LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit/ Autorët u afruan paralel me makinë dhe e qëlluan, gjendet arma e krimit! Ish-gjyqtari: Të zbardhet ngjarja

• Kryeqyteti është tronditur ditën e djeshme nga një atentat i bërë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku viktimë mbeti Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqatarit të GJKKO-së, Fran Prendi. • Ngjarja vijon të mbetet pa autor, ndërsa nga ana tjetër vijojnë të zbardhen detaje të reja me arsyet që sollën këtë ekzekutim. • Ka dyshime se viktima kishte një borxh prej 15 mijë eurosh, ndërsa thuhet se ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë. • Ndërkohë, po ashtu raportohet se makina luksoze tip "G Class" që përdorte 28-vjeçari nuk ishte në emër të tij, por të një vajze. • Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi është shprehur se nuk ka asnjë informacion apo dyshim sepse ka ndodhur vrasja, ndërsa ka bërë thirrje autoriteteve të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. • Janë publikuar pamjet e momentit kur autorët janë afruar me automjetin e tyre dhe kanë qëlluar me armë drejt makinës ku po hipte Klaudio Prendi. • Në video, Prendi shihet duke dalë nga lokali ku ishte me miqtë e tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve. • Në këtë moment, autorët i shkojnë paralel me makinën e tyre tip "Audi" duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.• Miqtë e Prendit sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, kanë vrapuar drejt tij për t’i ardhur në ndihmë. • Ata e dërguan në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. • Policia ka arritur të gjejë edhe armën e krimit në makinën tip "Audi" e cila u gjet e djegur në zonën e Farkës, disa çaste pasi ndodhi ngjarja. • Dyshohet se drejt viktimës janë qëlluar 5 plumba. • Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. • Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. • Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar për krimin.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Klaudio Prendit i jepet sot lamtumira e fundit/ Flasin miqtë e tij policë që ishin në lokal me të: Nuk ishte i shqetësuar! S'na ka treguar për ndonjë problem

Dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit/ Autorët u afruan paralel me
Viktima

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendit. Të riut do ti jepet sot lamtumia e fundit. Mësohet se pas ngjarjes janë marrë në pyetje shokët e 28-vjeçarit. Gjithashtu raportohet se mes miqve të viktimës kanë qenë edhe efektivë policie.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin më te para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem. Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

28-vjeçari, Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.


Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës ëdhtë gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Klaudio Prendit/ Gjendet pistoleta me silenciator në mjetin e autorëve, arma është djegur plotësisht

Dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit/ Autorët u afruan paralel me

Vendi ku u gjet mjeti i djegur

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendit. Pas raportimeve të djeshme se është gjetur një mjet i djegur sot bëhet me dije se brenda "Audit A4" është gjetur edhe arma e përdorur në ekzekutim. Ditën e djeshme u raportua se brenda mjetit nuk ishte gjetur asnjë armë ndërsa mjeti ishte shkrumbuar nga flakët.

Ndërkohë sot është bërë e mundur identifikimi i armës në mjet. Arma e gjetur do të jetë një detaji i rëndësishëm për zbardhjen e vrasjes së 28-vjeçarit dhe gjetjen e autorëve gjakftohtë që e qëlluan për vdekje të riun brenda pak sekondave. Ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer kanë gjetur armën e krimit, një pistoletë me silenciator. Mësohet se arma ishte plotësisht e djegur. Numri i shasisë nuk është rikuperuar ende, pritet të kontrollohet në pjesën e brendshme të motorrit të mjetit.

Sot gjithashtu janë publikuar edhe pamjet nga momenti i atentatit i cili zgjat disa sekonda pasi autorët profesionistë iu afruan mjetit të viktimës qëlluan në drejtim të tij pa u ulur nga makina. Pas ngjarjes ata u larguan me qetësi drejt qendërs ku një orë më vonë u zbulua mjeti i djegur në zonën e Farkës. 

28-vjeçari, Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.


Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës ëdhtë gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Autorët iu afruan paralel me makinë dhe e qëlluan me armë, dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit në zonën e Xhamllikut

Dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit/ Autorët u afruan paralel me
pamje nga atentati

TIRANË- Janë publikuar pamjet e momentit kur autorët ende të paidentifikuar janë afruar me automjetin e tyre dhe kanë qëlluar me armë drejt makinës ku po hipte Klaudio Prendi. Në videon e publikuar nga JOQ, Prendi shihet duke dalë nga lokali ku ishte me miqtë e tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve.

Në këtë moment, autorët i shkojnë paralel me makinën e tyre tip "Audi" duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja. Miqtë e Prendit sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, kanë vrapuar drejt tij për t’i ardhur në ndihmë. Ata e dërguan në spitalin e Traumës, por 28-vjeçari nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Dyshohet se drejt viktimës janë qëlluar 5 plumba. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar për krimin 

1 VITE ME PARE

I biri iu ekzekutua teksa po dilte nga lokali, dëshmia e ish-gjyqtarit të GJKKO-së: Nuk e di pse ka ndodhur ngjarja! Të vendoset drejtësia

Dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit/ Autorët u afruan paralel me
Klaudio dhe Fran Prendi

TIRANË- Një ditë pas vrasjes së 28-vjeçarit, Klaudio Prendi është zbardhur dëshmia e e babait të viktimës, ish-gjyqtari i GJKKO-së, Fran Prendi. Ish-gjyqtari gjatë fjalës së tij është shprehur se nuk ka dijeni apo dyshim se pse ka ndodhur ngjarja. Prendi gjithashtu shtoi se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit. Ai më tej ka bërë thirrje që autoritetet të zbardhin ngjarjen e të vënë drejtësi për djalin e tij.

28-vjeçari, Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës ëdhtë gjetur një mjeti "Audi A4" teksa u raportua se brenda saj nuk u gjet asnjë armë. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Viktima ishte konfliktuar me disa persona, dyshohet se kishte 15 mijë euro borxh

Dalin pamjet e atentatit ndaj Klaudio Prendit/ Autorët u afruan paralel me
klaudio prendi

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i orëve të para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku viktimë mbeti Klaudio Prendi. Ai u ekzekutua me armë zjarri, teksa po dilte nga një lokal në zonën e "Xhamllikut" dhe po hipte në makinën e tij.  Sipas raportimeve, i riu dyshohet se kishte një borxh afro 15 mijë euro. Ditët e fundit, thuhet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që nuk ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte që mund të përfundonin deri në atentat. Ndërkohë, po ashtu raportohet se makina luksoze që përdorte 28-vjeçari nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar për krimin 

vrasja e klaudio prendit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës