LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Qeveria: Vendimi vjen për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkolla

• Qeveria ka marrë vendimin për ndalimin për një vit të platformës TikTok. • Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu gjatë takimit përmbyllës me prindër dhe mësues, bëri me dije masat e reja të ndërmarra nga qeveria shqiptare për sistemin arsimor. • Manastirliu tha se për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkolla është vendosur bllokimi i platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. • Ajo shtoi se është vendosur për pajisjen e shkollave me kamera inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda ambienteve të institucioneve arsimore dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. • Manastirliu shtoi se është vendosur për ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. • Rama tha nga ky takim se tragjedia, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë. • Ai shtoi se qeveria, shteti janë struktura në zhvillim të vazhdueshëm dhe vetë procesi i vetëqeverisjes është një proces korrigjimi të vazhdueshëm. • Sipas tij, ka një Shqipëri në Parlamentet dhe në media, ka dhe një Shqipëri në komunitet, aty ku janë njerëzit e prekur drejtpërdrejtë dhe në këtë rast, prindërit e prekur drejtpërdrejtë sepse kanë fëmijët e tyre nëpër shkolla. • Rama tha se nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por sot, sipas tij, ajo i dallon qasjet në nivelin komunitar, në nivelin shoqëror se si reagojnë ndaj tyre.• Ai ka shprehur mbështetjen ndaj ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas kërkesave të shumta që të jepte dorëheqjen pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Shehaj bllokoi foltoren për mbi 3 orë/ Ironizon Rama: Fëmijët këta trima shohin në TikTok, s’kemi çfarë t'i bëjmë një deputeti që pengon të tjerët të flasin

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Qeveria: Vendimi
Edi Rama

TIRANA- Kyeministri Edi Rama ironizoi deputetin opozitar Agron Shehaj, i cili në seancën plenare të së enjtes bllokoi për 4 orë foltoren. Rama tha nga një takim me prindër e mësues teksa diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, se se nuk kanë çfarë i bëjnë një deputeti që pengon me trup të tjerët të flasin. Ai shtoi se modele të tilla dhune i ndjekin edhe fëmijët.

"S’kemi ça i bëjmë deputeti që del te foltorja dhe i pengon me trup të tjerët të flasim. Por ku kjo dhe shumë të tjera si këto marrin rrugët e Facebook, TikTok e të tjera dhe kur u shfaqen fëmijëve tanë, se në TikTok nuk del plani i ri i veprimit. Në TikTok nga kjo ngjarje mund të dalë vetëm nëse unë bie nga shkallët atje.

Dhe kur fëmijët tanë, adoleshentë shikojnë një trim, apo një tufë me trima që nuk lënë të tjerët të falsin, atyre u pëlqejnë më shumë këta trima dhe duan t’i kopjojnë kur del mësuesi atje para ose kur një shok i klasës e ka seriozisht që do të japë mësimin apo provimin. Ky është efekti i gjithë kësaj, se TikTok në fund të fundit promovon çfarë gjen nëpër rrugët e politikës dhe mediave tona. Këtyre ne nuk kemi çfarë t’iu bëjmë, por ne mund të bëjmë shumë brenda për brenda hapësirës ku mësuesi prindi dhe fëmija janë bashkë", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Masat e reja në sistemin arsimor/ Rama: Do ketë ferma në shkollë, domaten nuk e nxjerr TikTok-u

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Qeveria: Vendimi
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se po punohet edhe për një program që edhe fëmijët e shtruar në spital të bëjnë mësim. Ai tha në takimin e zhvilluar me prindër e mësues ku prezantoi planin e ri për sigurinë në shkolla, se po punohet edhe për planin e fermës në shkolla, ku siç tha ai, fëmijët do të mësojnë se ‘domaten nuk e prodhon TikTok-u’. Rama shtoi se po përgatisin institutin e fëmijëve në konflikt me ligjin, një institut që është një model europian, sipas tij, një model i shkollës së riedukimit, për të gjithë ata fëmijë që kanë kryer një vepër, që nëse s’do të ishin minoren, do të ishin në burg. 

"Për të gjithë atje, Ministria e Mbrojtjes do të ketë një program të dedikuar për fëmijët. Policia e shtetit gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që ne fëmijët t’i lidhim me jetën reale, që fëmijët të përfshihen ta kenë jetën reale përpara syve. Ky është një moment që na jep shumë arsye për të çuar më shumë punë. Ky është një moment që ne kemi bindjen për të bërë shumë më tepër, për shkak të gjërave që ne kemi bërë. Çfarë kemi bërë në këto vite për të transferuar shkollën, kemi fëmijë që janë të aktivizuar në aktivitete fizike, volejboll, basketboll, që shteti i blen të gjitha mjetet që i duhen, siç ndodhte dikur", tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ndërkohë që ajo çka është e rëndësishme të dihet është që ne po e shtrijmë punën për fëmijët edhe në institucionet e tjera, jashtë gjithë asaj që u diskutua dhe do e kthejmë në një sistem pune e financimi, që çdo institucion në Shqipëri duhet të ketë programin e vetë për fëmijët. Ne ndërkohë jemi duke ndërtuar në spitalin pediatrik një program për të çuar shkollën te fëmijët. Pra fëmijët në spital të kenë mundësinë për të bërë shkollë, që është një model i shkëlqyer i marrë nga Izraeli dhe që po e përgatisim me miqtë nga Izraeli.

Po përgatisim institutin e fëmijëve në konflikt me ligjin, një institut që është një model europian, një model i shekullit të ri, një model i shkollës së riedukimit, për të gjithë ata fëmijë që kanë kryer një vepër, që nëse s’do të ishin minoren, do të ishin në burg. Ky institut është një projekt, ashtu si kundër programi i fermës në shkollë që e kemi nisur. Duhet të bëhet dhe do të bëhet një program i Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që është një program i prodhimit dhe shitjes së produkteve, që fëmijët të kuptojnë që domatja nuk prodhohet në TikTok.

Për të gjithë atje, Ministria e Mbrojtjes do të ketë një program të dedikuar për fëmijët. Policia e shtetit gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që ne fëmijët t’i lidhim me jetën reale, që fëmijët të përfshihen ta kenë jetën reale përpara syve. Ky është një moment që na jep shumë arsye për të çuar më shumë punë. Ky është një moment që ne kemi bindjen për të bërë shumë më tepër, për shkak të gjërave që ne kemi bërë. Çfarë kemi bërë në këto vite për të transferuar shkollën, kemi fëmijë që janë të aktivizuar në aktivitete fizike, volejboll, basketboll, që shteti i blen të gjitha mjetet që i duhen, siç ndodhte dikur.

Do të fusim vitin e ardhshëm shahun në shkollë, do të fusim disiplina të tjera, sepse s’mund t’i bëjmë të gjitha volejbollist e basketbollist dhe do t’i krijojmë mundësinë që brenda një 3-vjeçari, çdo fëmijë të ketë mundësinë të merret me sport, jo për ta bërë sportist, por aty ku ka një dhunti, ose aty ku përshtatet më shumë të mësojë një disiplinë sportive. Po ku t’i bënim ne ekipet sportive 10 vite më parë, në cilat palestra, në cilat fusha?

Sot, pas 10 vitesh nuk kalon një leje ndërtimi në shkollë në një bashki, nëse projekti nuk ka palestër. Së fundmi kemi vënë dhe një rregull tjetër, për ata që ndërtojnë resortet dhe pallate, që nuk do të ketë leje nëse në atë resort nuk do të ketë një hapësirë për fëmijët. Nga çdo ndërtim në Tiranë, nga çdo ndërtim në Shqipëri do të duhet të dalë një shumë që të shkojë për një çerdhe, për një kopshte etj.

1 VITE ME PARE

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Rama: Ndihem i lehtësuar! Platforma është rrugaçi i lagjes!

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Qeveria: Vendimi
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se platforma TikTok do të mbyllet për një vit. Rama e bëri të ditur lajmin nga takimi me prindër e mësues teksa diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla. Ai tha se ndihet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër dhe kjo platformë do mbyllet. Rama deklaroi gjithashtu se nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë, por shtoi se është bërë gjithçka për të shtuar sigurinë në shkolla. Sipas tij, ky plan i sotëm bazohet në bindjen se mundësitë që ka qeveria dhe që do t'i vë në zbatim për sigurinë e fëmijëve në shkolla.

“Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Do ta mbyllim për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Gjatë këtij viti do të shohim si do të veprojnë vendet e tjera, për kufizime, filtra, si do të reagojë vetë TikTok, se TikTok rrënjët i ka në Kinë, por po të shohësh TikTok në Kinë dhe atë jashtë Kinës, janë të ndryshëm.

Në Kinë, TikTok promovon si të bëjnë nxënësit mirë mësimet, si të ruhet natyra, se si është tradita etj, etj. Rrugaçërira, perversitet, dhunë, bullizëm, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në TikTok-un e Kinës. Ndërsa në TikTok-un jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Për çfarë na duhet ne kjo? Dhe këtë e nxit algoritmi. Unë i qëndroj besnik vetes që kur prindërit e mi më thoshin se sa të mirë kishin qenë ata në kohën e tyre dhe sa problem ishin fëmijët në kohën time thosha betohu Edi Rama që kur të bëhesh si këta kurrë s’do thuash sa të mirë ishim ne dhe sa të këqij janë këta.

Problem sot nuk janë fëmijët, por shoqëria jonë, TikTok-u dhe gjithë “tok-tokët e tjerë që na i marrin peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës i fëmijërisë, të parin e klasës nuk e do njeri, por është ai rrugaçi i lagjes. Ky është TikTok-u dhe këtë rrugaç ne do ta përzëmë nga lagjja jonë për 1 vit, pastaj do të shohim ç’do të bëjnë të tjerët”, tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit dhe kërkesa për dorëheqjen Manastirliut, Rama: Ministrja ka të gjithë mbështetjen time!

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Qeveria: Vendimi
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen ndaj ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas kërkesave të shumta që të jepte dorëheqjen pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Rama tha nga takimi me prindër e mësues ku prezantoi planin e masave për sigurinë në shkolla, se Manastirliu ka mbështetjen e tij. Sipas tij, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në transferimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor, për të bërë më të mirën.

“Duke thënë të gjitha këto dua të shpreh publikisht këto si përgjigje për ata që donin të nxirrnin përfitime absurde nga tragjedia e një familje dhe nga humbja e një jete, duke drejtuar gishtin për gjithfarë akuzash dhe duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e arsimit, e cila ka jo vetëm të gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se ashtu si kundër që ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe pamohueshëm në transferimin e sistemit tonë shëndetësorë, por dhe një rol të pamohueshëm për transformimin e arsimit tonë, për ta bërë më të mirë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit dhe vendimi për mbylljen e TikTok/ Rama: Ka një Shqipëri në Parlament dhe në media, por ka dhe një Shqipëri në komunitet që janë të prekur drejtpërdrejt

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Qeveria: Vendimi
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin përmbyllës me prindër dhe mësues, ku u bënë me dije masat e reja të ndërmarra nga qeveria shqiptare për sistemin arsimor. Rama tha nga ky takim se tragjedia, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë. Ai shtoi se qeveria, shteti janë struktura në zhvillim të vazhdueshëm dhe vetë procesi i vetëqeverisjes është një proces korrigjimi të vazhdueshëm. 

Sipas tij, ka një Shqipëri në Parlament dhe në media, ka dhe një Shqipëri në komunitet, aty ku janë njerëzit e prekur drejtpërdrejtë dhe në këtë rast, prindërit e prekur drejtpërdrejtë sepse kanë fëmijët e tyre nëpër shkolla. Rama tha se nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por sot, sipas tij, ajo i dallon qasjet në nivelin komunitar, në nivelin shoqëror se si reagojnë ndaj tyre. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Faleminderit që në një paradite pushimi jeni të gjithë këtu, anëtarë dhe përfaqësues të këshillit të prindërve, drejtues dhe mësues shkollash, përfaqësues të institucioneve, në një takim që sintetizon të gjithë procesin e këshillit në të gjithë territorin e Shqipërisë, prej ku doli dhe plani i ri i veprimit, për fuqizimin e mekanizmave të sigurimit në shkollë. U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore dhe të gjithë territorin e Shqipërisë dhe nga ana tjetër të vihej në lëvizje e njëjta fuqi lëvizje e vetë shoqërisë, e përfaqësuar dhe mishëruar në Parlamentin e Shqipërisë dhe në media.

Si gjithnjë, qasja ndaj një ngjarje ka sjellje të ndryshme. Si gjithnjë, në një qasje ndaj një ngjarje ka një farsë, ka dhe një marrje përgjegjësie. Dhe si gjithnjë këtu në vendin tonë, edhe në këtë rast, farsa nuk mungoi me të gjithë atë forcë destruktive, që në fakt rivret të vrarët, riplagos të plagosurit dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithë përfshirëse.

Qeveria, shteti janë struktura në zhvillim të vazhdueshëm. Dhe vetë procesi i vetëqeverisjes është një proces korrigjimi të vazhdueshëm. Nuk ka në asnjë vend në asnjë shtazh të zhvillimi që nuk ka asgjë për të rregulluar, asgjë për të zhvilluar dhe për të shkuar sahat. Ashtu sikurse nuk ka asgjë në këto raste të tilla për një përgjegjësi të vetme. Ç’ka ka dalë më së mirin ne të gjithë këtë proces është se në përjetimin, në kuptimin dhe në reflektimin e një ngjarje, ka dy Shqipëri. Ka një Shqipëri në Parlament dhe në media, ka dhe një Shqipëri në komunitet, aty ku njerëzit e prekur drejtpërdrejtë dhe në këtë rast, prindërit e prekur drejtpërdrejtë sepse kanë fëmijët e tyre nëpër shkolla.

Çfarë kam dëgjuar nga këto prindër është se TikToku po e po, por si do bëhet me këtë dhunë, me këtë prurje, lum përditë nga mediat që shkon në një drejtim krejt të kundërt që ne kemi me fëmijët tanë. I them të gjitha këto për të pasur të qartë bashkarisht çdo gjë. Nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por sot ajo i dallon qasjet në nivelin komunitar, në nivelin shoqëror se si reagojnë ndaj tyre. A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj si rrjedhojë ajo sferë e shoqërisë të bëhet një sebep i mirë, apo një sebepo që e gjithë shoqëria të futet në sherr.

1 VITE ME PARE

"Kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok!" Manastirliu: Vendimi vjen për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkolla

“TikTok do të mbyllet për një vit!" Qeveria: Vendimi
Ogerta Manastirliu

TIRANA-Ministria e Arsimit, Ogerta Manastriliu në takimin përmbyllës me prindër dhe mësues, bëri me dije masat e reja të ndërmarra nga qeveria shqiptare për sistemin arsimor.

Katër pikat e planit:

1-Siguria fizike dhe dixhitale: Bllokimin e Tik tok bazuar në një paketë masash që po punojnë Agjencia kombëtare e sigurisë së informacionit. Vendosjen e kamerave inteligjente duke siguruar monitorim efektiv brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, në 500. Strukturë brenda drejtorive arsimore që do merret me menaxhimin e punës së oficerëve. Axhenci e Posacme për sigurinë në Shkolla.

2-Rrjetet e mbështetjes psikosociale;

3-Edukim dhe ndërgjegjësim;

4-Shkolla e hapur.

Manastirliu tha se për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkolla është vendosur bllokimi i platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI.

Ajo shtoi se është vendosur për pajisjen e shkollave me kamera inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda ambienteve të institucioneve arsimore dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani.

Manastirliu shtoi se është vendosur për ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal.

“Për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në Shkolla kemi vendosur: bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI: vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani: dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. 

Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal.

Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre”, tha Manastirliu.

mbyllja e tiktok

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale