LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen vetëvrasje, prindërit e 46-vjeçares: Kishte urdhër mbrojtje, ka tentuar ta mbysë

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq. • Gjergji Mullalli ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli dhe më pas e ka marrë trupin e saj dhe e ka hedhur në një kanal pranë banesës së saj. • Fillimisht kanë qenë prindërit e Luizës, që kanë njoftuar policinë për ngjarjen, të cilët kanë bërë të mundur dhe gjetjen e trupit ta pajetë. • Fqinjët kanë deklaruar se Gjergji ishte problematik dhe se pinte shumë alkool. • Ndërkohë që prindërit e 46-vjeçares kanë treguar se ata ishin në proces divorci, pasi Gjergji e dhunonte vajzën e tyre. • Ditën e sotme Gjergji Mullalli është gjetur i vetëvrarë nga forcat e policisë. • Trupi i pajetë i 55-vjeçarit u gjet pranë fshatit Zëmblak.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Del nga kontrolli zjarri në malin e Gjallicës, kërkohet ndihmë nga ajri

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Pamje nga mali i Gjallicës

KUKËS- Alarm në Kukës për zjarrin që është riaktivizuar në malin e Gjallicës. Zjarri, pasi u shua më 25 korrik, u aktivizua gjatë ditës së djeshme, ka qenë një vatër, ndërsa sot janë krijuar edhe katër të tjera.

Si pasojë, është djegur një sipërfaqe e madhe me pishë dhe bredha, ndërsa autoritetet lokale të zjarrfikësve kërkojnë ndihmë nga ajri. Sipas tyre, ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur ndërhyrjen me automjete.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Maliq, Balla falenderon punonjësit e policisë: U falenderoj për detyren tuaj edhe në kushtete e kërcënimit të jetës

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Taulant Balla dhe punonjesit e policise

KORÇË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar ditën e sotme në Komisariatin e Policisë Korçë për t'i falenderuar për punën e tyre gjatë natës së kaluar. Balla me anë të një postimi në Facebook, shkruan se punonjësit e policisë kryen detyrën e tyre, pavarësisht se ishin nën kushtet e rrezikimit të jetës. 

Postimi i Ballës:

Falenderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën.Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë që beni për këtë vend! Dua t’i percjell një perqafim vëllazëror prindërve tuaj, bashkëshorteve, fëmijëve tuaj, motrave e vëllezërve tuaj, të cilët janë mbështetja juaj më e madhe, po janë edhe ata që më shumë se sa askush e përjetojnë peshën e uniformës suaj, për të cilën ju jeni gati të vini në rrezik edhe vetë jetën tuaj! Kjo është një ditë për t’i kujtuar edhe kolegët tuaj që nuk jetojnë më, pikërisht sepse dhanë jetën në krye të detyrës, e për të përsëritur angazhimin e Kryeministrit Edi Rama për të mbështetur familjet e fëmijët e tyre deri në fund, jo vetëm falë statusit të tyre të Fëmijëve të Republikës, po edhe në çdo hap të rrugës së tyre, ku vërtetë boshllëkun e babait nuk e zevendson dot askush dhe asgjë, po ku ata nuk do të jenë kurrë vetëm!

Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

2 VITE ME PARE

Djali vrau bashkëshorten në Maliq, flet nëna e Gjergji Mullallit: Mbrëmë e mora vesh, bashkë kishin 3 fëmijë

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Muazez Mullalli

MALIQ- Muazez Mullalli, nëna e Gjergju Mullallit, i cili vrau bashkëshorten mbrëmjen e kaluar, ka treguar se kishte disa ditë pa folur me të. Duke folur për mediat, ajo ka treguar se bashkë ata kishin tre fëmijë dhe se për dsa kohë kanë jetuar në Greqi.

“E dëgjova mbrëmë nga mesi i natës, flisnin njerëzia. Kush fjeti mbrëmë, këtu kam qenë prapa derës e tha një burrë, që ai ka vrarë. Kanë një 20 e ca vjet që rrinin në Greqi. Kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Ka dy-tre ditë ose më shumë që nuk e kam takuar. Ikte shpejt ai në punët e qeverisë, ne flinim se jemi pleq”, ka thënë ajo.

Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ U vetëvra, Gjergju Mullalli la pas një letër, paralajmëroi aktin e rëndë

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Gjergji Mullalli

MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku Gjergji Mullalli pasi vrau bashkëshorten e tij, kreu vetëvrasje. Balkanweb shkruan se Mullalli ditën e sotme ka shkruar një letër, e cila është gjetur nga policia. Në letër, Mulalli kishte shkruar se do të vriste veten.

Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ U vetëvra Gjergji Mullalli, policia nxjerr pamjet me dron nga kërkimi i 55-vjeçarit

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Pamje nga droni

MALIQ- Policia ka publikuar pamjet me dron nga momenti i kërkimit të 55-vjeçarit Gjergji Mullalli, i cili vrau bashkëshorten mbrëmjen e djeshme në Maliq. Nga pamjet shihen efektivët që po kërkojnë për 55-vjeçarin. Ndërkohë që ai u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë në fshatin Zëmblak.

Njoftimi i Policisë:

Zëmblak/Maliq Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq. Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë. 55-vjeçari në pamundësi për t'u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t'u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t'u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Maliq, Taulant Balla niset drejt komisariatit të Korçës

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Taulant Balla

MALIQ- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur ditën e sotme drejt Korçës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq. Balla pritet të takohet me strukturat policore në Komisariatin e Korçës. 

Gjergji Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. Ndërkohë që ditën e sotme u gjet i vetëvrarë në një shkurre pranë një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Vetëvrasja e Gjergji Mullallit, Policia jep detaje: U gjet në një banesë të braktisur, hapi disa herë zjarr ndaj efektivëve

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen

MALIQ- Detaje kanë dalë nga vetëvrasja e Gjergji Mullallit, i cili një natë më parë vrau bashkëshorten e tij Luiza Mullalli. Policia bën me dije se 55-vjeçari ishte fshehur në një banesë të braktisur, ku pasi u lokalizua nga policia hapi zjarri drejt tyre me automatik. Por pas thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, Mullalli u vetëvra me armën që kishte. 

Njoftimi i Policisë: 

Maliq/Informacion shtesë Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi. Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t'u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Gjergji Mullalli
2 VITE ME PARE

Vrau bashkëshorten një natë më parë, kryen vetëvrasje Gjergji Mullalli

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen

MALIQ- Gjergji Mullalli që vrau bashkëshorten një natë më parë në Maliq ka kryer vetëvrasje. 55-vjeçari Mullalli është gjetur i vetëvrarë ditën e sotme nga forcat e policisë. Trupi i Mullallit u gjet në fshatin Zëmblak pranë shtëpisë së një kushuriri të tij.

Mullalli mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli, më të cilën ishte në proces divorci. Pasi e vrau e mori trupin e saj dhe e hodhi në një gropë septike. 

2 VITE ME PARE

Vrasja në Maliq, Policia nxjerr detaje: Gjergji Mullallu qëlloi bashkëshorten me armë, më pas e hodhi në kanal

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Policia

MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mbrëmjen e kaluar në Maliq. Mësohet se Gjergji Mullalli e ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli dhe më pas e ka hedhur trupin e saj në një grop septike. Policia e ka shpallur në kërkim 55-vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të jetë fshehur.

Njoftimi i Policisë:

Maliq, Korçë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se: Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj. Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

FOTO/ U vra nga bashkëshorti mbrëmjen e kaluar, kush është Luiza Mullalli, viktima 46-vjeçare

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Luiza Mullalli

MALIQ- Fotoja e mëposhtme është e 46-vjeçarës Luiza Mullalli, që u vra mbrëmjen e kaluar nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli. Ngjarja e rëndë ndodhi në Maliq, ku Gjergji pasi e vrau atë, mori trupin dhe e hodhi në një kanal. 

Prindërit e Luizës kanë deklaruar se ata ndodheshin në proces gjyqësor, pasi Gjergji e dhunonte gruan e tij, madje një herë ka tentuar dhe ta mbysë.

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Luiza Mullalli
2 VITE ME PARE

FOTOT/ E masakroi mbrëmjen e kaluar, kush është Gjergji Mullalli, fqinjët e tregojnë si njeri problematik

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen

MALIQ- Fotoja e mëposhtme është e Gjergji Mullallit, autorit të masakrës së Maliqit mbrëmjen e djeshme. Mullalli vrau bashkëshorten e tij dhe më pas trupin e saj e ka hedhur në një kanal pranë banesës së saj. 

Fqinjët e tyre kanë treguar se kishin shumë probleme në familje. Po ashtu Mullallin e kanë përshkruar si një person shumë problematik dhe që pinte shumë.

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Gjergj Mullalli
2 VITE ME PARE

Burri vrau gruan, flet babai i 46-vjeçares në Maliq: Vajzën e kishte hedhur nga veranda, më parë ka tentuar ta mbysë

Vrasja në Maliq/ Gjendet trupi i Luiza Mullallit, 55-vjeçari kryen
Avzi Ferati

MALIQ- Babai i Luiza Mullallit, 46-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e kaluar në Maliq, Avzi Ferati ka deklaruar se vajza kishte urdhër mbrojtje nga partneri i saj. Duke folur për mediat, pas ngjarjes së rëndë Ferati u shpreh se ata ishin në proces divorci, pasi Luiza dhunohej nga bashkëshorti i saj. Po ashtu ai ka deklaruar se një moment, bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli tentoi që ta mbyste.

"Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ja hapte telefonin. Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda. Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi. I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart. Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar. Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës”, tha babai i 46-vjeçares.

burri vret gruan ne maliq luiza mullalli gjergji mullalli

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale