LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para bashkisë, kërkojnë përballje me kryetaren. Rama fajëson Opozitën: Pjesët hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010 ishin jashtë standarteve 

• Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. • Qytetarët e Vlorës janë dyndur sot në dyert e Bashkisë së Vlorës duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë. • Në sheshin përpara bashkisë shihen qytetarët, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë. • Ata kanë goditur me bidona derën kryesore dhe kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll dhe të garantojnë sigurinë publike. • Ndërsa disa qytetarë të tjerë, për shkak të kësaj situate i janë drejtuar sërish burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, për tu furnizuar me ujë. • Ata fajsojnë insitucionet përgjegjëse për mungesën e zgjidhjes së këtij problemi. • Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. • Me anë të një postimi në "X", Rama fajëson opozitën, duke thënë se pjesët hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010 ishin jashtë standarteve dhe nuk kanë mbajtur dot presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer. • Në fund, Kryeministri u ka kërkuar ndjesë vlonjatëve për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe ka falenderuar edhe punonjësit e Ujësjellësit, për të cilët thotë se prej ditësh po bëjnë të pamundurën për të riparuar problematikën.

8 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Vlora 4 ditë pa ujë/ Rama fajëson Opozitën: Pjesët hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010 ishin jashtë standarteve

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën skandaloze në Vlorë, ku qytetarët janë prej katër ditësh pa ujë. Me anë të një postimi në "X", Rama fajëson opozitën, duke thënë se pjesët hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010 ishin jashtë standarteve dhe nuk kanë mbajtur dot presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer. 

Në fund, Kryeministri u ka kërkuar ndjesë vlonjatëve për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe ka falenderuar edhe punonjësit e Ujësjellësit, për të cilët thotë se prej ditësh po bëjnë të pamundurën për të riparuar problematikën.

"Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë," shkruan Rama në X.

 

6 MUAJ ME PARE

Ujësjellësi Vlorë paralajmëron qytetarët: Mos konsumoni ujin e autoboteve, përdoret vetëm për shërbime komunale

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para
Foto ilustruese

VLORA- Ujësjellës Kanalizimeve i qytetit të Vlorës ka njotuar qytetarët të mos konsumojnë ujin, të cilin po e marrin nga autobotet. Përmes një njoftimi zyrtar ata thonë se ai duhet të përdoret për shërbime komunale dhe jo për konsum.

"Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t'a përdorin për shërbime komunale dhe jo për konsum. Faleminderit!" thuhet në njoftim./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Mungesa e ujit në Vlorë/ Mersini: Zgjidhja është duke ardhur nga Turqia, sot pasdite mbërrijnë tre pjesë rezervë në Vlorë 

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para
Foto ilustruse

VLORA- Qyteti i Vlorës po përballet prej katër ditësh me mungesën e ujit të pijshëm. Në kuadër të këtij probleme, qytetarët kanë dalë në protesë para ambienteve të bashkisë. Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ka deklaruar se problemi tashmë është drejt zgjidhjes.

Gjatë një pronocimi për mediat ajo tha se kjo është një fatkeqësi natyrore, e cila nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Mersini u shpreh se zgjidhja është duke ardhur nga Turqia dhe se avioni me tre pjesë rezervë do të  mbërrijnë në Vlorë në orën 17:00. Në fund ajo tha se 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen. Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë. Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli.” tha Brunilda Mersini.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve Faluers Shoshi, tha se problemi ka ardhur si pasojë e një rrëshqitje të dheut. Shoshi tha se tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më dhe se kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet.  

"Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë.

Punonjësit e ujësjellësit dhe inxhinierët janë në krye të detyrës. Mirënjohje për punonjësit që kanë qëndruar 72 orë në ujë dhe në kushte brutale atmosferike për t’i sjellë ujë qytetit. Ndjesë të gjithë qytetarëve që nuk po marrin furnizim dhe u themi se jemi në detyrë ditë e natë, deri sa ta kthejmë furnizimin me ujë të Vlorës në normalitet”, tha Drejtori i Përgjithshëm i AKUK Flauers Shoshi./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Shteti s’na përgjigjet"/ Qytetarët e Vlorës dalin në protestë pas katër ditësh pa ujë: Është hall i madh, jeta është uji

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para
Foto ilustruse

VLORA- Qytetarët e Vlorës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para bashkisë së qytetit, pasi prej katër ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Në një prononcim për mediat, ata shprehen se situata të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por nuk është zgjatur kaq shumë sa këtë herë. 

“Vlora ka katër ditë pa ujë, detyrohemi të protestojmë në mënyrën demokratike. U qelbëm. Ka ndodhur dhe situata të tilla më parë, por jo kaq. Qelbet shtëpia. Kryetarja e bashkisë shkon feston, populli është pa ujë”. tha një qytetarë gjatë një prononcimi për mediat. 

Ata thonë së janë qytetarë të ndershëm dhe se shteti ka detyrime ndaj tyre. 

“Shteti s’na përgjigjet, nuk di se ku ka kokën. Jemi qytetarë të ndershëm, ka detyrime shteti? Atëherë pse nuk na përgjigjet?! Jemi qelbur, kemi blerë bidona me ujë. Është hall i madh. S’ka punë politika këtu. Jeta është uji”. tha një qytetar tjetër.


Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

 

 

6 MUAJ ME PARE

Dita e katërt pa ujë në Vlorë/ Qytetarët dynden tek burimi i Ujit të Ftohtë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para
Foto ilustruse

VLORA- Qyteti i Vlorës po përballet prej katër ditësh me mungesën e ujit të pijshëm. Për shkak të kësaj situate, qytetarët i janë drejtuar sërish burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, për tu furnizuar me ujë. Ata fajsojnë insitucionet përgjegjëse për mungesën e zgjidhjes së këtij problemi. Sipas tyre situata vështirësohet edhe më shumë, për shkak të festave të fundvitit.

Ndërkohë që një ditë më parë, në shenjë revolte qytetarët hynë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku po zhvillohej mbrëmja gala, festa e fundvitit për qytetarët e Vlorës. Ndërsa autoritetet përkatëse kanë deklaruar se defekti, i cili ka ndodhur katër ditë më parë, pritet të riparohet gjatë ditës së sotme.


Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

Tentojnë të hyjnë me bidona në bashki/ Qytetarët përplasen me policinë për mungesën e ujit në Vlorë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para
Protesta

VLORË- Qytetarët e Vlorës janë dyndur sot në dyert e Bashkisë së Vlorës duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë. Në sheshin përpara bashkisë shihen qytetarët, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë.

Ata kanë goditur me bidona derën kryesore dhe kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll dhe të garantojnë sigurinë publike.

 

Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

 

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

 

 

 

6 MUAJ ME PARE

Skandali në Vlorë/ Nis prova e tretë për furnizimin e qytetit, pas katër ditësh pa ujë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para
Foto ilustruese

VLORA- Qyteti i Vlorës vijon që prej katër ditësh, të përballet me mungesën e ujit të pishëm. Në lidhje me këtë, ditën e sotme ka nisur prova e tretë për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Për të bërë të mundur zgjidhjen e këtij problemi janë hapur vetëm disa pompa, në mënyrë që uji të ketë presion të ulët.

Ndonëse tubat e ujit mund të kenë disa rrjedhje të vogla, ata do të shërbejnë për të furnizuar qytetinn me ujë. Ky proces pritet të përfundojë pas aktivizimit të plotë të pompave, gjë e cila do të sjellë edhe furnizimin e plotë me ujë për banorët, familjet dhe bizneset e qytetit të Vlorës.

Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Vlora mbetet pa ujë për të katërtën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

Vlora 4 ditë pa ujë/ Qytetarët protestë masive para
Foto ilustruse

VLORA- Qyteti i Vlorës po përballet për të katërën ditë rradhazi me mungesën e ujit të pishëm. Kjo ndërpreje ka ardhur si pasojë e një defekti, i cili është shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Kjo ka bërë që prej ditësh furnizimi me ujë i qytetarëve, familjeve dhe bizneseve të ndërpritet.

Si pasojë e kësaj situate qytetarët po blejnë ujë të ambalazhuar për konsum vetiak. Ndërsa i janë drejtuar burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”, p♪7r tu furnizuar me ujë. /Dosja.al

proteste ne vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet