LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe administratorëve të njësive administrative në bashkitë e vendit

• Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme. • Paraditen e sotme kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë në Bashkinë Belsh. • Në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. • Edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, po vijon procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve për drejtorët e rinj. • Në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen. • Mësohet se sot kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës. • Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli ka thirrur një mbledhje paraditen e sotme. • Bëhet me dije se pas përfundimit të mbledhjes tre zëvendëskryetarët e bashkisë, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Urdhi i Ramës, dorëheqje edhe në Bashkinë Maliq, largohen 4 administratorë

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Foto ilustruese

MALIQ- 4 administratorë të bashkisë Maliq kanë dhënë dorëheqjen. Këto lëvizje në qarkun Korçë vijnë pikërisht pas dorëheqjeve edhe në Bashkitë e tjera Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Sipas informacioneve, për nënkryetarët e Bashkisë Maliq ende nuk ka filluar asnjë procedurë e ngjashme dhe mbetet në pikpyetje, sa i përket drejtorëve nuk ka lëvizje momentalisht.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive të Bashkisë Krujë

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
foto ilustruese

KRUJË- Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi. Përmes këtij proçesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Ultimatumi i Ramës për shkarkimin e drejtorëve, Kryebashkiaku i Finiqit dhe i Konispolit nuk binden: Do i shkarkoj dhe do i rikthej pas një jave

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Edi Rama

FINIQ- Ultimatumi i kryeministrit Edi Rama ka nisur që të zbatohet në të gjitha Bashkitë e vendit, por ndryshe nga gjithë të tjerët kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli duket se ka gjetur kohën për të bërë batuta. 

Kur Rama kërkoi dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtorëve vendorë Çakuli, ia ktheu me humor duke i thënë që do i shkarkoj dhe do i rikthej pas një jave. 

"Do i shkarkoj dhe do i rikthej pas një jave!" tha Çakuli. 

Përveç Çakulit edhe kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të Ramës. Sipas Report TV, Dule ka patur dhe debat me kryeministrin Rama gjatë takimit me kryebashkiakët në Durrës. 

Dule është shprehur se drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë. Nga ana tjetër, kryeministri i është përgjigjur duke thënë që të japë vetë Dule dorëheqjen nëse nuk i shkarkon. 

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Furtunë dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
foto ilustruese

DIBËR- 35 administrator të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë. Mësohet se një ditë më parë kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e kryeministrit Rama për shkakrimin e të gjithë admnistratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.

Në Bashkinë Dibër janë 15 adminstrator që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 adminstrator, në Mat 8 adminstrator dhe në Klos 4 administrator. Po ashtu, këtë të Martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.

Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e 1 zv/kryetari, po aq edhe në Klos. Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr katër zv/kryetar respektivisht nga dy për secilën bashki.

Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t'i paraqesin në një moment të dytë.

1 VITE ME PARE

Pas urdhrit të Ramës, vijojnë dorëheqjet e drejtuesve vendorë në bashkitë e jugut, largime në Delvinë e Konispol

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
foto ilustruese

KONISPOL- Nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur zyrtarisht largimin e tyre nga detyra në Bashkinë e Delvinës, pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive.

Ndërkohë, në Bashkinë e Konispolit, kanë dhënë dorëheqjen vetëm administratorët, ndërsa pjesa tjetër e strukturës mbetet në detyrë. Ndërsa në Bashkinë e Finiqit, nuk është kërkuar asnjë dorëheqje.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës/ Dorëhiqen zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët e Bashkisë së Vaut të Dejës

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Bashkia e Vaut të Dejës

VUA i DEJËS- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli, ka thirrur një  mbledhje paraditen e sotme. Bëhet me dije se pas përfundimit të mbledhjes tre zëvendëskryetarët e bashkisë, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e bashkisë në Sarandë

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Foto

SARANDË- Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vijon edhe ditën e sotme. Mësohet se sot kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës. Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. 

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij. Dule është shprehur se drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë. Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve të zyrtarëve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit

Ultimatumet e Ramës/ Vijojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Foto

ELBASAN- Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme ku paraditen e sotme kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë në Bashkinë Belsh.

Në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. Edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, po vijon procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve për drejtorët e rinj. Në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen.

edi rama bashkite ne shqiperi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës