LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi ynë, paqja! Bislimi në Luginën e Preshevës

• Ana Brnabiç po viziton sot Kosovën. Por me leje nga autoritet vendase. • Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Peter Petkoviç. • Në Kosovë, ajo u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë. • Kjo është vizita e parë e Brnabiç në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017. • Gjatë fjalimit të saj në Mitrovicën e Veriut, duke iu drejtuar qytetarëve të kësaj komune tha se dëshironte të përçonte mesazhe paqeje, stabiliteti dhe tolerance. • Por shtoi se nuk kishte kufi mes dy vendeve, por vetëm vijë administrative. • Ndërkohë që kryeministrja qarkullon në Veri, Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të vizitës të bllokojë disa rrugë për ruajtur sigurinë dhe qetësisë publike. • Segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet. • Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë po sot Luginën e Preshevës.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Brnabiç foli për sigurinë e serbëve nga Mitrovica, Kurti i përgjigjet nga Podujeva: Kosova është shtet demokratik

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të kryeministres serbe, e cila foli për sigurinë e serbëve nga Mitrovica e Veriut, ku po zhvillon një vizitë. Brnabiç tha se erdhi në Mitrovicë “në një moment të vështirë”.

Pas një vizite në një shkollë në Podujevë, Kurti tha se qytetarët e Kosovës janë të sigurt, përfshirë pjesëtarët e komunitetit serb në veri.

"Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të sigurt për shkak se Kosova është shtet demokratik dhe i pavarur, me sovranitet e integritet territorial që nuk e duron dhe e lufton edhe krimin e organizuar, edhe korrupsionin e të gjitha llojeve dhe ngjyrave. Pra, edhe pjesëtarët e komunitetit serb janë të sigurt edhe në jug të Ibrit, edhe në veri të Ibrit. Ata që janë të pasigurt dhe mbase edhe ndjehen të pasigurt janë kriminelët, janë të korruptuarit, meqenëse drejtësia e shtetit dhe fuqia e ligjit është e pamëshirshme me ta”, tha Kurti.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

3 VITE ME PARE

Ana Brnabiç: Kosova provokoi rëndë me 31 korrik

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Pamje nga takimi

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u shpreh se ka ardhur në Kosovë për të sjell mesazhe paqeje, por gjatë fjalimit të saj, të hënën në Mitrovicën e Veriut, ajo megjithatë provokoi e akuzoi qeverinë e Kosovës.

Bërnabiç nga Qendra Multimediale në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarë të komunave veriore, tha se “Kosova provokoi rëndë më 31 korrik”.

“Populli serb (në Kosovë) duhet ta dijë se askush, askush nuk guxon ta rrezikojë”, tha ajo në vizitën e parë në Kosovë si kryeministre e shtetit fqinj.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

3 VITE ME PARE

Brnabiç refuzon ta quajë kufi pikën mes Kosovës dhe Serbisë, kapet keq me gazetaren: Isha në të drejtën time...

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka refuzuar që ta quajë kufi – pikën e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.  Gjatë fjalimit të saj nga Mitrovica e Veriut, Brnabiç i është kundërpërgjigjur gazetares, e cila e pyeti se cila ishte ndjesia e parë që kishte pasur kur mbërriti në veri të vendit. 

PJESË NGA BISEDA: 

Gazetarja: Si u ndjetë kur kaluar “kufirin” mes Serbisë dhe Kosovës”?

Ana Brnabiç: Si u ndjeva kur kalova vijën administrative... të them të drejtën u ndjeva sikur isha në të drejtën time.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

3 VITE ME PARE

Brnabiç në Kosovë/ Tregon porosinë e Vuçiç-it: Tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë vizitës së saj në Mitrovicë të Veriut u shpreh se dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Brnabiç u shpreh se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë.

“Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi”, tha ajo.

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe shtoi se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

3 VITE ME PARE

Letra e Macron dhe Scholz për Vuçiç, Brnabiç: Ne kurrë nuk jemi larguar nga vendimet e vështira

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot ndodhet për një vizitë njëditore në Kosovë ku ajo iu drejtua të mbledhurve dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

"Mendoj se do të ishte me vend që të komentohej letra e tyre sepse ajo i ishte drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por ne kurrë nuk kemi ikur nga vendimet e vështira, por i kemi zbatuar sa herë që kemi menduar se janë në interes të qytetarëve tanë dhe Serbisë" – tha Brnabiç.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë thënë se Kosova dhe Serbia janë “në pritje të vendimeve të vështira”.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

3 VITE ME PARE

"U ndjeva si në vendin tim", Brnabiç i përgjigjet gazetares shqiptare për vizitën e parë në Kosovë

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç gjatë konferencës së saj në vizitën në Mitrovicë u shpreh se u ndje si në vendin e saj nv Kosovë.

Sipas mediave serbe, Brnabiç ju përgjigj pyetjes së gazetares së Klan Kosovës e cila e pyeti sesi është ndjerë që ka kaluar kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

"Si u ndjeva kur kalova vijën administrative, të them të drejtën u ndjeva sikur isha në të drejtën time"- u përgjigj ajo.

Kështu është përgjigjur kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, kur një gazetare shqiptare nga “Klana Kosova” e ka pyetur se “si është ndjerë kur ka kaluar “kufirin” mes Serbisë dhe Kosovës”.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

3 VITE ME PARE

"Mirësevini në Luginë të Preshevës", Bislimi dhe Nagavci mirëpriten nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Ragmi Mustafi

KOSOVË- Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i ka pritur me përzemërsi dy përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimin dhe Arbërie Nagavcin, në Luginën e Preshevës.

Z.Bislimi e Znj.Nagavci , mirësevini në Luginë të Preshevës!”, ka shkruar Mustafi në Facebook, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Ndërsa, kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi tha se ka disa arsye pse s’do të zhvillohet takim mes tij dhe vartësve të Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa fillimisht tha se ata nuk kanë kërkuar takim me të.

“Nuk do të takohem me ta. E kanë injoruar Komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsye tjetër janë politikat e LVV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe për shkak të kritikave të cilat i jap në kuadër të politikave të saj në dialog. I shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, tha Arifi.

Kryetari i Preshevës tha se Qeveria Kurti II ende nuk i ka transferuar 2 milionë eurot e premtuara për Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2022 kishte ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

Nga vizitat në Preshevë dhe Bujanoc, Bislimi e Nagavci kanë planifikuar të takojnë përfaqësues politikë, personalitete të ndryshme e biznese.

3 VITE ME PARE

"Interesi ynë është paqja", fjala e Brnabiç në Mitrovicë: Dera e Ballkanit të Hapur është e hapur dhe për Kosovën

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Brnabic

SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç iu drejtua qytetarëve në një fjalim në sheshin e Mitrovicës, në veri të Kosovës, ku dhe do të zhvillojë disa takime me komunitetin serb të vendit.

Sipas mediave vendase, Brnabiç theksoi se qëllimi i vizitës së saj është të përcjelli një mesazh paqeje dhe stabiliteti mes dy popujve.

"Unë dua të dërgoj një mesazh paqeje dhe stabiliteti nga këtu. Ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë. Serbia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin. Dëshirojmë të ofrojmë gjithçka që u kemi ofruar qytetarëve në Serbinë qendrore për njerëzit në Kosovë. Kjo do t'i lejojë njerëzit dhe fëmijët të qëndrojnë këtu. Që njerëzit të shohin rritje të pagave dhe pensioneve." – tha Brnabiç.

Ndërkohë duke ju referuar nismës së Ballkanit të Hapur, të inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ajo theksoi se dera është e hapur për të gjithë duke përfshirë Kosovën.

"Mendoj se cilësia e jetës së njerëzve është gjëja më e rëndësishme, të krijohen vende pune, të rinjtë të shohin një perspektivë. Dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe institucionet e përkohshme në Prishtinë"– vijoi Brnabiç.

Siç theksoi ajo, Qeveria e Serbisë nuk dëshiron që populli i Republikës së Kosovës të mbetet prapa përparimit të Serbisë qendrore.

"Agjenda e radhës dhe do ta përsëris në Mitrovicë të Kosovës, Leposaviç si dhe në Beograd, Bruksel, Moskë, Uashington... është formimi i Unionit të Komunave Serbe. Do të insistojmë kudo" –shtoi Brnabiç.

E pyetur nga një gazetar që të komentojë incidentet e përditshme në Kosovë dhe frikën e qytetarëve, Brnabiç tha se numri i sulmeve ndaj serbëve të Kosovës dhe pronës së tyre po rritet çdo vit.

"Manastiri i Deçanit mbetet në listën e trashëgimisë kulturore më të rrezikuar evropiane, dhe i vetmi në ishull që është ruajtur nga formacione të armatosura për më shumë se dy dekada. Kjo tregon se sa e vështirë është për njerëzit tanë në Kosovë. Jam krenare që jam pjesë e ekipit të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili po përpiqet të gjejë kompromise për të garantuar sigurinë e popullit tonë në Kosovë”, tha Brnabiç.

3 VITE ME PARE

Bislimi e Nagavci mbërrijnë në Luginën e Preshevës, nis takimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Bujanoc

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Bislimi dhe Nagavci

SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës.

Ndalesa e parë e tyre ka qenë në Komunën e Bujanocit, ku janë pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Më pas ata do të kenë një takim me deputetin Shaip Kamberi dhe me krerët e Komunës së Bujanocit.

Bislimi dhe Nagavci vizitën e tyre do ta vazhdojnë edhe në Komunën e Preshevës dhe do ta vizitojnë një shkollë fillore në Tërnoc.

 

3 VITE ME PARE

VD- Brnabiç mbërrin në Kosovë, pritet me duartrokitje dhe brohorima në Mitrovicë

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur vizitën e saj në mëngjes në Mitrovicë, me një xhiro në qendrën e parë multimediale dhe Akademinë Shpirtërore.

Brnabiç gjatë vizitës së saj do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin, zona në të cilën banojnë shumë shtetas të komunitetit serb.

 

Një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës kanë pritur kryeministren Ana Brnabiç duke brohoritur dhe duartrokitur

Brnabiç shoqërohet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç dhe drejtori i Zyrës për IT dhe  Qeverisje, Mihailo Jovanoviç.

3 VITE ME PARE

Vizita e Brnabiç në veri, policia e Kosovës njofton masat e sigurisë

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Mitrovice

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të vizitës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, në veri të Kosovës, do të bllokojë disa rrugë për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 VITE ME PARE

Vizita e parë e nivelit të lartë, Bislimi do të udhëtojë drejt Luginës së Preshevës

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Bislimi dhe Nagavci

KOSOVË- Teksa kryeministraj e Serbisë Ana Brnabiç pritet të vizitojë sot Kosovën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Luginën e Preshevës.

Sipas axhendës Bislimi dhe Nagavci do të zhvillojnë takime me deputetin shqiptar të parlamentit serb Shaip Kamberi si dhe krerët e komunës së Bujanocit.

Agjenda:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;

11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;

15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.

3 VITE ME PARE

Brnabiç në Veri të Kosovës, ndalon edhe në Mitrovicë

Brnabiç në Veri të Kosovës, kryeministrja: Interesi
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Veri të Kosovës. Në vizitën e parë që kur u zgjodh kryeministre, Brnabiç do të ndalojë në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviç.

Vizita është paralajmëruar më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare.

Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit. Ai u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

ana brnabiç ana branbiç ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet