LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia paralizohet nga protestat, bllokohet lëvizja në disa pika kufitare me shtetin fqinj, doganierët grekë në grevë

• Protesta në të gjithë Greqinë kanë nisur në ditën e përvjetorit tq dytë të aksidentit tragjik në Tempi. • Protesta dhe grevat ditën e sotme janë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, që ndodhi më 28 shkurt të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit. • Qytetarët janë mbledhur në qendër të Athinës para Parlamentit ndërsa mbajnë në duar pankarta. • Në nder të 57 vikimave Kuvendi grek mbajti një minutë heshtje. • Nga përplasja e dy trenave kanë humbur jetën edhe 6 shqiptarët Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo. • Emrat e 57 viktimave janë listuar më herët edhe në Stacionin e Larisës. • Mediat greke raportojnë se rrugët në Athinë janë bllokuar për shkak të protestave të cilat janë paralajmëruar të mbahen në mbi 200 qytete të Greqisë. • Sindikata e Taksistëve të Atikës (SATA) u ka bërë thirrje taksistëve që të marrin pjesë në aksionin vullnetar që të transportojnë falas qytetarët që duan të jenë në Sintagma, nga pikat e paracaktuara të demonstruesve deri në Sheshi Sintagma. • Në disa qytete janë mbyllur stacionet e e metrosë. • Përkatësisht gjashtë stacione të metrosë janë mbyllur në Selanik. • Ndërkohë në Larisa në protesta janë bashkua edhe fermerët të gjithë kanë udhëtuar me traktor drejt vendit ku do të mbahet protesta. • Komunitetet e diasporës, nga Kanadaja në Australi, kanë paralajmëruar demonstrata të ngjashme në lidhje me ngjarjen. • Ministri i mbrojtjes civile parashikoi se në qendër të Athinës do të dërgohen më shumë se 5,000 policë dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë për të garantuar sigurinë e protestave. • Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me tragjedinë e ku në reagimin në rrjetet e tij sociale shkruan se nga ajo natë asgjë nuk është më njësoj. • Ai shprehet se gabimet njerëzore të kombinuara me mangësi të rrënjosura prej kohësh në shtet, shkatërruan me dhunë sigurinë e vendit. • Lideri grek u shpreh se aksidenti tragjik shkatërroi besimin e qytetarëve dhe shfaqi dështimet e shtetit, duke theksuar se qeveria ka një detyrë për të garantuar siguri dhe reforma në sektorin e transportit. • Për shkak të protestave edhe pikat kufitare të Kakavijës, Qafë Bot- Sarandë dhe Tre Urat- Përmet do të jenë të bllokuar përkohësisht. • Në njoftimin zyrtar, policia e Kakavijës sqaroi dje se nga ora 07:00 deri në orën 23:00 nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, pasi në grevë do të përfshihen edhe doganierët grekë. • Policia sqaroi se gjatë kësaj fashe orare do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ 2 vite nga tragjedia me përplasjen e trenave në Greqi, familjarë të viktimave me origjinë shqiptare mblidhen në sheshin "Skënderbej": Duam drejtësi!

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
Sheshi "Skënderbej"

TIRANA- Disa famijarë të vitimave me origjinë shqiptare të tragjedisë së përplasjes së trenave 2 vite më parë në Greqi, janë mbledhur sot në sheshin "Skënderbej" në Tiranë. Reshjet e shiut nuk i ndalën ata të përçonin thirrjet e tyre me drejtësi paralelisht me protestat masive që kanë bllokuar qytetet kryesore në vendin fqinj.

Me fotot e të afërmve dhe me pankarta në duar ata kërkojnë të dinë të vërtetën për ngjarjen që u mori jetën të afërmve të tyre. Halla e së ndjerës Klaudia Lata, Qamile Shurdhi zgjodhi t’i bashkohej tubimit solidarizues në Tiranë, më pamundësi për të shkuar në Greqi. Ajo kërkon drejtesi për mbesën, që humbi jeten nga përplasja e trenave pranë Larisës.

“Të bëhet drejtësia, të thonë çfare ndodhi. Ata janë djegur të gjithë, por vëllai dhe nusja e vëllait tim po shkatërrohen. Klaudia ishte duke ndjekur Karnavalet me motrën, të dashurin. Kjo do ikte në Selanik për në shkollë. Iku me tren. I tha e ëma kthehu sonte në Larisa, jo do iki se s’bën tha se kam nesër mësim... Studente ekselente. Ishte e para në atë fakultet që ishte ajo”, tha halla e Klaudia Latës për mediat.

Tragjedia e Tempit me 57 viktima

Greqia është paralizuar ditën e sotme nga protestat në mbi 200 qytete të vendit. Protesta dhe grevatjanë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, të 28 shkurtit të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit. Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

1 VITE ME PARE

2 vite nga tragjedia me përplasjen e trenave në Greqi/ Qytetarët në Korçë, homazhe për viktimat 

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
Homazhet

KORÇA- Disa qytetarë në Korçë u mblodhën në sheshin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” për të kujtuar viktimat e tragjedisë së dy viteve më parë ndodhur në Greqi nga përplasja e 2 trenave.

Nga kjo ngjarje humbën jetën 57 persona midis tyre edhe shqiptarë. Qytetarët në Korë sot solidarizohet dhe me protestën në Greqi që po zhvillohen me moton “Nuk Kam oksigjen”.

Mësohet se qytetarët ndezën qirinj si homazh për të rinjtë studentë, emigrantë shqiptarë dhe gjithë viktimat e tjera që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.

 

1 VITE ME PARE

Protestat në Greqi/ Protestuesit përplasen me policinë, hedhin molov në drejtim të Kuvendit, efektivët përgjigjen me gazlotsjellës (FOTO+VIDEO)

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
Pamje nga vendi i ngjajres

GREQI- Protestat e sotme në Greqi për aksidentin e rëndë hekurudhor në Tempi kanë agravuar duke sjellë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Mediat greke raportojnë se persona të maskuar me kapuça kanë tentuar të futen në oborrin e Parlamentit. Gjithashtu në drejtim të saj është hedhur molotov. 

Siç shihet edhe nga pamjet vendi është përfshirë nga flakët dhe kaosi. Për të shpërndarë turmën policia ka përdorur gaz lotsjellës. Mediat kanë raportuar edhe incidente të tjera për shkak të gazit të hedhur pasi shumë persona kanë humbur ndjenjat. Policia gjithashtu është përplasur me personat të cilët janë futur pranë Kuvendit. Probleme janë regjistruar edhe në Selanik. Deri më tani raportohet se janë shoqwruar nga policia 84 persona, nga të cilët 41 kanë rezultuar me arrestime.

 

1 VITE ME PARE

Protestat për tragjedinë e Tempit, tre pikat kufitare me Greqinë të bllokuara, ja cilat lëvizje lejohen në doganë

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
foto ilustruese

KAKAVIJË- Përveç pikës kufitare të Kakavijës, të bllokuara përkohësisht ditën e sotme do të jenë edhe doganat e Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet. 

Policia njoftoi dje se për shkak të protestave në Greqi, doganierët e palës greke kanë pezulluar punën për të zhvilluar grevë. Si pasojë nga ora 07:00 deri në orën 23:00 do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Policia Kufitare bëri apel për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot - Sarandë dhe PKK Tre Urat - Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

1 VITE ME PARE

Protestat paralizojnë sot Greqinë/ Mitsotakis për tragjedinë e Tempit: Atë natë pamë fytyrën më të shëmtuar të vendit

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
kyriakos mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me tragjedinë e Tempit, ku përplasja e dy trenave solli vdekjen e 57 personave. Mitsotakis shkruan në reagimin në rrjetet e tij sociale se nga ajo natë asgjë nuk është më njësoj. 

Ai shprehet se gabimet njerëzore të kombinuara me mangësi të rrënjosura prej kohësh në shtet, shkatërruan me dhunë sigurinë e vendit. 

Lideri grek u shpreh se aksidenti tragjik shkatërroi besimin e qytetarëve dhe shfaqi dështimet e shtetit, duke theksuar se qeveria ka një detyrë për të garantuar siguri dhe reforma në sektorin e transportit.

POSTIMI I PLOTË: 

Dy vite kanë kaluar nga nata e 28 shkurtit 2023, e cila la një shenjë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive me tragjedinë e Tempeve. Mendimet e të gjithëve janë me familjet e 57 viktimave, me të plagosurit, por edhe me ata që i mbijetuan këtij aksidenti, duke mbartur përgjithmonë brenda tyre plagën e kujtimit të tij.

Atë natë pamë fytyrën më të shëmtuar të vendit në pasqyrën kombëtare. Gabime fatale njerëzore u bashkuan me mangësi të rrënjosura prej kohësh në shtet, duke shkatërruar me dhunë çdo siguri. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Dhe pikërisht kjo tregon madhësinë e betejës që duhet të zhvillojmë për të mundur "shtetin e thellë" të së kaluarës.

Çdo burrë dhe grua greke merr pjesë në këtë zi, të bashkuar nën kërkesën e përbashkët për të vërtetën. Një shpagim moral që vetëm Drejtësia e pavarur mund t’ia ofrojë shoqërisë, larg shfrytëzimit politik të dhimbjes njerëzore. Por edhe me pjekurinë e një kombi që kërkon siguri, përgjegjësi dhe përparim.

Pikërisht për këtë arsye, shumica e qytetarëve, qofshin ata që protestojnë apo ata që nderojnë në heshtje kujtimin e viktimave të Tempeve, bien dakord për një gjë: një aksident që plagosi zemrën e tyre nuk duhet të kthehet në një armë për të goditur unitetin e brendshëm dhe rrugën e qëndrueshme të vendit drejt së ardhmes.

Një bindje që për qeverinë kthehet në një detyrë të rëndë: të ecë përpara me vendosmëri dhe shpejtësi drejt reformave që do të çojnë në trena modernë dhe të sigurt, në shërbime publike më efikase dhe në një përditshmëri të përmirësuar për të gjithë. Ky është edhe angazhimi ynë.

Tragjedia e Tempit me 57 viktima

Greqia është paralizuar ditën e sotme nga protestat në mbi 200 qytete të vendit. Protesta dhe grevatjanë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, të 28 shkurtit të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit. Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Mbyllen rrugët në qendër të Athinës, protestuesit me pankarta në duar mblidhen para Kuvendit, emrat e 57 viktimave të Tempit "ngjiten" në shkallët e sheshit Sintagma

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
Protesta në Athinë

ATHINË- Protesta në të gjithë Greqinë kanë nisur në lidhje me përvjetorin e dytë të aksidentit tragjik në Tempi. Qytetarët janë mbledhur në qendër të Athinës para Parlamentit ndërsa mbajnë në duar pankarta. Në nder të 57 vikimave Kuvendi mbajti një minutë heshtje. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes vërehet emrat e viktimave të cilat janë shkruar në letra dhe janë ngjitur në shkallët e sheshit Sintagma. Gjithashtu emrat e viktimave janë listuar më herët edhe në Stacionin e Larisës.

Mediat greke raportojnë se rrugët në Athinë janë bllokuar për shkak të protestave të cilat janë paralajmëruar të mbahen në 200 qytete të Greqisë. Sindikata e Taksistëve të Atikës (SATA) u ka bërë thirrje taksistëve që të marrin pjesë në aksionin vullnetar që të transportojnë falas qytetarët që duan të jenë në Sintagma, nga pikat e paracaktuara të demonstruesve deri në Sheshi Sintagma.

Në disa qytete janë mbyllur stacionet e e metrosë. Përkatësisht gjashtë stacione të metrosë janë mbyllur në Selanik. Ndërkohë në Larisë në protesta janë bashkua edhe fermerët të gjithë kanë udhëtuar me traktor drejt vendit ku do të mbahet protesta.

 

1 VITE ME PARE

Dy vite nga aksidenti në Tempi/ Greqia zhvillon protesta në 200 qytete, kërkojnë drejtësi për 57 viktimat: Po na mashtroni, duam përgjigje!

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
Aksidenti në Tempti

GREQI- Dhjetëra mijëra njerëz pritet t'i bashkohen protestave dhe grevave ndërsa Greqia shënon përvjetorin e dytë të aksidentit fatal të trenave në Tempti. 57 persona, pothuajse të gjithë studentë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh ndërqytetës u përplas kokë më kokë me një lokomotivë mallrash në luginën e Tempes më 28 shkurt 2023. Ky ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë.

Protestat do të mbahen në 200 qytete në mbarë Greqinë. Komunitetet e diasporës, nga Kanadaja në Australi, kanë paralajmëruar demonstrata të ngjashme në shenjë të zemërimit që ka nxitur katastrofa. Ministri i mbrojtjes civile parashikoi se në qendër të Athinës do të dërgohen më shumë se 5,000 policë dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë për të garantuar sigurinë e protestave. Rreth 120,000 njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit në janar, kur organizatorët mbajtën protesta të mëparshme në një shfaqje të papritur zemërimi për katastrofën.

Petros Constantinou, një aktivist i shquar i majtë, tha se ajo që po shohin është një lumë zemërimi që fryhet çdo minutë. Sipas tij qytetarët ndihen të mashtruar dhe se ata duan përgjigje, duan drejtësi dhe duan të mbështesin familjet e viktimave. 

Në prag të protestave, Nikos Androulakis, kreu i partisë Pasok akuzoi qeverinë se po mashtronte popullin grek dhe po bën gjithçka që mundet për të fshehur përgjegjësitë e tyre politike. Ai tha se do të paraqesë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë javën e ardhshme, duke shtuar presionin ndaj Mitsotakis.

Që kur fitoi për herë të parë detyrën në korrik 2019, Mitsotakis nuk është përballur me trazira të tilla. Brenda disa ditësh nga rrëzimi, në një lëvizje që ende nuk është shpjeguar plotësisht, autoritetet greke nxituan të gërmojnë dhe çimentojnë zonën.

Një raport prej 178 faqesh i lëshuar nga një komitet i pavarur hetimor të enjten zbuloi se shumica e viktimave kishin vdekur si pasojë e përplasjes me ndikim të madh – fajësuar fillimisht nga një mjeshtër stacioni që gabimisht vendosi dy trenat në të njëjtën linjë – deri në shtatë persona u dogjën në shpërthimin e madh që pasoi.

Raporti shtoi se prania e mundshme e një karburanti të panjohur në vendngjarje ka sjellë shpërthimin akoma edhe më të madh të zjarrit. Ky raport nxit pretendimet, e shprehura nga hetuesit e punësuar nga familjet e viktimave, se treni i mallrave mbante një substancë të paligjshme shumë të ndezshme.

1 VITE ME PARE

Greqia proteston për tragjedinë e Tempit, bllokohet përkohësisht lëvizja e mjeteve në pikën kufitare të Kakavijës

Tragjedia e Tempit ku humbën jetën dhe 6 shqiptarë/ Greqia
kakavije

KAKAVIJË - Pika kufitare e Kakavijës do të jetë përkohësisht e bllokuar sot për shkak të protestave dhe grevave që pritet të mbahen ditën e sotme në Greqi për tragjedinë e Tempit. Në njoftimin zyrtar policia e Kakavijës sqaroi dje se nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, pasi në grevë do të përfshihen edhe doganierët grekë. Policia sqaroi se gjatë kësaj fashe orare do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Protesta dhe grevat ditën e sotme janë thirrur për aksidentin tragjik, që ndodhi më 28 shkurt të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit. Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Mes viktimave ishin edhe 6 shqiptarët Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.

Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

protesta ne greqi ne dyvjetorin e aksidentit ne tempi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen