LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit/ Ndalohet drejtori dhe 11 punonjës, Mjacaj: Armën e futa para 20 ditësh

•Sokol Mjacaj që pasditen e së premtes vrau me armë zjarri në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka treguar se armën e ka futur në burg 20-30 ditë përpara se të vriste Lleshin. •Mjacaj pretendon se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti që ka patur me viktimën, Arben Lleshin kjo për shkak se ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor. •Hetuesit kanë dyshime se kjo ngjarja të jetë e mirëorganizuar dhe nuk përjashtohet mundësia të jetë e porositur. •Në kuadër të hetimeve me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë arrestuar 13 punonjës të burgut të Peqinit, mes të cilëve dhe drejtori i komanduar, Kamber Hoxha. •Për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ndonëse një pjesë e tyre sipas stafit të burgut nuk punonin. •Viktima Arben Lleshi ishte duke vuajtur një dënim të dhënë nga drejtësia Britanike, për vrasjen e një shtetasi në vitin 2012. •Ndërsa Indrit Shaqja, është dënuar për vrasjen e dy të moshuarave në vitin 2014 në Durrës, të cilave iu fut në banesë për t’i grabitur.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Prokuroria e Elbasanit: Arma u mbajt nga Mjaçaj për rreth 20 ditë! Nuk iu bë kontrolli fizik gjatë transferimit në sigurinë e lartë

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit/ Ndalohet drejtori dhe 11
Burgu

TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj vra u me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen.

Në vendngjarje janë sekuestruar arma e zjarrit, 5 gëzhoja dhe 2 predha të dëmtuara. Pas vrasjes së Arben Lleshit, Sokol Mjacaj duke kërcënuar me armë punonjësit e burgut është izoluar në ambientet ku bëheshin takimet me familjarët.

Sipas hetimeve, Sokol Mjacaj e ka mbajtur pistoletën brenda qelisë së tij për rreth 20 ditë gjatë kohës kur shef sigurie ka qenë Nikolin Gjonpali, ndërsa ende nuk dihet sesi ka arritur të fusë armën në ambientet e burgut. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa drejtori i burgut të Peqinit dhe 11 punonjës të zinxhirit të komandimit po hetohen për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionitë të Përgjithshëm Elbasan ka rregjistruar procedimin penal nr.1549 dt.15.12.2023 për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.
Nga kryerja e veprimeve hetimore deri në këto momente rezulton se,

Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambjentet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore të administruara deri në këto momente, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).

Në vijim të veprimeve hetimore ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, si dhe nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin.

Mbi këtë bazë nga policia gjyqësore është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Sokol Mjaçaj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues në Shkodër, Nj. Adm. Shalë, arsimi 9 vjeçar, profesioni i papunë, gjendja civile beqar, gjëndja gjyqësore i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në IEVP Peqin, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” nga të cilat njëra e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu me Vendim të Prokurorit të çështjes është urdhëruar ndalimi si te dyshuar për nje krim dhe konkretisht të shtetasve:
1. K.H, me detyrë drejtori i IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cenuar rëndë sigurinë në këtë institucion.

2. Q.M, me detyrë Shef regjimi, të godinës 41 Bis, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj nga godina e 41 bis në sektorin B.

3. N.Gj. me detyrë ish shefi i sigurise të IEVP Peqin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen në rregjimin e brendshëm të armës së zjarrit me të cilën është kryer vrasja.

4. A.D., me detyrë Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar detyrën e tij duke mos njoftuar Sallën operative të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur.

5. I.B., me detyrë punonjës sherbimi Godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

6. F.M., me detyrë polic shërbimi tek godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

7. F.P, me detyrë polic shërbimi, pergjegjes sektori kati i parë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të denuarit Sokol Mjacaj.

8. V.Sh., me detyrë shef regjimi godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marre masat e nevojme per te garantuar respektimin e procedurave të kontrollit në sektorin që ai drejton.

9. G.M, me detyrë shërbim në kollonë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

10. K.H, me detyrë punonjës i rolit bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

11. E.Ç, me detyrë polic shërbimi, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

12. I.D, me detyrë punonjës roli bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

2 VITE ME PARE

HAKMARRJE? Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia shoqëron 4 të afërm të Agim Hoxhës

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit/ Ndalohet drejtori dhe 11
Viktima

TIRANË- Arben Lleshi, i cili u ekzekutua dje nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012. Në pranga ra edhe vëllai i tij, i cili e kishte ndihmuar në djegien e trupit të Agim Hoxhës dhe zhdukjes së provave. 

Nuk dihet nëse vrasja e tij, lidhet me këtë ngjarje, mirëpo ka dyshime se Mjacaj ishte kontaktuar dhe paguar nga persona të tretë për të eliminuar Lleshin. 

Gazetarja Klodiana Lala pohon se janë shoqëruar 4 persona të familjes Hoxha, të moshës 20-25 vjeç dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë celularët e tyre, nëse kanë pasur kontakte apo biseda të dyshimta, që lidheshin me Sokol Mjacajn. 

Lidhur me rastin në fjalë do të merret në pyetje dhe dy familjarët e Mjacajt, që kanë pasur rreth 2 muaj më parë një takim me të në burgun e Peqinit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, policia: 12 të ndaluar për shpërdorim detyre, mes tyre edhe drejtori

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit/ Ndalohet drejtori dhe 11
Burgu

TIRANË- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit. Si pasojë e ngjarjes së rëndë, janë ndaluar drejtori i burgut të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues i burgut që ka pasur të bëjë me sigurinë e ambienteve të burgut të sigurisë së lartë.

Në njoftim bëhet me dije se Sokol Mjacaj pas ngjarjes ka kërcënuar me armën e zjarrit edhe punonjësit e tjerë. Drejtori i burgut dhe zinxhiri komandues akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Të ndaluarit:

Kamber Hoxha, drejtor i burgut Peqin

Qani Muça, shefi i policisë së burgut

Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut

Vilson Shima, shef i regjimit të burgut

Arben Dulellari, specialist informacioni

Fatos Pire

Ilir Balla

Florenc Mile

Genci Muça

Indrit Dubali

Klement Haka

Erjon Çela

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në IEVP Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri, shtetasin Arben Lleshi, plagosi shtetasin Indrit Shaqja (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin), i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, si dhe kanosi me këtë armë, punonjësit e shërbimit në këtë IEVP, ju informojmë se:

Nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj, 28 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të shtetasve:

-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;


-I. B., 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-F. M., 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-F. P., 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
-K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
-E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;
-I. D., 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, si dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.


Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetime intensive për të individualizuar përgjegjësinë penale të shtetasve të ndaluar, si dhe për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

Vrasja në burgun e Peqinit/ Shaqja mbeti i plagosur, merr trajtim në spitalin e QSUT, familjarët nuk e vizitojnë

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit/ Ndalohet drejtori dhe 11
Indrit Shaqja

TIRANË- Indrit Shaqja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mbeti i plagosur një ditë më parë pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit, dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e burgut në QSUT.

Raportohet se ai nuk po mbahet me forca shtesë sigurie, edhe pse konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

Indrit Shaqja ndodhej në të njëjtën qeli me Arben Lleshin. I dënuari Sokol Mjacaj është afruar në dritaren e derës së qelisë ku ndodheshin Shaqja dhe Lleshi, duke qëlluar me tre plumba. Lleshi ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja e të burgosurit nga Sokol Mjaçaj, arrestohet drejtori i burgut të Peqinit

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit/ Ndalohet drejtori dhe 11
Burgu

PEQIN- Arrestohet drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha, pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme brenda ambienteve të burgut. Ende nuk dihet akuza me të cilën është arrestuar Hoxha, ndërsa janë shoqëruar edhe 13 persona të tjerë, gardianë dhe civilë.

Ata dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.

Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjaçaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin. Prokuroria po punon në pistën e vrasjes me pagesë.

Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Armën, Mjaçaj ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja e Arben Lleshit te Burgu i Peqin! DËSHMIA e Mjacajt: Armën e futa para 20 ditësh, ai s'më pranoi në sektor

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit/ Ndalohet drejtori dhe 11
I plagosuri, Indrit Shaqja, autori Mjacaj dhe viktima Lleshi

TIRANË-Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda burgut të Peqinit, kanë dalë në dritë detaje të reja. Sokol Mjacaj ka dhënë dëshminë e tij, vrau me armë zjarri të dënuarin përjetë Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Ai është shprehur se Arben Lleshi nuk e kishte pranuar në sektor, ndërsa armën e zjarrit ka deklaruar se e ka futur në burg para 20 ditësh.

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur futur para 20 ditësh apo një muaj”- mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit. Raportohet se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues.

Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë./Dosja.al

arben lleshi vrasja ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale