LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit, 24-vjeçari prej 2 vitesh në Angli, dëshmia e fqinjëve

•Vdes Mariglen Ruçi në Britaninë e Madhe. •24-vjeçari shqiptar, dyshohet se u asfiksua pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e barit ku ai ndodhej për të ruajtur bimët e kanabisit. •Ngjarja e ndodhur mëngjesin e së hënës (12 dhjetor) në Thorndon Gardens.Trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44 vjeçar si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin. •Fqinjët kanë dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, duke e cilësuar si diçka të tmerrshme, pasi e gjithë banesa ishte përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit. •Vëllai i viktimës, Flamur Ruçi konfirmoi për Dosja.al lajmin e trishtë. •Dosja.al mëson se 24-vjeçari kishte 2 vite që jetonte në Britani, aty ku kishte emigruar për një jetë më të mirë. Në të shkuarën, Marigleni ka qënë futbollist për disa ekipe në vend. •Mediat britanike kanë raportuar zjarrin në zonë, mirëpo në asnjë moment nuk kanë zbuluar se shqiptari ishte ai që ka ndërruar jetë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DETAJE TË REJA- MISTERI i vdekjes së Mariglen Ruçi, i dyshuari për vrasjen e tij lihet i lirë me kusht

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një person është arrestuar me dyshimin për vrasje dhe zjarrvënie me qëllim rrezikimi të jetës ndaj Mariglen Ruçi. Trupi i pajetë i shqiptarit u zbulua në një dhomë gjumi në katin e sipërm të një prone në Thorndon Gardens, ndërsa një 44-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e tij, por nuk është identifikuar nga mediat britanike. Deri më tani, ai është liruar me kusht dhe kërkimet janë në vazhdim.

Insp Jon Vale nga Policia e Surrey tha: Ne e vlerësojmë që ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm në mesin e komunitetit lokal dhe do të donim t'ju sigurojmë se po bëjmë gjithçka që mundemi për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur. Ne po ndjekim një sërë linjash hetimi.

Vëllai i viktimës, Flamur Ruçi konfirmoi për Dosja.al lajmin e trishtë. Dosja.al mëson se 24-vjeçari kishte 2 vite që jetonte në Britani, aty ku kishte emigruar për një jetë më të mirë. Në të shkuarën, Marigleni ka qënë futbollist për disa ekipe në vend. Mediat britanike kanë raportuar zjarrin në zonë, mirëpo në asnjë moment nuk kanë zbuluar se shqiptari ishte ai që ka ndërruar jetë. 

3 VITE ME PARE

Vdekja e shqiptarit në Angli, i vëllai: Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit,
Mariglen dhe Flamur Ruci

TIRANË- Vdekja e Mariglen Ruçit në Angli është bërë e ditur nga familjarët e tij. Për Dosja.al, i vëllai i 24-vjeçarit, Flamur Ruçi konfirmoi lajmin e trishtë të vdekjes së të vëllait në shtëpinë e barit në Britaninë e Madhe.

Mesfushori i Bylisit, Flamur Ruçi postoi në Instagram lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit. Ai ka ndarë disa foto me të vëllain, duke shkruar se do i mungojë gjithë jetën e se ishte gjysma e tij. 

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime“, shkruan Ruçi, i cili ka postuar dhe fotografi me të vëllanë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RUÇI (@flamur.ruci)

Mariglen Ruçi ka humbur jetën më 12 dhjetor pasi është asfiksuar brenda një shtëpie bari që ka marrë flakë në Thorndon Gardens në Angli. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës ku ishte punësuar për të ruajtur bimët e kanabisit, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.

3 VITE ME PARE

Vdiq brenda shtëpisë së barit, kush ishte Mariglen Ruçi? Nga 'dështimi' si futbollist në Shqipëri te ikja prej 2 vitesh në Angli

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit,
Mariglen Ruci

TIRANË- Tragjike është vdekja e shqiptarit Mariglen Ruçit në Britani. 24-vjeçari u asfiksua brenda shtëpisë së barit në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit. Dosja.al mëson nga familja e të riut se trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës ku ishte punësuar për të ruajtur bimët e kanabisit, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Burime për Dosja.al bën të ditur se Ruçi jetonte në Britani prej 2 vitesh. Familja nuk kishte dijeni për aktivitetin që 24-vjeçari po kryente gjatë gjithë kësaj kohe me shtëpinë e barit, veprimtari që i mori jetën. 

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit,

24-vjeçari, në të shkuarën ka luajtur si futbollist në disa skuadra në vend. Që në moshë të vogël, Marigleni ka qenë futbollist për disa skuadra, si Tomorri, Bylisi, Apolonia, Dinamo, Luftëtari apo Vlora.

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit,

Futbolli në Shqipëri nuk i hapi dyert të riut, e mesa duket, si shpëtim, Marigleni pa Anglinë dhe lëndët narkotike, si mënyrë e shpejtë për të fituar para.  I ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime“, shkruan Ruçi, i cili ka postuar dhe fotografi me të vëllanë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RUÇI (@flamur.ruci)

3 VITE ME PARE

Shqiptari u asfiksua brenda shtëpisë së barit në Angli, fqinjët: Pamë flakë të kuqe, tronditëse që ndodh pak para Krishtlindjeve

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit,
Mariglen Ruçi

BRITANI E MADHE- Mister mbetet ende vdekja e shqiptarit në Britani, Mariglen Ruçit. Ngjarja raportohet se ndodhi ditën e hënë, në Thorndon Gardens në orët e para të mëngjesit. Familja e të riut, konfirmoi për Dosja.al se Ruçi është djegur brenda shtëpisë. Sipas asaj që raportohet, shqiptari është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së barit. Mirëpo, mister mbetet fakti se përse nuk është raportuar për vdekjen e shqiptarit në mediat britanike.

Ajo që thuhet në 'Getsurrey.co.uk' është se fqinjët u tmerruan pas zbulimit të trupit brenda shtëpisë. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim. 

Vdekja e Mariglen Ruçit brenda shtëpisë së barit,
Shtepia

Familjet që jetojnë aty pranë kanë mbetur të shokuar. Fqinja, Jenette Banton, e cila jeton përballë shtëpisë së prekur, u zgjua natën nga flakët. Ajo tha: “Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit kur e fika dritën [për të shkuar në shtrat.] Pak para orës 2 të mëngjesit mora të gjitha këto drita ndezëse. E tërhoqa perden mbrapa dhe hodha një vështrim dhe gjithçka që pashë ishte flakë të mëdha kudo nga shtëpia. Gjithçka që mund të shihja ishin flakë të kuqe. Ata po e luftonin për një kohë të gjatë dhe sapo e lanë, i gjithë avulli dilte prej tij, ishte një zjarr shumë i madh. Policia erdhi një orë më vonë.

“Është tronditëse të ndodhë pak para Krishtlindjeve. Sot në mëngjes ishte një furgon i madh zjarrfikës dhe policia ka qenë këtu gjatë gjithë ditës”- ka thënë fqinja. 

Një tjetër person që jetonte në zonë, i cili preferoi të mos përmendet, tha: “Rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm pashë shtëpinë në flakë. “Makinat e zjarrfikësve ishin këtu brenda pak kohësh me policinë, kështu që gjithçka ishte e mbuluar. Zjarri ishte i madh, vinte nga maja. E rrëzoi të gjithë çatinë. Është vërtet e çuditshme sepse ka qenë gjithmonë një zonë familjare ”.

Mariglen Ruçi, 24-vjeçari shqiptar ka humbur jetën pasi është asfiksuar brenda një shtëpie bari që ka marrë flakë në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit. Dosja.al mësoi nga familja e të riut se trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës ku ishte punësuar për të ruajtur bimët e kanabisit, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.

mariglen ruci

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës