Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. • Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. • Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. • Vendimin e Këshillit të Ministrave e bëri me dije kryeminisri Edi Rama. • Para Kryeministrisë ai tha se Mjekësia është një profesion ndryshe nga të tjerët, pasi shteti financon formimin e mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve. • Por theksoi studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. • Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe. • Por studentët duket se nuk janë të lumtur nga vendimi i kryeministrit, ndaj dhe nesër kanë paralajmëruar një protestë.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Nesër në orën 10:00, studentët e mjekësisë do të protestojnë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë e cila i vendosi kusht kontratën 5 vjeçare për të marrë diplomën. Kësaj proteste, iu janë bashkuar sindikata dhe studentët e UBT-së.
Ata do të protestojnë para godinës se Agronomisë, ku nga ana tjetër, studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi. Ata nuk janë dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe nesër në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.
Pas mbledhjes së qeverisë, Rama tregoi kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë. Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se ky projektligj do prezantohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pasi maturantët kanë në gusht provimin shtesë të dixhitalizuar dhe duhet ta miratojnë brenda korrikut. /Dosja.al
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar sesi do të funksionojë skema e punësimit të detyrueshëm për studentët e Universitetit të Mjekësisë. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo ka dalë para gazetarëve dhe ka shpjeguar se studentët e Mjekësisë nga viti i parë të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri. Por ka edhe një përjashtim! Kushi nënvizon se megjithatë është parashikuar se nëse për një vit studentëve nuk u gjendet punë, ata mund të tërheqin diplomën.
"Nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësimin e tyre, atëherë të gjithë studentët, të diplomuarit do të lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre. Trajtimi i veçantë konsiston në dy drejtime kryesore. Së pari punësim prioritare në institucionet shëndetësore shqiptare dhe së dyti përfshirje në programet sociale të punësimit. Por e theksoj edhe një herë që nëse nuk do të arrihet, gjë që nuk mund të ndodhë, por gjithsesi kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes, nëse për një vit nuk plotësohet detyrimi për një punësim të sigurt, atëherë këta të diplomuar, mjekë do të lirohen nga detyrimi dhe do të marrin menjëherë diplomën,"-tha Kushi.
FJALA E PLOTË:
Studentët e vitit të parë , apo më saktë kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me UMT me MAS dhe MSHMS për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi. Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do të nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri. Dhe diploma përsëri tërhiqet pas përmbushjes së këtij detyrimi. Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Pra ky është detyrimi që kanë studentët e vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhjeje, por do që qëndrojnë për 5 vite. Pra duhet t’i bëj thirrje të gjithë kandidatëve, të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, duhet ta mendojnë që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetërore, duhet të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe kanë detyrimin pesë vite të qëndrojnë të punësohen në Shqipëri. Ndërsa studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave. Sigurisht që qëllimi ynë është që të gjithë studentët nga viti i parë deri në vitin e gjashtë të qëndrojnë të punojnë, të japin kontribut për vendin, sepse në fund të fundit ky është një detyrim që e kemi për të gjithë, për të plotësuar nevojat që kemi për mjekë.
Për sa i takon specializimeve, këto në rast se janë të pambuluara nga MSHMS, pra nëse specializantët e paguajnë vetë kuotën, tarifën, do të konsiderohet periudhë punësimi, ndërsa në rast se është e mbuluar nga MSHMS, sigurisht që ata nënshkruajnë një marrëveshje me MSHMS përpara specializimit, kështu që kanë detyrimin të përmbushin ato detyrime që tashmë janë në fuqi. Ndërkohë dua të theksoj që nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësimin e tyre, atëherë të gjithë studentët, të diplomuarit do të lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre. Trajtimi i veçantë konsiston në dy drejtime kryesore. Së pari punësim prioritare në institucionet shëndetësore shqiptare dhe së dyti përfshirje në programet sociale të punësimit. Por e theksoj edhe një herë që nëse nuk do të arrihet, gjë që nuk mund të ndodhë, por gjithsesi kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes, nëse për një vit nuk plotësohet detyrimi për një punësim të sigurt, atëherë këta të diplomuar, mjekë do të lirohen nga detyrimi dhe do të marrin menjëherë diplomën. Dua të theksoj që ky projektligj për shkak të emergjencës do të prezantohet në Kuvendin e Shqipërisë me procedurë të përshpejtuar sepse në muajin gusht, siç e dini, të gjithë ata maturantë që duan të studiojnë programin Mjekësi e Përgjithshme, kanë provimin shtesë të digjitalizuar që do të zhvillohet në muajin gusht pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Kështu që ne duhet ta miratojmë brenda korrikut këtë projektligj, në mënyrë që ata përpara se të marrin vendimin dhe përpara se të bëjnë provimin, t’i dinë, t’i njohin të gjitha kushtet që do të kenë për sa i takon këtij programi.
TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, e bërë publik nga kryeministri Edi Rama dhe ndaj të enjten në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë. Sipas vendimit, studentët e diplomuar duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.
TIRANË- Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2024 – 2025. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se këtë vit akademik pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e pr/ligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota.
"Detyra jonë është të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Duam të fuqizojmë sistemin shëndetësor. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim,”- tha Manastirliu duke prezantuar dhe detajet e marrëveshjes që do të jetë në formën e pr/ligjit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se studentët, të cilët duan të vazhdojnë mjekësinë duhet të pranojnë kushtin që të punojnë për 5 vite në shërbim të popullit para se të pajisen me diploma. Para Kryeministrisë, Rama tha se vendimi i Këshillit të Ministriave hyn në fuqi për studentët që do të aplikojnë këtë vit për të ndjekur studimet në mjekësi, ndërsa për ata që tashmë e kanë filluar këtë rrugëtim. Por nëse nuk e pranojnë këtë kusht do të përballen me tarifa më të larta.
“Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në Universitetin e Mjekësisë do duhet të njihet me faktin që mjekësia, studimet i ka aq sa janë ndërsa për t’u pajisur me diplomë duhet të kalojnë edhe 5 vite në shërbim të popullit. Për të gjithë ata që janë në këtë proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuar, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje. Për ata të vitit të parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, duhet të pranojnë këtë kusht që është formati iri i këtij universiteti. Populli shqiptar nuk paguan taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike në një universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar që mjekët të ikin që ditën e parë. Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm,”-tha Edi Rama.
Kjo mesa duket është përgjigja për studentët që dolën dhe protestua për disa ditë resht kundër vendimit të marrë nga qeveria, me pretendimin se nuk mund të merreshin "peng" nga shteti i tyre. Megjithatë tani janë përpara një zgjedhjeje, të paguajnë tarifa më të larta, apo të qëndrojnë për 5 vite më shumë në Shqipëri.