LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

S'po merr fund marrëzia...Policia në terren, por mbyll sytë edhe pas tragjedisë, mjetet “vrasëse” spektakël në det

• Kanë kaluar 24 orë nga tragjedia e Himarës, ku një 7-vjeçare u masakrua nga një skaf. •Sot, nga Velipoja në Ksamil në vijë bregdetare u ushtruan kontrolle për kapjen e shkelësve. • U bllokuan rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera skafe të vegjël dhe gomone. • Por duket se llogaritë nuk janë bërë mirë, pasi duke marrë shkas edhe nga denoncimet e lexuesëve të Dosja.al, në disa plazhe të vendit urdhërat janë injoruar. Skafe, motorë uji, e të tjerë mjete motorike kanë vazhduar lundrimin e qetë, madje dhe shumë pranë bregut. Për subjekte të veçanta, Policia i ka mbyllur sërish sytë, edhe pas tragjedisë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Festë dhe shampanjë mbi skaf/ Sërish rrezikohen pushuesit në breg, Policia s'duket 

S'po merr fund marrëzia...Policia në terren, por mbyll sytë
Pamje nga jugu

VLORË- Policia po kontrollin për shkelësit e ligjit, apo e ka braktisur aksionin pa nisur mirë. Një foto ka mbërritur në redaksinë e Dosja.al ku duket një grup të rinjsh që kanë dalë xhiro me skaf mu buzë detit. 

S'po merr fund marrëzia...Policia në terren, por mbyll sytë
Pamje nga jugu

Siç duket edhe nga fotoja, një grup të rinjsh, gati 15, po bënin një festë me shampanjë në bordin e mjetit lundrues. Përveçse rrezikojnë jetën e të gjithëve në breg, kur sapo kanë kaluar 24 orë nga vdekja e 7-vjeçares në Potam, por edhe veten e tyre, pasi kanë tejkaluar kapacitetin mbajtës të varkës.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Nuk ndalen as pas tragjedisë, skafet afrohen sërish pranë vijës bregdeare në Himarë

S'po merr fund marrëzia...Policia në terren, por mbyll sytë
Pamje nga Himara

HIMARË- Edhe pse një skaf i mori jetën një 7-vjeçare ditën e djeshme në plazhin e Himarës, drejtuesit e gomoneve dhe skafeve sot kanë vazhduar të njejtin ritual. Teksa skafi ditën e djeshme i drejtuar nga komisari i Policisë Arjan Tase, në një zonë të ndaluar, pasi ndodheshin qytetarët që laheshin, dita e sotme ka vazhduar si të mos ketë ndodhur gjë në Himarë.

Videoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al, shihen gomone që qarkullojnë shumë pranë bregut të detit në Himarë, duke rrezikuar kështu pushues të tjerë. 


Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Motori i ujit mbi 'kokat e njerëzve' te Gjiri i Lalzit, alarmohen pushuesit

S'po merr fund marrëzia...Policia në terren, por mbyll sytë
Pamje nga Gjiri i Lalëzit

LALËZ- Kur sapo janë mbushur 24 orë nga tragjedia në Potam të Himarës, kur një 7-vjeçare u vra dje me skaf nga polici Arjan Tase, motorët e ujit ende qarkullojnë lirshëm. Skafet dhe motorët e ujit vijojnë të “fluturojnë” mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit.


Në videon e mësipërme shihet një motor uji që lundron me shpejtësi të madhe në zonën e Gjirit të Lalzit gjatë ditës së sotme, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen. Policia sot ka zbarkuar në jug të vendit, por duket se u ka dalë nga 'mendja' kontrolli në Durrës.

 

3 VITE ME PARE

Policia rri e vështron/ Skafet bëjnë spektakël vetëm pak metra nga Potami, futen edhe tek zona e plazhistëve

S'po merr fund marrëzia...Policia në terren, por mbyll sytë
Pamje nga motorët e ujit

HIMARË- Skafet dhe motorët e ujit nuk kanë të ndalur në Himarë. Kjo është situata këtë mesditë vetëm pak metra larg nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Potam, Himarë, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare.

Katër mjete ujore kryejnë manovra të rrezikshme shumë pranë pushuesve, teksa nga video duket qartë që me shpejtësi të lartë, një prej tyre futet edhe brenda rrethimit të qytetarëve. Por duket se Policia Kufitare nuk e ka mendjen lidhur me çfarë po ndodh, edhe pse një ditë më parë ndodhi tragjedia. 


Policia e Shtetit ndërkohë vijon kontrollet në krahun tjetër për mjetet motorike në portin e Porto Palermos, ndërsa shumë pranë tyre mjetet motorike në det bëjnë manovra duke rrezikuar pushuesit.

3 VITE ME PARE

VD- Aksion për të kapur motorët e ujit, diçka shkon keq...polici bie në det!

S'po merr fund marrëzia...Policia në terren, por mbyll sytë
Pamje nga aksioni në Dhërmi

DHËRMI- Policia e Shtetit, një ditë pas tragjedisë në Himarë ku u vra një e mitur nga një gomone, ka nisur kontrollet në breg të detit. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, teksa policët tërhiqnin në breg një gomone, njëri prej tyre ka rënë në det.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Më pas, të gjithë të tjerët, kanë lënë për pak minuta pezull punën që po bënin dhe jana angazhuar të gjithë si ekip që të nxirrnin kolegun nga uji.

Epo tregojnë se po punojnë të paktën, me ndonjë aksident të vogël, por pa rrezik. 

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet