LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve

•Stuhi e fuqishme në Tiranë dhe në Durrës. •Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave.•Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, qarkullimi është bllokuar pasi rrugët janë përmbytur deri në disa centimetra. •Reshjet e shumta kanë krijuar edhe trafik të rënduar në kryeqytet.  •Kjo stuhi është paralajmërim i stuhisë së fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave, e cila pritet të godasë edhe Shqipërinë.

16 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë natës priten stuhi të forta

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Niko Peleshi

TIRANË- Niko Peleshi, Ministri Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e motit në Shqipëri. Ministri thotë se situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë. 

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Peleshi ka njoftuar se strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

POSTIMI I NIKO PELESHIT

"Situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje. Tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm. Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve. Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta. U bëjmë thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme."

2 VITE ME PARE

Stuhia në Shqipëri, ARRSH: Ka pasur rënie pemësh në rrugë, drejtuesit të bëjnë kujdes

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
ARRSH

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas situatës së krijuar ditën e sotme nga stuhia që përfshiu të gjithë vendin. ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes, pasi në rrugë ka rënie pemësh. Po ashtu është njoftuar se në të gjitha akset nacionale qarkullimi vazhdon normalisht.

Postimi i ARRSH-së:

Në Përmet-Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në trup të rrugës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, grupet e punës me mjete janë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet. Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes. Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.

2 VITE ME PARE

Stuhia në Korçë/ Bie fasada e pallatit në qendër të qyteti, shkatërrim dhe dëme në baret e pedonales

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Pamje nga vendngjarja

KORÇË-Pasditen e sotme në qendër të qytetit të Korçës është parë shkëputja e një fasade termoizolimi, pjesë e një pallati më zonën urbane. Moti i përkeqësuar si pasojë e stuhisë “Ciaran” që vjen nga Europa ka kapur gjithë qytetet e vendit dhe veçanërisht juglindjen e Shqipërisë.

Shkëputja e fasadës për fat të mirë nuk ka lënë të lënduar por kanë shkaktuar dëme në baret e pedonales. Mbeten të paqarta shkaqet, por pallati ka jo më shumë se dy vjet që u vesh me shtresë termoizolimi nga bashkia e Korçës.

NJOFTIMI I POLICISË

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Reshjet e shiut, bllokohet aksi Përmet-Çarshovë

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Rruga e bllokuar

PËRMET- Stuhia e sotme ka bërë që akse të shumta rrugore në të gjithë Shqipërinë të bllokohen. Një prej akseve që është bllokuar është edhe rruga që të çon nga Përmeti në Çarshovë.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet pastruese për të zhbllokuar rrugën. Po ashtu pritet që në orët në vijim situata të jetë jashtë kontrollit, për shkak të parashikimeve për vazhdimin e stuhisë. 

2 VITE ME PARE

Nis lëvizja portuale, Porti i Durrësi rikthehet në normalitet pas stuhisë “Ciara”

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Foto ilustruese

DURRËSI-Porti i Durrësi ka njoftuar se ka nisur normalisht lëvizja portuale pas përkeqësimit të motit paraditen e sotme. Gjatë stuhisë u njoftua pezullimi i përkohshëm i operacioneve terminale portuale nga autoritetet e portit.

Sipas njoftimit thuhet se akset përreth portit janë të çliruara dhe pa pengesa në raport me qarkullimin. Ekipet e Emergjencave Civile të Portit të Durrësit janë të gatishmër të plotë për të ardhur në ndihmë, thuhet sipas njoftimit zyrtar.

NJOFTIMI I PORTIT TË DURRËSIT

"Pas përkeqësimit të kushteve të motit gjatë paradites së sotme, i cili shkaktoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve, ka rifilluar gradualisht veprimtaria në terminalet portuale.

Ndërkohë të gjitha akset rrugore në hapësirat e Portit janë të lira dhe pa pengesa në qarkullim.

Ekipet operacionale dhe të Emergjencave Civile të Portit të Durrësit janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të Portit si dhe në mbështetje të strukturave të Bashkisë Durrës.

Ekipet e APD mbeten në ndjekje të situatës, në bashkërendim me Drejtorine e Përgjithshme Detare dhe Kapitenerinë e Portit të Durrësit, dhe do të përditësojmë publikun në vijimësi."

2 VITE ME PARE

Pamje pa koment- Përmbytet kryqëzimi i Don Boskos

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Permbytje

TIRANË- Këto janë pamjet që vijnë nga zona e Don Boskos. Siç shihet edhe në videon e Dosja.al mjetet janë bllokuar në ujin i cili ka marrë përmasa të konsiderueshme.

Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Stuhia e fuqishme në Tiranë, lumi i Lanës rrezikon daljen nga shtrati

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Foto nga lumi i lanes

TIRANË- Pasi goditi një pjesë të madhe të Europës, stuhia "Ciaran", ka mbërritur edhe në vendin tonë, ku reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë pushtuar Tiranën. 

Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sakaq lumi i Lanës siç shihet edhe në videon e mëposhtme rrezikon që të dalë nga shtrati.

Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

2 VITE ME PARE

Stuhia "Ciaran" në Tiranë/ Veliaj thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes dhe minimizoni lëvizjet në 24 orët në vazhdim

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Pamje nga Tirana

TIRANË-Prej më shumë se një ore një stuhi e fuqishme ka përfshirë kryeqytetin duke sjellë përmbytje të mëdha në rrugë dhe trafik shumë të rënduar.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112. 

“KUJDES - MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

2 VITE ME PARE

Stuhia në Tiranë/ Plagoset polici, si pasojë e erës i bie në kokë një objekt

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Permbytje

TIRANË-Për shkak të motit të keq, është plagosur një polic në kryeqytet. Forcat blu bëjnë të ditur se në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë punonjësin e policisë, M. Xh., 37 vjeç. Ai është dërguar menjëherë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë. Tirana prej gati një ore është përfshirë nga reshje intensive. Ndërkohë, sipas meteoalb, në vendin tonë do të bien gati 90 mm shi, ndërsa Shqipëria është prekur nga ‘Ciaran’, stuhia që po godet Europën./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Përmbytje në çdo zonë të Tiranës, uji futet brenda bizneseve, njerëzit bllokohen brenda mjeteve

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Permbytje

TIRANË- Dosja.al ju sjell me video situatën e derimëtanishme në kryeqytet pas stuhisë së frikshme. Rrugët nga Bulevardi i Parë, Selvia e shumë zona të tjera u përmbytën nga reshjet e shumta të shiut. 

Kjo ka bërë që shumë njerëz të qëndronin brenda mjeteve e të tjerë të mos dilnin nga banesat. Sikurse raportohet, reshjet kanë përmbytur edhe biznese të shumta. 



2 VITE ME PARE

VIDEO- Stuhi në Tiranë, përmbytet rruga dytësore në aksin Tiranë-Durrës

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
foto nga autostrada

TIRANË- Rruga dytësore në aksin Tiranë-Durrës është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin.

Niveli i ujit në rrugë ka arritur disa centimetra, teksa shihet se qarkullimi i automjeteve është vështirësuar.

Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut. 

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

2 VITE ME PARE

Stuhia e fuqishme në Tiranë, uji futet brenda autobusit të Kamzës (VIDEO)

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Foto nga urbani

TIRANË- Pak minuta më parë një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu, ka përfshirë kryeqytetin, ku janë përmbytur rrugë dhe është rënduar trafiku. 

Ndërkohë edhe pse brenda në autobus, qytetarët janë prekur nga reshjet e dendura të shiut. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet si futet sasi e madhe uji në autobusin e Kamzës dhe qytetarët po mundohen t'i shmangen për të mos u lagur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut. Tirana është pushtuar nga reshje të dendura të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Stuhia në Tiranë, 'paralizohet' qarkullimi, TRAFIK në çdo cep të kryeqytetit

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Trafiku

TIRANË- Bllokohet qarkullimi rrugor në kryeqytet. Stuhia e cila ka mbërthyer Tiranën, ka krijuar kaos tek drejtuesit e mjeteve. Siç shihet edhe në foton e cila sigurohet nga 'Maps', rrugët e Tiranës janë me ngjyrë të kuqe, gjë që tregon se trafiku është i rënduar. 

Çdo rrugë është me ngjyrë të kuqe, por edhe me portokalli, që tregon se ka pak trafik. 

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e

Stuhia ka mbërthyer deri më tani Tiranën dhe Durrësin, ndërsa pritet që të përhapet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Moti i keq/ Rrugët në Durrës mbulohen nga uji! Probleme në qarkullim në aksin Rinas-Tiranë (VIDEO)


STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
foto nga durresi

DURRËS- Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin mesditën e sotme. Në qytetin e Durrësit, kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Tirana është pushtuar gjithashtu nga reshje të dendura të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë.

Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

Në videot e mëposhtme, të publikuar nga JOQ, shihet situata e rënduara në Durrës, ku pusetat kanë shpërthyer nga vërshimi i ujit.

 

 

2 VITE ME PARE

VIDEO- Stuhi e fuqishme në Tiranë, rrugët mbulohen nga uji, probleme në qarkullim

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
Shi

TIRANË- Kryeqyteti është pushtuar nga reshje të dendura të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.

Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut. 

2 VITE ME PARE

Solli përmbytje dhe vdekjen e 12 personave në Evropë/ Stuhia “Ciaran” pritet të prekë edhe Shqipërinë, çfarë parashikohet?

STUHI në vend/ Rrebeshe shiu dhe përmbytje në Tiranë e
foto ilustruese

SHQIPËRI-Stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë.

Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

Stuhia ka goditur Britaninë e Madhe, Gadishullin Iberik dhe Italinë, pritet që kjo stuhi të prekë një pjesë të madhe të Evropës qendrore, ndërsa do të jetë prezente deri në orët e para të ditës së dielës. Erërat prej 207 km/h u regjistruan më herët në bregun veriperëndimor të Francës, pasi stuhia goditi edhe Anglinë Jugore, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë, si dhe brigjet e Atlantikut të Spanjës dhe Portugalisë.

Situata është veçanërisht kritike në Toskanë ku pesë persona vdiqën ndërsa katër mbeten të zhdukur. President i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale dhe është në kontakt me qeverinë për atë kombëtare.

stuhi ne tirane mot i keq ne tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës