LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Thirri “objektivin” në komisariat/ Dedan Gjoni i përfshirë në tentativën e vrasjes ndaj 'Akilit', bashkëpunoi me të ‘fortin e Durrësit’

•SPAK ka ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara për tentativën e vrasjes ndaj kreut të grupit të drogës, Xhevdet Plaku në Holandë, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”. •I përfshirë në tentativën për të kryer vrasjen është edhe ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. •Në pranga ka rënë edhe Rexhep Rrapi, i njohur si ‘Kepi Rrapi’. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth.•Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. •Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. •Urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. •Autorët janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Plan për vrasjen e ‘Akilit’, GJKKO konfirmon masat për 4 të akuzuarit mes tyre dhe Dedan Gjoni

Thirri “objektivin” në komisariat/ Dedan Gjoni i
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit, ish-shefi i komisariatit Dedan Gjoni, Rexhep Rapi që njihet ndryshe si ‘i forti’ i Durrësit, Algert Rapi dhe Devi Gjermëni. Këta persona akuzohen se kanë krijuar kushtet për vrasjen e mbetur në tentativë të Xhevdet Plakut, që është kreu i një bande droge.

Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë Xhevdet Plakun. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Arrestimi i “të fortit të Sukthit” që bashkëpunoi me ish-shefin e krimeve, SPAK: Autori i katërt kapet në Holandë

Thirri “objektivin” në komisariat/ Dedan Gjoni i
Dedan Gjoni

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar lidhur me arrestimin e “të fortit” të Sukthit, Rexhep Arapi, i njohur si Kep Arapi, i cili u përfshi në një tentativë vrasjeje me ish shefin e krimeve Dedan Gjoni. SPAK ka zbuluar se ngjarja ishte planifikuar të realizohej në datën 17 shtator 2019 në qytetin e Durrësit.

Sipas SPAK, autori i katërt i përfshirë në organizimin e atentatit ndaj Xhevdet Plakut rezulton jashtë vendit dhe është arrestuar nga autoritetet holandeze.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës.

Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit R.R., D.GJ., A. R. në bashkëpunim me shtetasin D.D. (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xh. P., ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17.09.2019, në Durrës.

Në datën 16.12.2023, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasve nën hetim R.R., D.GJ., D.D. (punonjës policie në atë kohë në DVP Durrës) dhe A.R.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.138 me datë 20.12.2023 ka vendosur:

Caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit  shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj të hetuarve R.R, D.GJ, D.D. dhe A.R, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P., kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në 22.12.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit R.R., A.R., dhe D.GJ. Gjithashtu në datën 22.12.2023 është arrestuar në Limburg, Holandë edhe shtetasi nën hetim D.GJ. Arrestimi i D.GJ. u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Falenderim të veçantë për agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandës për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

2 VITE ME PARE

Organizimi i atentatit ndaj Xhevdet Plakut, 'Tony G' personi i katërt i përfshirë në ngjarje

Thirri “objektivin” në komisariat/ Dedan Gjoni i
Policia

TIRANË- Zbulohet identiteti i personit të katërt që bashkëpunoi me Kep Arapin në organizimin e atentatit për të eliminuar Xhevdet Plakun. Bëhet fjalë për kreun e bandës ‘Tony G’, Devi Gjermëni. SPAK ka vënë nën akuzë Gjermënin, i cili aktualisht dyshohet se ndodhet në Holandë.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij Algert Arapi dhe ish-zyrtari i policisë, Dedan Gjoni janë përfshirë në atentatin e dështuar ndaj Plakut.

2 VITE ME PARE

I shpëtoi atentatit! Kush është 'Akili', shënjestra me 25 identitete e “të fortit” të Sukthit që u ndihmua nga ish-shefi i komisariatit

Thirri “objektivin” në komisariat/ Dedan Gjoni i
Xhevdet Plaku

TIRANË-Policia ka zhvilluar një operacion në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjerë në pranga kanë rënë edhe Rexhep Arapi i njohur si “i forti i Durrësi”, nipi i tij dhe një ish-punonjës policie, për një tentativë vrasje ndaj kreut të grupit te drogës, Xhevdet Plaku, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”. 

Ky i fundit, përdorte rreth 25 identitete dhe raportohet se drejtonte trafikun e drogës nga Amsterdami. 

Në punën e tij, kryesisht pakove të drogës u vinte emri luksi sipas markave të njohura të modës, në bazë të cilësisë së mallit. Kokaina më e pastër e quante ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

Shqiptari importonte tonelata me drogë kryesisht nga Holanda dhe Belgjika, për në Breshia.

I përfshirë në këtë tentativë vrasjeje është edhe ish-shefi i Krimeve të Renda, Dedan Gjoni, i arrestuar më parë në kuadër të një tjetër dosje penale, ku ranë në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë.

2 VITE ME PARE

I përfshirë në tentativë vrasje në bashkëpunim me Dedan Gjonin, arrestohet në Sukth ‘i forti i Durrësit’

Thirri “objektivin” në komisariat/ Dedan Gjoni i
Policia

DURRËS- Rexhep Rapi, i njohur si ‘Kep Rapi’ është arrestuar nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij është bërë sot në banesën e tij në Sukth. Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie.

Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ish-shefi i krimeve i përfshirë në një tjetër tentativë për vrasje: U dha autorëve FOTON e objektivit që do lironte nga burgu

Thirri “objektivin” në komisariat/ Dedan Gjoni i
Dedan Gjoni

TIRANË- Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi./Dosja.al

dedan gjoni

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës