LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në Maqedoninë e Veriut ndaj subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate! Taravari viziton pacientët e dërguar në Selanik

• Maqedonia e Veriut vijon të jetë në ditë zie pas tragjedisë në klubin e natës në Koçan që la pas 59 viktima. • Në vend kanë nisur inspektimet në terren ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara. Kjo lëvizje vjen pas tragjedisë me 59 viktima në Koçan. •Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko. •Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, që po mjekohen në dy spitale të Selanikut.• Taravari njofton se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar kolegët në Greqi për ndihmën. • Ai shton se do të vijojë me informimin mbi gjendjen e pacientëve edhe në vazhdim.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Përfundon protesta në sheshin e Shkupit, qindra qytetarë ndezën qirinjë dhe mbajtën 16 minuta heshtje për tragjedinë në Koçan

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
pamje nga vendngjarja

MAQEDONI E VERIUT- Me 16 minuta heshtje dhe me drita të telefonave në duar, qindra protestues u mblodhën në sheshin e Shkupit mbrëmjen e kësaj të marte, në protestën e organizuar për shkak të tragjedisë me 59 viktima në Koçan orët e para të 16 marsit. Protesta ishte e qetë dhe në heshtje dhe pa fjalime.

Gjithashtu në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do të protestohet edhe me bllokim rrugësh por jo në këto ditë kritike. Në Maqedoninë e Veriut flamujt u ulën në gjysmështizë në ditën e parë të 7 ditëve të zisë kombëtare. Ndërkohë, që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen. Në Koçan u zhvilluan disa protesta.

Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia. Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv në diskotekën "Koçan Puls" ndërsa 155 të plagosur po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës së Koçanit, por dhe shtete të tjera. 20 prej tyre janë raportuar në gjendje më të rëndë.

 

1 VITE ME PARE

Me kamera dhe gazetarë sipër kokës së pacientit të mbijetuar të zjarrit në Koçan, Vuçiç "kryqëzohet" nga komentuesit: Po përdor fatkeqësinë për promovim! (FOTO)

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i shoqëruar nga dhjetëra kamera dhe gazetari vizitoi pacientët e mbijetuar nga zjarri vdekjekprurës i cili vrau 59 persona në Maqedoninë e Veriut. Në pamje të parë duket normale që presidenti i vendit të vizitojë pacientët të cilët janë transferuar në Beograd por fakti që janë publikuar pamje dhe numri i lartë i kamerave në spital ka shqetësuar komentuesit të cilët nuk kanë nguruar të japin mendimin e tyre në postimin e Vuçiç.

Shumë komentues e cilësuan si shfrytëzim të pahijshëm të tragjedisë për përfitime personale. Reagimet në rrjetet sociale ishin të ashpra ndër të cilat mund të lexohej se pacientët me djegie të rënda janë jashtëzakonisht të ndjeshëm imunologjikisht. Sipas komentuesit ky grumbullim rreth tyre është e papërgjegjshme nga pikëpamja mjekësore!.

Mediat dhe ekspertët maqedonas gjithashtu reaguan. Mjeku Nenad Lazarov i bëri thirrje Vuçiçit që të ndalojë “cirkun mediatik” rreth njerëzve të plagosur rëndë.

“Faleminderit për ndihmën, por kjo nuk është mënyra e duhur. Djegiet janë plagë të hapura, një grumbullim i tillë rrezikon rikuperimin e pacientëve”, tha ai.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda/ 50 m larg diskotekës gjendet një depozitë nafte, dyshohet se ka rreth 10 ton karburant (FOTO)

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
pamje e depozitës

MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria maqedonase ka konfirmuar se në afërsi të diskotekës “Puls” në Koçan, vetëm 50 metra larg, ka pasur depozitë ilegale të derivateve dhe një pikë karburanti, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer nga zjarri.

Depoja e karburantit ndodhej pranë diskotekës "Puls", ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 u plagosën nga zjarri që ra në orët e para të së dielës. Rezervuari i naftës ishte në një ndërtesë tjetër, shkruan Informer.rs.

Prokuroria nuk specifikoi se kujt i përkiste ajo pompë karburanti ilegale e cila ndodhet në një zonë me popullsi të dendur dhe kush i dha leje pronarit të ruante karburantin në një rezervuar privat, apo ta shpërndante atë. 

Ndërkohë sipas medias serbe, dyshohet se ishte pronari i diskotekës është ai që ka groposur depozitën me naftë e cila sipas banorëve supozohet se ka rreth 10 ton naftë.

Pronari i diskotekës është arrestuar, ndërsa familjet e viktimave, por edhe miqtë e tyre, kanë dalë në rrugë, duke luftuar për drejtësi për të dashurit e tyre. Në protestën e djeshke qytetarët e Koçanit shkatërruan makinën dhe lokalin tjetër të pronarit të diskotekës.

1 VITE ME PARE

Rritet numri i të lënduarve nga tragjedia në Koçan/ 98 pacientë po trajtohen në klinikat e vendit, 76 të tjerë ndodhen jashtë vendit

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
spital

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është rritur numri i të shtruarve në klinikat e vendit. Gjithsej 98 pacientë po trajtohen në vend, prej tyre 52 janë në klinikën “Nënë Tereza”, në Klinikën “8 Shtatori”, 17 pacientë, në “Shën Naum i Ohrit”, 12 pacientë, në Klinikën e Toksikologjisë 10 pacientë dhe në Axhibadem Sisitina ndodhen 7 pacientë. Në orët e para të mëngjesit janë paraqitur edhe 20 pacientë të rinj tre prej të cilëve janë zjarrfikës.

Andon Çibishev, mjek në toksikologji thotë se katër pacientët që janë në klinikën e tyre ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa për të tjerët druan se ditëve në vijim mund të kenë komplikime për shkak të lëndimeve të rënda.

“Nga pacientët e mbetur në Klinikën e Toksikologjisë 13 gjithsej, për 4 pacientë nuk jemi të kënaqur nga gjendja e tyre pra nuk janë në gjendje të qëndrueshme, të tjerët janë stabil. Por, duke qenë se bëhet fjalë për djegie të rrugëve të sipërme respiratore dhe helmim akut të rëndë me gazra të dëmshëm, veçanërisht monoksid karboni, presim që në ditët në vijim të ketë komplikime”, deklaroi Andon Çibishev, mjek i toksikologjisë.

76 pacientët që ndodhen jashtë shtetit janë në gjendje qëndrueshme, megjithatë ende nuk janë jashtë rrezikut për jetën. Për dy pacientë që ndodhen në Kroaci, autoritetet dhanë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Një person 16 vjeçar ka një djegie të lehtë përafërsisht 10 për qind, pa dëmtim të frymëmarrjes dhe nuk kërkon kujdes intensiv. Personi i dytë, 23 vjeçar ka 10-15 për qind djegie dhe që kërkon kujdes intensiv. Të dy janë aktualisht në gjendje kritike derisa të mund t’i diagnostikojmë më tej dhe të shohim se cili është problemi”, deklaroi Tihana Magdić Turković , shefe e Departamentit të Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intensiv në Zagreb, raporton Alsat.mk.

Mbrëmë në Qendrën Emergjente të Serbisë kanë mbërritur edhe tetë pacientë të lënduar rëndë nga zjarri në Koçan. Të gjithë ata kanë lëndime serioze dhe kërcënuese për jetën, tha mjeku Millan Stojiçiç.

“Sipërfaqja e trupit e prekur nga lëndimet e djegura është deri në 25 për qind. Të gjitha kanë simptoma të helmimit dhe djegie të rrugëve të frymëmarrjes dhe për këtë arsye janë të rrezikshme për jetën”, u shpreh Milan Stojiçiç, drejtor i Klinikës për Kirurgji Plastike në Serbi.

Në Serbi janë duke u trajtuar 29 persona të lënduar rëndë nga Koçani. Ato janë të vendosur në katër qendra shëndetësore në Serbi – në Nish në Spitalin Ushtarak dhe Qendrën Klinike të Nishit, në Beograd në Akademinë Mjekësore Ushtarake dhe në Qendrën Emergjente. Gjatë ditës edhe katër pacientë janë dërguar në Lituani, 2 në Slloveni, 2 në Austri, 12 në Serbi dhe 1 në Bullgari. Ndërsa, gjatë natës dhe ditës së nesërme pritet transporti mjekësor nga Austria, Greqia dhe Kroacia, me avionë dhe helikopterë për transferimin e mëtejshëm të pacientëve. 

1 VITE ME PARE

Hetimet për tragjedinë me 59 viktima, shkarkohen nga detyra zyrtarë të lartë policor në Shtip dhe Koçan

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka shkarkuar nga detyra zyrtarë të lartë policor në komisariatet në Shtip dhe Koçan. Këto shkarkime vijnë në kuadër të hetimeve të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona si pasojë e zjarrit masiv.

Të shkarkuar janë:

Udhëheqës i Sektorit të Punëve të Brendshm – Shtip
Ndihmës shefi i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Shtipit
Shef i Departamentit të Policisë Shtip
Shef i Departamentit të Policisë Kriminale – Shtip
Udhëheqës i Departamentit të Punëve të Brendshme – Koçan
Komandant i Stacionit Policor të Juridiksionit të Përgjithshëm – Koçan
Udhëheqës i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale – Koçan.

Autoritetet maqedonase po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët.

Ndërkohë e gjithë Maqedonia e Veriut vijon të jetë në ditë zie pas tragjedisë në klubin e natës në Koçan që la pas 59 viktima dhe 155 të plagosur. Në vend kanë nisur inspektimet në terren ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.  Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, që po mjekohen në dy spitale të Selanikut Taravari njofton se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar kolegët në Greqi për ndihmën. Ai shton se do të vijojë me informimin mbi gjendjen e pacientëve edhe në vazhdim.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Zyrtarja shëndetësore: Gjendja e të lënduarve nga zjarri në Koçan, relativisht e qëndrueshme!

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Gjendja e të lënduarve nga një zjarr vdekjeprurës në një klub nate në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë kryesisht e qëndrueshme, tha të martën zëvendësministrja e Shëndetësisë Jovica Andovski.

Megjithatë, ajo shtoi se “nuk mund të thuhet se si do të jetë gjendja e tyre në të ardhmen, sepse është ende herët”.

Të paktën 59 njerëz vdiqën dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, në orët e hershme të së dielës.

Gjithsej 76 të lënduar nga zjarri janë dërguar jashtë vendit për mjekimin e plagëve, ndërsa pjesa tjetër me lëndime më të lehta po marrin tretman në spitalet vendore.

Autoritetet maqedonase synojnë të dërgojnë më shumë të lënduar jashtë vendit për mjekim të mëtejshëm, përfshirë në vende si Polonia, Suedia, Holanda, Italia, Kroacia, Norvegjia dhe Sllovenia.

Qindra qytetarë protestuan të hënën në Koçan për të shprehur zemërimin dhe për të kërkuar drejtësi pas zjarrit në klubin e natës "Puls".

Qeveria maqedonase ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi, ku shumica e viktimave ishin të rinj.

Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar 23 dyshuar deri tani, 11 prej të cilëve ndodhen në paraburgim.

Autoritetet kanë zbuluar se klubi operonte në mënyrë të paligjshme, nuk kishte dokumente të vlefshme për punë, nuk dispononte leje për përdorimin e piroteknikës dhe nuk kishte nënshkruar kontratë me grupin muzikor.

Ndër shkeljet e konstatuara është edhe lejimi i të miturve në klub.

Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte./REL

1 VITE ME PARE

Tragjedia në diskotekën "Puls" në Koçan/ Mickoski: Të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë!

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
Hristijan Mickoski

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski duke folur për tragjedinë në diskotekën "Puls" në Koçan tha se të gjithë përgjegjësit për këtë tragjedi do të përballen me drejtësinë dhe do të marrin dënimin e merituar. Micksoki madje tha se organet hetuese sot do të hyjnë në Komunën e Koçanit dhe do ti kontrollojnë dokumentet. Gjithashtu ai u shpreh se do të vendosë Prokuroria për kryetarin e Komunsës se sa përgjegjës është ai. 

“Se sa është përgjegjësia e kryetarit të Komunës së Koçanit do të vendos Prokuroria. Kryetari në dorëheqjen e tij ka shkruar se është në dispozicion, nuk ikë, këtu është. Është në dispozicion. Sot sa e di unë organet hetuese do të hyjnë edhe në Komunë. Dhe do ti kontrollojnë të gjitha dokumentet. Në rast se ju predikoni se ai është VMRO dhe se ne e mbrojmë, Jo, gaboheni, askënd nuk do ta mbrojmë, madje sikur të jetë edhe “Shën VMRO-ja”, tha Mickoski.

Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare,  Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi.

1 VITE ME PARE

Më shumë se 59 viktima në Koçan dhe fshehje e së vërtetës? Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Çdo pretendim për 100 apo 120 të vdekur, i pavërtetë

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
Foto nga vendi i ngjarjes

MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas disa spekulimeve lidhur me numrin e viktimave nga tragjedia që ndodhi në një klub në Koçan. Duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe respekt për viktimat, Qeveria në RMV rikonfirmon se numri i viktimave mbetet 59 dhe se shifrat tjera të pretenduara janë të pasakta. 

Qeveria maqedonase thotë se informacione të tilla të rreme rrisin shqetësimin në opinion dhe u shkaktojnë dhimbje të mëtejshme familjeve të viktimave. Qeveria tha se insiston në transparencë të plotë dhe opinioni do të informohet rregullisht për të gjitha detajet e reja që lidhen me hetimin.

Reagimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut:

Lidhur me tragjedinë në Koçan, Qeveria shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerëve dhe të plagosurve. Këto janë momente pikëllimi dhe solidariteti, kur të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe respekt për viktimat. Në opinion po qarkullojnë spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria, me përgjegjësi të plotë, konfirmon se numri i viktimave është 59. Çdo pretendim tjetër për 100 apo 120 të vdekur është i pavërtetë dhe i pabazuar.

Apelojmë te mediat dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve të pakonfirmuara dhe të mos përhapin spekulime. Ky nuk është momenti për manipulime, por për unitet, respekt dhe përgjegjësi.  Qeveria mbetet e përkushtuar për të zbardhur të gjitha aspektet e kësaj tragjedie dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për familjet e viktimave.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Taravari në Selanik: Pacientët që ndodhen në Greqi janë në gjendje të stabilizuar

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
Arben Taravari

SELANIK-  Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, që po mjekohen në dy spitale të Selanikut. Taravari njofton se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar kolegët në Greqi për ndihmën. Ai shton se do të vijojë me informimin mbi gjendjen e pacientëve edhe në vazhdim.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Ministrin për punë të jashtme z. Timço Mucunski dhe me Dr. Ilir Velën erdhëm në Selanik për të parë gjendjen e pacientëve të shtruar këtu. Sapo dal nga spitali “G. Papanikolaou General Hospital” dhe Spitali Ushtarak në Selanik, të 5 pacientët që janë shtruar në këto spitale janë për momentin stabil. Falënderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë”, ka shkruar Taravari.

 

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Vuçiç fotografohet pranë pacientëve të lënduar rëndë në diskotekë! Komentuesit: Jeta e tyre po rrezikohet për PR-in e presidentit serb

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
Aleksandër Vuçiç

SERBIA-  Fotografia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në dhomën ku po trajtohen disa të lënduar nga zjarri tragjik në Koçan, ka nxituar reagime të ashpra te qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Reagimet kanë shpërthyer në rrjet teksa disa komentues shkruajnë se jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-in e Vuçiç. Dikush tjetër thotë se realizimi i një fotoje të tillë është papërgjegjësi e pabesueshme.

REAGIMET:

“Vuçiç fotografohet derisa fëmijët po qajnë, duke u dridhur në dhimbje”.

“Vuçiç nuk dëshiron të diskriminojë, kështu që edhe serbët edhe maqedonasit janë në favor të (keq)përdorimit politik.”

“Papërgjegjësi e pabesueshme”.

“Jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-in e Vuçiç”.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në Maqedoninë e Veriut ndaj subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate

Tragjedia në Koçan/ Nisin kontrollet në terren në
Foto nga vendi i ngjarjes

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut kanë nisur inspektimet në terren ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara. Kjo lëvizje vjen pas tragjedisë me 59 viktima në Koçan.

Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko.

Mickoski kohë më parë tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, ku deri më tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155.

Gjithsej 84 pacientë janë duke u mjekuar në spitalet e Shkupit, ndërsa 51 e lënduarit e tjerë janë dërguar jashtë vendit për shërim, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Sipas tij, pacientët në përgjithësi janë në gjendje të qëndrueshme.

Mjekët po luftojnë për shëndetin e të lënduarve një ditë pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse” në Koçan, ku 59 të rinj të vdiqën nga zjarri dhe të paktën 155 u plagosën.

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje