LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Agravon debati Blushi-Veliaj, Halit Valteri i sulet Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së

• Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. • Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. • Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. • Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht. • Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019. • Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve. • Më pas Valteri bëri kallëzim në polici ku Blushi u shoqërua për marrje në pyetje. • Pas 4 orësh në komisariat, Blushi tha se Valteri mori përgjigjen e merituar pas provokimit që iu bë. • Ai u shpreh se kushdo që provokon opozitën do të marrë përgjigjen që meriton në mënyre "demokratike edhe shqiptare".

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Me duart në fyt, Halit Valteri sulmoi Tedi Blushin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
momenti i sulmit

TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me përplasje dhe debate të ashpra që përfunduan deri në përplasje fizike.  Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valteri ishin ata që pas konfliktit verbal përfunduan në grushta dhe me duart në fyt.

Duke qenë se mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave, fillimisht u raportua se Blushi kishte goditur Valterin me grusht dhe ishte përjashtuar menjëherë nga mbledhja. Por siç duket edhe në foton e mësipërme, edhe Valteri ka sulmuar Blushin.  Ky i fundit pas kallëzimit në polici nga deputeti socialist, u mor në pyetje në komisariatin nr.1 për disa orë.

2 VITE ME PARE

Blushi del nga komisariati pas 4 orësh: Rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, me këtë regjim zero tolerancë

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
tedi blushi

TIRANË- Këshilltari i PL-së në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi pas 4 orësh marrje në pyetje ka lënë ambientet e komisariatit nr.1. Në një prononcim të shkurtër, Blushi tha se Valteri mori përgjigjen e merituar pas provokimit që iu bë. 

Ai tha se kushdo që provokon opozitën do të marrë përgjigjen që meriton në mënyre "demokratike edhe shqiptare".

Blushi: Prej 5 orësh jam në komisariatin e narkoshtetit e narkopolicisë, për të dhënë sqarime mbi atë ngjarje të shëmtuar, atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati. Dhe siç do ta marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, me këtë regjim ka vetëm qëndresë. Përgjigja do të jetë shembullore në çdo strofull komsariati, policie, qeverie, bashkie. Kush provokon opozitën do të marrë përgjigjen që meriton në mënyre dëmokratike edhe shqiptare.

Përplasja mes tyre erdhi pasi Blushi hodhi disa letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas Valteri ka ndërhyrë dhe ka shtyrë Blushin, ku ky i fundit e ka goditur me grusht. Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici ndaj Blushit, ku thotë se është goditur me grusht dhe objekte. Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

2 VITE ME PARE

Berisha: Dënoj sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin, Veliaj kërkon të fshihet pas Maznikut

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e së enjtes që do të mbahet para bashkisë në orën 11:00.

Gjatë fjalës së tij, Berisha komentoi edhe incidentin e ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.  

"Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi."  tha Berisha, teksa iu drejtua Veliajt se do të mbajë përgjegjësi për aktet e dhunës ndaj këshilltarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt. Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.

Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut. Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën? Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor. Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.

Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt. Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia. Dita e ngadhënjimit të qytetarëve. Dita e guximit dhe revoltës qytetare.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Valteri e kallëzoi në polici, momenti kur Blushi e qëllon me grusht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
pamje nga sherri

TIRANË- Ndonëse mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë zhvillohet pa u ndjekur nga media, është publikuar fotoja që tregon momentin kur këshilltari i PL-së Tedi Blushi, godet me grusht këshilltarin socialist, Halit Valteri. 

Ky i fundit bëri kallëzim në polici pas incidentit, ndërsa Blushi u shoqërua në komisariatin nr.1 për tu marrë në pyetje.  Përplasja mes tyre erdhi pasi Blushi hodhi disa letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas Valteri ka ndërhyrë dhe ka shtyrë Blushin, ku ky i fundit e ka goditur me grusht. 

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici ndaj Blushit, ku thotë se është goditur me grusht dhe objekte. Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

2 VITE ME PARE

Përplasja në Këshillin Bashkiak/ Valteri kallëzon Blushin në polici: Jam goditur me grusht dhe objekte! Këshilltari i PL shoqërohet për marrje në pyetje

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
halit valteri, tedi blushi

TIRANË-Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot mes këshilltarit të opozitës, Tedi Blushit dhe këshilltarit socialist, Halit Valterit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. 

Përplasja mes tyre erdhi pasi Blushi hodhi disa letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas Valteri ka ndërhyrë dhe ka shtyrë Blushin, ku ky i fundit e ka goditur me grusht. 

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici ndaj Blushit, ku thotë se është goditur me grusht dhe objekte. Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

2 VITE ME PARE

Incidenti në mbledhje/ Këshilltarët e opozitës: Blushi u provokua dhe kërcënua nga mercenarët e Veliajt, e larguan nga salla, ndaj Valterit nuk u mor asnjë masë

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
silva caka

TIRANË- Këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës kanë dhënë një deklaratë për mediat pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e sotme. 

Silva Caka shprehet se ajo çfarë ndodhi sot ishte skandaloze. Caka thotë se Blushi u provokua, u kërcënua dhe u godit nga këshilltarët socialistë të cilët i cilëson si "mercenarë" të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Silva Caka: Veliaj kreu i një organizatë kriminale dhe terroriste. Ajo që ndodhi sot ishte skandaloze. Nëpërmjet mercenarëve të tij socialistë ka provokuar dhe goditur një këshilltar opozite. Nga sot Veliaj është në luftë pa kompronis me PL.  Veliaj nëpermjet veprimit të sotëm ka kërcënuar, provokuar dhe goditur një nga këshilltarët, duke cënuar dhe këshilltarët e tjerë. Ajo që ndodhi më vonë ishte më e rëndë, Blushi u largua nga salla ndërsa ndaj mercenarit të Veliajt nuk u mor asnjë masë.

Nga ana tjetër Dorian Teliti denoncoi Veliajn për një tjetër aferë korruptive klienteliste, pasi po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet.

Teliti: Në shkelje të plotë të ligjit dhe të rregullores së Këshillit Bashkiak, këshilltarët e majtë me porosi të Erion Velisë bllokuan mbledhjen dhe nuk lejuan asnjë pikë të rendit të ditës të diskutohej. Në Linzë të Tiranës, ndonëse çerdhet janë domosdoshmëri dhe ne kemi denoncuar me forcë ditë për ditë se si çerdhet në Tiranë mungojnë, ndërkohë që taksa e infrastrukturës arsimore paguhet dhe janë arkëtuar mbi 50 milionë euro nga Erion Veliaj gjatë këtyre viteve dhe çerdhe nuk ka ndërtuar, sot Veliaj paraqit në Këshill Bashkiak 15 euro m2 qera në Linzë, në mes të Tiranës nuk jepet me 15 euro. Aty qenka një tjetër aferë korruptive klienteliste që po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet. Këtë donte të fshinte sot Erion Veliaj.

 

 

 

 

 

2 VITE ME PARE

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës dhe ordinerët përqark tij

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
foto e postuar nga meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas incidentit të sotëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe përplasjes mes Tedi Blushit dhe Erion Veliajt. 

Meta shkruan në një postim në Facebook, akti i Veliajt dhe Halit Valterit ndaj Blushit do të marrë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Më tej shprehet se PL është në "gjendje lufte" me Veliajn dhe ata që e rrethojnë. 

POSTIMI I METËS:

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!

Gjatë debatit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.  Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së, por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019. Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

2 VITE ME PARE

U qëllua me letra nga Blushi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj: Nuk e përballojnë dot suksesin e Tiranës, do kërkoj zbatimin e ligjit për sjelljen e tij

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkia. 

Veliaj shkruan në "X" se Meta dhe Blushi nuk e përballojnë dot suksesin e Tiranës. Sipas tij sjellja e Blushit është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Ai shton më tej se do të kërkojë zbatimin me përpikmëri të ligjit lidhur me ngjarjen e sotme. 

POSTIMI I PLOTË: 

Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.

Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij.

Gjatë debatit në mbledhje, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.  Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së, por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019. Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

2 VITE ME PARE

Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ Blushi i hedh letra Veliajt, përfshihet në konflikt Valteri, kryetarja kërkon ndërhyrjen e policisë

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
erion veliaj

TIRANË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

 Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

 

2 VITE ME PARE

Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Tiranë, debat mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit

Përplasje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të
foto ilustruese

TIRANË- Është zhvilluar me debate dhe përplasje mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas informacioneve një debat i ashpër është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së dhe këshilltarit socialist, Halit Valteri. 

Përplasja mes këshilltarëve raportohet se ka nisur, pasi Blushi po debatonte me kryebashkiakun Erion Veliaj, dhe më pas ka ndërhyrë Valteri.

Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së, por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019.  Menjëherë pas debatit mbledhja është ndërprerë.

halit valteri tedi blushi erion veliaj

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet