LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRONDITET Ankaraja/ Sulm terrorist pranë parlamentit, shpërthim dhe të shtëna armësh, 4 të vdekur, mes tyre 2 policë

•Turqia është zgjuar sot nga një shpërthim i fuqishëm, të cilin Ministria e Brendshme bën deklaron se ishte një 'akt terrorist'. •Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30, pranë parlamentit turk në Ankara. •Sipas njoftimit një kamikaz ka shpërthyer një mjet në kryeqytetin turk, duke vrarë 2 policë, ndërsa kanë vdekur edhe kamikazja dhe një sulmues tjetër.  •Shpërthimi ndodhi në një automjet gri, ndërsa pak minuta më vonë janë raportuar dhe të shtëna armësh. •Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca.• Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Ankara, Stoltenberg: Qëndrojmë pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

TRONDITET Ankaraja/ Sulm terrorist pranë parlamentit, shpërthim dhe
Jens Stoltenberg

TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë.  Ai tha se dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, transmeton Telegrafi. Gjithashtu theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.

“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar në llogarinë e tij në X, Stoltenberg.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv ia mësynë portës kryesore të ndërtesës së ministrisë së Brendshme. 

2 VITE ME PARE

Sulmi në Ankara, Erdogan: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre

TRONDITET Ankaraja/ Sulm terrorist pranë parlamentit, shpërthim dhe
Rexhep Taip Erdogan

TURQI-  Pas sulmit terrorist mbi ministrinë e Brendshme në Ankara, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk do të dorëzohen para akteve terroriste. Gjatë adresimit të tij sot në Parlamentin turk që edhe hapi dyert nga pushimi tremujor i verës, Erdogan foli para ligjvënësve turq. 

Fjalimi i tij erdhi disa orë, pasi dy persona të armatosur me pushkë automatike dhe jelek me eksploziv të sulmonin ndërtesën e ministrisë së Brendshme.

Në këtë sulm njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, derisa tjetri u neutralizua nga policia turke. E nga ky sulm mbetën të plagosur lehtë dy pjesëtarë të policisë.

“Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre në Turqi. Akti terrorist në Ankara, ku dy kriminelë u neutralizuan falë intervenimit të policisë janë ‘lëvizjet’ e fundit të terrorizmit”, tha presidenti turk.

Madje ai tha se terroristët po tentojnë të shkatërrojnë paqen dhe qytetarët, por që sipas tij një gjë të tillë nuk do të arrijnë kurrë ta realizojnë. 

2 VITE ME PARE

Rama për sulmin në Turqi: Sulm i neveritshëm dhe frikacak

TRONDITET Ankaraja/ Sulm terrorist pranë parlamentit, shpërthim dhe
Edi Rama

TURQI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e sotme lidhur me sulmin terrorist në Ankara të Turqisë. Rama ka dënuar aktin si “sulm i neveritshëm dhe frikacak”. Me një reagim në platformën X, kryeministri thotë se Shqipëria e dënon ashpër sulmin dhe mbështet Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

STATUSI

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit????????????????????”.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur dëgjohen të shtënat nga sulmi terrorist në Ankara, një nga terroristët hodhi veten në erë

TRONDITET Ankaraja/ Sulm terrorist pranë parlamentit, shpërthim dhe
Shpërthimi në Turqi

TURQI-Paraditen e sotme një shpërthim dhe një sulm me armë ka ndodhur në pranë godinës së Ministrisë së Brendshme turke në Ankara. Sipas raportimeve, gjatë sulmit, kanë mbetur të vdekur dy policë dhe dy nga agresorët.

Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme rreth ngjarjes. 

 

2 VITE ME PARE

Sulm terrorist pranë parlamentit turk në Ankara, shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna armësh, 4 të vdekur

TRONDITET Ankaraja/ Sulm terrorist pranë parlamentit, shpërthim dhe
Sulm terrorist në Turqi

TURQI- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas njoftimit nga, Ministria e Brendshme e Turqisë shpërthimi në kryeqytet është cilësuar si një sulm terrorist. Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke vrarë 2 policë, ndërsa kanë vdekur edhe kamikazja dhe një sulmues tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30. Shpërthimi ndodhi në një automjet gri, ndërsa pak minuta më vonë janë raportuar dhe të shtëna armësh. 

 “Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës hyrjese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Dy policë kanë humbur jetën gjatë zjarrit. Një tjetër anëtar i yni është plagosur lehtë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar. 

Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës.

sulm terrorist ne turqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës