LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun e Fierit, Rama: Do thyejmë rekord! Zgjedhjet e 11 majit lidhen me fatin evropian të Shqipërisë

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ekipin e kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit si dhe me të rinjtë e këtij qyteti. • E pranishme në këto takime ishte dhe drejtuesja politike e qarkut, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. • Pas prezantimit nga Balluku, fjalën e mori kryeminsistri, ku tha se komunikimi me njerëzit duhet të fokusohet te pesha historike që kanë këto zgjedhje dhe që lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. • Ai foli edhe lidhur me protestën e opozitës për mbylljen e "Tik Tok" në Shqipëri ku u shpreh se prindërit pavarësisht bindjeve politike nuk iu përgjigjën thirrjes për të protestuar. • Rama shtoi se ky ishte vendimi i duhur për shëndetin dhe kujdesin e fëmijëve. •  Ai tha se e njëjta gjë duhet bërë edhe në 11 maj. Rama gjithashtu komentoi listat e kandidatëve të opozitës. • Rama nuk është kursyer me ironitë ndërsa theksoi se PS nuk bën primare por vlerëson njerëzit qe kanë dhënë kontribut në parti. • Ai u shpreh se lista e opozitës të cilën e cilëson si këneta është një listë qorrash e shurdhësh. • Sipas tij ata janë bërë gati për të qenë sërish opozitë. • Ai foli edhe për largimin e disa kandidatëve nga lista e opozitës teksa theksoi se më të votuarit u lanë jashtë. • Rama shtoi se qytetarët mund të kenë shumë aryse për të mos qenë të kënaqur me qeverinë por ai theksoi se nuk duhet ta hedhin votën kot duke nënkuptuar për opozitën. • Rama theksoi se në qarkun e Fierit Partia Socialiste do të thyejë një rekord në vota dhe se do të sigurojë së paku 10 deputetë në këtë qark. •  Ai e quajti objektiv të arritshëm marrjen e 10 deputetëve, por shtoi se nëse PS punon më fort, mund të arrijnë më shumë se kaq. •  Rama tha se të rinjtë dhe të rejat e fshatrave të Fierit e kanë vetë në dorë që të jenë të super përfaqësuar në zgjedhjet parlamentare. • Më tej, ai u shpreh se brezi i sotëm i të rinjve ka fatin që më 11 maj të bëjë histori për veten dhe për vendin e tyre. 

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama: I duhemi BE si sinjal për të tjerët që Europa po forcohet dhe po rritet

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama tha në takimin me të rinjtë e Fierit se në 11 maj, shqiptarët mund të vendosin nëse do të marrim një pashaportë si qytetarët e Bashkimit Europian. 

Rama u shpreh se "dritarja e hapur" për në BE përveç meritës është edhe fat. Ai u shpreh se fati e ka dashur që Europa të ketë nevojë të forcohet. Sipas tij Shqipëria dhe Mali i Zi i duhen Bashkimit Europian për t'i dhënë të tjerëve një sinjal se Europa po forcohet dhe po rritet. 

"Në 11 maj kur ne të shkojmë të votojmë mund të vendosim nëse do marrim një pashaportë shqiptare të Bashkimit Europian. Jo vetëm për të lëvizur pa vizë, por si qytetar evropian. Kjo bëhet vetëm duke futur vendin në Bashkimin Evropian. Na është hapur një dritare për shkak se janë përputhur rrethanat dhe dëshirat me Europën. Kjo nuk është vetëm merita jonë ky është fat. Fati e ka dashur që Europa të ketë nevojë të forcohet. Prandaj thonë se e duam Shqipërinë dhe Malin e Zi në BE. Deri në 2027 duhet të mbyllim negociatat. Janë 40 skuadra që sipas sektorëve punojnë me BE. Dy ministret japin llogari çdo javë. Dritaren e kemi hapur me përpjekje dhe diplomaci. Duke ndërtuar marrëdhënie në të gjitha nivelet. I duhemi BE si sinjal për të tjerët që Bashkimi Europian po forcohet dhe po rritet. Më 11 maj duhet të hipim në trenin e historisë. Më 11 maj askush nuk do fitojë si tifoz i një partie. Në 11 maj duhet të bëjmë atë që bënë prindërit duke thënë se duhet mbyllur "Tik Tok". Duhet votuar vetëm Partia Socialiste për të mos ndaluar asnjë sekondë negociatat.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama takim me të rinjtë në Fier: Në 11 maj ju keni shansin të bëni histori për veten dhe vendin tuaj

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me të rinjtë socialistë të Fierit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të rinjtë dhe të rejat e fshatrave të Fierit e ka vetë në dorë që të jenë të super përfaqësuar në zgjedhjet parlamentare. Më tej, ai u shpreh se brezi i sotëm i të rinjve ka fatin që më 11 maj të bëjë histori për veten dhe për vendin e tyre. 

"Më vjen mirë që sot PS në qarkun që është pagëzuar si kryeqyteti i socialistëve, u dha të rinjve dhe të rejave të fshatrave që në 11 maj e kanë vetë në dorë të jenë të superpërfaqësuar. Kush i ka mbijetuar Majlinda Bufit, mund ti mbijetojë çdo sfide. Zeqine uroj të jesh gati edhe për sfidën e radhës se pas këtij fjalimi do bëhesh meme dhe do kesh njerëz që do të thonë sje për këtë punë. Ti një ditë do jesh krenaria e gjithë qarkut dhe njerëzve të fshatit tënd. Dua tju them që një brezi mund t'i vijë ose jo shansi për të bërë histori. Atyre që e goditën komunizmin ju dha shansi për të bërë histori. Në 11 maj ju keni shansin të bëni histori për veten dhe vendin tuaj. Të rinjtë mund dhe duhet të pushtojnë botën por patjetër që sa më shpejt ta mësoni aq më mirë është të mos e harroni: "Në puset e rinj pi sa të mos dehesh, pushin e vjetër kurrë mos e pështy se një ditë aty mund të kthehesh.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Në Fier do thyejmë rekord, marrim 10 deputetë", Rama: Anëtarësimi në BE si martesa, dorëzon një pjesë të sovranitetit! Jam martuar më shumë se një herë, e di më mirë se ju

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun
Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit u shpreh se Partia Socialiste do të thyejë një rekord në vota dhe se do të sigurojë së paku 10 deputetë në këtë qark. Rama shtoi se nuk ka shans që një tjetër forcë politike të fitojë në Fier, duke theksuar se kush nuk voton PS-në, voton kot. Ai e quajti objektiv të arritshëm marrjen e 10 deputetëve, por shtoi se nëse PS punon më fort, mund të arrijnë më shumë se kaq. 

"Në Fier do thyejmë rekord në vota. Në Fier nuk ka shans askush tjetër, përpos PS. Ata nuk kanë çfarë të fitojnë. Kush nuk voton PS-në, hedh votën kot.

Do jetë rezultat spektakolar. Objektivi ynë është minimumi 10 deputetë. Pastaj, nëse punojmë më fort, mund të kemi edhe më shumë se kaq deputetë në parlament," tha Rama.

Ai gjithashtu shtoi se Partia Socialiste do të garantojë barazinë para ligjit. Sa i përket anëtarësimit në BE Rama bëri një krahasim me martësën ku sipas tij dorëzohet një pjesë e sovranitetit. Ai theksoi se ai është martuar disa herë dhe e di shumë mirë si proces.

"Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne, por ja ku keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne, do shkrijmë SPAK-un, do i marrim shpatën. Ndërkohë, që BE nuk të le ta prekësh atë shpatë. Sepse me anëtarësimin në BE, dorëzon një pjesë të sovranitetit. Njësoj sikurse ndodh kur martohesh. Kush është i martuar këtu, e di. Unë jam martuar më shumë se njëherë, e di më mirë se ju.

Janë dhe standardet e jetës. Kur hyn në Bashkimin Europian, hyn në një kategori që është kategoria e përfituesve. Ne në gati 10 vjet, kemi marrë 1 miliard e ca mbështetje. Në BE, 1 miliard euro do marrim çdo vit," tha ai.

1 VITE ME PARE

“Luli do heqë vizat me Amerikën”/ Rama ironizon Bashën: Fle aq shumë sa nuk i lëviz fija e flokut!

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama sërish ka ironizuar sërish ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në zgjedhjet e 11 majit garon me partinë “Koalicioni Euroatlanti". Duke folur nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, Rama tha me ironi se Basha do të heqë vizat me Amerikën, ndërsa deklaroi se sot ishte ditë gëzimi pasi u lidh me Bashën dhe siç deklaroi nuk do ta lëshojë më.

"Vota e 11 majit është votë për pasaportën. Pasaporta merret kur futesh në BE se është pasaporta e BE. Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë vetëm Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin, mu shfaq dhe nuk e lëshoj më, ishalla nuk më ik prapë. Pasaporta në BE pa hyrë në BE ta jep vetëm Luli, sic tha do heqë vizat me Amerikën Luli. I ka vënë emrin Koalicioni Euroatlantik dhe do heqë vizat me Amerikën. E tha, e tha me ato flokët që nuk i lëvizin. Dmth ai fle aq shumë dhe aq qetë sa asnjë flokë nuk i lëviz, sic shtrihet ashtu ngrihet dhe fle me mua ai. Luli është histori tjetër," tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Një listë qorrash e shurdhësh", Rama ironizon kandidatët e opozitës: Shikoni ça ndodh me ta, ata që fituan i lanë jashtë!

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun
Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit komentoi listat e kandidatëve të opozitës. Rama nuk është kursyer me ironitë ndërsa theksoi se PS nuk bën primare por vlerëson njerëzit qe kanë dhënë kontribut në parti.

Rama u shpreh se lista e opozitës të cilën e cilëson si këneta është një listë qorrash e shurdhësh. Sipas tij ata janë bërë gati për të qenë sërish opozitë. Ai gjithashtu komentoi largimn e disa kandidatëve nga lista e opozitës teksa theksoi se më të votuarit u lanë jashtë. Rama shtoi se qytetarët mund të kenë shumë aryse për të mos qenë të kënaqur me qeverinë por ai theksoi se nuk duhet ta hedhin votën kot duke nënkuptuar për opozitën.

"Populli që mban peng këneta jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta. Ne nuk kemi bërë primare, primare iu thënçin se ato janë si papare jo primare. Por në këtë grup është bërë një vlerësim i atyre njerëzve që vijën nga një kontribut i drejtpërdrejtë në parti. Këtu Avdiu as që e ka pritur që do ishte në listën e deputetëve. Shikoni ça ndodh me ta, ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i Partisë në Kavajë del i pari, e lënë jashtë pa asnjë problem.

Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, ajo është listë është bërë për të qenë më një listë qorrash e shurdhësh e kua kua kuash. Është bërë gati për të qenë opozitë. Jo për të çliruar tiktakun por për të thënë fituam por na e morën si gjithmonë.

Pse duhet ata që mund të kenë shumë arsye të mos jenë të kënaqur me ne, ta hedhin votën kot. Për një grup që funksionon si një grup interesi i ngushtë dhe është i përgatitur të rri në opozitë. Ka edhe të tjerë në xhiro se kjo është një periudhë shitje qilimash fluturues. Kush ta hajë ta hajë, kur s’ke gjë në dorë mund t’i premtosh të gjitha. Këta më kujtojnë një vizitë në një vaki me Fatos Nanon kur ishte kryeministër. Njëri po i thoshte që me pronat nuk po qullosen gjë, ke ndonjë ide ti i tha. Merrjani katunarëve tha dhe ndajeni këtë punë.

I tha Fatosi kjo është ide e fuqishme por këtë duhet ta ndash me Sabriun. Këta që s’kanë në dorë i premtojnë të gjitha. Nëse ka një vend që i duhet BE është Shqipëria. Për arsye historike dhe që lidhen me shkëputjen njëherë e mirë nga kthetrat e historisë dhe me lidhjen e të ardhmes në funksion të lirisë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Protesta për mbylljen e Tik Tok, Rama: Prindërit nuk iu përgjigjën asaj thirrje, e njëjta duhet bërë dhe në 11 maj

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin në Fier foli edhe lidhur me protestën e opozitës për mbylljen e "Tik Tok" në Shqipëri. 

Rama u shpreh se prindërit pavarësisht bindjeve politike nuk iu përgjigjën thirrjes për të protestuar, ndërsa shtoi se ky ishte vendimi i duhur për shëndetin dhe kujdesin e fëmijëve. Ai tha se e njëjta gjë duhet bërë edhe në 11 maj. Rama tha se nuk mund të humbet treni për përfundimin e negociatave dhe se çdo minutë është e rëndësishme.

Rama: Takuam disa mësues të familjes sonë politike në Lushnje dhe po flisnim që me TikTok ka ndodhur diçka, që duhet marrë shembull edhe për këto zgjedhje. Prindërit, që janë me bindje të ndryshme, 95 përqind në këshillimin që bëmë, me prindër dhe mësues, janë dakordësuar dhe na kanë thënë që Tik Tok duhet mbyllur. Thirrjes së palës tjetër për të bërë protesta, nuk i janë përgjigjur. Kur vjen puna te interesi i drejtpërdrejtë të shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve, Aty nuk ka të majtë dhe të djathtë. Nuk ka ngjyrë blu ose të kuqe, por ka që ky është mendimi i duhur. E njëjta gjë duhet të jetë në 11 maj. Ne nuk mund ta humbim trenin. Pse është e rëndësishme çdo minutë. Serbia negocion prej vitit 2014, kur ne morëms tatusin e kandidatit, Mali i Zi negocion prej shumë vitesh, Maqedonia ka qenë shumë para nesh. Ne negociojmë që prej vitit të shkuar. Ata duan që ne të bëhemi anëtarë të BE dhe duan tani. Është e gjitha gjopolitikë. Negociatat janë detyra të ngatërruara dhe voluminoze. Kërkojnë punë të përditshme

1 VITE ME PARE

Rama në Fier: Komunikimi ynë me njerëzit duhet fokusuar te pesha historike e këtyre zgjedhjeve, lidhet me fatin evropian të Shqipërisë

Takim me të rinjtë dhe kandidatët për deputet në qarkun
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me ekipin e kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit. E pranishme në takim është dhe drejtuesja politike e qarkut, zëvendëskryeministrj Belinda Balluku.

Pas prezantimit nga Balluku, fjalën e mori kryeminsistri, ku tha se komunikimi me njerëzit duhet të fokusohet te pesha historike që kanë këto zgjedhje dhe që lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. Rama tha se vendi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian brenda një mandati të vetëm 

“Jeni me siguri i vetmi grup deputetësh nga e gjithë skuadra, që prezantoheni tre herë. Kjo tregon që keni krijuar sinergji të plotë, që edhe drejtuesja politike mezi pret t’iu prezantojë. Dua të them që, kini parasysh se komunikimi ynë me të gjithë njerëzit me të cilët do të flasim përmes jush, duhet të jetë i fokusuar, me kryefjalë peshën historike që kanë këto zgjedhje. Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. Për herë të parë, qysh se ne e kemi nisur si shtet këtë rrugëtim është hapur një dritare mundësie që është e prekshme dhe aktuale. Mund të bëhemi anëtar të BE në harkun e një mandati të vetëm”, tha Rama.

edi rama ne fier

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës