6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Shkodër pak pas mesnate. Lënda eksplozive është vendosur në një lokal dhe është shpërthyer nga persona të paidentifikuar. Deri më tani raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur. • Policia e Shkodrës ka bërë me dije se ka qenë pronari 65-vjeçari ai që ka njoftuar blutë e Shkodrës për shpërthimin. Ai ka shkuar të hapë derën në mëngjes dhe ka vënë re se ishin thyer xhamat. • Bazuar në rrethanat dhe kohën e shpërthimit të tritolit, mendohet se ngjarja ka qenë një mesazh për pronarin e lokalit, por arsyeja nuk dihet. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë se tritoli është vendosur nga dy persona.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e vendosjes së lëndës plasëse në një lokal pranë zonës industriale në qytetin e Shkodrës. Në videon e publikuar nga Klan News, duken dy persona të cilët hedhin lëndën plasëse në hyrje të këtij biznesi.
Policia ka bërë me dije se lënda plasëse është amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale. Denoncimin e ka bërë vetë pronari i lokalit, i cili ka shkuar të hapë biznesin e tij dhe ka konstatuar se xhami ka qenë i thyer. Ende nuk ka një të arrestuar për denoncimin në fjalë.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me tritolin në Shkodër. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ka qenë 65-vjeçari ai që ka njoftuar blutë e Shkodrës për shpërthimin. Ai ka shkuar të hapë derën në mëngjes dhe ka vënë re se ishin thyer xhamat.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Shkodër pak pas mesnate. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në një lokal dhe është shpërthyer nga persona të paidentifikuar. Deri më tani raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt është lokali, person që si duket ka qenë synimi i autorëve. Bazuar në rrethanat dhe kohën e shpërthimit të tritolit, mendohet se ngjarja ka qenë një mesazh për pronarin e lokalit, por arsyeja nuk dihet.