LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien! 80 mln $ për ujërat e zeza. Aeroporti i Vlorës do ndërtohet. Patagonia: Mos shkatërroni natyrën për zhvillimin e ekonomisë

• Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ishin sot në Tepelenë dhe morën pjesë në një aktivitet për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar. Rama u prit me një këngë nga grupi polifonik që e kënduan në prani të të gjithëve. • Në fjalën e tij, Rama ‘thumboi’ Evropën dhe tha se shpallja e Vjosës si Park Kombëtar është bërë pasi evropianët lumenjtë e tyre të egër i zbutën dhe kërkonin të ‘lanin ndërgjegjien’ duke ruajtur Vjosën. • Kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë ka sot 21% të territorit të mbrojtur ndërsa theksoi se objektivi ambizioz është që ta çojnë në 30%. • Rama tha se bashkëpunimi për mbrojtjen do të vijojë edhe në kuadër të një bashkëpunimi me vendet fqinje, si Greqia. Sipas kreut të qeverisë, synimi i radhës është krijimi i reformave të pyjeve si dhe investimi për ujërat e zeza. • Rama u shpreh se për Vjosën janë hedhur 80 milionë dollarë investim për bllokimin e kanaleve të zeza. Teksa fliste, kryeministri përmendi dhe projektin për aeroportin e Vlorës dhe tha se ndërtimi i tij do të vijojë pavarësisht thirrjeve nga ambientalistët, që i konsideroi sulme. CEO i Patagonias, Ryan Gellert që ishte i pranishëm në prezantim tha se Vjosa duhet mbrojtur me çdo kush dhe se shkatërrimi i natyrës nuk duhet të jetë çmimi për zhvillimin.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës (VIDEO)

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien! 80 mln $ për
Grupi polifonik

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë nga grupi polifonik gjatë prezantimit të lumit Vjosa si Park Kombëtar. Grupi polifonik doli para të gjithë të pranishmëve dhe këndoi këngën dedikuar Ramës e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë, ku nuk të ka shkuar fama, ti je burrë që nuk do reklama,”- thonë ata ndër të tjera. 

 

3 VITE ME PARE

Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro tregon mesazhin e Rexhep Ukës: Është një nuse që moti që i duheshin treguar hiret

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien! 80 mln $ për
Mirela Kumbaro

TEPELENË- Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur për lumin Vjosa gjatë prezantimit si Park Kombëtar. Në fjalën e saj, Kumbaro solli në mendje një mesazh të marrë nga Rexhep Uka dhe tha se ai e kishte krahasuar Vjosën me një nuse që duhet të ekspozojë hiret e saj. Kumbaro tha gjithashtu se prioriteti i qeverisë shqiptare është mjedisi. 

Pjesë nga fjala e Kumbaros:

Më shkroi sot Rexhep Uka, Vjosa është një nuse që moti që i duheshin treguar hiret. Dhe ky ishte një mesazh shumë i bukur që mora sot. Plot 12 mijë e 7227 hektarë dhe ja ku është, Vjosa Park Kombëtar tani. Nuk është përrallë por realitet, i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë. Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që ka shpallur mjedisin prioritet. Është realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet. Shenjë emancipimi politik e social. Kjo duket nga komunikimi disa vjeçar. Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv. Arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues mes organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare.

3 VITE ME PARE

CEO i 'Patagonias': Vjosa duhet mbrojtur me çdo kush, shkatërrimi i natyrës nuk duhet të jetë çmimi për zhvillimin

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien! 80 mln $ për
Ryan Gellert

TEPELENË- Ryan Gellert, CEO i Patagonia, shoqatë me të cilën Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me organizatën amerikane “Patagonia” me qëllim rritjen e shkallës së mbrojtjes së lumit të Vjosës, foli gjatë prezantimit të Vjosës si Park Kombëtar. Në fjalën e tij, Gellert vuri theksin tek mbrojtja e mjedisit. Ai tha se është shumë dakort që vendi duhet të zhvillohet, por jo duke pasur si kosto shkatërrimin e mjedisit. 

Pjesë nga fjala e Gellert:

Ky është një moment domethënës për konservimin global. Ajo që vërtetohet sot është se shkatërrimi i natyrës nuk duhet të jetë çmimi për zhvillimin. Njerëzisht shpesh pyesin se ca ka një shoqatë nga Kalifornia për mbrojtjen e një lumi këtu. E kemi nisur me një aktivist vite më parë që donte të mbronte një lum afër firmës sonë dhe sot ja ku jemi, përdorëm çdo mjet dhe instrument për të mbrojtur botën natyrore. Natën e parë që ndenja në Shqipëri fjeta nën yje në brigjet e Vjosës. Ky është një vend aq i bukur sa asnjë vend tjetër në botë dhe Vjosa degët dhe gjithë ky ekosistem është i rëndësishëm për t’u mbrojtur. Duhet mbrojtur me çdo kusht. 

3 VITE ME PARE

Aeroporti i Vlorës/ Rama-ambientalistëve: Ju lutem shumë, mos na shqetësoni me shtrembërime faktesh, do ndërtohet, zero pasoja për ekosistemin

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien! 80 mln $ për
Edi Rama

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë kur ka folur për aeroportin e Vlorës. Në fjalën që mbajti gjatë prezantimit të Vjosës si Park Kombëtar, Rama, kritikat dhe thirrjet e ambientalistëve për Aeroportin Kombëtar të Vlorës, i konsideroi shtrembërim faktesh. Ai u bëri thirrje që të mos e shqetësojnë më qeverinë për këtë çështje, pasi sipas tij, ndërtimi i këtij aeroporti është i padiskutueshëm.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Shpresoj që të gjithë këta të mos ikin në drejtim të paditur pasi e garantuan që tigri nuk do bëhet mace, por të qëndrojnë këtu me ne për të vazhduar tani që këtë pasuri ta kthejmë në burim zhvillimi ekonomik, social dhe ekologjik të qëndrueshëm dhe në një model për të gjithë në Shqipëri dhe përtej. Sot Shqipëria ka 21% të territorit, e kemi gjetur me shumë pak kur morëm detyrën dhe çdo vit e kemi rritur sipërfaqen dhe objektivi ynë është ta çojmë në 30%. Objektiv ambicioz. Për aeroportin e Vlorës kemi bërë të gjitha konsultet e studimet dhe tani që tigrin e Vjosës e garantuan që nuk do ta çojmë tek dentisti për ta bërë mace...i lutem shumë që çdokujt që del këtu e na shqetëson me letra e na shtrëmbëron fakte, i lutem shumë të mos na shqetësojë. Aeroporti i Vlorës është në ndërtim, nuk ka asnjë dëm për ekosistemin, është një dosje e tërë për aeroportin e Vlorës dhe e kemi diskutuar e stërdiskutuar. Vlorën e egër do ta ruajmë bashkë, por nuk do të bëjmë njerëzit e egër. Duhet një kombinim.

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ditë më parë u kërkoi autoriteteve shqiptare të pezullojnë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe të ndërmarrin një program gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti. Ambientalistët paralajmëruan gjithashtu se mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemet e brishta të lagunave të mbrojtura që strehojnë flamingot, pelikanë dhe miliona zogj të tjerë migrues.

3 VITE ME PARE

Ujërat e zeza, Rama: 80 mln $ investim impiante për pastrimin nga ujërat e zeza, bashkëpunim dhe me Greqinë

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien! 80 mln $ për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar është vetëm hapi i parë. I pranishëm në prezantimin në Tepelenë, Rama tha se hapi i radhës do të jetë investimi për të mbajtur pastër të gjithë parkun. Ai tha se 80 milionë dollarë është vetëm një fond që është ndarë për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Edi Rama: Shqipëria është nën moratorium të pyjeve, patjetër që këto nuk mjaftojnë dhe na duhet një tjetër reformë për menaxhimin e pyjeve. Ky park do të jetë qendër e projekteve të zhvillimit dhe për mënyrën se si duhen bërë. Për të mos u zgjatur më tutje dua të them edhe domosdoshmërinë që ka ky park kombëtar që të ketë një qendër ekselence. Të jetë qendër e koordinimit të të gjithë burimeve të dijes për mënyrën se si duhet menaxhuar në shekullin e 21, një Park Kombëtar i këtyre përmasave. Është një park gjigant, jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues edhe me fqinjët tanë, me Greqinë e Ministrinë e Mjedisit për të ndërtuar një projekt përtej kufirit, për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar bashkërisht. Janë 80 milionë dollarë që do të vendosen në dispozicion të këtij parku që të gjitha bashkitë të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë.

3 VITE ME PARE

Vjosa, Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien pasi zbuti lumenjtë e vet të egër, urojmë të mos ikin tani që morën vesh se tigri s'bëhet mace

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Evropa lau ndërgjegjien! 80 mln $ për
Edi Rama

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer evropianët gjatë prezantimit të lumit Vjosa si Park Kombëtar. Rama tha se mbrojtja e Vjosës është një çështje që Evropa e ka përdorur për të 'larë' ndërgjegjien e saj, pasi lumenjtë e tjerë të egër që kishin, i 'zbutën'. Kreu i qeverisë tha se tashmë që arritën misionin dhe kuptuan që Vjosa është tashmë e mbrojtur, s;duhet të largohen nga Shqipëria, por të vijojnë me misionin e tyre. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Zbutën lumenjtë e tyre të egër dhe tentuan që përmes Vjosës të bëjnë një larje të ndërgjegjies së tyre. Në të njëjtën kohë ka një shqetësim xhenuin për të kontrobuar për këtë planet që është në një situatë të rrezikshme...Jemi shumë të lumtur, por duhet ta them më troç se sa u përpoq ta thoshte Mirel,a unë shpresoj që të gjithë këta me Rajanin në krye të mos ikin në drejtim të paditur, pasi garantuan që tigri nuk do të bëhet mace. Të qëndrojnë këtu me ne për të garantuar që këtë pasuri të madhe ta kthejmë në një burim zhvillimi ekonomik sociale dhe ekonomik të qëndrueshëm, në një model në Shqipëri dhe përtej saj. Sot Shqipëria ka 21% të territorit zonë të mbrojtur. E kemi gjetur me shumë më pak dhe çdo vit e kemi rritur sipërfaqen. Ta çojmë shumë më shumë, ky është objektiv. Të krijosh zona të mbrojtura nuk do të thotë që të presësh që ata njerëzdhe komunitetet që kanë ato zona pranë të kthehen në gjendje të egër. Do të thotë që tu japësh atyrë një zhvillim, një ide se nuk mjafton të kesh Vjosën, por të dish ta shfrytëzosh. Ne sot jemi shumë krenarë për shumë gjëra që keni bërë në funksion të mjedisit, të vlerave dhe të jetëve e specieve të panumërta që ka Shqipëria. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë me një oraturium kaq të gjerë gjuetie. Na duhet një reformë tjetër për pyjet. 

edi rama vjosa park kombetar mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet