Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Disa vatra zjarri kanë përfshirë ditën e sotme vendin. Flakët kanë përfshirë kurorën e Dardhës në Pukë, Fushë-Arrëzin dhe Parkun Natyror të Gërmenjit. • Zjarri është përhapur masivisht, pasi është favorizuar edhe nga tenperaturat e larta dhe era e fortë. • Krahas forcave nga toka, në Pukë po vepron edhe një helikopter për shuarjen e flakëve. • Zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej 10 ditësh. • Ndërkohë Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri dhe u bën apel banorëve të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve. • Gjithashtu vatra të tjera aktive janë konstatuar edhe pranë piramidave kufitare 13-14, në kufi me Greqinë. • Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe të koordinuara nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Kolonjë, Forcat e Armatosura, Shërbimi Pyjor, dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM), situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve. • Gjithashtu lidhur me zjarret janë shoqëruar disa persona, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. • Sakaq, Bashkia Kolonjë ka reaguar, duke kërkuar angazhim qytetar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.
4 artikuj për këtë temë.
SELENICË- Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë së Selenicës. Bëhet me dije se flakët janë përhapur masivisht nga era e fortë, por dhe ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Flakët gjithashtu rrezikojnë edhe një stan që ndodhet pranë vatrës së zjarrit. Gjithashtu edhe një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Dukat.
KOLONJË- Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme Parkut Natyror të Gërmenjit, në afërsi të fshatit Shelegur në bashkinë Kolonjë. Flakët janë përhapur masivisht, duke rrezikuar zonat e mbrojtura dhe bizneset përreth. Gjithashtu vatra të tjera aktive janë konstatuar edhe pranë piramidave kufitare 13-14, në kufi me Greqinë.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe të koordinuara nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Kolonjë, Forcat e Armatosura, Shërbimi Pyjor, dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM), situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve.
Gjithashtu lidhur me zjarret janë shoqëruar disa persona, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sakaq, Bashkia Kolonjë ka reaguar, duke kërkuar angazhim qytetar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.
FUSHË- ARRËZ- Një vatër zjarri ka rënë edhe në Fushë-Arrëz në pyjet pranë Fshatit Kryezi në Podinat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë, pasi janë favorizuar nga erërat e forta.
Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri. Gjithashtu Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri dhe u bën apel banorëve të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve.
PUKË- Dy vatra zjarrit vijojn të jenë aktive pranë kurorës së Dardhës në Pukë. Bëhet me dije se flakët kanë dalë jashtë kontrollit, pasi janë favorizuar edhe nga tenperaturat e larta dhe era e fortë. Konkretisht flakët janë pranë lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë.
Sakaq, krahas forcave nga toka, po vepron edhe një helikopter për shuarjen e flakëve. Zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej 10 ditësh.