Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. •Në shënjestër ishte ka shtëpia e efektivit të policisë, Valter Serra. •Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale, është dëmtuar automjeti i tij tip “Volksëagen” dhe një pjesë e banesës. •Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina. • Ndërsa arsyet janë të paqarta, dyshohet se e gjitha ka ndodhur për shkak të detyrës. •Policia dhe grupi hetimor po merren me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa do të jetë dëshmia e policit që do të hedhë dritë mbi ngjarjen. •Në banesën ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne kryqëzime të ndryshme për të arritur në identifikimin e autorëve dhe me pas kapjen e tyre. • Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.
4 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Këto janë pamjet që vijnë nga banesa e efektivit të policisë së Shkodrës, Valter Serra, së cilës iu vendos lënda plasëse.
Ngjarja ndodhi rreth mbrëmjes, nga ora 02:00, në fshatin Bardhaj. Në ato momente, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit ishte i vetëm në banesë. Serra ka deklaruar se nuk dyshon te asnjë person, pasi nuk ka konflikte.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR- Efektivi Valter Serra ishte ishte i vetëm në banesë në momentin që disa persona i hodhën sasinë e tritolit. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri si dhe kërkon që të zbardhet e gjithë ngjarja. Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban Serra, mirëpo kjo do të zbulohet në fund të hetimeve.
Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.
Shpërthimi me tritol ndodhi rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj. Persona ende të paidentifikuar hodhën në oborrin e punonjësit të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policsë së Shkodrës, një sasi lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të Serrës dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR- Policia ka dhënë informacion për shpërthimin me tritol në banesën e punonjësit të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, Valter Serra. Sipas njoftimit, disa persona kanë hedhur një sasi lënde plasëse rreth orës 02:00, në oborrin e banesës së Serrës, e cila ndodhet në fshatin Bardhaj.
Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të Serrës dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër. Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
SHKODËR- Tritol banesës së oficerit të patrullës, Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina.
Mësohet se autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborr. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Mbetet e paqartë arsyeja e këtij sulmi, mirëpo dyshohet se ngjarja ka të bëjë me detyrën që mban Serra.
Efektivët e policisë ndodhen në vendi e ngjarjes për të zbuluar atë ç'ka ndodhi.