Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Një sasi eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një banese në Shkodër. • Prona është në emër të 52-vjeçarit, Agim Uraj. • Nga informacionet e para të Policisë së Shtetit, mësohet se ngjarja u shënua në lagjen "10 Korriku", në rrugën e ‘’Karahases’. • Uraj ka një kompleks dyqanesh në hyrje të Shkodrës, të cilat i ka dhënë me qira. Nga verifikimet e para, biznesmeni nuk ka precedent penal, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimi e autorit/ve. • Vetë ai në dëshminë që ka dhënë në Komisariatin e Shkodrës ka deklaruar se nuk ka asnjë emër se ku mund të dyshojë për vendosjen e lëndës plasëse. • Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
2 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Ky është vendi ku ndodhi ditën e sotme shpërthimi me tritol, ku shënjestër ishte garazhi i një banese në Shkodër.
Shpërthimi ndodhi në lagjen ’10 Korriku’, në ‘Rrugën e Karahases’. Lënda narkotike është vendosur në garazhin në pronësi të biznesmenit Agim Uraj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.
Ky i fundit ka një kompleks dyqanesh në hyrje të Shkodrës, të cilat i ka dhënë me qira. Nga verifikimet e para, biznesmeni nuk ka precedent penal, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimi e autorit/ve. Në dëshminë e tij në polici biznesmeni ka deklaruar se nuk ka një emër, tek i cili dyshon që mund t’ia ketë vendosur lëndën shpërthyese./Dosja.al
SHKODËR- Rikthehen shpërthimet me tritol në Shkodër. Në orët e para të mëngjesit, në lagjen '10 korriku' në rrugën e 'Karahases', ka shpërthyer një sasi tritoli. Lënda plasëse është vendosur në pjesën e jashtme të garazhit (te dera), në pronësi të Agim Uraj, 52 vjeç. Shpërthimi i saj ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.