Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillur mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. • Ndërsa për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet “Asociacion". • Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave, ka formulimet e saj kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë. • Nga ana tjetër, për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis. • I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, Kurti tha se nuk bën hapa që rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës. • Lidhur me rezultatin e djeshëm ka reaguar sërish deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili në fjalën e tij në Asamble, u drejtua dhe në gjuhën shqipe. • Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti ukrainas shtoi se prej një viti e ka ngritur këtë çështje dhe uroi Kosovën për vendimin. • Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin e Kosovës drejt KiE, është regjistruar një incident nga pala Serbe. • Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. • Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar rreth votimit 'pro' për anëtarësimin e Kosovës në KiE. • Petkoviç në një postim në platformën "X" shkruan se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. • I mandatuari për formimin e Qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, tha se shteti i tij do të luftojë me argumente, fakte, ligj, moral dhe besim në vetvete, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. • Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis, ka shprehur entuziazmin e saj pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u dha mbështetja e gjerë raportit e saj, i cili rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. • Bakoyannis thotë në një intervistë për Mediabox se Kosova edhe nëse hyn në Këshill të Europës do të ketë një rrugë të gjatë, duke përmendur zotimet që ka marrë që nga momenti i parë. • Bakoyannis foli për debatin e djeshëm, të cilin e përshkroi si të vështirë. • Ajo thotë se si greke nuk e kishte të lehtë dhe shton se do të donte që nga deputetët serbë të kishte reagime më të qeta.
7 artikuj për këtë temë.
STRASBURG- Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis, ka shprehur entuziazmin e saj pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u dha mbështetja e gjerë raportit e saj, i cili rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. Bakoyannis thotë në një intervistë për Mediabox se Kosova edhe nëse hyn në Këshill të Europës do të ketë një rrugë të gjatë, duke përmendur zotimet që ka marrë që nga momenti i parë.
Bakoyannis foli për debatin e djeshëm, të cilin e përshkroi si të vështirë. Ajo thotë se si greke nuk e kishte të lehtë dhe shton se do të donte që nga deputetët serbë të kishte reagime më të qeta.
“Ata [anëtarët e APKE] votuan me një shumicë të jashtëzakonshme raportin tim që nënkupton se raporti është pozitiv për te Komiteti i Ministrave. Ata kërkuan opinionin tonë dhe opinioni ynë është pozitiv. Ne besojmë që ajo vrimë e vogël e zezë në zemrën e Europës duhet të mbyllet edhe dy milionë njerëz të tjerë do të kenë mbrojtjen e Këshillit të Europës, mbrojtjen për të drejtat e njeriut, të drejtat fetare dhe sigurisht mundësinë që të shkojnë në Gjykatën Europiane në rast se këto të drejtat shkelen. Është e rëndësishme për minoritetin serb, është e rëndësishme për të gjithë minoritetet.
Por, është e rëndësishme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që do të ndiejnë nga sot se e kanë edhe një të drejtë më shumë. Është një situatë shumë e vështirë dhe të jesh greke është edhe më e vështirë sepse e kam thënë që nga momenti i parë se nuk jemi duke folur për shtetësinë. Ne po flasim për të drejtat e njeriut. Nëse do të flisnim për shtetësinë, unë s’do ta merrja këtë raport sepse do të isha e njëanshme dhe s’do ta kisha integritetin që i nevojitet këtij raporti. Por, tani e di që raporti është korrekt.
Kosova ka një rrugë të gjatë për të ecur, do të monitorohet nga Këshilli i Europës në rast se hyn. Që nga momenti i parë ata morën përsipër zotime që shpresoj se i plotësojnë, por ne do t’i shikojmë ato shumë seriozisht. Unë i kuptoj reagimet emocionale të serbëve. Do të doja që të ishin pak më të qeta, por mendoj që në proces të gjithë do ta kuptojnë që dialogu duhet të vihet në vend. Nuk ka zgjidhje pa dialog. Konfliktet e ngrira nuk janë të ngrira, ato gjithmonë rihapen dhe dialogu është e vetmja zgjidhje”, tha ajo.
SERBIA- Mandatari për formimin e Qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, tha se shteti i tij “do të luftojë me argumente, fakte, ligj, moral dhe besim në vetvete”, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Vuçeviç, që aktualisht mban postin e ministrit të Mbrojtjes, tha për televizionin publik serb më 17 prill se votimi në Strasburg “ishte vazhdim i festivalit të hipokrizisë”. Ai shtoi se “nuk kishte shumë hapësirë për manovrim, por nuk ka tërheqje dhe nuk ka dorëzim”.
“Shkelja e normave bazike nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë”, tha Vuçeviç.
Ai deklaroi se “nuk ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse Kosova është shtet”, por që “parimet bazike që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar” dhe më e rëndësishmja, sipas tij, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë .
Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë që merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Më 27 mars të këtij viti, Kosova bëri hapin e parë pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyyanis, e cila tha se shteti ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.
Më pas, më 16 prill, raporti dhe rekomandimi i Bakoyyanis u mbështet edhe nga dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë Parlamentare. Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Ministrat do të takohen më 16 maj në Strasburg. Krerët shtetërorë të Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ]./ REL
KOSOVA- Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. Kjo thirrje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.
“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.
Thirrja vjen pasi sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova. Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikëkalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
“Bllokimi i më shumë se 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.
Haxholli tha se pasi që Zyra Ndërlidhëse serbe është duke komunikuar me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës, duke shtuar se synon që të udhëtojë drejt pikëkalimit kufitar Serbi-Kroaci për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve të Kosovës që mbeten të bllokuar atje. Më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë.
Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi pas votimit se shteti i tij do të vazhdojë luftën “me të gjitha forcat” që vendimi të mos miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj. Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./ REL
SERBI- Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar ndaj Këshillit të Evropës rreth votimit pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Petkoviç në një postim në platformën "X" shkruan se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Sipas tij para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e Kosovës, por vendim për kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare.
Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç shkroi dje se data 16 prill është ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Парламентарна скупштина Савета Европе данас се осрамотила као никад у историји, подржавши препоруку за пријем Приштине у ту међународну организацију. 1/3
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) April 16, 2024
KOSOVË- Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin përpara të Kosovës në KiE është regjistruar një incident nga pala Serbe. Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi – Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.
Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.
Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’.
Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljes së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi.
STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. Lidhur me këtë rezultat ka reaguar sërish deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili në fjalën e tij në Asamble, u drejtua dhe në gjuhën shqipe. Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti ukrainas shtoi se prej një viti e ka ngritur këtë çështje dhe uroi Kosovën për vendimin.
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e këtij Kuvendi! Vendim i rëndësishëm! Unë e kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit! Dhe së fundi, një hap tjetër është hedhur! Urime Kosovës për këtë vendim”, ka shkruar ai në platformën 'X'.
Në fjalimin e tij para votimit, ai u shpreh Kosova e meriton anëtarësimn dhe se bota e lirë duhet të bashkohet.
“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko.
.@PACE_News has just recommended the Committee of Ministers to invite Kosovo to become a member of the Assembly! Important decision! I have been raising this question for more than one year! And finally, one more step has been taken! Congratulations to Kosovo on this decision! pic.twitter.com/sgidoEPT6Z
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) April 16, 2024
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillur mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. Ndërsa për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet “Asociacion". Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave, ka formulimet e saj kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë.
“Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha Kurti për RTK.
Nga ana tjetër, për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.
“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Kurti.
I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, Kurti tha se nuk bën hapa që rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës.