LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Zgjedhjet e PD, farsë e shëmtuar"/ Salianji akuzon Berishën: Shifrat e referendumit u falsifikuan, morën pjesë vetëm 5 mijë anëtarë

•Ervin Salianji ka folur për referendumin e së shtunës në PD, ku u rikonfirmua siç pritej Berisha në krye të partisë. •Në një konferencë për mediat, Salianji ka deklaruar se shifrat e bëra publike nga Berisha dhe PD janë falsifikuar, pasi nuk morën pjesë në zgjedhje më shumë se 5 mijë anëtarë të partisë, ndryshe nga shifra 37 mijë siç e nxorën krerët e selisë blu. •Sipas tij demokratët dhe qytetarët shqiptarë kërkojnë standarde demokratike dhe garë reale, të cilat PD aktuale me Berishën në krye nuk i mundëson dot.• Salianji e ka cilësuar referendumin si një proces të turpshëm dhe si një parodi. •Ai tha se kryedemokrati shkeli standardet për funksionimin e një partie, duke interpretuar Statutin sipas interesave momentale.•Në përfundim të fjalës së tij ai tha se, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i braktisur nga demokratët.• Më pas shtoi se, një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet për të qenë e tillë.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Berisha është i braktisur nga demokratët"/ Salianji: Një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet

"Zgjedhjet e PD, farsë e shëmtuar"/ Salianji akuzon
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji është shprehur se, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i braktisur nga demokratët.

Në një deklaratë për shtyp, ai tha se, një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet për të qenë e tillë.

Sipas tij, nëse PD do që të bindë shqiptarët të demokratizoj më Shqipërinë, ajo vetë duhet të demokratizojë vetveten.

“Përjashtimi i mendimit ndryshe nuk është pjesë e PD. Një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet. Por ne kërkojmë standarde përballë Edi Ramës por nuk i plotësojmë vetë ato. E kemi nevojë për një PD ku respektohen rregullat. Shoqëria ka nevojë për një PD që respektohen rregullat, ku gara është reale. Realiteti politik tregon refuzimin e Berishës nga demokratët. Ja ku është realiteti i faktuar, Berisha është i braktisur nga demokratët, ndaj nuk pranon garë.

PD më pak se një vit nga sot, do të jetë në fushatë elektorale, por se di ca do i thotë elektoratit. PD duhet të rikthehet te standardet demokratike. Nëse duam që të bindim shqiptarët të demokratizojmë Shqipërinë, duhet që PD të demokratizojë vetveten. Një PD e hapur mund të kthehet si alternativë fituese. Kjo betejë nuk është betejë për një karrige. Nuk kam pasur asnjë problem për karrierën time.”, tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Një proces i turpshëm dhe parodi"/ Salianji pas zgjedhjeve në PD: Interpretoi Statutin sipas interesave momentale

"Zgjedhjet e PD, farsë e shëmtuar"/ Salianji akuzon
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji e ka cilësuar referendumin e PD ku i rikonfirmua kreu aktual i saj, Sali Berisha si një proces të turpshëm dhe si një parodi.

Në një konferencë për shtyp, Salianji tha se, kryedemokrati shkeli standardet për funksionimin e një partie, duke interpretuar Statutin sipas interesave momentale. Sipas tij, tashmë me këtë proces, çdo vendim i marrë nga Berisha është i pavlerë, 'nul'.

“Zgjedhjet për kreun e PD u kthyen në një proces të turpshëm dhe parodi, që e keni ndjekur në çdo cep të Shqipërisë. Jo më shumë se 5 mijë anëtarë votuan, duke e braktisur Berishën në farsën për të uzurpuar PD-në.

Proces i deformuar dhe i kontrolluar nga vullneti i Berishës për të pasur nën kontroll PD-në për interesa të tij personale. Shkeli standardet për funksionimin e një partie, e interpretoi Statutin sipas interesave momentale. M’u ndalua garimi mua kur ma lejonte Statuti, ndërsa ai garoi edhe pse ia ndalonte Statuti.

Më parë tha se Bashës ia vodhën zgjedhjet dhe duhet të vij unë në krye të partisë që kjo të mos ndodhë më. Tashmë me këtë proces, çdo vendim i marrë nga Berisha është nul. Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD nga Berisha, ka nisur një breshëri sulmesh për të trembur konkurrentët e tjerë potencialë, gjë që dha efekt te kolegët që mbetën të strukur.", tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Zgjedhjet e PD, farsë e shëmtuar”, Salianji: Nuk votuan më shumë se 5 mijë anëtarë

"Zgjedhjet e PD, farsë e shëmtuar"/ Salianji akuzon
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji ka folur për referendumin e së shtunës në PD, ku u rikonfirmua siç pritej Berisha në krye të partisë. Në një konferencë për mediat, Salianji ka deklaruar se shifrat e bëra publike nga Berisha dhe PD janë falsifikuar, pasi nuk morën pjesë në zgjehdje më shumë se 5 mijë anëtarë të partisë, ndryshe nga shifra 37 mijë siç e nxorën krerët e selisë blu.

Salianji thekson se demokratët braktisën masivisht farsën e Berishës. Sipas tij demokratët dhe qytetarët shqiptarë kërkojnë standarde demokratike dhe garë reale, të cilat PD aktuale me Berishën në krye nuk i mundëson dot.

"Duke e braktisur Sali Berishën në farsën e vet për të uzurpuar PD. Kamerat e degës së Durrësit ka vetëm një hyrje, shifra të dhëna zyrtarisht ishin 37 mijë, janë të ekzagjeruara dhe shpikje siç gjithë kjo farsë. Fatkeqësisht për të gjithë qytetarët ajo që ndodhi me PD dhe me këtë proces nuk kishte të bënte me një garë politike por një garë e kontrolluar nga Sali Berisha. Shkeli standardet më bazike të PD. U përjashtova unë që lejohesha të kandidoja me statut dhe u lejua Berisha që nuk duhej. Çdo vendim i marrë nga Berisha është nul. Kandidatura alternative u penguan.

Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD, ka nisur një batare me sulme jo vetëm për të mbytur mendimin ndryshe për të trembur dhe çdo konkurrent potencial. E kemi ndjekur që afatet dhe procedurat u trajtuan pa transparencë. U shpik një term referendum që nuk ekziston në statut. Në vend që PD të hapej pas humbjes së zgjedhjeve u trajtua partia si dyqan si biznes që sjellë të ardhura. Një parti që nuk pranon garën nuk mund të bindë as shqiptarët. Kërkojmë standarde demokratike nuk mund të jemi si Edi Rama. Problemi nuk është një individ, duke qenë se jem 36 vite pas rënies së diktaturës. Përpjekja ime ka qenë që të shembim një model politik që qëndron me forcë. Demokratët nuk kanë sakrifikuar për vendime që merren nga një rreth i mbyllur. Ne kemi nevojë për një PD ku respektohen rregulla. Ku gara është reale dhe askush nuk është mbi statutin.

Çdo forcë që refuzon rinovimin përfundon duke humbur mbështetjen qytetare. Kjo është një betejë për standarde dhe për rikthimin e besimit te shqiptarët. E padrejtë të kërkosh qytetarëve shqiptarë, që të mos konformohen me regjimin. Ndërkohë që për një karrige drejtuesi të PD nuk kanë kurajo dhe guximin. Nuk iu bëjmë thirrje intelektualëve të reagojnë ndaj autokracisë me një PD ku ata që kanë një privilegj nuk kanë kurajo të flasin. Shifrat reale janë totalisht ndryshe nga ato të publikuara nga Berisha. Shifrat tregojnë një braktisje masive të procesit nga demokratët. Doli që në fund, të deklarojë se ishin 50 mijë anëtarë. Pjesa tjetër ishte që pjesëmarrje më se minimale. Nuk kanë marrë pjesë më shumë se sa 5 mijë anëtarë," tha Salianji./Dosja.al

ervin salianji pd

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!