LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama. Kumbaro: Drejtësia të veprojë (REAGIMET)

•Plazhi i Potamit ‘u zgjua’ mëngjesin e sotëm i braktisur! Një tufë lule dhe një kukull u vendosën nga qytetarët pranë vendit ku humbi jetën vogëlushja Jonada Avdia •Reagime të shumta ka pasur ditën e sotme nga figura të njohura pas vdekjes së 7-vjeçares në plazhin e Potamit. •Ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë përballë Ministrisë së Mbrojtjes, me moton 'nuk e vrau varka por shteti'. Ndërsa sot në Lezhë do të zhvillohet një marshim homazh për vdekjen e të miturës. •Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, Kreshnik Çollaku, aktivisti Adriatik Lapaj, gazetari Blendi Fevziu, aktori Flor Binaj, moderatori Ardit Gjebrea kanë reaguar për ngjarjen e rëndë. •Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama ndërsa për protestën e nesërme, ai nuk konfirmoi nëse do të jetë prezent apo jo. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike ditën e sotme një denoncim të një qytetari, i cili tregon se gomonia me të cilën kreu krimin Tase, përdoret për të transportuar drogë. • Ndërsa kryeministri Edi Rama i ka konsideruar si shfrytëzues së tragjedisë që ka ndodhur, për arsye politike. • Ndërkohë që për ministren Mirela Kumbaro, për të cilën pritet edhe shkarkimi nga detyra, përgjegjësia tani është e drejtësisë dhe e Policisë së Shtetit, që sipas saj duhet të jetë më shumë vigjilente për zbatimin e ligjit. •Teksa diskutimet dhe vëmendja e gjithë medias sot ka qenë tek tragjedia, familja Avdia ka përcjellë për në banesën e fundit vogëlushen Jonada, e cila u godit për vdekje nga një gomone, teksa po lahej në det.

33 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ministri Çuçi ende hesht, e shoqja për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë: Ndodh kudo

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Delina Fico

TIRANË- Delina Fico, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në vend të të shoqit për vrasjen e 7-vjeçares që dje u masakrua nga skafi i komisarit të policisë, Arjan Tase. Fico shkruan në një postim në rrjetet sociale se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.

"Domethënë ti po thua që në vende të tjera të botës nuk fare aksidente automobilistike, vrasje me armë, humbje jete për shkak të dhunës kundër grave, përdhunime, humbje jete për aryse të gabimeve mjekësore dhe as policë të caktuar që shkelin ligjin? Në fakt ka. Lexo gazeta e raporte për Italinë, Spanjën e këdo vend tjetër të botës. Lufta me krimin dhe shkelësit e ligjit është një luftë që bëhet kudo. nuk kam për të kuptuar kurrë këtë dëshirën për gjykime ekstreme që nisen nga një premisë e pavërtetë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin fatkeqësi e krime të caktuara,"-shkruan ajo në rrjetet sociale. Ndërsa i shoqi ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë. 

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

Ndërsa nesër shoqëria civile e mbështetur nga Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë. Në protestë kërkohet shkarkimi i ministrisë së Turizmit, Mirela Kumbaros, kryepolicit Gledis Nanos dhe atij të ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Doli në protestë kundër ndryshimeve klimatike, arrestohet shkencëtari i NASA-s

 

 

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Peter Kalmus

 

SHBA- Peter Kalmus, një shkencëtar i NASA-s, u arrestua në Chase Bank pasi u mbyll në një hyrje të ndërtesës JP Morgan Chase në qendër të LA. 

Në prill të këtij viti, shkencëtari dhe aktivisti amerikan Calmus u arrestua teksa merrte pjesë në një protestë kundër ndryshimeve klimatike në Los Anxhelos. Thashethemet në rrjetet sociale për riarrestimin e tij po përhapen, por ju sigurojmë se janë të pavërteta.

Ai punon si shkencëtar i njohurive për Laboratorin e Propulsionit Jet të NASA-s dhe është një shkencëtar misioni i lidhur me Institutin e Përbashkët të UCLA për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemit Rajonal të Tokës.

Pasi një grup protestuesish u lidhën me zinxhirë në një ndërtesë JPMorgan Chase në Los Anxhelos më 6 prill për të shprehur pakënaqësinë e tyre me financimin e karburanteve fosile nga banka, Peter Kalmus u arrestua dhe më vonë u lirua së bashku me grupin.

Kush është Peter Kalmus?

Peter Kalmus është një shkencëtar i të dhënave nga Shtetet e Bashkuara i cili punon për Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s dhe Institutin e përbashkët të UCLA për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemit Rajonal të Tokës. Sipas faqes së tij të internetit, puna e Kalmus në NASA ka të bëjë kryesisht me këtë të fundit, veçanërisht me çështje si retë, emergjencat e motit dhe biodiversitetin.

Po kështu, Peter është gjithashtu autor i librit "Being the Change: Live Well and Spark a Climate Revolution", i cili është i ndarë nga puna e tij shkencore. Ai shkruan artikuj mbi ndryshimet klimatike dhe është gjithashtu një nga krijuesit e aplikacionit Earth Hearo: Climate Change.

2 VITE ME PARE

‘Manovra u krye me gjakftohtësi’/ I riu përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë: Deti u kthye në ngjyrë të kuqe

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Erind Çelmeta

TIRANË- Erind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase e ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur, 7 vjeç. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar, kur deti u kthye në ngjyrë të kuqe nga gjaku i të voglës.

“Personi është afruar me skafin e tij, skafi me dy motorë të fuqishëm është afruar shumë pranë bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë. Kanë qenë shumë prindër me fëmijët e tyre në ujë. Pasi personat kanë hypyr në skaf, individi ka tentuar të shkojë mbrapa dhe në ato momente ne u alarmuam. Kur ai bëri mbrapa dhe dalje paralel me bregun e detit, të gjithë njerëzit që ishin në det u tmerruan. Pushuesve dhe babait të vajzës i kaloi skafi sipër. Ky ishte momennti i parë. Në momentin e dytë, ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi nga drejtuesi i skafit, nuk pamë ndonjë acarim. Menjëherë ndërsa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë një tmerr, ku deti u bë gjak i gjithi dhe njerëzit të gjithë vrapuan. Tentuan me duart e tyre ta tërhiqnin skafin nga bregu, sepse ai person ishte aq gjakftohtë sa donte të ikte nga kjo skenë. Pas kësaj pashë babain i cili nxori vajzën, dhe e vuri trupin e saj në det. Ishte shumë e rëndë për të gjithë,”- deklaroi ai.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Himarë/ Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një xhungël ku nuk funksionon ligji

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Sandër Lleshaj

Sipërfaqja detare në Shqipëri është e pakontrolluar dhe është si një lloj xhungle ku nuk funksionon rregulli dhe ligji. Kështu u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Ne duhet të kuptojmë që një pjesë të Shqipërisë e kemi jashtë kontrollit, që është deti, prej kohësh. Për shumë arsye. Në radhë të parë, ne ende nuk e dimë, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e dinë që përveç 28 mijë kilometrave katror tokë, kemi edhe disa mijëra kilometra katror det. Dhe kjo sipërfaqe detare e Shqipërisë është e pakontrollouar, është një lloj xhungle ku nuk finksionon rregulli dhe ligji,” theksoi ai.

Sipas Lleshajt, sipërfaqja detare ka nevojë të trajtohet si sipërfaqja tokësore, pasi është më e rëndëshime. Ish-ministri nënvizoi se në sipërfaqen detare zhvillohet aktiviteti jetik i shtetit shqiptar.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës./Euronews

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Himarë/ Berisha i përgjigjet Ramës: Vampirë janë njerëzit afër tij, që marrin trafikantë droge e i bëjnë policë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Sali Berisha

VLORË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot e cilësoi atë dhe opozitarë të tjerë si "vampirë politikë" pasi reaguan lidhur me ngjarjen e rëndë në Himarë. Në një takim me qytetarë dhe biznesmenë në quytetin e Vlorës, Berisha tha se ishte e pamundur të mos reagonte pasi në vend të 7-vjeçares, në bregdet mund të ishin fëmijët e tyre. Sipas Berishës, vampirë janë njerëzit afër Ramës që marrin persona si Arjan Tase dhe i bëjnë policë, kur në fakt janë trafikantë droge.

NJOFTIM PËR SHTYP

Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës. Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi. Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze.

Sot, Rama akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën të cilit i referohet me termin 'non grata' se po kthen në motiv lufte politike vdekjen e vogëlushes. Sipas Ramës, kjo s'është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, përdoret nga opozita në këtë mënyrë në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar. Ndërsa për shkarkimet që u bënë në forcat e policisë së Vlorës, kreu i qeverisë i quan hapa të duhur.

2 VITE ME PARE

Kush e kishte fajin?/ Prokuroria po heton disa institucione që duhet të koordinohen për të ruajtur sigurinë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Potam, Himarë

A është vrasja nga pakujdesia e 7-vjeçares përgjegjësi vetëm personale e oficerit të policisë aktualisht nën arrest?

Verifikimet e nisura për disa zyrtarë të tjerë të policisë lokale tregojnë se realisht institucionet përgjegjëse që duhet të garantonin sigurinë e pushuesve nuk ishin duke e zbatuar detyrën dhe për këtë arsye  ka dyshime se ata shpërdoruan detyrën.

Ish zëvendës komandanti i Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Artur Mecollari këmbëngul  se një pavarësisht kompetencave për sigurinë gjatë sezonit të verës , institucionet nuk koordinohen për të patrulluar në det edhe pse ligji urdhëron se çfarë duhet të bëjë secili prej tyre që nga gjobat nëse shkelet perimetri i sigurisë deri tek sekuestrimi i mjetit detar.

“Duhet të ketë sinjalistikë ku përcaktohet se deri në 300 metra është eskluzivitet i notarëve, dhe në rast se një mjet afrohet në tokë ai duhet të afrohet sipas korridorit, pra a ka qenë me shpejtësinë e lejuar dhe kur ka hyrë?  Kontrollet sipas rregullores së Ministrisë së Turizmit janë çështje të caktuara dhe institucionet nga pushteti lokal, roja bregdetare dhe policia kufitare”, tha Artur  Mecollari, ish zv komandant i Forcës Detare.

Aktualisht  Prokurora e Vlorës konfirmon për Top Channel  se ka nisur hetimet për të gjitha institucionet që sipas ligjit duhet të garantonin sigurinë e qytetarëve.

A ka fuqi shteti të kontrollonte  dokumentet e këtij personi? Këtë duhet ta bënte roja bregdetare dhe policia kufitare që duhet të procedonte sipas rregullores”, tha Mecollari.

Pas vrasjes nga  pakujdesia të Jonadës së vogël institucionet duket se janë zgjuar dhe janë kthyer në detyrë. Policia thotë se ka nisur patrullimin në det për të zbuluar mjetet që nuk disponojnë dokumentet e duhura, një detyrë që duhet ta kryente përpara se të ndodhte ngjarja e radhës./TopChannel

2 VITE ME PARE

FOTO- Pamje të trishta, i jepet lamtumira 7-vjeçares që u përplas për vdekje në Himarë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Varrimi i vogelushes

TIRANË- Këto janë pamjet që vijnë nga përcjellja për në banesë të fundit të 7-vjeçares e cila u përplas për vdekje nga skafi në Himarë, i cili drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Mes dhimbjes së thellë e lotëve, familjarë e qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit vogëlushes Jonada.

Ajo ishte kthyer në atdhe me prindërit për disa ditë pushime, mirëpo u nda nga jeta tragjikisht, pasi u përplas nga skafi që drejtohej nga Tase, tashmë i arrestuar. 

2 VITE ME PARE

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Klodiana Lala: Jam në lot, pushtetarët duhet të japin llogari

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar e pikëlluar pas vdekjes së 7-vjeçares e cila u përplas për vdekje nga skafi në Himarë. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Lala thotë se është harruar vrasja e Klodian Rashës e tani është në lot për ngjarjen e Himarës. Për këtë tragjedi, Lala thotë se nuk mundet që të përqafojë dot as vajzat e saj pasi i duket sikur po tregohet e padrejtë me prindërit e 7-vjeçares. 

“Klodian Rasha u vra me plumb pas shpine nga nje punonjes policie. U harrua vrasja e Klodianit e ndaj ndodhin te tjera tragjedi, e serish autori eshte me uniforme. Jam ne lot nga ngjarja e Himares. As vajzat spo mundem ti perqafoj, sepse me ngjan se tregohem e padrejte me prinderit e 7-vjecares. Pusho e qete dritedielli! Pushtetaret nderkohe duhet te japin llogari.”, shkruan Lala në 'Facebook'.

2 VITE ME PARE

VD-Komisari aksidentoi për vdekje të miturën, Nano: Kam dalë vetë në detyrë, kush abuzon ndëshkohet

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Gledis Nano

VLORË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dalë me një deklaratë pas tragjedisë së ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Potamit. Nga Dhërmiu, Nano bën të ditur se po ndjek operacionin policor për ndalimin dhe kapjen e personave që krijojnë rrezikshmëri duke drejtuar mjetet lundruese. Për komisar Arjan Tasen, Nano tha se do të ndëshkohen maksimalisht çdo person që shpërdoron besimin dhe abuzon me detyrën. Po ashtu, Nano tha se një veprim i një punonjës policie nuk mund të përbaltë punën e punonjësve të tjerë të Policisë së Shtetit. Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit, nga Ksamili në Velipojë, rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).

DEKLARATA E GLEDIS NANO:

Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie. Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes. I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal. Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det. Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës. Dje, pas analizës së kryer nga grupi i inspektimit, kam marrë masë për shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Ky inspektim do të vazhdojë, analiza do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe më tej. Pavarësisht se autori është një punonjës policie, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën, mundin dhe djersën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, të cilët punojnë ditë dhe natë për të siguruar një ambient sa më të qetë dhe sa më të sigurtë për pushuesit, gjatë sezonit turistik veror". Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit, nga Ksamili në Velipojë, rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).

Operacioni vijon, pasi një pjesë e përdoruesve të mjeteve lundruese i kanë mbyllur mjetet lundruese në det dhe janë larguar. Ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet po iu çojnë njoftime pronarëve të këtyre mjeteve, për t’u paraqitur, duke qenë se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Vrasja e vogëlushes në Himarë/ Vokshi: Rama të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë ministrat

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se ngjarja tragjike në Himarë, ku një vogëlushe u vra nga skafi që drejtohej nga një komisar policie është përgjegjësi e disa institucioneve shtetërore. Vokshi reagoi  ndaj deklaratave të Ramës, duke thënë se ai ka nxjerrë zbuluar papërgjegjshmërinë e tij. Sipas Vokshit, Rama është ortak me Arjan Tasen në vrasjen e vogëlushes. Deputetja e PD po ashtu bëri thirrje që të gjithë qytetarët t’i bashkohen thirrjes për protestë të shoqërisë civile që do të zhvillohet ditën e nesërme.

DEKLARATA E DEPUTETES:

Vrasja tragjike nga komisari skafist e trafikant i policisë, ka tronditur thellë shqiptarët kudo janë. Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të, me të cilat vetëm sa nxjerr zbuluar veten për përgjegjshmërinë e plotë, dështimin total te tij në vrasjen tragjike të Jonadës nga Komisari i tij skafist.  Me këtë rast Partia Demokratike deklaron se tragjedia që i mori jetën vogëlushes Jonada Avdia, dje në plazhin e Himarës, nuk është përgjegjësi vetëm e kryepolicit Arjan Tase. Është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte. Institucione, të cilët kanë eprorë e vartës, janë pjesë e vrasjes së kryer dje në bregdetin shqiptar, e që vjen pas dy rasteve të tjera të ditëve të fundit.

Ne nuk do të shpërndajmë përgjegjësitë, dhe as të luajmë ‘politikën e vdekjes’, por duam e do të ngremë zërin. Ne do të sigurohemi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten! Është pandëshkueshmëria. Është heshtja dhe mosreagimi prej ngjarjeve të mëparshme. Është propaganda qeveritare e jo zbatimi i ligjit që çon në përsëritjen tragjike të tyre. Është moszbatimi i akteve nënligjore që vetë qeveria e Edi Ramës ka miratuar. Për këtë duam të rikujtojmë një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2014, “për Sigurinë në Plazhe”.

Ky vendim bën përgjegjës, jo vetëm policin Arjan Tase, që “shtiu me skaf” në mes të plazhit, por edhe tërë zinxhirin e institucionet qendrore e vendore përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve në uonaz bregdetare turistike:
Ja edhe lista e tyre: – Ministria e Brendshme dhe strukturat policore janë përgjegjësit kryesorë për ngjarjet tragjike në bregdet. Prania e mjeteve lundrues shumë afër bregut, apo ngjitur me plazhet, është papërgjegjshëmri që ka kaluar e vazhdon të kalojë pa vëmendje e pa ndëshkim.

– Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Rojës Bregdetare, nuk rezulton të ketë evidentuar qarkullimin e një mjeti lundrues, me fuqi 600 kubikë.

– Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë Detare, nuk rezulton të ketë kryer verifikime për madhësinë dhe fuqinë motorike të mjetit, në bazë të të cilave përcaktohet edhe hapësira ujore ku mund të qarkullojë.

– Ministria e Turizmit nuk rezulton të ketë kryer monitorimet përkatëse për stacionet e plazhit dhe pikat specifike për sportet ujore. Në rast se do të ekzistonte një verifikim i tillë nga strukturat e kësaj Ministrie, pika e “jet ski-ve” dhe motorëve të ujit ngjitur me çadrat në Potam nuk do të lejohej.

– Bashkia e Himarës me të gjithë strukturat e saj ka dështuar në monitorim të sigurisë së jetës dhe shëndetit të pushuesve duje lejuar ngritjen e një pikave të pajisjeve morotike në një plazh plot me pushues, ku nuk është përcaktuar ndërtimi i stacioneve të tilla?

– Administrata Tatimore, gjithashtu, ka dështuar në verifikimin e të ardhurave të krijuara nga stacionet e dhënies me qira të mjeteve lundruese e sportive duke lejuar që ato të mbijnë ku të duan dhe të shtojnë rrezikun. Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se me qëndrimet e tua vetam se dëshmon veten ortak të Tases në krimin e tij makabër.Ne jemi këtu për t’u thënë “tregtarëve të rrezikut” se, nën qeverisjen e tyre, Shqipëria është në rrezik! Duam t’ju bëjmë thirrje gjithashtu gjithë të qytetarëve të indinjuar që ta trasferojnë protestën nga rrjetet sociale në shesh. Shoqëria civile ka thirrur një protestë nesër në ora 19.00. Bashkojuni protestës dhe lutjeve për shpirtin e Jonadës!

2 VITE ME PARE

Vrasja e 7-vjeçares/ Skafi në pronësi të Tases, ish-shefi i komisariatit bashkëpronar i biznesit në Himarë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Arjan Tase

VLORË- Arjan Tase, i arrestuar për vrasjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit dëshmoi para grupit hetimor se skafi me të cilën vrau vogëlushen nuk ishte në pronësi të tij, por ishte i djalit të xhaxhait. Mësohet se skafi ishte regjistruar në emër të një personi nga Elbasani të quajtur Adhurim Kushi, mirëpo në QKB rezulton se ky person ka në pronësi një lavazh si edhe një biznes të shitjes së makinave të përdorura. 

'News24' raporton se në fakt, skafi ishte në pronësi të Arjan Tases, por ishte regjistruar në emër të Kushit pasi ai, një punonjës policie, me një pagë maksimumi 90 000 lekë për shkak të gradës komisar, nuk mundej që ta justifikonte financiarisht një mjet kaq të shtrenjtë. Mësohet se Tase është bashkëpronar në biznesin e dhënies me qira të skafeve dhe mjeteve të tjera të lundrimit në zonën e Porto Palermos në Himarë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, reagoi në lidhje me ndalimin e Tases duke shpjeguar rrethanat e ngjarjes së rëndë, por nuk dha detaje mbi pronësinë e skafit apo rrethanat prej të cilave ish-shefi i Policisë së Himarës, e kishte marrë në përdorim. AMP ka sqaruar krimin e kryer nga Tase e deri te procedimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas tyre, Tase ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, autori ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, të miturën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

SI NDODHI NGJARJA E RËNDË?

Ngjarja e rëndë ndodhi dje (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policisë në komunitet në Elbasan, Arjan Tase. Ai u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

'Skafin ia mora të afërmit'/ Zbulohet se kujt i përket mjeti që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Skafi

TIRANË- Adhurim Kushi është personi që posedon me dokumentacion skafin që drejtonte ditën e djeshme Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje vogëlushen 7-vjeçare. Mësohet se Kushi është 42 vjeç, banues në Elbasan e në të kaluarën është arrestuar për vjedhje.

Tase ka deklaruar përballë grupit hetimor se skafi nuk është i tiji por i një të afërmi të tij. 

2 VITE ME PARE

Familja Avdia hap dyert e mortit, të afërmit: Ishalla s’e kanë të tjerë fatin e saj

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

TIRANË- Familja Avdia, e cila një ditë më parë humbi vajzën e vogël, Jonada vetëm 7 vjece, në plazhin e Potamit, ka hapur sot dyert e mortit. Të shumtë janë miqtë e të afërmit, që shkojnë për ngushëllim, ndërsa fjalët iu ngecin, pasi sic shprehen edhe vetë, nuk ka fjalë që i ngushëllon për këtë humbje të madhe, këtë tragjedi, që I mori nga prehri të voglën e tyre.

“Fatkeqësi e madhe, nuk duhej të ndodhte.”

“Nuk gjej fjalë, ne na u humbi fëmija, tani… Ishalla s’e kanë fatin e saj të tjerët. Nuk ka c’të them.”

“S’ka dhimbje më të madhe, nuk di e kam përjetuar edhe vetë. Një fëmijë 7 vjec, me babë e nënë ardh prej Anglie, ta mbash para syve e të vi ai I tërbuari … nuk di..”

“Të përballesh me një qytetar është ndryshe, por me një njeri që punon në polici, kjo është e tmerrshme. Unë isha mbrëmë aty, nuk kishte më tmerr. Kur e pash gjyshen, gjyshin, se familja s’kishte ardh akoma, lutem për atë nënë.”- thonë ata për kamerën e 'Top Channel'.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Himarë/ AMP: Arrestohet autori! Kreu manovrime të pakujdesshme, mjeti me dokumente të rregullta

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Policia

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Arjan Tasen, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Në njoftimin për mediat, AMP ka sqaruar krimin e kryer nga Tase e deri te procedimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas tyre, Tase ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, autori ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, të miturën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

AMP ka marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme: Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor. Nga veprimet procedurale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:

– Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;

– Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;
– Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;
– Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;

– Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

2 VITE ME PARE

VD-Do jetë i pranishëm në protestën për vdekjen e 7-vjeçares? Meta: Varet nga axhenda ime

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Ilir Meta

FIER- Nga Roskoveci, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se ende nuk e ka të konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet nesër për vdekjen e 7-vjeçares. Për gazetarët ai u shpreh se do të shikojë axhendën mirëpo shpirtërisht është atje. 

Pyetje: Do merrni pjesë në protestë?

Meta: Kjo do varet nga aktivitetet e tjera e nga axhenda, por unë shpirtërisht jam aty. Dje anullova të gjitha aktivitetet e mia për të dalë në konferencë për shtyp, u ndala te fenomeni i shfajësimeve. Këto sjellje janë të përsëritura nga ky kryeministër. 

2 VITE ME PARE

VD-'Shteti ka rënë'/ Meta: Koha e mjekimit për Ramën po vjen, ai është autori i vrasjes

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Ilir Meta

FIER- Kreu i Partisë së Lirë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas reagimit që ky i fundit bëri për ngjarjen tragjike në Himarë. Meta tha se Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve, ndërsa shtoi se kërkon të bëjë viktimën “se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai”.

'Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për ti mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus.'- tha Meta.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Himarë, Rama: Nongratat po e kthejnë në motiv lufte politike

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë për tragjedinë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit, aty ku humbi jetën nga përplasja me skaf, vogëlushja Jonada Avdia. Përmes një statusi të gjatë në 'Twitter', Rama deklaron se ky është sezoni me i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik që ka pasur ndonjëherë vendi. Duke lënë pas këto lavdërime, Rama kërkon dënimin maksimal për autorin, ish-shefin e Komisariatit të Himarës Arjan Tases.

Po ashtu, Rama nuk la pa përmendur dhe opozitën. Ai akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën të cilit i referohet me termin 'non grata' se po kthen në motiv lufte politike vdekjen e vogëlushes. Sipas Ramës, kjo s'është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, përdoret nga opozita në këtë mënyrë. Rama i quan vampirë mediatikë e politikë, që sipas tij, s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar. Ndërsa për shkarkimet që u bënë në forcat e policisë së Vlorës, kreu i qeverisë i quan hapa të duhur.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS:

Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s'lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!

Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër! Tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor.

Vizioni i Shqipërisë turistike dhe ambicia që kjo të jetë dekada e kthimit të vendit tonë në kampionin rajonal të turizmit, lidhet edhe me rritjen e lartë të mjeteve lundruese dhe sfidën e disiplinimit të tyre, që nuk është një fjalë goje në një vend ku deri dje ato s'ekzistonin!

Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor,janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë,në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë! Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s'është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre! Uroj edhe njëherë që drejtësia t'i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi!

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Një ditë pas tragjedisë, gazetarja: Plazhi i Potamit dhe Himarës janë braktisur totalisht në shenjë revolte

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Ola Bruko

VLORË- Gazetarja Ola Bruko ka raportuar nga plazhi i Potamit për ngjarjen tragjike që ndodhi një ditë më parë.  Ajo ka treguar se në shezlongët ku po pushonte kjo familje janë ende sendet e tyre personale, teksa në vendin ku u nxorr trupi i pajetë i të miturës janë vendosur sot lule dhe një kukull e saj. Sipas gazetares, plazhi i Potamit nga dje dhe sot është braktisur, në shenjë revolte për atë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik më 2 gusht. Ndërsa e njëjta braktisje tha Bruko vihet re në gjithë bregdetin e Himarës.

Rrëfimi i saj për News24 nga plazhi i Potamit ku po pushon:

“Këtu është vendi ku ky engjëll i vogël u nxor i pajetë nga deti ndaj dhe këtu janë vendosur lule. Ende në vendin ku pushonin prindërit ndodhen sendet e tyre personale. Plazhi i Potamit është thuajse i braktisur totalisht e kjo është shenjë revolte për atë që ndodhi një ngjarje tragjike, një vajzë e mitur që po luante në breg të detit i merret jeta, ngjarja trondit këdo, këtë dhimbje që ndiejnë ata të mjerët prindër sot mund ta kuptojnë më së miri vetëm një prind. I giithë bregdeti i Himarës, është reale kjo që po ju them, është në zi, cdokush flet vetëm për këtë ngjarje. Të gjithë janë me lot në sy dhe të tmerruar, nënat kanë mbajtur fëmijët pranë vetes dhe nuk i kane lejuar te lahen shume ne det.

Askush nuk ka vënë gjumë në sy, ata që mundën të flenë kanë fjetur me makthe që nesër mund t’u ndodhë fëmijëve të tyre. Si gjithmonë pas këtyre ngjarjeve merren masa e bllokohen skafe e gomone, këtë nuk e kam parë ende në vendin ku unë po pushoj, një gomone është e parkuar diku atje, më tej një tjetër. Ajo që mund të vë re në Potam është një braktisje totale e kjo mund të duket qartë përmes këtyre pamjeve. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në bregdetin e Himarës që është shumë pranë plazhit të Potamit që janë të tmerruar për atë që mund t’u ndodhë nesër fëmijëve të tyre”.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Vdekja e 7-vjeçares/ DETAJE, Tase mbante me vete armë, vajza ishte pas gomones, u kap nga helikat

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Himare

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë një ditë pas tragjedisë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në plazhin e Potamit. Mësohet se ish-shefi i komisariati të Himarës, Arjan Tase, mbante me vete në skaf edhe armën e shërbimit. Këshu kanë zbuluar hetimet paraprake, në të cilat rezulton se efektivi në gomonen 7 metra të gjatë me dy motorë 300 kuaj fuqi, kishte edhe armën e shërbimit.

Për mjetin me motor të fuqishëm, i cili tashmë është sekuestruar nga policia ai ka sqaruar se e ka marrë tek një i afërm i tij në Porto Palermo dhe i është drejtuar Potamit për të marrë familjen e tij për të dalë xhiro në det. Pasi ka marrë familjarët e tij në mjet, ai i ka dhënë gaz gomones, pa kontrolluar nëse kishte apo jo njerëz. Fatkeqësisht vajza e vogël ka qenë pas gomones duke e larë dhe helikat e saj i kanë shkaktuar dëmtime të shumta duke i shkaktuar vdekjen. Hetuesit janë duke verifikuar cdo detaj, ndërkohë sipas burimeve pritet që ndaj tij të ngrihet akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

“Skafet sipër te koka e pushuesve”/ Çollaku tregon momentet e tmerrit në Himarë: Mund të ndodhë sërish

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Kreshnik Collaku

TIRANË- Deputeti i Partisw Demokratike Kreshnik Çollaku ka folur në një lidhje me News24 për tragjedinë e ndodhur dje në Himarë, ku është bërë dëshmitar i vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia. Çollaku tha se nëse nuk ka masa drastike mund të ndodhë sërish sepse skafet vijojnë të lundrojnë mbi kokat e pushuesve.

“Ngjarje e tmerrshme. Skafi e përfshiu dhe e copëtoi në pak sekonda vogëlushen 7-vjeçare. Mbasi ngarkoi në skafin e tij një grup njerëzish po largohej për të shkuar diku. Mund të ishte larguar duke lëvizur avash, fakti që i dha gaz vuri në punë turbinat e forta dhe turbinat thithën dhe copëtuan fëmijën. Një situatë tmerri e papërshkrueshme. E mbështes protestën. Çështja është se ishte totalisht një ngjarje për shkak të papërgjegjshmërisë. Skafe në breg të detit, sipër koka të pushuesve, një rrezik i vazhdueshëm. Një kronikë e paralajmëruar. Në rast se nuk janë masat drastike rrezikon që të ndodhë sërish. Jam te zona ku ndodhi tragjedia. Kjo zonë është e shkretuar, plazhi është i shkretuar, po vendosen lule te vendi. Bizneset po mbyllen”, tha Çollaku.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

“Hesht Rama se ne jemi në zi!”/ Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, Lapaj: Nesër duhet shpallur ditë zie

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka deklaruar se dita e nesërme duhet të shpallet ditë zie. Në një reagim publik, aktivisti shprehet se kryeministri Edi Rama po hesht pasi nuk ka aspak ndjeshmëri për të kuptuar dëshpërimin që po kalon sot çdo person për humbjen e vajzës së vogël. Sipas tij, kryeministri po hesht pasi e di shumë mirë se atij nuk do t'i ndodhë asgjë. 

REAGIMI I PLOTË:

Hesht Edi! Hesht kur nuk ke ndjeshmërinë për të kuptuar dëshpërimin që kaploi sot të madh e të vogël! Hesht kur nuk gjen dot fuqinë për të pranuar fajin e për të marrë veprime të ashpra që zgjidhin problemin! Hesht Edi se sot jemi në zi! Madje shpalle nesër zyrtarisht ditë zie se jeta e vogëlushes për nga padrejtësia si iku e trauma që shkaktoi te ne është dhimbje që preku çdo zemër të shëndetshme. Hesht Edi se sot nuk vdiq thjesht një fëmijë, por vdiq edhe më shumë besimi i popullit te mundësia që ky vend mund të ndryshojë!

Sipas teje ne as kur na vrasin nuk kemi të drejtë të flasim?! Ti nuk hesht Edi se ti e di që nuk të ndodh gjë. Ndaj guxon dhe sillesh keq dhe në ditë si kjo. Sot normalisht populli duhet të të kërkonte llogari. Por, ti e di që nuk ndodh. E di ti se bashkë me ata të tjerët e keni lidhur në 700 zinxhirë. Keni ngritur një sistem të lig balte që ju ruan nga çdo reagim. Nuk hesht se e di që nëse ndokush nga ne ngrihet e t’i sjell njerëzit te dera ti dhe tellallët e tu që janë kudo do nisni të thoni: “Ata që u ngritën bëjnë politikë me të vdekurit”. Pastaj ata që janë si ty por që sot ndodhen në opozitë të trembur se mos u ikën monopoli i opozitarizmit do vazhdojnë ison e do thonë: “I ka ngritur Edi këta që të shfryjnë revoltën popullore”. E kështu ti Edi dhe ata si ty përballë teje na mbani ne nën sundim. Na shtypni. Na vrisni. Pastaj na kërkoni dhe të heshtim duke na thënë ne se po merremi me politikë. Hesht ti Edi se sot jemi në zi.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Ngjarja në Himarë, Fevziu: Njerëzit në skafe derdhin shampanjë, marrin 30 vetë për xhiro pa jelekë sigurie

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar sërish për tragjedinë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit. Në studion e 'Euronews', Fevziu tha se skafet qëndrojnë në bregdetet shqiptare përballë njerëzve duke derdhur shampanjë në mënyrë banale, duke marrë për xhiro më shumë se 30 persona pa jelek sigurie. Fevziu thotë se për 5 banditë e për fëmijë të llastuar nuk mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri.

Skafet rrinë përballë njerëzve dhe derdhin shampanjë në mënyrë banale, dhe ato që ofrojnë shërbime turistike janë pa masa sigurie, marrin nga 30 vetë për xhiro pa jelekë sigurie. Për 5 banditë dhe fëmijë të llastuar s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri. Në Mal të Zi nuk të lejon kush të hipësh në varkë pa jelek sigurie. E gjithë kjo situatë nga çuar në një zbrazje”, tha gazetari.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Skafi përdorej për drogë, kush është djali i xhaxhait që ia dha?

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që flet për tragjedinë në Himarë, aty ku hidhen akuza për drejtuesin e skafit dhe për personin që ia dha. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, skafi dyshohet se përdorej për trafik droge dhe ishte i paregjistruar.

POSTIMI I PLOTË

Skafisti me uniformë që i mori jetën vogëlushes Jonada e kishte skafin tëe paregjistruar. Dyshohet se skafi përdorej për trafik droge. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Dr. përshëndetje, skafi që vrau dje 7-vjeçaren është i paregjistruar! Fakti që ai ndodhej në Portoromano, ngre shumë dyshime që ai është përdorur edhe për drogë! Një polic nga Himara më tha se ai skaf ka kaluar drogë në ishujt grek! Pyetja është: Kush i dha leje këtij personi të zbriste në det?! Sepse duhet të firmosë tek kapiteneria e zonës ku hidhet në det skafi. Ai nuk ka firmos askund për të shëtitur në det! Policia janë në dijeni se ai skaf është përdorur për drogë. Në cilën datë ka zbritur në det skafi?! Kush është djali i xhaxhait që i paska dhënë këtij skafin?!

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

‘Drejt bregdetit me lule e qirinj në duar’/ Dom Gjergj Meta lajmëron marshim homazh për 7-vjeçaren

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Homazhe ne Lezhe

LEZHË- Homazhe në Lezhë për vdekjen e Joanda Avdisë. Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit bashkë me shoqërinë civile do të zhvillojnë ditën e sotme në orën 19:00 një marshim homazh për vajzën e vogël që humbi jetën në Himarë pasi u godit nga një gomone.

Dom Gjergj Meta shkruan në “Facebook” se marshimi do të nisë nga Kisha në Shëngjin për të shkuar me lule e qirinj drejt bregdetit si një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, fryt i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri.

POSTIMI I PLOTË

QË TË MOS NDODHË MË! Të dashur miq,
Sonte në orën 19:00 Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit, bashkë me shoqërinë civile Lezhë-Kurbin-Rrëshen, organizojnë një marshim homazh për vajzën e vogël Joanda Avdia që dje gjeti vdekjen në bregdet për shkak të papërgjegjshmërisë. Ju ftojmë të gjithëve, sidomos pushuesit që ndodhen në Shëngjin që në orën e caktuar të gjendemi te oborri i Kishës së Shëngjinit e prej aty të nisemi në heshtje drejt bregdetit me lule e qirinj në duar.
Kjo është një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, frut i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri. JU PRESIM! Merrni një lule të freskët ose një qiri me vete!

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

2 VITE ME PARE

Ngjarja në Himarë/ Qytetarët “shpërthejnë” kundër Ramës: U vra një fëmijë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Edi Rama dhe komentet

TIRANË- Ngjarja e një dite më parë në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare humbi jetën ka tronditur opinionin publik. Qytetarët kanë “shpërthyer” në komente në postimet e kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Komentuesit i kërkojnë Ramës të mbajë përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur dje. Ndërkohë ky i fundit, në reagimin e bërë një ditë më parë, gjeti kohën të sulmonte dhe jo të mbante përgjegjësi. 

'Je shtet mediokër pa shtyllë kurriozore', 'A merrni dot frymë që vritet një fëmijë me skafet që lejoni ju?'- janë dy prej komenteve të shumta që i shkruajnë Ramës në Facebook. 

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

Në po të njëjtën mënyrë kanë reaguar edhe në faqe e Policisë së Shtetit, ku kërkojnë të mbahet përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen drejtori Gledis Nano. Ka edhe nga ata komentues që kërkojnë edhe largimin e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro. Qytetarët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë përballë Ministrisë së Mbrojtjes, në orën 19:00. Protesta është mbështetur edhe nga opozita.

Më poshtë janë vetëm disa nga komentet e bëra në postimet e fundit në faqen e kryeministrit në Facebook.

2 VITE ME PARE

Ngjarja në Himarë/ Boçi: Familja shqiptare në sulm e presion të shumëfishtë, duhet ta shpëtojmë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Luciano Boci

TIRANË- Nën/kryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rëndë që po ndodhin në vend, e një prej tyre është dhe vdekja e 7-vjeçares në plazhin e Potamit. Përmes një reagimi zyrtar, Boçi thotë se familja shqiptare po gjendet çdo ditë e më shumë përballë një sulmi e një presioni të shumëfishtë. Për ngjarjen e rëndë, sipas Boçit ka pasur zero reagim nga shteti.

REAGIMI I BOÇIT:

TË SHPËTOJMË FAMILJEN

Famlija shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të shumëfishtë. Ajo po shpërbëhet, jo më shumë si shkërmoqje numrash, sesa si zhbjerrje parimesh, vlerash, standartesh e sigurie dhe si zhvlerësim.
Vrasja e Elbasanit dhe ajo e Himarës, ndonëse me tipologji të ndryshme, janë prekja reale e tragjedisë së papërshkrueshme me fjalë, që përjeton familja sot. Mici kreu aktin ndaj bashkëshortes jo si “Otello” i rradhës ku pasioni i xhelozisë mbyti arsyen. Jo.

Prapa kësaj xhelozie nuk është Jago-ja smirëzi dhe i etur për karrierë. Jagoja i vërtetë në vendin tonë është mjerimi ekonomik i familjes, braktisja që i ka bërë shteti e shoqëria, goditja progresive e amësisë dhe atësisë si misione hyjnore dhe përgjëgjësi ekzistenciale. Kjo ka bërë që disintegrimi të jetë dominant. Ka bërë që konflikti të jetë muzika e përhershme e monotonisë së jetës pa asnjë lumturi brenda, pa asnjë siguri dhe pa asnjë të ardhme. Për familjen nuk ekziston asnjë mekanizëm shtetëror stimulues apo mbrojtës, vlerësues apo kujdestar.
Sikur familja e Micit të kishtë të ardhura të mjaftueshme në sajë të punës së tij dhe bashkëshortes, konflikti ndoshta nuk do kishte ekzistuar fare. Rasti nuk është i veçuar. Shpesh dramat ekonomike, dramat e emigracionit, dramat e papunësisë janë shdërruar në tragjedi emocionale të shoqëruara me vrasje makabre. Kjo ndodh sepse gjithçka i është lënë rastësisë, spontanitetit. Ndërkohë axhendat e grupimeve okulte të pasqyruara tashmë në ligjet e së majtës, ku mdryshimet priten të jenë akoma më drastike, kanë nxitur gjithnjë e më shumë rrënimin e statusit të familjes shqiptare dhe lëkundjen e pozicioneve brenda saj.

Është utopike sot dhe jo reale që nga njëra anë të flasësh e marrësh angazhime për rolin e pozicionin e gruas dhe nga ana tjetër ta godasësh gruan në zemrën e thelbit të saj, në amësinë dhe vendin e rolin e pazëvendësueshëm që ajo ka në familje e shoqëri, duke e konsideruar vetëm thjesht si prind të dorës së dytë.
Pa këtë dimension të amësisë, pa vlerësimin e këtij roli, emancipimi i pretenduar rrezikon të shndërrohet në një devijim social me pasoja të rënda për familjen e vetë gruan. Ndërsa vrasja tragjike e 7 vjeçares nga polici-skafist ngre alarmin e sigurisë fizike të ekzistencës së familjes. Roli protektiv, karshi pasigurisë absolute tek ne, i është lënë vetëm familjes. Shteti nga ana e tij, nuk e konsideron detyrë funksionale dhe ka hequr dorë nga çdo detyrim. E kjo nuk lidhet vetëm me mungesën e elementëve të sigurisë në plazhe, sepse pasiguria është kudo sunduese.

Në rrugë, në lokal, në shkollë, në insitucione. Sepse kallashi dhe kanabisi bëjnë kërdinë. E kjo pasiguri shtetërore po vret çdo ditë. Polici-skafist nuk ishte një rastësi e keqe fati, por ishte një përfundim tragjik i arbitraritetit e absurditetit të vetë shtetit. E shtetit që vret. Që vrau Gjoklajn në gjumë në Sharrë, që vrau Rashajn, që detyroi të rinjtë të vetëvriten në komisariate, që vrau vogëlushen në breg të detit. Shteti jo vetëm vret. Por dhe bën karshillëk. Fakti i rikthimit në detyrë pas përjashtimit të policit-vrasës e dëshmon këtë. Shteti ynë jo vetëm vret, por dhe demonstron arrogancën e vrasësit. Prandaj ky ka mbaruar së qeni shtet. Është regjim. Me agjendë antiqytetare e anti familje. Pamjet shokuese të reagimit të policit pas aktit të rëndë ndaj babait të vogëlushes trasmentojnë problemin tjetër alarmant të regjimit. Atë të mungesës së pamjes njerëzore brenda tij dhe njerëzve që sot e përfaqësojnë. Zero resfleksion dhe zero përgjegjësi për vrasjen. Shteti-regjim i yne është pikërisht ky: vrasësi gjakftohtë i jetëve dhe i së ardhmes së familjeve e fëmijëve tanë. Këtë shtet-regjim duhet ta shkulim nga rrënjët. Familja duhet shpëtuar.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Tragjedia në Himarë 'harrohet' nga drejtuesit e skafeve, në Sarandë qarkullojnë shumë pranë fëmijëve

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Skafi ne Sarande

SARANDË- Tragjedia e një dite më parë në plazhin e Potamit nuk ka ndërgjegjësuar aspak drejtuesit e skafeve. Në orët e para të mëngjesit, në një nga plazhet e Sarandës, një skaf është parë nga qytetarët 5 metra larg nga bregu i detit. Dosja.al siguron video nga momenti kur skafi qëndron shumë pranë pushuesve, pasi drejtuesi i saj ka ndaluar për të kryer disa punë të tijat.

 

Vdekja e vogëlushes 7-vjeçare nga ish-shefi i komisariatit të Himarës nuk ka sjellë reflektim te ky drejtues skafi, pasi vetëm pak metra larg mjetit të tij ndodhen dy vogëlushe në breg të detit. Kështu ishte dhe skena e një dite më parë, vogëlushja 7-vjeçare po notonte shumë pranë bregut teksa u vra për vdekje nga helikat e skafit të Arjan Tases.

Ngjarja e ditës së djeshme la të tronditur opinionin publik. Policia mori masa duke bërë ndalime e sekuestrime të disa mjeteve lundruese mirëpo ky drejtes në këtë rast, nuk ka frikë nga masat që mund të merren ndaj tij. Raste të tilla kanë qënë të shpeshta edhe para tragjedisë, ndaj mbetet vetëm reflektim i drejtuesve dhe masa më të rrepta nga shteti shqiptar.

2 VITE ME PARE

“Nuk e vrau varka, por shteti!”/ Berisha: Mbështesim protestën qytetare pas tragjedisë në Himarë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se mbështet plotësisht protetsën që do të zhvillohet ditën e nesërme përballë Ministrisë së Mbrojtjes, për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë. Përmes një postimi të bërë në 'Facebook', kreu i PD-së, tregon se aprovon këtë reagim të qytetarëve shqiptarë. 

Protesta është thirrur pas ngjarjes tragjike ndodhur në plazhin Potam në Himarë ku humbi jetën një vajzë e vogël 7-vjeçare pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase. 

“Nuk e vrau varka, por shteti!” është moto e protestës që mbahet në orën 19:00 të së enjtes para Ministrisë së Brendshme.

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

Protesta, është paralajmëruar nga shoqëria civile se do të zhvillohet protestë para Ministrisë së Mbrojtjes.

2 VITE ME PARE

PA KOMENT- Një ditë pas tragjedisë, plazhi i Potamit bosh, lule dhe kukull në vendin ku u vra 7-vjeçarja

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Plazhi

VLORË- Plazhi i Potamit në Himarë sot është braktisur nga pushuesit. Qytetarët shqiptarë nuk munden që sot të notojnë e të gëzojnë në vendin ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtuesin Arjan Tase, teksa po lahej në det. 

Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë. Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm, i ka publikuar në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.

Mëngjes i trishtë sot në Potam... Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur... Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t'u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.’- shkruan gazetarja.

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

Vajza e vogël ishte duke u larë në det me babain e saj, kur u godit nga helikat e motorëve të gomones dhe e gjithë skena ka ndodhur para syve të të atit, i cili nuk ka bërë dot asgjë që të ndihmojë të bijën. E mitura humbi jetën në vend, ndërsa autori është vendosur në pranga. Mbi Arjan Tasen tashmë rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia por pritet kqyrja e kamerave të sigurisë teksa nëse vërtetohen dyshimet se ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes apo është konfliktuar me familjarët dhe persona të tjerë mbi të pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera.

2 VITE ME PARE

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, Flor Binaj: Jetojmë në kohën që kush ka lekë ka të drejtë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Flor Binaj

TIRANË- Aktori i humorit Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social, Binaj i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushes. Ai shkruan se në vend triumfon vetëm ai person që ka para dhe pushtet. 

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

“Sot një engjëll humbi jetën! Sot një familje përjetoi atë që asnjë familje nuk do të përjetojë…Sot çdo prind është i tronditur! Sot mund të kishte qenë edhe fëmija im, edhe fëmija juaj! Sot çdo ditë e më shmë po shohim se si po degjenerohemi si shoqëri, si popullm ngaqë fryma antivlerë që po mbillet prej vitesh që e bën vrasjen-trimëri, vjedhjen-biznes, spiunllikun-talent, paaftësunë-art, kurvllikun-përvojë, sevilizmin-virtyt dhe të qenurit i drejtë- i shtrembër dhe budalla! Jetojmë në kohën që kush ka lekë ka të drejtë dhe çdo gjë tjetër nuk kaq rëndësi… Ngushëllime familjes, u preftë në paqe zemra e vogël.”, shkroi Florjan Binaj.

2 VITE ME PARE

"Nuk e vrau varka, por shteti!"/ Paralajmërohet protestë te Ministria e Brendshme për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
proteste

TIRANË- Qytetarët kanë paralajmëruar protestë në rrjetet sociale, pas tragjedisë në Himarë ku humbi jetën një vogëlushe 7-vjeçare pasi u përplas nga një mjet lundrues që kryente manovra të rrezikshme në breg të detit.

Protesta është paralajmëruar të mbahet ditën e enjte në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme. “Nuk e vrau varka, por shteti!” është moto e protestës që mbahet para Ministrisë. 

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka shaktuar reagime të forta nga krerët e opozitës në vend. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

2 VITE ME PARE

Vdekja tragjike 7-vjeçares, Gjebrea: Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Ardit Gjerbrea

TIRANË- Moderatori Ardit Gjebrea ka reaguar për vdekjen tragjike të 7-vjeçares, e cila u përplas mesditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë për vdekje nga një skaf të drejtuar nga komisari Arjan Tase. Gjebrea shprehet i pikëlluar për vdekjen e vogëlushës, ndërsa thotë se vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë prindërit e vogëlushës.

REAGIMI I PLOTË:

Nuk ka gjumë dot sonte! Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie! Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël. Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund: Det pa kufi ndarës në zonat ku janë mjetet e motorizuara. Plazhistë që notojnë me gomone, skafe e jet ski që u vijnë rrotull. Asnjë limit shpejtësie, asnjë kontroll! Trishtim! Ngushëllime familjes Abdia dhe paqe për shpirtin e pastër e të pafajshëm!”

Ngjarja e rëndë tronditi ditën e djeshme opinionin publik, pasi i e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Himarë/ Mbi 20 persona tregojnë si u vra vogëlushja, Tase shpreh pendesën

Tragjedia në Himarë/ Opozita: Autori i vrasjes është Rama.
Himare

VLORË- Mbi 20 persona janë pyetur nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e djeshme ku humbi jetën Joanda Avdiaj, vetëm 7 vjeç teksa po notonte në plazhin e Potamit. Mes personave të pyetur, janë edhe familjarët e vajzës të cilët kanë treguar tmerrin që panë me sy dhe momentet e fundit të vogëlushes.

Dëshmitarët okular të pyetur në momentet e para pas ngjarjes nga policia e Himarës dhe Vlorës kanë dhënë detaje tronditëse. Në dëshmitë në polici disa prej tyre tregojnë se skafi ka tentuar të largohet nga vendi ngjarjes por kanë qenë këta të fundit që e kanë ndaluar. Ata kanë treguar se trupi i së miturës për pak momente ka ndenjur në ujë pasi askush nuk guxonte ta nxirrte prej andej. Ka qenë një shtetas i huaj që sipas tyre e ka nxjerr, duke e vendosur në një shezlong aty pranë për ti dhënë ndihmën e parë. 

Arjan Tase në dëshminë e tij në komisariat ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se mjeti i pësoi një defekt. Tase ka treguar se mjetin gomone “Nëna 154” e ka marr tek i afërmi i tij në Porto Palermo. Ka ardhur me të në Potam ku e ka ndaluar. Më pas ka tentuar të bëj xhiro familjarët e tij. Kur këta të fundit kanë hipur në gomone Tase ka ulur manjetat e gomones duke i dhënë gaz. Gjithashtu në dëshminë në komisariat ka mohuar akuzat e qytetarëve se ka kërkuar të arratisej.

Vajza e vogël ka qenë duke u larë në det me babain e saj, kur është goditur nga helikat e motorëve të gomones dhe e gjithë skena ka ndodhur para syve të të atit, i cili nuk ka bërë dot asgjë që të ndihmojë të bijën. E mitura humbi jetën në vend, ndërsa autori është vendosur në pranga. Mbi Arjan Tasen tashmë rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia por pritet kqyrja e kamerave të sigurisë teksa nëse vërtetohen dyshimet se ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes apo është konfliktuar me familjarët dhe persona të tjerë mbi të pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Ilir Alimehmeti: Skandali, dhjetëra tonelata mbetje të rrezikshme spitalore në QSUT

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Duhet ta mbrojmë SPAK-un nga bufi dhe llumi i kënetës...

"Pavarësia shalqi me provë"/ Rama: Do të jemi kritikë ndaj një drejtësie të çalë profesionalisht!

Rama mohon sulmet ndaj drejtësisë për rastin "Veliaj": Qëllimi i lartë nuk justifiko mjetet e ulëta

Rama: Kemi luftuar për të arritur drejtësinë e pavarur që është sot...

Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan

Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta e konsideroj të çmuar

Berisha: Kompania e LaCivita nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve

"‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA"/ Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë një audit

Berisha: Rama po censuron skandalin e abuzimit me fondet e taksapaguesve amerikanë nga e shoqja

Vrau të dashurën dhe më pas veten, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

"Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme!" Çështja e Veliajt/ Rama: Jam kundër arrestimit të tij

Deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun

Rama sulmon drejtësinë: Nuk mund të pranojmë që të shkelen të drejtat e njerëzve

"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve!" Rama: Janë fatkeq se nuk pranojnë që ne jemi më të mirët

"Kur ne morëm detyrën vendi ishte pa drita", Rama: Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën

Shtyrja e dhënies së bonusit të pensionistëve, Rama: Është depozituar në Bankën e Shqipërisë

Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar për Shqipërinë!

Rama: 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete që ka marë peng opozitën shqiptare

Fshirja e fotove me Alex Soros, Rama: Siç kam miq atë dhe të atin kam dhe që janë kundërshtarë me to

PS-PD bëhen bashkë, Kuvendi miraton me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, PS: Nuk jemi kundër asnjë emri

"Rama të vijë në parlament", Berisha: Të miratohet me urgjencë një rezolutë

Avokati i Popullit/ Berisha e konfirmon: Kandidati i Partisë Demokratike është Besim Ndregjoni

Berisha: Qeveria përdor SPAK-un! Ka pranuar prokurorë dhe gjykatës që flenë mbi krimin

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro...

"Ngjarja më e madhe për kombin shqiptar"/ Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Është shembull

Noka-socialistëve: Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje?

Tensione në Kuvend/ Spiropali nuk i jep fjalën Bardhit, Garda rrethon foltoren

Tubimi për Veliajn, Bardhi: Grusht shteti ndaj pushtetit gjyqësor

Sula nxjerr fustanin në foltoren e Kuvendit: Ajola e kishte për turp të vishej lirë

Spiropali uron Kosovën: Mirënjohje për martirët e luftës, 17 vite më parë triumfoi ëndërra

Rama 'lëshon' kryebashkiakun e Tiranës: Përgjegjësia e shkeljes se ligjit është individuale

Rama për deklaratat e Berishës: SPAK-ut nuk kanë ça i bëjnë fare!

Rama: Pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë

Berisha: Paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali

Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore

Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Ky institucion është për t’u shuar me çdo kusht

Berisha: Në SPAK janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës

"Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn"/ Paralajmëron Berisha: Është i zhytur gjer tek veshët

‘Çakenj të Ramës’/ Berisha: Zef Brozi dhe Kreshnik Spahiu janë figurat më të zeza të historisë

Berisha-qytetarëve: Çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën time

Berisha publikon tjetër përgjim për Ballën: Tao do pastrojë plotësisht komisariatin!

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Bashkë me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë

Tubimi në mbështetje të Veliajt në GJKKO/ Berisha: Grusht shteti brenda shtetit!

"Zbatoni politikën e Shqipërisë pa opozitë"/ Berisha del nga SPAK, zbulon letrën që la në SPAK

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!