LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të përdorura dhe disa banesa, Beci: Ka qenë luftë e vërtetë vënia nën kontroll e flakëve

• Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme në një treg rrobash të përdorura në qytetin e Shkodrës. • Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Ndoc Mazi", ku e gjithë zona është pushtuar nga shtëllunga gjigande tymi të zi. • Forca të shumta zjarrfikësje, efektivë dhe një helikopter i Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, ku kanë vënë në kontroll flakët. • Kryebashkiaku, Benet Beci i cili ndodhet në vendngjarje u shpreh se zjarri është vënë në kontroll dhe kanë ardhur mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivari për të ndihmuar. • Beci u shpreh se ka qenë një luftë e vërtetë vënia në kontroll e vatrës së zjarrit. • Ndërkohë edhe Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni u shpreh se është lokalizuar perimetri i zjarrit. • Ajo shtoi se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit. • Raportohet se disa banesa përreth nga vatra e zjarrit janë djegur. • Po ashtu 25 njësi tregtare janë shkrumbuar totalisht. •Tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit. • Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht, por ende nuk ka informacione të zyrtarizuara.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Helikopteri dhe efektivë të FA në Shkodër për fikjen e zjarrit, Beci: Ka qenë luftë e vërtetë për të marrë në kontroll situatën

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të
benet beci

SHKODËR- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndodhet në lagjen “Ndoc Mazi”, ku ra zjarri i madh pasditen e ditës së sotme. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se zjarri është vënë në kontroll dhe kanë ardhur mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivari për të ndihmuar. Për vënien në kontroll të flakëve në Shkodër ka mbërritur edhe helikopteri "Cougar" dhe efektivë të Forcave të Armatosura. 

“Ka një orë e gjysme që është stabilizuar situata. Ka qenë luftë e vërtetë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik dhe nuk pati dëme në njerëz. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë  dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini nga Tivati. I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. S’ka pas ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh’, tha Benet Beci.

Ndërkohë edhe Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni u shpreh se është lokalizuar perimetri i zjarrit. Ajo shtoi se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.

‘Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar” tha Angoni.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Vatra e zjarrit ende aktive, zjarrfikësit në çatitë e shtëpive, tymi mbulon zonën

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të
pamje

SHKODËR- Vijojnë ende aktive flakët në tregun e rrobave të përdorura. Forcat zjarfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të vatrës së zjarri, ku shihen edhe mbi çatitë e shtëpive. 

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, tymi ka pushtuar zonën përreth. Gjithashtu në foto shihen edhe banesat përreth të djegura. 

Në ndihmë kanë mbërritur edhe mjete zjarfikëse nga Ulqini, Malësia e Madhe dhe Tivari. Më herët u kërkua ndihmë edhe nga Emergjencat Civile dhe ndërhyrje nga ajri. 

Dëmet materiale përllogariten të jenë të mëdha, ku 25 njësi tregtare janë shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit. Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht.

2 VITE ME PARE

Zjarri masiv në Shkodër/ Flakët asfiksojnë njerëzit që ndodheshin pranë, e moshuara merret me barelë

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të
pamje nga vendngjarja

SHKODË- Një zjarri masiv përfshiu tregun e rrobave të përdorura gjatë pasdites së sotme në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës. Gjithashtu flakët kanë asfiksuar edhe njerëzit, që ndodheshin aty pranë. Bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar 25 njësi tregtare dhe kanë djegur totalisht një banesë.

Raportohet se krybashkiaku, Benet Beci i cili ndodhet në vendngjarje ksa kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile dhe ndërhyrje nga ajri me helikopter. Po ashtu bëhet me dije se janë nisur zjarrfikëse nga Ulqini, Malësia e Madhe dhe Tivari. 

 

2 VITE ME PARE

Zjarri i përmasave gjigande/ Kërkohet ndihmë nga Emergjencat Civile dhe ndërhyrje nga ajri me helikopter në Shkodër

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të
zjarri

SHKODËR- Forcat e shumta të zjarrfikësve po punojnë të vënë nën kontroll zjarrin në tregun e rrobave në Shkodër që ka arritur përmasa gjigande. 

Raportohet se krybashkiaku, Benet Beci i cili ndodhet në vendngjarje ksa kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile dhe ndërhyrje nga ajri me helikopter. Gjithashtu bëhet me dije se kanë mbërritur në vendngjarje zjarrfikëse nga Ulqini, Malësia e Madhe dhe Tivari.  Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë shumta, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk ka pasur persona të lënduar. 

 

2 VITE ME PARE

Zjarri në tregun e rrobave në Shkodër/ Flakët shkrumbojnë 25 njësi tregtare dhe dy banesa, rrezikohet edhe një shkollë

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të
zjarri

SHKODËR-  Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, ka shkrumbuar 25 njësi tregtare dhe dy banesa.

Si pasojë e flakëve që përhapen me shpejtësi nga era rrezikohet edhe një shkollë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit. 

Policia raportoi më herët se banorët kanë nisur të evakuohen nga banesat përreth.

2 VITE ME PARE

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat. Policia: Po evakuohen banorët

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të
zjarri

SHKODËR- Zjarri masiv i rënë tregun e rrobave të përdorua në lagjen Qafë Hardhi në Shkodër, vijon të jetë aktiv. Forca të shumta zjarrfikësje ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë të vënë në kontroll flakët. 

Raportohet se banesat përreth rrezikohen nga zjarri i përhapur me shpejtësi edhe nga era, ndërsa po evakuohen banorët pranë. 

Fatmirësisht deri tani nuk raportohen persona të lënduar. Dëmet materiale raportohen të shumta. Ende nuk dihet shkaku i nisjes së flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

2 VITE ME PARE

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën, zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv në Shkodër/ SHKRUMBOHET tregu i rrobave të
zjarri

SHKODËR - Një treg i rrobave të përdorura në Shkodër është përfshirë nga një zjarr masiv, pak minuta më herët.

Flakët në lagjen Qafë-Hardhi janë përhapur me shpejtësi, ndërsa shtëllungat e tymit kanë pushtuar zonën.

Ende nuk raportohet për persona të plagosur. Forca të shumte policie dhe zjarrfikësje ndodhen në vendngjarje. 

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet