LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin

• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite burg për Eugent Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në korrik 2020. • Sot është dhënë pretenca, ndërsa në sallë ka qenë i pranishëm edhe i ati i të ndjerit, i cili ka prekur të gjithë të pranishmit me fjalët e tij. • I moshuari tha se kërkon vetëm drejtësi për të birin e masakruar me thika. • Ndërsa një tjetër detaj është zbuluar. • Sipas SPAK, Erjon Alibeaj një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. • Por gjithashtu është shfajsuar duke u shprehur se ai nuk ka gisht në ngjarje, edhe pse akuzohet nga SPAK se porositjen e vrasjes e ka bërë ai, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij. • Po ashtu, një tjetër detaj interesant nga hetimi është fakti që telefoni i Emiljano Ramazanit iPhone 7 i është bërë "restart" dhe si pasojë nuk ka mbetur asnjë shenjë për të provuar se kush e nxorri në pritë. • Po në të njëjtën sallë, ka folur edhe Euglen Halili. • Në Polici, ai ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet e kanë marrë nga Erion Alibej duke shtur se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe i duheshin para për të jetuar. Kjo pasi mendohet se Emiljano Ramazani kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit” në Dhjetor të vitit 2018, ku u vra vëllai i Erionit, Endrit Alibej; xhaxhai i tyre dhe një mik turk. • Porosia është marrë nga Nuredin Dumani, e sipas këtij të fundit, arma e krimit sipas deklarimeve të Nuredin Dumanit është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të zhdukej çdo dyshim më drejtim të tij. • Pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej u kishte lënë Halilit dhe Hoxhës ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Riges Runaj, gijthashtu mik i ngushtë me Ramazanin. • E ashtu ndodhi! • Emiljano Ramazani që njihej ndryshe edhe si “ILI” u vra me armë zjarri teksa kthehej nga palestra në shtëpi më 20 korrik 2020. 9 ditë më vonë, më 29 korrik u masakrua me thikë Regis Runaj.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DETAJI- U vra, por telefonin ia "restart-uan", ç'ndodhi pas vrasjes së Emiljano Ramazanit

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 30 vite burg
Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar sot në seancën gjyqësore për të penduarit e drejtësisë, që akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, telefoni i Emiljano Ramazanit, iPhone 7 i është bërë ‘restart’, kthim në gjendjen fillestare. Telefoni është "restart-uar" në orën 17:17 minuta dhe nuk është përftuar asgjë nga ekspertiza e grupit hetimor.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet. Por 9 ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.

 

3 VITE ME PARE

'E kuptoj dhimbjen tënde, edhe mua ma vranë...'/ Vrasja e Emiljano Ramazanit, SPAK: Erion Alibeaj i çoi mesazh vëllait të viktimës!

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 30 vite burg
Erjon Alibej dhe Emiljano Ramazani

TIRANË- Emiljano Ramazani u ekzekutua poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba. Të nesërmen, Erjon Alibej i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës, ku i shprehte ngushëllimet për humbjen. E po ashtu e krahasoi edhe me veten, duke i treguar se edhe vetë ia kishin vrarë të vëllanë. Por teksa i shprehte ngushëllimet, Alibej është shfajësuar duke i premtuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen, ashtu siç sipas tij, referohej në media.

Megjithatë dëshmia e të penduarve të drejtësisë pretendonte të kundërtën. Sipas tyre ishte Alibeaj ai që kishte porositur vrasjen, pasi kishte dyshime se Ramazani kishte pasur rolin e vëzhguesit në masakrën e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej, xhaxhai i tyre Arben Dylgjeri dhe miku i tyre, shtetasi turk Erdal Durunay. 

Sot, SPAK kërkoi 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite për Euglen Halilin.

3 VITE ME PARE

'ZBËRTHEHET' Halili: Alibej na dha 5 mijë euro, donte të vriste Ramazanin se ishte vëzhguesi në masakrën e Bradasheshit

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 30 vite burg
Te perfshiret ne ngjarje

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka sqaruar se emri i Euglen Halilit është i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Pasi u shoqërua në polici, Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet i kanë marrë nga Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se u duheshin para për të jetuar.

Sipas tij, Alibej e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më pas do ta ekzekutonin. Bashkëpunëtori tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin.

Gjatë kohës së vëzhgimit të lëvizjeve të Ramazanit ai u kishte dhënë edhe shuma të tjera parash. Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimin ishte kontaktuar Nuredin Dumani. Sipas Halilit, Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin.

'Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si "masakra e badasheshit"'- mësohet të ketë thënë ai. 

Halili ka shpjeguar se ai se ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhulianon.

 

3 VITE ME PARE

I biri u vra nga Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili, babai i Rigers Runajt fjalë prekëse në gjykatë: Ju i përqafoni fëmijët tuaj, i imi s’vjen më!

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 30 vite burg
Regis Runaj

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt ngjarje të ndodhura në harkun e një jave në Korrik të vitit 2020 në Elbasan. Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm edhe babai i Runajt, i cili ka kërkuar vetëm drejtësi për djalin e tij.

Jetnor Runaj, mes të tjerash ai tregoi jetën e vështirë pas vrasjes së të birit, sëmundjen e gruas dhe pritjen e të birit në shkallë, edhe pse ai ka ndërruar jetë disa vite më parë. 

“Ne jeni fukarenj, jemi njerëz të këputur. Dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika. U them këtyre çunave mua vetëm një thikë më duhet që të shkoj tek im bir. Dua që këta dy çuna të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen. Më kuptoni dhe mua, ju i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë lekë për cigare,”- mësohet të jetë shprehur babai.

SPAK dha sot pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Mësohet se për Hoxhën është kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, 12 vite.

3 VITE ME PARE

Vranë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn, SPAK jep pretencën për dy nga të dyshuarit

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 30 vite burg
Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Erjon Alibej

TIRANE- SPAK ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Këto janë ngjarje të ndodhura gjatë verës së vitit 2020 në Elbasan.

Mësohet se për Hoxhën janë kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Euglen Halilin 12 vite.

Halilaj zbardhi vrasjen e Regis Runajt dhe pranoi se ka mbajtur në vëzhgim Ramazanin. Sipas SPAK, vrasjet janë porositur nga Erjon Alibej, çështja ndaj të cilit u veçua pasi dyshohet si i përfshirë në ngjarje të tjera.

Për vrasjen e Runajt, Euglen Halilaj dhe Xhuliano Hoxha, akuzohen nga SPAK si ekzekutor të 26-vjeçarit. Ndërsa për vrasjen e Emiljano Ramazanit akuzohen si bashkëpunetor dhe grup kriminal.

ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani nuredin dumani

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet