LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarr masiv në qendrën tregtare në Pejë, zona mbulohet nga flakët, 8 persona dërgohen në spital

•Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme godinën e kompanisë Elkos në Pejë. •Si pasojë e zjarrit, 8 persona janë lënduar, pasi shfaqën probleme të shumta në frymëmarrje. • Zjarri ka djegur çdo gjë që ishte brenda godinës, ndërsa mësohet se fillimisht nisi në një nga depot e më pas u përhap.• Biznesi rezulton të jetë në pronësi të biznesmenit Ramiz Kelmendi, i cili dyshohet se edhe ai është asfiksuar. • Qytetarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zjarri në Pejë/ Reagon pronari i qendrës tregtare: Hyra të fikja zjarrin, gati e pësova

Zjarr masiv në qendrën tregtare në Pejë, zona mbulohet nga
Ramiz Kelmendi

KOSOVË- Pronari i qendrës tregtare, Ramiz Kelmendi tregon se ka tentuar të shuajë zjarrin që përfshiu fillimisht biznesin e tij duke hyrë vetë në depo. Bizesmeni tregoi për mediat se gati ka ngelur brenda i bllokuar nga flakët, të cilat po përhapeshin me shpejtësi.

“Unë edhe vet hyra, gati mbeta brenda. Kur e pash gjendjen, hyra të ndërhyj në shuarjen e zjarrit por ishte e kotë. Depoja është 200 mijë metra katrorë, më e madhja në Kosovë e në rajon. Në momentin kur zjarri ka përfshirë depon, nuk ka qenë askush brenda,”- ka thënë Kelmendi.

Në fillim janë përfshirë nga flakët e zjarrit depot, më pas edhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë. Zëdhënësi i policisë për Pejën, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes. 8 persona janë dërguar në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen për shkak të zjarrit.

3 VITE ME PARE

Zjarri në qendrën tregtare në Pejë/ Lëndohen 8 persona, dërgohen në spital

Zjarr masiv në qendrën tregtare në Pejë, zona mbulohet nga
Pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Pejë, ku të paktën 8 persona deri tani janë dërguar në spital. Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se personat e dërguar në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen për shkak të zjarrit, po trajtohen dhe gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, -thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo që është në afërsi të kompanisë ELKOS. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë së bashku me zjarrfikësit, të cilët po hetojnë mbi shkakun e rënies së zjarrit në depo.

3 VITE ME PARE

Zjarr MASIV në Pejë, zona mbulohet nga tymi i zi, pas depove digjet edhe qendra tregtare (ME VIDEO)

Zjarr masiv në qendrën tregtare në Pejë, zona mbulohet nga
Zjarri

KOSOVË- Zjarr masiv në qytetin e Pejës. Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur se zjarri ka nisur në një depo që është në afërsi të 'ELKOS'.

Në fillim janë përfshirë nga flakët e zjarrit depot, më pas edhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë. Zëdhënësi i policisë për Pejën, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes. 

“Depotë janë përfshi nga flakët, pastaj është përfshi nga zjarri edhe qendrat tregtare ELKOS-it. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e tjera”, ka thënë Gashi.

Nuk dihet nëse ka viktima apo njerëz të lënduar.

digjet qendra tregtare ne peje peje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet