LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit Mujeci/ Djali dhe nipërit e Gent Mëhillajt marrin hak pas 10 vitesh për vrasjen e tij

• Dinamika e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në fshatin Balldren të Lezhës ditën e djeshme është zbardhur. • Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin “Balldren–Torovicë”, ku autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të drejtuar nga Kreshnik Mujeci, duke i marrë jetën atij dhe bashkëshortes së tij. • Nga hetimet është identifikuar një prej automjeteve të përdorura nga autorët, një “Audi A4”, si dhe është bërë identifikimi i tre të dyshuarve Adriano Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Renato Mhillaj. • Sipas dinamikës së ngjarjes, ”Audi” ka mbajtur në vëzhgim viktimën, ndërsa një “Volkswagen” pa targa i ka prerë rrugën dhe autorët kanë qëlluar me breshëri armësh. • Vrasja ditën e djeshme ka ndodhur për hakmarrje, pasi Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli. • Renato Mhillaj është djali i Gent Mhillajt, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. 

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Balldren/ Djali dhe nipi morën hak për ekzekutimin e Genc Mhillajt

Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit Mujeci/ Djali dhe nipërit

LEZHË- Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim tre të rinj, të cilët akuzohen për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, në fshatin Balldre.

Policia e Lezhës në konferencë për media u shpreh se vrasja dyshohet për motive gjakmarrjeje. Në 2017, Kreshnik Mujeci u arrestua për vrasjen e Genc Mhillajt.

Genc Mhillaj u ekzekutua me breshëri plumbash në Mal të Jushit, më  6 tetor të vitit 2016. Njëri prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj çiftit Mujeci është djali i Genc Mhillajt, i cili mbeti i vrarë në vitin 2016.

Të shpallur në kërkim janë:

-Florin Mhillaj 36 vjeç, (nipi i Genc Mhillajt)

-Renato Mhillaj 23 vjeç, (djali i Genc Mhillajt)/Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Balldren të Lezhës/ Autorët e dyshuar janë...(EMRAT)

Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit Mujeci/ Djali dhe nipërit

LEZHË-  Policia ka identifikuar tre autorët e atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Lezhë ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij. Bëhet fjalë për Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.

Mësohet se, Renato Mhillaj është djali dhe dy të tjerët familjarë të Genc Mëhillit, për vrasjen e të cilit akuzohej Kreshnik Mujeci. Ai u arrestua në vitin 2017, së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj çiftit në Balldren/ Policia shpall në kërkim tre persona, dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje

Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit Mujeci/ Djali dhe nipërit

LEZHË- Policia e Lezhës ka identifikuar tre autorët e dyshuar të krimit dje në Balldren, ku u vranë me breshëri plumbash burrë e grua.

Uniformat blu bëjnë me dije se, tre autorët e dyshuar janë shtetasit me inicialet A.M 22 vjeç , F. M dhe R.M, 32  dhe 23 vjeç banues në Lezhë. Autoritetet vijojnë të hetojnë pistën e hakmarrjes. 

Deklarata e policisë:

"Faleminderit për praninë tuaj sot, për të përcjellë te qytetarët, rezultatin e angazhimit maksimal të strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, çifti i bashkëshortëve, shtetasit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Më datë 26.04.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Balldren-Torovicë”, nga shtetas të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Mujeci. Me marrjen e njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato të emergjencës.

Për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda të DVP Lezhë, Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe ekspertët më të mirë kriminalistë, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe një sërë veprimesh të tjera me metoda proaktive, në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë ligjor të saj.

Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasve:
-A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Hetimet vazhdojnë në mënyre intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim.

Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në këtë kuadër fton qytetarët, që të besojnë dhe të mbështesin më shumë strukturat policore, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë.",njoftoi policia./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Balldren të Lezhës/ Policia në gjurmë të autorëve, identifikon mjetet e përdorura për vrasjen

Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit Mujeci/ Djali dhe nipërit

LEZHË- Policia e Lezhës ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit. Mësohet se njëra prej mjeteve është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri, gjithashtu hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të cilat mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve.

Grupi hetimor dyshon se, në këto mjete kanë qenë katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra automjetin tip “Audi Q7” që drejtohej nga 39-vjeçari. Sipas verifikimeve ka rezultuar se njëri prej automjeteve i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas nga dy prej autorëve është hapur zjarr me breshëri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 40 gëzhoja.

Pas krimit, autorët janë larguar në drejtim të Torovicës, një zonë që ofron disa dalje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit. Për zbardhjen e këtij atentati, jetimet janë folisuar në disa pista hetimore, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë, ku Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit, në Shkodër, ngjarje për të cilën nuk është dënuar./Dosja.al

renato mehillaj gent mhillaj adriano mehillaj florin mehillaj gentiana mujeci kreshnik mujeci

Sondazh

Poll

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro