LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Kosova, 21-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, Kurti: Nuk na duhen detajet, krimi po përsëritet, drejtësia të mos vonojë

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj të Kosovë ku një 21-vjeçare mbeti e vrarë jashtë ambienteve të qendrës për Punë Sociale. • Dyshohet se vrasja u bë nga ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar, ndërsa i plagosur nga ngjarja ka mbetur dhe vëllai i saj i mitur. • Autori i dyshuar është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pak minuta pas vrasjes. • Për rastin në fjalë ka folur edhe Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se dyshohet që e reja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje. • Po ashtu lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili  tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon krimin që po përsëritet. • Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa. • Drejtoresha e Qendre Sociale ku ndodhi ngjarja, Adelina Rexhepi-Braha, ka treguar dinamikën. • Ajo tha për mediat në Kosovë, se nëna e kishte dërguar fëmijën në qendër rreth orës 13:00 për të takuar me babain. • I ati e ka marrë djalin e ka dërguar në shtëpi dhe më pas e ka dërguar sërish në qendër. • Sipas saj vrasja ka ndodhur pas disa përplasjeve dhe konflikteve të çiftit. • Raportohet se autori i dyshuar është vendosur në paraburgim për 48 orë. • Sipas kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, autori ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale.

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ferizaj/ Kryetari: Autori ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale

Tronditet Kosova, 21-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, Kurti:
foto nga vendngjarja

FERIZAJ- Autoritete marin turpin e së ndjerës nga objeki i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. 21-vjeçarja me iniciale E.C dyshohet se u vrasot nga ish-bashkëshorti ku mbeti i plagosur edhe vëllai i saj i mitur.

Autoritete qëndruar pranë objektit të Qendrës për Punë Sociale dhe ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes. Sipas kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, autori ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale. 

“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni. Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional. Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit. Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!”, ka shkruar Aliu.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, drejtoresha e Qendrës Sociale: Solli djalin, pas sherrit, ish-bashkëshorti nxori armën dhe e qëlloi

Tronditet Kosova, 21-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, Kurti:
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë premte në Ferizaj në Kosovë ku një 21-vjeçare mbeti e vrarë jashtë ambienteve të qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, siç dyshohet, nga ish-bashkëshorti. Drejtoresha e kësaj qendre sociale, Adelina Rexhepi-Braha, ka treguar dinamikën se si ka ndodhur kjo që ngjarje.

Ajo tha për mediat në Kosovë, se nëna e kishte dërguar fëmijën në qendër rreth orës 13:00 për të takuar me babain. I ati e ka marrë djalin e ka dërguar në shtëpi dhe më pas e ka dërguar sërish në qendër. Sipas saj vrasja ka ndodhur pas disa përplasjeve dhe konflikteve të çiftit.

“Djalin e kishte për ta kthyer në qendrën sociale në orën 15:00 dhe më pas duhet ta merre nëna. Kur ai ka dalë poshtë, është takuar me ish-bashkëshorten dhe aty kanë nisur konfliktet me tone të larta. Ky ka qenë momenti kur ish-bashkëshorti ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar, ndërsa i vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të kësaj qendre”, ka treguar ajo.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, autori i dyshuar vendoset në paraburgim për 48-orë

Tronditet Kosova, 21-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, Kurti:
foto nga vendngjarja

FERIZAJ- Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me një njoftim për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj dhe nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një i mitur.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person e gjinisë femërore, ndërsa një person tjetër i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale Vrasja sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.

Prokuroria shton se hetuesit Rajonalë të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Brenda afatit ligjor, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale.

1 MUAJ ME PARE

Detaje të reja nga vrasja në Ferizaj/ Kryeprokurori: Ngjarja ka ndodhur nga një mosmarrëveshje

Tronditet Kosova, 21-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, Kurti:
foto ilustruese

FERIZAJ- Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ferizaj ku një grua u vra nga të shtënat me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj janë bërë me dijet mosha dhe inicialet e tyre. Gruaja që u vra është 21-vjeçe me iniciale E.C ndërsa ish-bashkëshorti i saj 36 vjeç me iniciale V.A.

Gjithashtu ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit

Për rastin gjithashtu ka folur edhe Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, tha Jashari.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti, Kurti: Nuk na duhen detajet, krimi po përsëritet, drejtësia të mos vonojë

Tronditet Kosova, 21-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, Kurti:
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një 21-vjeçare në Qendrën për Punë Sociale. Dyshohet se e reja u vra nga ish-ashkëshorti i saj, teksa i plagosur mbeti dhe vëllai i saj i mitur.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kurti tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon krimin që po përsëritet. Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

“Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot.

Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar Kurti.

1 MUAJ ME PARE

E rëndë në Ferizaj/ Ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan

Tronditet Kosova, 21-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, Kurti:
foto ilustruese

FERIZAJ- Një grua është vrarë sot në Ferizaj, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur. Bëhet me dije se i dyshuari për vrasjen është ish-bashkëshorti i viktimës. Gjithashtu autori ka ikur fillimisht nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pak minuta pas vrasjes. 

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli. Po ashtu Veseli tha se vrasja ka ndodhur te Qendra për Punë Sociale.

“Më datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.

vrasja ne kosove

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni