LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë Kongresin dhe Gjykatën e Lartë, reagime nga ndërkombëtarët: Kaosi, shkelja e vullnetit të popullit

• Mijëra protestues, mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë shkaktuar trazira në vend, pasi nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. •  Ata fillimisht kanë hyrë në ndërtesën e Gjykatës së Lartë dhe pallatin presidencial. Brenda Pallatit të Planaltos protestuesit shkatërruan tavolina dhe karrige, duke hyrë gjithashtu në zyrën e Presidentit Lula, i cili ishte dje në shtetin e Sao Paulo, ku organizoi një takim urgjent me ministrat përpara se të kthehej në kryeqytet. •  Sipas mediave të huaja, po aq i madh ka qenë edhe dëmtimi i Kongresit, godinës ku janë vendosur deputetë dhe senatorë. • Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro denoncoi "pushtimet” e ndërtesave publike" në Brasilia, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare të dielën, por që u larguan më pas nga policia. • Bolsonaro, disa orë pas sulmi, reagoi përmes mediave sociale dhe hedh poshtë akuzat se në një farë mënyre ka orkestruar ose nxitur dhunën. • Sulmi i Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë nga qindra mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë ka ngjallur reagime të forta nga liderët politikë në mbarë botën, vetëm një javë pasi presidenti i ri i qendrës së majtë Lula mori detyrën, zgjedhjet e të cilit ata refuzojnë t'i njohin.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Trazirat 'pushtuan' Brazilin, ish-presidenti Bolsonaro shtrohet në spital me dhimbje barku

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Jair Bolsonaro

MIAMI- Ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është shtruar në një spital në Orlando, Florida pasi ka përjetuar "dhimbje të forta barku". Politikani i ekstremit të djathtë, i cili aktualisht jeton në Florida, u dërgua me urgjencë në spitalin Advent Health Celebration për shkak të sëmundjeve të tij.

Mbështetësit e tij kanë refuzuar të pranojnë humbjen e tij në zgjedhje dhe dje sulmuan Kongresin e Brazilit, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial në kryeqytet një javë pas inaugurimit të rivalit të tij të majtë, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Sulmi, që të kujton pushtimin e 6 janarit 2021 të ndërtesës së Kapitolit të SHBA nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, një aleat i Bolsonaros, mori ndërhyrjen e policisë ushtarake për të sjellë qetësi në Sheshin e Tre Fuqive të Brasilias.

Bolsonaro, i cili po përballet me një sërë hetimesh në shtëpi për kohën e tij në zyrën presidenciale, mbërriti në Florida në fund të 30 dhjetorit. Raportet sugjerojnë se ai ka në plan të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për të paktën një muaj dhe ndoshta deri në tre.

Që kur mbërriti, ai është filmuar duke bredhur nëpër lagjen e tij të përkohshme duke thithur adhurimin e mbështetësve brazilianë të emigrantëve që u dyndën në shtëpinë ku ai po qëndron, dhe madje organizuan një mini tubim në mbështetje.

3 VITE ME PARE

Trazirat në Brazil, autoritetet arrestojnë rreth 200 protestues

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Trazirat

BRAZIL- Zyrtarët brazilianë thonë se kanë arrestuar të paktën 200 mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro, të cilët dje sulmuan Gjykatën e Lartë, parlamentin dhe pallatin presidencial në kryeqytetin, Brasilia. Pamjet filmike në pronat e qeverisë tregojnë protestuesit duke thyer xhamat, duke u ngjitur në çati dhe duke kryer aktivitete të tjera shkatërruese. Media ndërkombëtare raportojnë se ambientet e brendshme të ndërtesave janë rrënuar.

Autoritetet braziliane thanë se synojnë të mbajnë përgjegjës protestuesit dhe do të inspektojnë objektet shtetërore për gjurmët e gishtërinjve. Presidenti i ri Lula da Silbva I dënoi ashpër protestat.

“Fashistët fanatikë bënë diçka që nuk ishte bërë kurrë në historinë e këtij vendi. Është e rëndësishme të mbani mend se të majtës në Brazil i janë torturuar njerëzit, i janë vrarë njerëzit, i janë zhdukur, por kurrë nuk keni parë dikë nga e majta të pushtojë parlamentin, Gjykatën e Lartë, Pallatin presidencial”, tha gjatë një konference me gazetarë presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Presidenti brazilian tha se qeveria do të kërkojë gjithashtu të zbulojë se kush ka paguar për qindra autobusët që transportuan protestuesit në kryeqytet, Brasilia.

“Ne do të zbulojmë se cilët janë financuesit e këtyre vandalëve që erdhën në Brasilia. Ne do të gjejmë financuesit dhe të gjithë do ta paguajnë me forcën e ligjit këtë gjest të papërgjegjshëm, jodemokratik, këtë gjest vandalësh dhe fashistësh”, tha më tej presidenti i Brazilit.

Mbështetësit e ish presidentit Bolsonaros duan që ai të rikthehet në detyrë dhe kanë bërë thirrje që ushtria të bëjë grusht shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit presidenciale.

Zoti Balsonaro u largua nga Brazili dhe nuk pranoi të merrte pjesë në ceremoninë e ndërimit të pushtetit dhe inaugurimit të Presidentit Lula de Silva. Ai aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në Orlando të Floridës.

Sulmi në ndërtesat e qeverisë braziliane është i ngjashëm me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, në Uashington. Megjithatë, ndryshe nga Uashingtoni, ku ligjvënësit ishin brenda ndërtesës më 6 janar, objektet shtetërore në Brasilia, ishin kryesisht bosh.

Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Biden, dënoi përmes një postimi në Twitter, “përpjekjet për të minuar demokracinë në Brazil”, siç u shpreh ai.

Kjo ngjarje është dënuar edhe nga udhëheqës të tjerë, si presidenti i Meksikës dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se sulmi i së dieles “është sulm ndaj demokracisë që nuk duhet toleruar”. Ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International” kanë kërkuar hetimin e sulmit që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe një gjë e tillë të mos përsëritet më.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

BE-ja paralajmëron Dodik: Do të ketë pasoja nëse vijon të qëndrojë afër presidentit rus

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Milorad Dodik

SERBI- Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t'i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

"Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.

Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.

Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për sic u tha "kujdesin patriotik dhe dashurinë [e Putinit] për Republikës Sërpska".

Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t'i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej./REL

3 VITE ME PARE

HARTA/ Protesta e dhunshme në Brazil, dritare e dyer të shkatërruara, pamje nga ndërtesat që u sulmuan

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Brazil

BRAZIL- Mijëra protestues plaçkitën ndërtesën e Kongresit, ku disa prej tyre depërtuan në dhomën e Senatit si dhe pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë në Brazil. Ndërtesa e veçantë e Kongresit Kombëtar të kryeqytetit është e treta legjislative e Tre Fuqive Plaza në Brazil. Protestuesit sulmuan gjithashtu dy degët e tjera në shesh të njohur si Pallati Planalto (zyra presidenciale) dhe Gjykata e Lart, shkruan BBC. 

Fotoja tregon shkallën e dëmtimit në këto tre ndërtesa, panele të ndryshme të dritareve janë thyer, mobiljet janë përmbysur dhe mbeturinat janë shpërndarë dukshëm në tokë.

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
fotoja

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka qenë në të tre degët e qeverisë braziliane për të inspektuar dëmet pas pushtimit të dhunshëm. 

Çfarë dimë deri tani?

Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Sunak dënon sulmin ndaj demokracisë braziliane: Presidenti Lula ka mbështetjen tonë të plotë

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Rishi Sunak

BRAZIL- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka reaguar për sulmet dhe protestat e dhunshme në Brazil. Ai është shprehur se dënon çdo përpjekje për të minuar transferimin paqësor të pushtetit dhe vullnetin demokratik të popullit të Brazilit".

Duke shkruar në Twitter, Sunak shprehet se, Presidenti i Brazilit Lula ka "mbështetjen e plotë" të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se ai pret të ndërtojë lidhjet e ngushta të vendeve në vitet në vijim.

Çfarë dimë deri tani?

Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Rikthim në frikën e komunizmit", BBC: Pse janë të revoltuar me Lula-n protestuesit në Brazil

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Foto ilustruese

BRAZIL- Trazirat në Brazil nuk lidhen vetëm me humbjen në zgjedhje të Jair Bolsonaro. BBC shkruan se revolta është më shumë se për kaq. 

Katy Watson, korrespondentja e BBC për Amerikën e Jugut thotë se për ta Bolsonaro ka shumë pak rëndësi. Ajo që protestuesit që kanë zgjedhur linjën e rëndë, duan rikthimin në burg të presidentit Lula e jo futjen në pallatin presidencial.

Frika e tyre lidhet me komunizmin dhe këndvështrimin (e pasaktë) se Lula është një komunist. Kjo po ushqen zemërimin e tyre më shumë se çdo gjë.

Bolsonaro ishte instrumenti që zgjodhën për të shkarkuar zemërimin, ai ishte personi që zhvendosi Lulën. Por Lula është i qetë, (madje fluturoi në Florida për të shmangur inaugurimin) ndërsa Bolsonaro nuk ka qenë aspak i ashpër sa mbështetësit e tij. Disa njerëz janë të zhgënjyer nga kjo. Por zëvendësi i tij, Hamilton Mourao, tha në prag të inaugurimit të Lulës se heshtja nga liderët mbjell kaos në shoqëri. Kritika që erdhi direkt nga krahu i tij i djathtë po sjell këtë që ne shohim tani.  Disa njerëz argumentojnë se Bolsonaro është i parëndësishëm dhe se vetëm ushtria që mund ta shpëtojë Brazilin.

Kjo në një vend që ka një histori të diktaturës ushtarake sigurisht (shumë nga këta protestues po t'i pyesje për diktaturën do të thoshin se nuk ka pasur kurrë, ushtria thjesht ka sjellë rregull dhe rritje ekonomike). Ky është një vend ku sundimi ushtarak është ende shumë i pranueshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Pra, nëse sulmi është drejtpërdrejt model i librit të lojërave Trump, në shumë mënyra ndryshon me SHBA, pasi nuk ka të bëjë vetëm me imitimin e Bolsonaro me atë që bëri Trump. Në këtë sulm ka rrënjë të thella braziliane dhe një rikthim në frikën e komunizmit nga Lufta e Ftohtë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Gaz, tym e arrestime! Çfarë po ndodh në Brazil, kush e ka kontrollin e Kongresit pas trazirave

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Foto ilustruese

BRASILIA- Trazirat kanë pushtuar Kongresin në Brazil pas një depërtimi të mijëra protestuesve në ndërtesë. Aktualisht, situata vazhdon të jetë e rënduar, ndërkohë që këto janë përditësimet e fundit që vijnë nga mediat botërore për ngjarjet atje:

• Forcat e sigurisë kanë rifituar kontrollin e Kongresit në kryeqytetin e Brazilit pasi u sulmua nga mbështetësit e ish-liderit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

• Mijëra protestues hynë në ndërtesën e Kongresit - me disa depërtuan në dhomën e Senatit - si dhe në pallatin presidencial dhe në Gjykatën e Lartë në Brasilia.

• Policia hodhi gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmat dhe arrestoi qindra njerëz

• Bolsonaro, i cili humbi zgjedhjet presidenciale nga krahu i majtë Luiz Inácio Lula da Silva në tetor, postoi në Twitter duke dënuar "pushtimet e ndërtesave publike".

• Mbështetësit e tij po refuzojnë të pranojnë se ai humbi zgjedhjet dhe kanë kërkuar ndërhyrje ushtarake dhe dorëheqjen e Lulës. Lula, i cili është në një udhëtim zyrtar në shtetin e Sao Paulos, i quajti protestuesit e së dielës "fashistë fanatikë" dhe u zotua se do t'i ndëshkonte ata.

• Presidenti i SHBA Joe Biden e ka përshkruar dhunën si "të egër", ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak e ka denoncuar atë si një sulm ndaj demokracisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Trazirat në Brazil/ Meta bllokon postimet pro-demonstruese

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Meta

BRAZIL- Kompania Meta ka njoftuar se do të bllokojë të gjitha postimet në rrjetet sociale që mbrojnë sulmet në Brazil të mbështetësve të ish-presidentit Bolosaro.

Një zëdhënës i kompanisë - platformat e së cilës përfshijnë Facebook, Instagram dhe WhatsApp paralajmëroi se do të hiqte menjëherë postimet që u bënin thirrje njerëzve të marrin armët ose të pushtojnë me forcë Kongresin, pallatin presidencial dhe ndërtesa të tjera federale, shkruan BBC.

Ne po e përcaktojmë gjithashtu këtë si një ngjarje shkelëse, që do të thotë se do të heqim përmbajtjen që mbështet ose vlerëson këto veprime. Ne po ndjekim në mënyrë aktive situatën dhe do të vazhdojmë të heqim përmbajtjen që shkel politikat tona", shtoi zëdhënësi. 

Meta ka cilësuar më parë incidente të tjera të rënda përfshirë sulmet e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së – si shkelje të ngjarjeve. Politika i lejon kompanisë të përshpejtojë heqjen e përmbajtjes së dëmshme.

3 VITE ME PARE

ME- VIDEO/ Momenti kur policia shpërndan protestuesit e Brazilit me gaz lotsjellës

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Sulmet në Brazil

BRAZIL- Mijëra mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro sulmuan ndërtesat zyrtare në Brazil ditën e djeshme. Protestat e dhunshme kanë vijuar edhe sot në disa zona të vendit. Kjo video tregon momentin kur policia iu është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë ata. 

Çfarë dimë deri tani?

Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Dënojmë sulmin ndaj institucioneve demokratike të Brazilit

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Antonia Gueterres

BRAZIL- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bashkua me liderët e tjerë botërorë të dielën për të dënuar shkeljen e Gjykatës së Lartë të Brazilit, Kongresit dhe pallatit presidencial nga mbështetësit e Bolsonaro. 

Autoritetet braziliane thonë se kanë rivendosur rendin në kryeqytetin e Brazilit pasi qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Portesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Protestat e dhunshme në Brazil/ Presidenti Lula da Silva viziton Pallatin Presidencial dhe Gjykatën: Kush përfshihet do ndëshkohet!

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros sulmojnë
Lula da Silva

BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka reaguar sërish pas protestave të dhunshme në vend. Ai ka vizituar Pallatin Presidencial Planalto dhe Gjykatën e Lartë të cilat ishin pikëqendra e sulmeve nga protestuesit dhe mbështetësit e rivalit të tij Jair Bolsonaro.

Duke vizituar vendin e ngjarjes, Presidenti premtoi se do të ndëshkonte personat e përfshirë në dhunë. Më herët, Lula da Silva i përshkroi ngjarjet në kryeqytet si "barbare" dhe tha se "mungesa e sigurisë" i kishte lejuar mbështetësit "fashistë" të Bolsonaro të shkelin barrierat e vendosura nga personeli i sigurisë, shkruan CNN. 

Autoritetet braziliane thonë se kanë rivendosur rendin në kryeqytetin e Brazilit pasi qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Shkeljet erdhën rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor./ Dosja.al

trazira ne brazil

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës