Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
•Aksident me dy viktima në aksin rrugor 'Milot-Tuneli i Kalimashit'. •Denis Gjeta, 30-vjeç dhe Marius Çeça 31-vjeç kanë ndërruar jetë ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit Marsel Busho. • Aksidenti ndodhi gjatë mesnatës, në orën 02:30 në Mirditë. Dyshohet se drejtuesi i mjetit, Busho humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. •Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
3 artikuj për këtë temë.
MIRDITË- Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga aksi rrugor "Milot – Tuneli Kalimashit", në vendin e quajtur "Vau Shkjeze", Rrubik, aty ku ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën dy personave.
Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij e për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Siç shihet nga foto, mbrojtësja ka çarë përmes mjetin duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të rinjve.

Nga përplasja kanë ndërruar jetë në vend pasagjerët Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç nga Tirana.
Drejtuesi i mjetit u transportua për te Trauma e mësohet se gjendja e tij është e rëndë. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
MIRDITË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy të rinj, dhe është plagosur rëndë një tjetër.
Mësohet se viktimat janë nga Tirana, 30 dhe 31 vjeç, Denis Gjeta dhe Marius Çeça të cilët ishin pasagjerë në mjetin e 35-vjeçarit Marsel Busho që mbeti i plagosur. Shkak i aksidentit dyshohet se mund të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit e më pas u përplas me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
MIRDITË- Aksident me dy viktima e një të plagosur në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”. Denis Gjeta dhe Marius Çeça kanë ndërruar jetë ndërsa në spital ka përfunduar shoferi Marsel Busho.
Ky i fundit ishte duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. 31 dhe 30 vjeçari ndërruan jetë në vend ndërsa Busho është dërguar me urgjencë te Trauma, në Tiranë. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik. Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.