LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e përgënjeshtron: Emigracioni i paligjshëm është prioritet

• Sekretari i Jashtëm i Britanisë dhe kryeministri Edi Rama pas takimit "kokë më kokë" kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. • Gjatë fjalës së tij, kryeministri e konsideroi vizitën e Cameron si një takim rutinë, ndërkohë që vetë Sekretari britanik e përgënjeshtoi këtë duke treguar pikat kryesore të takimit. • Rama u shpreh se Cameron është një mik i rajonit dhe një partner i rëndësishëm i Shqipërisë, ndërsa tha se fokusi është vendosur në raportet dypalëshe mes dy vendeve. • Ai shtoi se Anglia do të mbështesë projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. • Po ashtu Rama u shpreh se shumë shpejt do të hapet gara për portin tregtar në Durrës. • Kryeministri gjithashtu tregoi se migracioni i paligjshëm ishte ndër temat kryesore që u diskutuan, por pa dhënë detaje. • Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron gjatë fjalës së tij ka deklaruar se emigracioni i paligjishëm problem shumë i madh. • Por Cameron gjithashtu theksoi se Anglia është shumë e përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Keni fituar më shumë zgjedhje se unë”/ Cameron batuta me Ramën: Emigracionin duhet ta përballoni ju

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e
David Cameron

TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka hedhur disa batutua gjatë fjalës me kryeministrin Edi Rama në konferencën për mediat. Cameron i ka thënë Ramës se ka fituar më shumë zgjedhje se sa ai dhe se vazhdon të jetë në krye të vendit. 

“Një nga ato arsyet që doja të vija ishte që të festonim suksesin tuaj. Shqipëria është një histori suksesi në aspektin ekonomik, sukses në NATO. Ju keni bërë një lidership të madh në Këshillin e Sigurimit dhe për këtë dua tju falënderoj, jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje sesa kam fituar unë, por dhe vazhdoni të jeni në detyre, por keni edhe një drejtim kaq të qartë për atë se ku duhet të arrijë Shqipëria”, tha Cameron.

Në lidhje me emigracionin, Cameron vlerësoi partneritetin me vendin tonë, duke theksuar se duhet të merret shembull nga vendet e tjera të BE-së.

Sa i takon emigracionit ka qenë një partneritet i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për të tjerët. Sepse në të gjithë Evropën problemi i emigracionit të parregullt është një problem që haset. I kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm që është një problem që duhet ta përballoni ju”, tha ai.

 

2 VITE ME PARE

Lapsusi me datën/ Rama njofton samitin e madh me komunitetin Europian: Cameron ka dhënë mbështetjen për vitin e ardhshëm

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të jetë pritësja për Samitin e Përbashkët Europian vitin e ardhshëm. Duke folur në konferencën për mediat, Rama theksoi se këtë vit ky samit do të mbahet në Angli në 2 qershor por e ngatërroi datën, pasi takimi do të mbahet më 18 korrik. Rama tha se mes Tiranës dhe Londrës vijon bashkëpunimi për të luftuar kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.

"Cameron është një avokat shumë i rëndësishëm për proceset transformuese për rajonin tonë. Kemi folur për luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, ku jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Do të godasim këtë trafik edhe në vazhdim, që t’i shkojmë në rrënjë fenomenit, që ka të bëjë me rrjetet e krimit të organizuar. MB ka shprehur interes për të parë përfundimin me sukses të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka përparësi dhe ngecje në vend, madje ka raste edhe të kthimit pas. Desha të falënderoj Sunak dhe lordin Cameron, edhe për mbështetjen që kanë dhënë që Shqipëria të bëhet vendi pritës për Samitin e Përbashkët Europian, që do të mbahet këtë vit në 2 qershor, më falni 18 korrik në Londër," tha Rama. 

 

2 VITE ME PARE

"Emigracioni është problem," Cameron i prerë: Partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e
David Cameron

TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka deklaruar se emigracioni i paligjishëm problem shumë i madh. Duke folur në konferencë për mediat, Cameron ka deklaruar se Anglia është shumë e përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. 

"Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një ndër arsyet pse kam dashur të vij është të festonim suksesin, për këtë unë dua të ju falenderoj juve sepse keni dhene një drejtim shumë të qartë se ku duhet të arrijë Shqipëria. Ajo që dua të them unë dhe në emër të kryeministrit se kjo ka qene një periudhë e sukseseshme sepse Shqipëria është partnerja jonë besnike. Një partneritet që ne kemi krijuar është dhe për luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu dhe një problem që kemi hasur dhe ju e keni përballuar është emigrimi në të gjithë Europën," tha Cameron.

 

2 VITE ME PARE

Emigracioni/ Rama me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë, gadishmëria jonë është maksimale

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lufta kundër emigracionit të paligjshëm po vazhdon. Gjatë fjalës së tij në konferencën për media së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron, Rama tha se operacionet e përbashkëta mes dy vendeve për të parandaluar këtë fenonmen do të vazhdojnë. Ndërkohë që ka cekur dhe interesin e Britanisë së Madhe që raportet mes Serbisë dhe Kosovës të normalizohen sa më parë.

"Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, jemi shjumë të kënaqur, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Lidhet me vullnetin e përbahket për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesve të paatimit të bashkëpuniit në rajon. Cameron është mbështetës i vendosur i këtyre proceseve. Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interes për normalizmin të raporteve edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka pasur hapa pozitiv por në vijimsi ka edhe ngecje në vend apo në vijimsi ndohet rreziku i kthimit mbrapa," tha Rama.

 

2 VITE ME PARE

“Anglia më e pranishme në vendin tonë”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Anglia është gjithnjë e më e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në konferencën për media së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron, Rama tha se në takim kanë folur për një investim strategjik siç është hekurudha Durrës-Prishtinë. Po ashtu Rama theksoi se së shpejti do të hapet gara për portin e ri tregtar të Durrësit, por që pritet përgjigja nga NATO fillimisht.

"Pa hyrë në planet e bashkëpunimit, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen në një projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën, që është hekurudha Durrës-Prishtinë që është një element kyc i rritjes së kapacitetit të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tonë por në rjaon e më gjerë. Së shpejti hapim garën për portin e ri tregtar të Durrësit, jemi në pritje ndërkohë të përgjigjes nga NATO, edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë është një projekt që tejkaton interesin e dy vendeve tona. Britani ka shprehur interes të përfshihet me financim dhe ekspertizë. Cameron një avokat shumë i rëndësishëm i ynë në proceset transformuese," tha Rama.

 

2 VITE ME PARE

Rama: Me Cameron kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për media së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Cameron është një mik i rajonit dhe një partner i rëndësishëm i Shqipërisë. Po ashtu Rama theksoi se me Sekretarin britanik kanë diskutuar për marrëdhëniet 2 palëshe mes vendeve.   

"Ditë e posacme për ne por edhe për mua personalisht sepse kemi një mik të vecantë, një personalitet të njohur të politikës, pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është aleat dhe partner i rëndësishëm, lordin Cameron por edhe në të njëjtën kohë, një mik të posacëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur që do të rikthehet përsëri. Sot kemi diskutuar për marrëdhëniet tona 2 palëshe, qoftë në aspektin e NATO-së qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale," tha Rama.

 
2 VITE ME PARE

VIDEO/ Vizita e Sekretarit të Jashtëm britanik, Rama takim 'kokë më kokë' me David Cameron

Vizita/ Rama flet për vizitë rutine, Cameron e
David Cameron dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim zyrtar Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron. Me anë të një video të publikuar në Facebook, Rama ka nxjerr momentet e para të takimit me Cameron. Ndërkohë që në përshkrimin e postimit, Rama thekson se Cameron është një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë.

Postimi i Plotë:

Kryeministria - Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë

 

david cameron ne tirane edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës