nisi pasditen e djeshme rreth orës 15:00, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit. Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth.
Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik. Ndërkohë në terren janë angazhuar 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Kamza, Tirana dhe Berati.