LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën sërish protestë për Martin Canin, mesazhet prekëse të familjarëve të tij: Ja morën ëndrrat dhe jetën! Duam drejtësi

• Protestë në formë marshimi është zhvilluar sot në Tiranë për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u godit me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij . • Qindra qytetarë janë mbledhur në shkollën Fan Noli ku dhe ndodhi tragjedia dhe kanë nisur marshimin deri te ministria e Arsimit, ku dhe kanë mbajtur fjalën disa nga prindërit dhe shokët e viktimës. • Qytetarët kanë shprehur keqardhjen e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa i kanë bërë apel organeve qeverisëse të marrin masa për parandalimin e ngjarjeve të tilla. • Ata kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend. • Një moment prekës në protestë ishte edhe mesazhi i mamasë së Martin Canit, i cili u lexuar nga një qytetare, në pamundësi që ajo të merrte pjesë. • Florina Cani shprehet se nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen dhe boshllëkun që iu ka lënë pas humbja e djalit të tyre. • E ëma tregon se i mituri ishte plot ëndrra dhe jetë, ndërsa uron që askush mos ta provojë një dhimbje të tillë. • Ndërkohë të pranishëm në protestë kanë qenë disa familjarë të viktimës por që nuk kanë dhënë deklarata për mediat, përveç tezes së tij. • Në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike ajo ka kërkuar drejtësi për vrasjen e nipit të saj. • Organizatorët e protestës janë shprehur se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, mes tyre ajo për dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. • Ato kanë lajmëruar se ditën e hënë do të jenë sërish në protestë. • Ndër kërkesat e qytetarëve, ka qenë edhe shtimi i punonjësve të sigurisë dhe psikologëve nëpër shkolla.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Do jemi këtu deri sa ministrja të japë dorëheqjen", qytetarët sërish në protestë ditën e hënë për Martin Canin

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
pamje nga protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta e sotme për vrasjen e Martin Canit, që nisi si marshim nga shkolla "Fan Noli" deri te ministria e Arsimit. 

Organizatorët e protestës janë shprehur se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, mes tyre ajo për dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Ato kanë lajmëruar se ditën e hënë do të jenë sërish në protestë.

Ndër kërkesat e qytetarëve, ka qenë edhe shtimi i punonjësve të sigurisë dhe psikologëve nëpër shkolla. 

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Me pankarta dhe duart e lyer me bojë të kuqe, qytetarët lënë "shenja" në muret e Ministrisë së Arsimit pas vrasjes së Martin Canit

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta në formë marshimi nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij. Pjesëmarrës të shumtë kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministres, Manastirliu.

Protestuesit gjatë protestës kanë hedhur bojë të kuqe drejt Ministrisë ndërsa kanë lënë "shenja" duarsh më bojë të kuqe. Disa nga prindërit janë të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe parulla me shkrimet, "Institucionet e papërgjegjshme vrasin", “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”.

1 VITE ME PARE

"Duam drejtësi, asgjë tjetër"/ Tezja e Martin Canit mes lotësh në protestë: E çuam në shkollë nuk e çuam në luftë

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
pamje nga protesta

TIRANË- Në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike në protestë ka marrë pjesë edhe tezja e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. 

"E çuam në shkollë, nuk e çuam në luftë që të na e therin. Duam drejtësi, asgjë tjetër. Ka tre ditë Martini nuk vjen në shtëpi", kanë qenë fjalët e saj mes lotësh. Gjatë fjalëve, tezja e 14-vjeçarit ka humbur ndjenjat, ndërsa është marrë nga ambulanca. 

Në protestë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Martinit, por që nuk kanë dhënë deklarata për mediat.

1 VITE ME PARE

Goditi për vdekje me thikë Martin Canin, Prokuroria ashpërson akuzën ndaj autorit të krimit

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
autori dhe viktima

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ashpërsuar akuzat ndaj 14-vjeçarit, Mario Prelleshaj, autorit të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit. 

Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”. Ndërkohë, policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndonn edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

 

1 VITE ME PARE

"Ja morën ëndrrat dhe jetën"/ Mesazhi i nënës së Martin Canit në protestë: Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen dhe boshllëkun që na ka lënë humbja e tij

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
protesta

TIRANË- Një nga qytetarët ka lexuar në protestë mesazhin e mamasë së 14-vjeçarit, Martin Cani që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Ajo shprehet se nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen dhe boshllëkun që iu ka lënë pas humbja e djalit të tyre. E ëma tregon se i mituri ishte plot ëndrra dhe jetë, ndërsa uron që askush mos ta provojë një dhimbje të tillë. 

"Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen që na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet asnjëherë. Falenderoj popullin shqiptar dhe FSHF për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. Sdi sa mirënjohëse mund të jem për ata që iu gjendën aty Martinit në momentet e fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos e provoftë më një dhimbje të tillë. Respekte Florina dhe Angel Cani.", thuhej në mesazhin e nënës së 14-vjeçarit. 

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private. 

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

1 VITE ME PARE

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
Protesta

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestë para Ministrisë së Arsimit në lidhje në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Protestuesit gjatë thirrjeve të tyre kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Protestuesit gjithashtu kanë shpalosur pankarta ndërsa kanë kërkuar që institucionet duhet tu sigurojnë atyre siguri. Më tej ata shtuan se duan drejtësi për vrasjen e të riut.

1 VITE ME PARE

Shoku i klasës së Martin Canit në protestë: Ishte djalë i urtë, të hënën më tha që ishte zënë me atë

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
pamje nga protesta

TIRANË- Në protestën e organizuar nga prindërit për vrasjen e Martin Canit në Tiranë, ka qenë i pranishëm dhe një nga shokët e tij të klasës.

Teksa marshonte drejt Ministrisë së Arsimit, ai tha se Martini ishte djalë i urtë dhe nuk merrej me sherre. Ndërkohë tregoi se ditën e ngjarjes, 14-vjeçari i kishte treguar për zënkën me autorin.  

“E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën." tha ai. Bashkëmoshatari i viktimës tha se frika ekziston dhe u shpreh se rrjetet sociale janë të rrezikshme.

1 VITE ME PARE

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit/ Bashkëmoshatari i Martin Canit: Ndihemi të pasigurt në shkollë

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
pamje nga protesta

TIRANË- Përveç prindërve në protestën që po mbahet sot për vrasjen e Martin Canit, kanë marë pjesë edhe bashkë moshatarë të tij. 

Ata shprehen të prekur nga ngjarja, ndërsa një prej tyre thotë se kanë frikë të shkojnë në shkollë, pasi ndihen të pasigurtë. Ai thotë se të rinjtë duhet të merren me sport dhe arte në vend të përdorimit të rrjeteve sociale. 

"Kam ardhur për martinin, për vëllain, s’kemi vajtur në shkollë. Kemi frikë të shkojmë. Kam një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët e mi: Të merren me aktiviteti sportive, me arte, pikturë dhe mos të merren me rrjete sociale të frikshme. Po ndikojnë shumë negativisht, shpresoj t’i heqin se na bëjnë dëm shumë. Në shkolla duhen masa të mëdha që mos të merren me rrjete sociale, telefonin, duhanin e pisllëqe të tilla. S’është shumë i sigurt ambienti në shklolla, duhet më shumë përkushtim në shkollat e  Tiranës", u shpreh një nga fëmijët. 

1 VITE ME PARE

Protesta për Martin Canin/ Prindërit dhe fëmijët hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën

TIRANË- Protesta për vrasjen e 14-vjeçarin Martin Cani në derën e shkollës Fan Noli po mbahet para Ministrisë së Arsimit. Qindra qytetarë janë mbledhur në protestë, ndërkohë që me kova me bojë të kuqe kanë lyer muret e Ministrisë së Arsimit. 

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private. 

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Nis marshimi nga shkolla "Fan Noli" për te Ministria e Arsimit, prindërit: Jemi të gjithë shumë prekur, shteti të marrë masa

"Ministrja të japë dorëheqjen"/ Të hënën
pamje nga marshimi

TIRANË- Ka nisur protesta në formë marshimi nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit, e cila mbahet pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij.

Pjesëmarrësit kanë shprehur keqardhjen e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa i kanë bërë apel organeve qeverisëse të marrin masa për parandalimin e ngjarjeve të tilla. Ata kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend.

Disa nga prindërit janë të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe parulla me shkrimet, "Institucionet e papërgjegjshme vrasin", “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private. 

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

proteste per martin canin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës