E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore. • Dy persona ende të paidentifikuar me motor kanë qëlluar me armë zjarri drejt një 46-vjeçari. • Nga të shtënat, Agim Hida ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. • Hida është jashtë rrezikut për jetën. • Ende nuk dihen shkaqet e atentatit ndaj 46-vjeçarit. • Policia ka nisur punën për krehjen dhe identifikimin e autorëve të plagosjes.
4 artikuj për këtë temë.
KAMËZ- Atentati mbrëmjen e sotme ka ndodhur në kthesën e Bathores, ku dy persona kanë qëlluar 46-vjeçarin Agim Hida me armë zjarri. Hida është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia bën me dije se po bën krehjen e zonës për arrestimin e autorëve. Po ashtu theksohet se ata kanë qëlluar nga një motor në lëvizje.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
TIRANË- Agim Hida është personi i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri nga dy persona.
Hida nga të shtënat ka marrë një plumbë në këmbë. Ende nuk dihet shkaku i atentatit ndaj tij apo kush janë autorët e ngjarjes.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se autorët që kanë qëlluar me armë kanë qenë dy persona.
Ndërkohë që të shtënat kanë kapur në këmbë një person në meso-moshë. Nuk dihet ende shkaku i atentatit, apo identiteti i të plagosurit.
TIRANË- Të shtëna me armë ka pasur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në zonën e Bathores.
Ende nuk dihen arsyet, por dyshohet se ka persona të plagosur. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.