E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. • Nga të shtënat ka mbeti i plagosur një43-vjeçar. • Në lidhje me ngjarjen policia ka bërë me dije se plagosja ka ndodhur rreth orës 20:40 në Postribë. • Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, autori me inicialet K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 43-vjeçarin me inicialet Ç. Sh. • 43-vjeçari mësohet se ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. • Policia më tej bën me dije se 3 persona janë shoqëruar mes tyre dhe autori i dyshuar. • Gjithashtu bëhet me dije se është sekuestruar edhe arma e përdorur për plagosjen. • Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Nga të shtënat ka mbeti i plagosur një person. Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i policisë ku bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur rreth orës 20:40 në Postribë.
Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, autori me inicialet K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 43-vjeçarin me inicialet Ç. Sh.. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia më tej bën me dije se 3 persona janë shoqëruar mes tyre dhe autori i dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.
Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari. Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se nga të shtënat ka mbeti i plagosur një person.
Sipas raportimeve të deritanishme ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në rrugën e Prekalit në Postribë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk janë qartësuar motivet e ngjarjes.