LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për Kosovën. Pa ju Europa nuk është e plotë

• Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen vizitoi ditën e sotme Kosovën në kuadër të një turi ballkanik që ka nisur një ditë më parë. •Kryekomisionerja u prit nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën mbajtën një konferencë për mediat. •Von Der Leyen deklaroi se Europa nuk është e plotë pa Kosovën, ndërsa shtoi se do insistojë në çështjen e liberalizimit të vizave pasi Kosova i ka përmbushur kriteret. •Presidentja e KE, shtoi se Kosovës do t'i jepen 75 milionë euro mbështetje. •Osmani nga ana tjetër, deklaroi se Kosova po trajtohet me standart tjetër për çështjen e liberalizimit të vizave. •Von Der Leyen vijon turin ballkanin. Në orën 14:30, Von der Leyen ka ardhur në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. •Pas takimit me Ramën, von der Leyen premtoi 80 milion euro ndihmë për Shqipërinë. •Ndërkohë që për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ajo tha se do të ketë një ndihmë prej 500 milion eurosh.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Von der Leyen takohet me Kurtin: Do t’iu mbështesim për liberalizimin e vizave

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për
Von Der Leyen dhe Albin Kurti

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Me këtë të fundit ajo ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave. Von der Leyen ka shkruan në 'Twitter' se Komisioni Evropian beson që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se tashmë diskutimet kanë rifilluar në Bruksel.

“Ne do të iu mbështesim në çfarëdo mënyre që mundemi”, ka shkruar ajo.

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për

Von Der Leyen u takua paraditen e sotme me presidenten Vjosa Osmani. Pak orë më pas ajo do të vijë në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Këto takime, po zhvillohen nga Leyen në kuadër të turit ballkanik. 

3 VITE ME PARE

BE-ja do të ndajë 75 milionë euro për Kosovën për të zbutur krizën energjetike

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për
Vjosa Osmani

Bashkimi Evropian pritet të ndajë 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike.

Kështu ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila vizitoi Kosovën më 27 tetor.

“Ne do të finalizojmë të gjitha procedurat e nevojshme deri në fund të vitit që ju të mund të merrni fondin që në janar”, tha ajo në një konferencë të përbashkët pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Evropa aktualisht po përballet me një krizë energjetike si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Furnizimi me gaz për ngrohje, por edhe energji elektrike është paralajmëruar se do të vështirësohet gjatë këtij dimri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke falenderuar BE-në për këtë mbështetje, tha se “është vendimtare që BE-ja të “na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë me përballje me krizat, si ajo energjetike”.

Kosova siguron shumicën e furnizimit me energji elektrike përmes prodhimit të saj me qymyr. Nevoja për import të energjisë rritet gjatë dimrit, pasi kapacitetet vendore nuk mbulojnë nevojat për gjithë vendin.

Përveç mbështetjes së menjëhershme për krizën aktuale, Von der Leyen tha se pritet të ketë një investim tjetër prej 500 milionë eurosh për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Duam t'iu ndihmojmë në pavarësinë tuaj energjetike. Qasja jonë është se do të ofojmë mbështetje të fortë për të ndërtuar kapacitete të reja, për të zëvendësuar qymyrin me energji të ripëritshme”, tha ajo.

Përveç çështjes së energjisë që, ishte arsyeja kryesore për vizitën e Von der Leyen në Kosovë, zyrtarja e lartë evropiane foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ju dëgjoj qartë në çështjen e liberalizimit të vizave. E dini se keni një aleat dhe mua personalisht. Kosova e meriton liberalizimin e vizave. I keni përmbushur të gjitha kushtet”, tha Von der Leyen.

Rikujtojmë se Komisioni Evropian, që udhëhiqet nga Von der Leyen, tashmë ka rekomanduar dy herë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, në diskutimet brenda Këshillit të BE-së, ka shtete, përfshirë Francën, që kanë vënë në diskutim kushte të reja sa i përket liberalizimit.

“Detyra jonë është të bindim të gjithë vendet e Këshillit Evropian”, ka thënë Von der Leyen.

Më 13 tetor, në takimin e grupit punues për viza të Këshillit të Bashkimit Evropian, zyrtarët e Francës kushtëzuan procesin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit të sigurisë në Evropë, ETIAS.

Sistemi ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen.

Procedura ligjore për të miratuar këtë sistem ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 - pa ndonjë datë të saktë.

Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Bosnjë e Hercegovinë më 28 tetor dhe më pas në Serbi.

Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi, të shtunën, më 29 tetor./REL

3 VITE ME PARE

Djegia e veturave në veri të Kosovës, Osmani: Jemi në luftë kundër bandave, presim përkrahje

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ashpër ndaj djegies së veturave në veriun e vendit. Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Osmani tha se Kosova është në luftë kundër bandave, duke aluduar strukturat ilegale në veri.

Pakica që nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Lufta jonë është kundër bandave. Në luftën tonë për sundim të ligjit, presim të kemi përkrahje të aleatëve tanë”, tha Osmani. 

Ndërsa Von Der Leyen u shpreh se veprimet e tilla po bëhen nga persona që janë në listën e zezë të Amerikës.

“Sa i përket targave, tema që duhet të diskutohet sot është pak më ndryshe. Qytetarëve serbë që po e zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në RKS, po iu djegen shtëpitë, makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale e kriminale të personave që janë në listën e zezë të Amerikës, janë temë e sundimit të ligjit. Kosova është konfirmuar si shtet me më së shumti reforma në Evropë, dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo tregon që veprimet tona kanë qenë të drejta. Asesi kundër qytetarëve serbë. Por vetë fakti që 90% të serbëve i përdorin targat legale, është dëshmi që ky vendim nuk është kundër qytetarëve serbë”, theksoi presidentja e vendit.

Këto komente vijnë pas djegieve që iu janë bërë dy makinave që kanë konvertuar targat RKS.

3 VITE ME PARE

Sistemi ETIAS, Von Der Leyen: Është i ndarë nga kriteret për liberalizim vizash

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për
Von Der Leyen

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme se sistemi ETIAS është ndryshe nga ai i liberalizimit të vizave. Teksa ishte në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Leyen u shpreh se ky sistem është më i pavarur por dhe shumë i rëndësishëm për BE-në. 

'ETIAS është i pavarur nga ky proces. Është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi që do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave. Me këtë do të kemi transparencë në lëvizje. Do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së.'- tha presidentja e KE-së.

3 VITE ME PARE

'Serbia kërcënon me dhunë'/ Osmani: Skenaret ruse nuk do gjejnë vend në Kosovë

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi ditën e sotme se Serbia po kërcënon me dhunë shtetin e tyre. Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Osmani tha se po përdoren skenare nga më të ndryshmet. 

'Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po zbaton ligjin, kërcënon me dhunë. Kjo është ajo piktura që ne po kërkojmë. Ajo që ne po bëjmë është të zbatojmë ligjin, si rezultat i kësaj, Serbia po kërcënon me dhunë, ne do punojmë që këto skenare ruse të mos gjejnë vend në vendin tonë. Duhet ta mbrojmë paqen.'- tha Osmani. 

3 VITE ME PARE

Liberalizimi i vizave/ Von Der Leyen në Kosovë: I keni plotësuar kriteret, do bindim KE, shumica është në anën tuaj

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për
Von Der Leyen

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme në një konferencë me presidenten Vjosa Osmani se Europa nuk është e plotë pa Kosovën. Ajo bëri të ditur se Bashkimi Europian do t'i japë Kosovës 75 milionë euro për mbështetje në buxhet. Po ashtu, ajo shtoi se mbështet Kosovën në liberalizmin e vizave pasi janë përmbushur të gjitha kriteret.

'Ju keni bërë përparim dhe në luftën kundër korrupsionit, jeni duke bërë hapa të mirë dhe në reforma. Ju kam dëgjuar mirë në aspektin e liberalizimit të vizave, ju më keni aleat, e di se sa e rëndësishme është kjo për ju, i keni përmbushur të gjitha standartet. Tani e kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar kriteret, detyra jonë është që të bindim të gjithë Këshillin Europian, shumica janë në anën tuaj, duhen shumë përpjekje por mua më llogarisni personalisht. E keni bërë këtë punë për kundër shumë vështirësive dhe luftës shumë të rëndë që Rusia ka bërë ndaj botës. është e pabesueshme se sa e rëndë është shkaktimi i asaj që Rusia ka bërë në Ukrainë. 

Duhet ta trajtojmë këtë krizë, është me rëndësi që të kemi qasje në blerje të gazit, e di që ndoshta nuk është kaq e rëndësishme për Kosovën mirëpo duhet që të përfitoni nga kjo dhe të bleni, duhet të flsini dhe për tavanin për çmimet e gazit dhe për ndikimin që çmimet e karburanteve kanë. Po përpiqemi që të mos i lëmë të shkojnë çmimet shumë lart, tani për tani mund të keni nevojë për mbështetje, do t'ju japim 75 milionë euro për t'ju mbështetur, financimin do ta merrni që nga janari në buxhetin tuaj. 

Kemi dhe financim në grante, 500 milionë për të gjithë rajonin. Ky është mbështetja jonë.

Unë e them që Europa nuk është e plotë pa Kosovën.'- tha Von Der Leyen. 

3 VITE ME PARE

Von Der Leyen në Kosovë, Osmani: Po trajtohemi me standart tjetër për çështjen e vizave

Turi ballkanik/ Von der Leyen: BE ndan 75 milionë euro për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen për vizitën e saj në Kosovë. Në një konferencë për mediat, Osmani falenderoi Von Der Leyen që nuk e ka lënë vetëm Kosovën dhe ka vijuar me mbështetje. Mirëpo ajo u shpreh se Kosova po trajtohet me një standart tjetër për sa i përket çështjes së vizave. 

'Kosova për fat të keq sa i përket vizave vazhdon të trajtohet me një standard tjetër. Qytetarët e Kosovës mbesin të izoluar në zemër të Evropës edhe pse kemi bërë reforma në sundimin e ligjit. Përkundër plotësimit të të gjitha kritereve, akoma nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, deklaroi ajo para mediave.Realiteti qëndron që shtetet anëtare të BE-së ende nuk e kanë marrë vendimin brenda Këshillit, prandaj shpresojmë që kjo padrejtësi e madhe të përfundojë pa kritere të reja teknike që do ta bllokonin vendimmarrjen politike”.

Më tej, Osmani shtoi se vizita e Von der Leyen rikonfirmon përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Është vendimtare që BE-ja të na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë në përballje me krizat me të cilat po ballafaqohemi.  Shpresojmë që nëpërmjet një bashkëpunimi të afërt do të identifikojmë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjes me rritjen e çmimeve të energjisë, investime në projekte në burime të ripërtërishme të energjisë, investime në përmirësimin e infrastrukturës së energjisë dhe në masa të eficiencës së energjisë”.

Sipas saj, ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

“E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe mendoj se vizita juaj është dëshmi për këtë”.'- tha Osmani. 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen po kryen një tur ballkanin. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të vijë në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. 

ursula von der leyen ne kosove kosove vjosa osmani ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje