LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e pamëshirshme, shkatërron ëndrrën e "Kuqezinjve"

• Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës në stadiumin "Merkur Spiel-Arena". • Pas më shumë se 90 minutash përballja u mbyll me rezultatin 1-0 për Spanjën e cila gjeti portën në minutën 13 nga Ferran Torres. • Pas disa përpjekjesh për të gjetur portën Shqipëria nuk pati fatën për të shënuar ndaj iberikëve. • Pas një qëndrimi të hekurt në portë nga Strakosha as Spanja nuk arriti të gjente më portën e kombëtares shqiptare pas golit të Torres . • Me një rezultat minimalist 1-0 Spanja rrëmbeu edhe nje tjetër trepikësh duke shkuar në 9 pikë pa asnjë humbje deri më tani në fazën e grupeve. • Shqipëria ishte pjesë e një grupi "ferri" të cilin e përballoi më së miri duke thyer edhe rekordin e Europianit me golin e Bajramit në sekondën e 23-të. • Si në përballjen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, lojtarët dhanë maksimumin duke dhuruar spektakël dhe emocione për kombin tonë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Shqipëria mbyll rrugëtimin në Euro 2024, Spanja nuk fal, merr fitoren minimaliste në stadiumin "Merkur Spiel-Arena"

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
Ndeshja

GJERMANI- Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës në stadiumin "Merkur Spiel-Arena". Pas më shumë se 90 minutash përballja u mbyll me rezultatin 1-0 për Spanjën e cila gjeti portën në minutën 13 nga Ferran Torres. 

Pas disa përpjekjesh për të gjetur portën Shqipëria nuk pati fatën për të shënuar ndaj iberikëve. Pas një qëndrimi të hekurt në portë nga Strakosha as Spanja nuk arriti të gjente më portën e kombëtares shqiptare pas golit të Torres. Me një rezultat minimalist 1-0 Spanja rrëmbeu edhe nje tjetër trepikësh duke shkuar në 9 pikë pa asnjë humbje deri më tani në fazën e grupeve.

Shqipëria ishte pjesë e një grupi "ferri" të cilin e përballoi më së miri duke thyer edhe rekordin e Europianit me golin e Bajramit në sekondën e 23-të. Si në përballjen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, lojtarët dhanë maksimumin duke dhuruar spektakël dhe emocione për kombin tonë. 

2 VITE ME PARE

FOTO/ "Betejë" edhe jashtë fushës së blertë, "godet" tifozi shqiptar me pankartën në stadium: Flija është më e mirë se paella!

 

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
Stadiumi

GJERMANI- Përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës mesa duket nuk qenka një garë për fitore vetëm në fushën e blertë. Tifozët "Kuqezi" kanë dashur të fitojnë edhe në kulinari ndërsa janë shfaqur në stadium me pankarta interesante.

"Flija është më e mirë se paella," shkruhet në pankartën e një tifozi. Një mënyrë interesante për të nxjerrë në pah ushqimet tradicionale shqiptare. Kjo pankartë patjetër është një tjetër shaka e tifozëve, të cilët kanë përcjellë gjatë gjithë këtyre ditëve një humor të cilin palët e tjera e kanë pranuar me shumë dashamirësi.

Një tjetët video u bë virale ku një tjetër tifoz shqiptar thyen makaronat para tifozëve italianë. Shqiptarët edhe në ndeshjet e tjera kanë ditur më së miri të ndezin atmosferën si dhe të tregojnë respekt ndaj kundërshtarëve. Tifozët kuqezi gjithashtu kanë treguar se kanë një miqëzi të ngushtë me tifozët italianë dhe kroatë. Miqësi po të ngohtë u faktua edhe sot gjatë ditës më tifozët spanjollë ku tifozët kuqezi kanë kaluar momente të këndshme bashkë. 

 

2 VITE ME PARE

Starton pjesa e dytë e duelit Shqipëri-Spanjë, kuqezinjtë në kërkim të golit

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
ndeshja

GJERMANI- Ka startuar pjesa e dytë e duelit Shqipëri-Spanjë, ndërsa kuqezinjtë janë në kërkim të golit. Iberikët janë në avantazh pas golit të Ferran Torres në minutën e 13-të. Ndërkohë Kristjan Asllani tentoi golin në minutë e 45 me një gjuajtje predhë nga distanca me të djathtën, por portieri spanjoll arriti ta ndalë.

Kombëtarja jonë është futur në fushën e stadiumit "Merkur Spiel-Arena" me 1 pikë ndërsa Spanja me plot 6 pikë pas dy fitoreve kundër Italisë dhe Kroacisë.  Shqipëria lufton të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të kualifikohet në fazën tjetër.

Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj barazimit me Kroacinë ndërsa ndaj Italisë u mposht edhe pas golit që theu rekordin në sekondën e 23.

2 VITE ME PARE

Përfundon pjesa e parë, Spanja në avantazh ndaj Shqipërisë, Asllani "frikëson" spanjollët

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
ndeshja

GJERMANI - Kanë përfunduar 45 minutat e para të duelit mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Kjo e fundit është në avantazh pas golit të Ferran Torres në minutën e 13-të. 

Ndërkohë Kristjan Asllani tentoi golin me një gjuajtje predhë nga distanca me të djathtën, por portieri spanjoll arriti ta ndalë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Përballja Shqipëri-Spanjë, Papa Francesku bën simbolin e shqiponjës me duar

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
papa francesku

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të Papa Françeskut duke bërë shqiponjën, simbolin e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Rama e ka postuar foton në Facebook, pak minuta para se të nis ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Shqipëria do të luftojë deri në minutën e fundit për të kaluar në fazën tjetër, ndërkohë deri tani iberikët janë në avantazh me një gol të shënuar.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Kuqezinjtë dominojnë stadiumin e Duseldorfit, rreth 40 mijë shqiptarë në mbështetje të kombëtares

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
foto nga stadiumi

GJERMANI- Në stadiumin "Merkur Spiel-Arena" në Dusseldorf ka nisur përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Ashtu si në ndeshjet e mëparshme të kombëtares shqiptare edhe mbrëmjen e sotme, tifozat kuqezi kanë dominuar stadiumin. 

Sipas informacioneve rreth 40 mijë shqiptarë ndodhen në stadium nga 48 mijë vende që është kapaciteti i reduktuar për europianin. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Spanja shënon gol, kalon në avantazh

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
foto nga ndeshja

GJERMANI- Spanja ka zhbllokuar sfidën duke shënuar golin e parë në portën e Shqipërisë.

Spanja tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa kuqezinjtë do të luftojnë deri në minutën e fundit për të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të luftojë për te kaluar në fazën e grupeve

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Kombëtarja në Gjermani nis duelin, tifozët në Tiranë presin startimin e përballjes me fishekzjarre

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
Fishekzjarre

TIRANË- Ka startuar përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës. Ndëkohë në kryeqytet tifozët kanë vendosur ta nisin ndryshe ndërsa kanë hedhur fishekzjarre. Nga pamjet e dërguara në redaksinë tonë, tifozët "Kuqezi" kanë mbushur lokalet ndërsa kanë hedhur disa fishekzjarre. Një kohesisht sapo tifozët kanë hedhur fishekzjarre një grup tjetër kishte të njëjtën ide për të startuar ndeshjen. Sapo përfunduan fishekzjarret e njërit grup nga ana tjetër hidhen fishekzjarre të tjera. 

Shqipëria mbrëmjen e sotme do të zhvillojë përballjen e saj të tretë për këtë europian në fazën e grupeve. Kombëtarja jonë do të futet në fushën e stadiumit "Merkur Spiel-Arena" me 1 pikë ndërsa Spanja me plot 6 pikë pas dy fitoreve kundër Italisë dhe Kroacisë. Shqipëria do të luftojë sot në orën 21:00 të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të luftojë për te kaluar në fazën e grupeve. Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj barazimit me Kroacinë ndërsa ndaj Italisë u mposht edhe pas golit që theu rekordin në sekondën e 23.

 

 

 

2 VITE ME PARE

Starton ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës, kuqezinjtë luftojnë për historinë

Merr fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, Spanja e
kombetarja shqiptare

GJERMANI- Ka startuar ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës. Kombëtarja jonë është futur në fushën e stadiumit "Merkur Spiel-Arena" me 1 pikë ndërsa Spanja me plot 6 pikë pas dy fitoreve kundër Italisë dhe Kroacisë.

Shqipëria lufton të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të luftojë për te kaluar në fazën e grupeve. Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj barazimit me Kroacinë ndërsa ndaj Italisë u mposht edhe pas golit që theu rekordin në sekondën e 23.

ndeshja spanje-shqiperi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete