LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd, Kamberi siguron mandatin, opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve

•Dje në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore. •Sipas vlerësimit të Cesid/Ipsos, në zgjedhjet parlamentare të dielën dolën në votim 59,3 për qind e qytetarëve, ndërsa në Beograd pjesëmarrja ishte 58,5 për qind. •Misioni vëzhgues i KRRTRSH-së bëri të ditur se në bazë të 95% të kampionit të përpunuar, në zgjedhjet parlamentare votuan 59,1 për qind e qytetarëve. •Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë pasur 6.500.666 votues, ndërsa në zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit të qytetit të Beogradit 1.613.369 votues. •Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd. • Ata kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kreu i Kuvendit të Malit të Zi pranë Vuçiç në Serbi, reagon presidenti malazez: Nuk ishte mesazh i mirë

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd,
jakov milatoviç

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka reaguar pasi kreu i Kuvendit malazez  dhe lideri i Demokracisë së Re Serbe (NSD), Andrija Mandiç, mbrëmë në Beograd mori pjesë në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në selinë e listës “Serbia nuk duhet të ndalet”, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Milatoviç ka thënë se beson se kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiç mbrëmë nuk ka pasur vend në asnjë shtab zgjedhor në Serbi dhe se ky është një mesazh i keq.

"E pashë mbrëmë. Mendoj se është çështje e përgjegjësisë personale dhe profesionale të zotit Mandiç. Mendoj se kryetari i Kuvendit të Malit të Zi mbrëmë nuk ka pasur vend në selinë zgjedhore të asnjë partie në Serbi, por gjithsesi, siç thashë, është çështje e përgjegjësisë profesionale dhe personale të zotit Mandiç”, ka thënë Milatoviç para gazetarëve në Cetinje.

Ai tha se mesazhi sigurisht nuk ishte i mirë. Veprimi i Mandiç ka nxitur reagime teksa ai është parë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në selinë e partisë SNS.

Përveç tij, aty janë parë edhe ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

’Bota serbe’ në veprim. Fjalimi i fitores i presidentit të Serbisë në selinë e SNS-së ku morën pjesë – presidenti i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik”, shkruante në përshkrimin e një fotografie të publikuar nga portali Istraga në X (ish-Twitter).

2 VITE ME PARE

Rusia mirëpret fitoren e Vuçiç në zgjedhjet e Serbisë

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd,
foto ilustruese

RUSI- Kremlini ka mirëpritur fitoren në zgjedhjet parlamentare të shpallur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Vuçiç ka deklaruar se partia e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, përderisa autoritetet zgjedhore deri më tani kanë publikuar rezultate preliminare me 35 për qind e votave të numëruara.

“Ne mirëpresim këtë arritje nga zoti Vuçiç”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Moska shpreson që rezultati do të çojë “në forcimin e mëtejmë të miqësisë” mes dy shteteve.

Peskov po ashtu iu referua Serbisë si shtet “vëllazëror”.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiç – kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Ndryshe, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Serbisë ka shprehur mbështetje për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, duke shprehur mospëlqim për aleancën ushtarake të NATO-s që mbështet Kievin.

Por, Beogradi po ashtu është një qendër e rëndësishme për rusët që kritikojnë luftën e Moskës dhe që po ikin nga vendi.

Por, Serbia ka dënuar agresionin e Rusisë dhe ka mbështetur rezoluta të Kombeve të Bashkuara për të dënuar luftën ndaj Ukrainës.

Në nëntor, shefi i inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin – që vizitoi Rusinë gjatë ofensivës ndaj Ukrainës – dha dorëheqje, duke thënë se arsye ishte presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit. /REL/

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Serbi, partia e Vuçiç kryeson me 46.76 përqind të votave

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd,
aleksander vuçiç

SERBI- Komisioni Zgjedhor i Serbisë deri në orën 13:00 ka shpallur rezultatet e reja të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku kanë mbetur më pak se 400 qendra votimi për tu numëruar. 

Lista zgjedhore e Aleksandër Vuçiçit "Serbia nuk duhet të ndalet" ka fituar shumicën absolute rreth 46.76 për qind të votave, shkruajnë mediat serbe. 

Lista "Serbia kundër dhunës" ka fituar 23,48 për qind të votave, Partia Socialiste e Serbisë – 6,58, lista elektorale "Shpresa për Serbinë" ka 5,3 për qind, lista “Ne – Zëri i Popullit – Branimir Nestoroviç” – 4,69, dhe "Milica Gjurgjeviç Stamenkovski – Boshko Obradoviç" 2,78 për qind të votave.

Kujtojmë se dje në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe ato lokale. 

2 VITE ME PARE

Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd,
Foto ilustruese

SERBI-Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni.

Nga ky koalicion po ashtu kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”. Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviç, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiç, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit. Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57.65 për qind.

Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor deri më tani janë numëruar votat për zgjedhjet parlamentare në pothuajse 35 qendra të votimit.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiç – kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Në vendin e katërt është lista “Shpresë për Serbinë” me 4.45 për qind të votave, pasuar nga “Ne – Zëri i popullit” me 4.06 për qind.

Ndërkaq, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 0.79 për qind të votave. Kjo listë pritet të fitojë një ulëse në Parlamentin serb.

Në këto zgjedhje, banorët serbë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Serbisë për të votuar. Kjo pasi votimet nuk janë lejuar të mbahen në territorin e Kosovës, krahasuar me vitet më parë.

Ata kanë mundur të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë - në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtje të zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar nuk ka vepruar ashtu, meqë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka grumbulluar votat. Ato vota, më pas, janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin të pestat të organizuara në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor.

Dy sulmet me të shtëna masive të majit maj, që kanë lënë të vdekur 18 persona, përfshirë nëntë nxënës dhe adoleshentë, kanë rezultuar me protesta në rrugë me javë të tëra./REL

2 VITE ME PARE

Analiza e 'DW': Zgjedhjet në Serbi: pro apo kundër 'sistemit Vuçiç'?

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd,
Vucic

Ditë e shtunë në fillim të dhjetorit: Qindra autobusë rreshtohen përgjatë rrugëve të gjera të Beogradit të Ri. Turma dynden në Arenën e Beogradit, një nga sallat më të mëdha sportive në Evropë. Aty do të zhvillohet tubimi qendror i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet. Ylli i vetëm: Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

"Udhëheqësi i fshatit tonë organizoi udhëtimin për në Beograd," thotë një burrë duke pirë nga një kanaçe birre në një stol. Ai vjen nga një fshat në veri të Serbisë. "Sigurisht që unë e mbështes Vuçiqin. Ai na dha të gjitha paratë, së fundmi 10.000 dinarë, plus për përfituesit e ndihmës sociale."

Dhurata të tilla zgjedhore janë të zakonshme në Serbi. Edhe kësaj radhe Vuçiq vendosi para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit të shpërndajë pagesa të njëhershme nga buxheti i shtetit për pensionistët, të rinjtë apo të papunët. Ndonjëherë është 10.000 dinarë (ekuivalenti me 85 euro), herë pak më shumë e herë më pak. Për shumë në Serbi është pothuajse thelbësore për mbijetesë. Paga mesatare në vend është vetëm 725 euro neto në muaj. Ndërsa pensionistët marrin mesatarisht vetëm 330 euro.

Vuçiq premton rritje të reja pensionesh në janar - sigurisht vetëm nëse fiton partia e tij. Vetë presidenti nuk kandidon për zgjedhje - ai fitoi mandatin e tij të dytë vitin e kaluar. Por gjithçka rrotullohet rreth tij. Çdo listë zgjedhore e SNS-së, edhe në fshatin më të vogël, mban emrin e tij.

Revista e përjavshme Vreme e përshkruan Vuçiqin si një "mbret lypës" - ai e paraqet veten si një njeri që shpërndan paratë, ndërton rrugë dhe linja hekurudhore dhe krijon vende pune. Akuza e opozitës është se Vuçiq e drejton vendin me dorë të hekurt dhe manovron mes BE-së, Rusisë dhe Kinës. Sipas kritikëve, regjimi i presidentit ka lidhje të ngushta me mafian dhe është tërësisht i korruptuar. Në paraqitjet e tij pothuajse të përditshme televizive, Vuçiq akuzon kritikët e tij se janë tradhtarë dhe hajdutë që duan vetëm të fitojnë pushtetin.

Në Arenën e Beogradit, Vuçiç bërtiste: "Sot, Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që ndjek politikën e saj". Duartrokitjet ishin të mëdha, por jo të gjithë erdhën në tubim me vullnetin e tyre dhe brohoritën nga bindja. Një i ri na tregon se si shkojnë gjërat. Ai punon në një spital në një qytet të vogël. Për të mbajtur vendet e punës, ai dhe kolegët duhet të shkojnë në mitingun në Beograd dhe të votojnë për SNS-në. "Kjo është katastrofike, por çfarë duhet të bëj?” thotë ai.

Për anëtarësimin në BE nuk flet askush

Sondazhet e nxjerrin SNS-në në vend të parë. Edhe nëse ndoshta nuk do të jetë një fitore absolute, mendohet se do të mjaftojë për vazhdimin e koalicionit me socialistët dhe partnerët më të vegjël. Koalicioni i gjerë pro-evropian "Serbia kundër dhunës" dëshiron të arrijë vendin e dytë. Ky koalicion lindi gjatë protestave të mëdha pas dy vrasjeve masive në maj 2023, që tronditën thellësisht vendin. Ata akuzojnë Vuçiqin dhe mediat e tij për mbjelljen e një atmosfere dhune përmes reality show-ve, përfshirë këtu edhe fyerjet ndaj opozitës.

Dhuna e përhapur dhe shpërdorimi i pushtetit janë çështja më e rëndësishme, thotë politologu Srdan Cvijiq. Opozita nuk premton më hyrjen në BE, sepe ky proces po zgjat shumë. "Vetëm një kamikaz politik do të insistonte në çështjen e BE-së gjatë fushatës”, tha Cvijiq për DW. "Sepse të gjitha mediat besnike ndaj regjimit përhapin agjitacion antiperëndimor. Ç'kuptim ka që opozita të shtyhet për këtë çështje?"

Kosova prapë çështja kryesore

Rënia e dukshme e popullaritetit të BE-së vjen ndër tjerash edhe për shkak të Kosovës. Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithëse Berlini dhe Brukseli kërkojnë haptazi njohje "faktike". Kjo do të zbatohet përmes të ashtuquajturës Marrëveshja e Brukselit. Prandaj Serbia duhet të njohë dokumentet e Kosovës dhe të mos pengojë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB. Prishtina, në anën tjetër, duhet të lejojë një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Forca e tretë e rëndësishme në Serbi janë partitë e ndara konservatore dhe nacionaliste të krahut të djathtë, ato po bëjnë fushatë ekskluzivisht për këtë çështje. Ata akuzojnë Vuçiqin se është dorëzuar përmes marrëveshjeve të ndryshme dhe praktikisht ka hequr dorë nga Kosova.

Megjithatë, problemet më të mëdha të Vuçiqit për momentin lidhen më shumë me luftën në Ukrainë, thotë historiani dhe vëzhguesi politik nga Beogradi Stefan Radojkoviq. Nën presionin e çmimeve të energjisë, Serbia ka një nga normat më të larta të inflacionit në Evropë, gjë që kërcënon edhe narrativën e Vuçiqit për suksesin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër, BE-ja dhe SHBA-të, duan të arrijnë kompromis përfundimtar me Kosovën, sipas historianit.

Mashtrimet e mundshme në zgjedhje

Këto janë ditë relativisht të qeta në Beograd dhe ka pak për të parë nga fushata zgjedhore. Disa parulla aty-këtu, ndëra në TV shihet pothuajse vetëm SNS, sepse vetëm ajo  ka para për reklama me pagesë. Por një peticion i quajtur "ProGlas" bëri bujë. Dhjetra intelektualë, aktorë dhe sportistë po bëjnë thirrje që njerëzit të votojnë në 17 dhjetor. Rreth 170.000 njerëz e kanë mbështetur deritani këtë peticion në internet. "Ne nuk kemi një shtet të arsyeshëm në Serbi," thotë profesori i njohur Vladica Cvetkoviq, një nga nënshkruesit e parë të peticionit. "Na mungon demokracia, drejtësia dhe barazia. Ne mund ta ndryshojmë këtë nëse ngremë zërin."

Gara ka të ngjarë të jetë e ngushtë, veçanërisht në Beograd. Sondazhet tregojnë se opozita mund të fitojë në Beograd, që shihet si një nga simbolet më të rëndësishme të vendit. Edhe ish-autokrati dhe udhëheqësi i luftërave Slobodan Millosheviq kishte humbur së pari zgjedhjet në Beograd dhe në qytetet e tjera të mëdha në vitin 1996, ndërsa nga pushteti u largua në vitin 2000. Por si në vitin 1996, ashtu edhe në vitin 2000, Millosheviqi ka pranuar humbjet vetëm pas protestave të mëdha. Asokohet ministër i Millosheviqit për informacione ishte Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, që ndryshimi të ndodhë, shumë gjëra duhet të shkojnë siç duhet - për shembull, që forcat pro-evropiane dhe pro-ruse të formojnë një koalicion kundër Vuçiqit. Përvoja nga vitet 1990 tregojnë se këtu duhet patur kujdes, thotë avokatja Sofija Mandiq, e cila është pjesë e komisionit zgjedhor për opozitën. Ajo thotë se tashmë ka prova të mjaftueshme që qeveria po përgatit mashtrime zgjedhore. "Votuesit duhet të jenë në gjendje të shprehen lirisht,” thotë ajo. "Ata duhet të jenë të përgatitur edhe për të mbrojtur vullnetin e tyre politik përtej kutisë së votimit nëse është e domosdoshme." Disa politikanë të opozitës tashmë po spekulojnë për mundësinë e thirrjes së protestave nëse qeveria manipulon zgjedhjet. Ditët e ftohta të dhjetorit në Beograd, pak para natës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve Ortodokse, mund të nxehen sërish./DW

2 VITE ME PARE

Kamberi siguron edhe një mandat në parlamentin serb: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës ishte e ekzaltuar për të më parë të vrarë

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd,
shaip kamberi

SERBI- Shaip Kamberi ka arritur të sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në Serbi. Pas fitores, Kamberi ka reaguar me një postim në Facebook, me një thënie të boksierit Muhamed Ali.

POSTIMI:

Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali).

Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik. Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisw së Bujanovcit. Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.

2 VITE ME PARE

Fitoi edhe Beogradin, Vuçiç: Jam shumë i kënaqur

Zgjedhjet në Serbi! Vuçiç shpall fitoren në Beograd,

SERBI-Partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet në Serbi. Ajo fitoi bindshëm zgjedhjet e përgjithshme duke marrë numrin më të madh të vendeve në parlament. Opozita shpresonte, por duket se nuk mundi të merrte as Beogradin që e kishte shpallur si synim të saj.

Sipas të dhënave paraprake, partia e Vuçiç ka marrë 38.2% të votave për Beogradin i ndjekur nga koalicioni “Serbia kundër dhunës” me 35.1% të votave. Menjëherë pas daljes së rezultateve, Vuçiç iu drejtua qytetarëve me një fjalim live në TV.

“Lista “Serbia nuk duhet të ndalet” do të ketë shumicë absolute në parlament”, – tha ai i kënaqur duke u shoqëruar nga duartrokitje të gjata. “Deri më tani, nuk kemi gjetur asnjë qendër votimi në Serbi ku kemi marrë më pak vota se në zgjedhjet e mëparshme. Pra, në të gjitha qendrat e votimit mbështetja po rritet mesatarisht me 10% në krahasim me atë që kishim një vit më parë” – theksoi presidenti serb.

Sipas vlerësimeve të publikuara, deri në orën 19:00 pjesëmarrja e zgjedhjeve parlamentare ishte 55.9%. Në zgjedhjet e vitit të kaluar pjesëmarrja ishte 54.6%. Në Beograd deri në orën 19.00 pjesëmarrja ishte 54,3% ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte 54,8%./Dosja.al

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë