LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllen hetimet për “Gërdecin”/ Akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, Mediu: S'ka prova shtesë, unë s'kam firmosur

•Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen e “Gërdecit”. •Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. •Ai qëndroi 60 minuta brenda SPAK, aty ku iu komunikuan akuzat, ato të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak. •Pas daljes nga SPAK, Mediu tha se është i pafajshëm dhe nuk ka pasur asnjë kontakt personal me bizneset që merreshin me demontimin e armëve, që sipas tij ishte pjesë e sigurisë kombëtare. •Më tetor 2021, SPAK kërkoi të rimarrë sërish të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. •Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj tij për “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues. •Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria përjetoi një tragjedi nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Akuzohet për shpërdorim detyre, Mediu: Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin e armëve

Mbyllen hetimet për “Gërdecin”/ Akuzohet nga SPAK për
Fatmir Mediu

TIRANË-  Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit tha se nuk ka pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin e armëve. Sipas tij, nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, pasi demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare. 

"Kush mund ta certifikojë një proces ushtarak, ministri? Do u lutesha gjithsecilit që të lexojë edhe rregulloren. Ministri është autoritet civil, jo ushtrarak. Është thjeshtë e qartë se nuk kam asnjëlloj dijenie për shkresën që është pyetur Aldo Bumçi as nuk e di se kush ka firmosur. Bumçi ka dhënë sqarimet e veta. Unë i njoh të gjithë por për këtë çëështje nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë. Le të marr dënimin më të madh që mund të japin. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti, as me firmën amerikane, as me atë shqiptare që merrej me demontimin. Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Ministri duhet të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi,"- tha Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen delikate të“Gërdecit”. Ai u thirr ditën e sotme në SPAK për t’i komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Gërdeci'/ 60 minuta në SPAK për Gërdecin, Mediu: Jam i pafajshëm! M’u prezantua e njëjta akuzë si 2009, s'ka prova

Mbyllen hetimet për “Gërdecin”/ Akuzohet nga SPAK për
Fatmir Mediu

TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pasi qëndroi për gati 60 minuta brenda institucionit, Mediu tregoi për mediat e pranishme atë që iu komunikua. Ai tha se iu është paraqitur e njëjta akuzë si në vitin 20009, pa shtuar asnjë dokument dhe asnjë provë e re. Mediu mendon se e gjitha ka një motivacion politik, duke u shprehur se është i pafajshëm.

“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, ishte tërësisht e motivuar politikisht, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje në 15 vjet. Shpresoj që të pyetem për këtë çështje. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë. Nuk ka qenë ministri prezent por autoritetet më të larta ushtarake. Këtë akuzë nuk e provoj, jam i pafajshëm. Çështja e demontimit është e sigurisë kombëtare. Duke filluar me paktin, me marrëveshjen e MAP dhe PAP, me të gjitha praktikat e demontimit. Me këtë analizë është bërë veprimi. Unë kam të drejtën që të pyetem për aktet e mia. Jam pyetur vetëm si person që njeh rrethanat dhe kanë thënë shpjegimet e mia,”- tha Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen delikate të“Gërdecit”. Ai u thirr ditën e sotme në SPAK për t’i komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Fatmir Mediu mbërrin në SPAK

Mbyllen hetimet për “Gërdecin”/ Akuzohet nga SPAK për
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mediu ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij, të cilët i mbanin edhe çadrën teksa futeshin brenda në rrethimin e godinës. Ajo që u vu re gjithashtu, është fakti që ish-ministri i Mbrojtjes, nuk ndaloi për asnjë moment për t'ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

3 VITE ME PARE

Mediu në akuzë nga SPAK, Meta: Nuk kam asnjë koment

Mbyllen hetimet për “Gërdecin”/ Akuzohet nga SPAK për
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- "Nuk kam asnjë koment",-kështu është shprehur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lidhje me akuzën zyrtare të Prokuroria e Posaçme, SPAK, do ti komunikojë sot kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Deklarata e Metës u bë gjatë një prononcimi për Report Tv. Akuza e SPAK lidhet me kohën kur Mediu drejtonte ministrinë e Mbrojtjes dhe në Gërdec ndodhi shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve.

SPAK pritet ti njoftojë sot akuzat ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mësohet gjithashtu se akuzat që rëndojnë mbi të janë ato të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak. Mediu do të paraqitet në ambientet e Prokurisë së Posaçme në orën 14:30.

Sipas SPAK, Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes. Prokuroria e Posaçme ka hapur çështjen dhe vijon hetimet që prej një viti tashmë, për të identifikuar përgjegjësit kryesor të tragjedisë së Gërdecit që ndodhi  më 15 mars 2008./Dosja.al

fatmir mediu ne spak fatmir mediu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet