LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Renis Dobrës/ Dy të arrestuarit mohojnë se janë të përfshirë në ngjarje, Petrit Çakrri: Me vëllezërit Bushgjoka dolëm në zonë për të kërkuar një sasi droge!

• Dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra kanë dëshmuar para grupit hetimor. • Fation Bushgjokaj gjatë dëshmisë ka pranuar se e njeh 23-vjeçarin. • Sipas tij ata janë njohur në Gjermani dhe kanë punuar duke trafikur lëndë narkotike. • Bushgjoka më tej ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat se ai ka lidhje me vrasjen e të riut. • Ai gjithashtu ka pranuar se ka patur konflikte më parë me viktimën. • Petrit Çakrri nga ana tjetër gjatë dëshmisë së tij pranoi pjesërisht se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën ku ndodhi krimi. • Sipas tij, ai nuk e njihte personalisht viktimën dhe pohoi se nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjoka që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia. • Ai ka sqaruar se me Kristi Bushgjokën është njohur në burg. • Sipas tij pas daljes nga burgu ata kanë ruajtur marrëdhënien e tyre. • Çakrri shtoi se ishte takuar me vëllezërit Bushgjoka pasi ata i kishin thënë se do të dilnin në zonë për të kërkuar një sasi droge nëpër fshatra. • Sipas tij gjatë rrugës janë ndarë në dy makina. • Ai ka shtuar se në një moment, vëllezërit Bushgjoka janë futur në një tjetër makinë, që sipas grupit hetimor, mendohet të jetë automjeti i 23-vjeçarit. • Sipas tij pasi janë futur në mjet i kanë thënë që të largohet. • Sa i përket vrasjes së Dobrës, Çakrri tha se e mori vesh ngjarjen nga mediat.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

E rrëmbyen e më pas e vranë/ Vrasja e Renis Dobrës ishte planifikuar 5 ditë para ngjarjes, lëvizjet e autorëve para krimit

Vrasja e Renis Dobrës/ Dy të arrestuarit mohojnë se janë
Fotot

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 23-vjeçar, Renis Dobra.Burimet nga grupi hetimor, bëjnë me dije se, ngjarja ishte planifikuar 5 ditë më parë. Hetuesit kanë identifikuar lëvizjet e dyshuarve.

Më datën 5 korrik, nga aeroporti i Rinasit, është marrë një makinë me qira nga i kërkuari Aleksandër Bushgjoka. Makina është kthyer më datën 7 korrik nga Fatjon Bushgjoka, vëllai i Aleksandrit. Fatjoni, po të njëjtën ditë ka marrë me qira një tjetër makinë, këtë herë tip Range Rover, e cila është përdorur në krim. Po ashtu, Petrit Çakri ka marrë një makinë tjetër me qira, një Hyundai, që u përdor gjithashtu në lëvizjet e dyshuara. 

Fatjoni ka kthyer makinën më 10 korrik, dy ditë pasi dyshohet se ka kryer rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Renis Dobrës. Pas kthimit të makinës, ka pasur një debat mes tij dhe pronarit të makinave me qira në Rinas, pasi makinës i ishte tentuar të hiqej GPS.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, mësohet se Petrit Çakrri dhe vellezerit Bushgjoka janë ulur për të pirë kafe pranë një pike karburanti. Më pas ata kanë qarkulluar me dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe me një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Renis Dobrës/ Kamerat e sigurisë zbulojnë lëvizjet e autorëve, Petrit Çakrri dhe vëllezërit Bushgjoka pinë kafe në një pikë karburanti, dëshmitë kontradiktore

Vrasja e Renis Dobrës/ Dy të arrestuarit mohojnë se janë
Foto

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e autorëve përpara se të kryhej vrasja e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Dy të arrestuarit gjatë dëshmive para grupit hetimor kanë mohuar se janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, mësohet se Petrit Çakrri dhe vellezerit Bushgjoka janë ulur për të pirë kafe pranë një pike karburanti. Më pas ata kanë qarkulluar me dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe me një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Çakrri ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjoka që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia. Ai ka sqaruar se me Kristi Bushgjokën është njohur në burg. Ajo që vihet re është se deklarata e Çakrrit bie në kontraditë me pamjet. Ai thotë se njeh vetëm Kristin ndërsa pamjet e paraqesin në kafe edhe me Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokajn. Sipas tij pas daljes nga burgu ata kanë ruajtur marrëdhënien e tyre. Çakrri shtoi se ishte takuar me vëllezërit Bushgjoka pasi ata i kishin thënë se do të dilnin në zonë për të kërkuar një sasi droge nëpër fshatra.

Ai ka shtuar se në një moment, vëllezërit Bushgjoka janë futur në një tjetër makinë, që sipas grupit hetimor, mendohet të jetë automjeti i 23-vjeçarit. Sipas tij pasi janë futur në mjet i kanë thënë që të largohet. Sa i përket vrasjes së Dobrës, Çakrri tha se e mori vesh ngjarjen nga mediat.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat/ Petrit Çakrri: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Me vëllezërit Bushgjoka dolëm në zonë për të kërkuar një sasi droge!

Vrasja e Renis Dobrës/ Dy të arrestuarit mohojnë se janë
Foto

TIRANË- Një prej autorëve të arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra ka dëshmuar para grupit hetimor. Petrit Çakrri gjatë dëshmisë së tij pranoi pjesërisht se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën ku ndodhi krimi.

Sipas tij, ai nuk e njihte personalisht viktimën dhe pohoi se nuk ka lidhje me ngjarjen, as nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Ai ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjoka që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia.

Ai ka sqaruar se me Kristi Bushgjokën është njohur në burg. Sipas tij pas daljes nga burgu ata kanë ruajtur marrëdhënien e tyre. Çakrri shtoi se ishte takuar me vëllezërit Bushgjoka pasi ata i kishin thënë se do të dilnin në zonë për të kërkuar një sasi droge nëpër fshatra.

Sipas tij gjatë rrugës janë ndarë në dy makina. Ky detaj nga dëshmia e tij përputhet me pamjet e kamerave të sigurisë të analizuara nga policia. Edhe Çakrri ashtu si i arrestuari Fatjon Bushgjoka ka mohuar se është i përfshirë në vrasjen e të riut.

Ai ka shtuar se në një moment, vëllezërit Bushgjoka janë futur në një tjetër makinë, që sipas grupit hetimor, mendohet të jetë automjeti i 23-vjeçarit. Sipas tij pasi janë futur në mjet i kanë thënë që të largohet. Sa i përket vrasjes së Dobrës, Çakrri tha se e mori vesh ngjarjen nga mediat.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Renis Dobrës, Fatjon Bushgjoka: Nuk kam lidhje me krimin! Jemi njohur në Gjermani, punuam bashkë me drogë

Vrasja e Renis Dobrës/ Dy të arrestuarit mohojnë se janë
Viktima

TIRANË- Një prej vëllezërve Bushgjoka të arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra ka dëshmuar para grupit hetimor. Fation Bushgjokaj gjatë dëshmisë ka pranuar se e njeh 23-vjeçarin. Sipas tij ata janë njohur në Gjermani dhe kanë punuar duke trafikur lëndë narkotike.

Bushgjoka më tej ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzar se ai ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka pranuar se ka patur konflikte më parë me viktimën. I arrestuari tjetër, Petrit Çakrri gjatë dëshmisë së tij pranoi pjesërisht se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën ku ndodhi krimi.

Sipas tij, ai nuk e njihte personalisht viktimën dhe pohoi se nuk ka lidhje me ngjarjen, as nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Ai ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjokaj që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia.

Si ndodhi ngjarja

Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallëzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë. Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit u gjetën gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë.

vrasja e renis dobres fatjon bushgjoka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet