Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Isuf Jaçaj 58-vjeç mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Sarandës. • Mjeti i tij u hodh në erë më tritol, ndërsa Jaçaj që ishte brenda në makinë dhe fatkeqësisht humbi jetën menjëherë pas shpërthimit. • Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:50 të 4 tetorit në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. • Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes dallohen dëmet e mëdha që janë shkaktuar në makinë nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa është dëmtuar edhe një tjetër mjet aty pranë, si edhe disa biznese. • Gjithashtu një grup hetimor po punon për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. • Paralelisht grupit hetimor të ngritur nga blutë e Sarandës, një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen. • Sakaq, sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë automjetit dhe dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. • Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. • Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë. • Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. • Ndërsa në vitet e fundit "Bushi" merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës. • Teksa policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. • Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale. • Në atë ngjarje, Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht.
3 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Policia e Sarandës ka shoqëruar mbi 10 persona lidhur me atentatin me tritol, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Isuf Jaçaj. Gjithashtu atentati dyshohet se u krye nga dy persona. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje edhe banorë të lagjes nr. 3.r
Isuf Jaçaj humbi jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij. Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.
SARANDË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentati me tritol, ku mbeti i vrarë Isuf Jaçaj. Bëhet me dije se një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen e shpërthimit me tritol.
Gjithashtu sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë automjetit dhe dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Deri më tani, pista kryesore dyshohet të lidhet me djalin e tij, Kalus Jaçaj, i cili rezulton i përfshirë në një plagosje me armë zjarri më 17 korrik në Sarandë.
Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.
Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Ndërsa në vitet e fundit "Bushi" merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.
Teksa policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.

SARANDË- Isuf Jacaj mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës, pas një shpërthimi me tritol në makinën e tij. 58-vjeçari ishte emër i njohur për policinë si person me precedentë penalë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol.
Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.
Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Ndërsa në vitet e fundit "Bushi" merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.
Teksa policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.
Konkretisht në atë ngjarje, Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe arrestim e autorëve.
"Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor," njoftoi policia mbrëmë. /Dosja.al