Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që sipas tij rrëzon zgjedhjet e 11 majit. • Berisha u shpreh se në raport theksohet se janë të alarmuar nga gjetjet e OSBE/ODIHR ndërsa thuhet që të krijohet urgjentisht një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. • Ai tha se në raport thuhet se zgjedhjet ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit, e theksohet se votuesit iu nënshtruan presionit sistematik, survejimit, frikësimit dhe blerjes masive të votës. • Sipas raportit qeveria shpërndau bonuse prej 100 euro për 760.000 pensionistë pak para zgjedhjeve; fali gjoba dhe borxhe mbi 200 milionë euro nga periudha 2015–2025 vetëm dy ditë para votimeve. • Berisha tha se kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë dhe është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre. • Berisha shtoi se rezoluta me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve. • Ai deklaroi fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera. • Berisha tha se disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre. • Berisha u shpreh mw tej se kandidatët demokratë të cilët kërkojnë të ankimojnë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit t’i paraqesin pranë përfaqësuesve të PD-së në KQZ. • Kryedemokrati gjatë konferencës ka komentuar edhe arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta, ku u shpreh se sipas tij për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore Meta është një i burgosur politik dhe se ky është qëndrim i qartë dhe i pakthyeshëm. • Berisha tha ndwr tw tjera se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që është në KAS, e shkel ligjin dhe shtoi se SPAK-u është një vegël e verbër e Edi Ramës dhe partisë shtet dhe një organ që del i diskredituar në shkallë ekstreme pas Edi Ramës.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që është në KAS, e shkel ligjin. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se SPAK-u është një vegël e verbër e Edi Ramës dhe partisë shtet. Berisha shtoi ndër të tjera se në qoftëse ka një organ që del i diskredituar në shkallë ekstreme pas Edi Ramës është SPAK-u.
"Që Presidenti i Republikës është i detyruar të zbatojë ligjin dhe që duhet të jetë njeriu i parë për të zbatojë ligjin, kjo besoj se nuk ka nevojë për koment. Dhe që këshilltarit të Presidentit të Republikës nuk i lejohet asnjë detyrë tjetër, kjo është e sanksionuar në ligj. Dhe që Presidenti e shkel me dy këmbë ligjin, në rast se mban këshilltarin që punon dhe në KAS, vetëkuptohet.
Gazment Bardhi ka thënë një të vërtetë që është thënë dhe më përpara, po presidenti ka preferuar të mos zbatojë ligjin. Nuk e lejon ligji, lexoni ligjin. Por këta nuk kanë ligj e as Maliq. Nuk kanë këta, skanë gjë me ligjin. Ligji është një letër e vdekur për ta... Çfarë rëndësie ka kjo, u bë apo nuk u bë kallëzimi, kur SPAK i fut të gjitha turshitë. A e ke marrë vesh që është një vegël e verbër e Edi Ramës dhe partisë shtet. Urdhëro çfarë thotë rezoluta; është dënim ndërkombëtar i SPAK-ut këtu....
....As pohoj e as mohoj, por formaliteti nuk ka asnjë vlerë. Është një akt formal. Ja çfarë thotë rezoluta për SPAK-un e Edi Ramës. Një institucion kryekëput i varur nga qeveria, që nuk praktikon persekutimin e opozitës dhe impunitetin ndaj krimeve elektoral. SPAK-u del këtu siç është. Ato që i kemi thënë i merr këtu SPAK-u...Absolutisht jo, nuk amnistojmë asnjeri. Por amnistinë dhe impunitetin e ka vendosur Edi Rama me mercenarët e tij në Skap. A e sheh çfarë thotë, janë dërguar 200 ankesa, 30 padi, asgjë prej gjëje. Nuk ka.
Në qoftëse ka një organ që del i diskredituar në shkallë ekstreme pas Edi Ramës është Skapi. Pas qeverisë del Skapi këtu. Mësojeni," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta. Berisha u shpreh se Meta është një i burgosur politik. Sipas tij për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore Meta është një i burgosur politik dhe se ky është qëndrim i qartë dhe i pakthyeshëm.
Berisha theksoi se ASHM ishte një aleancë e krijuar ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit, duke pasur si qëllim bashkimin e forcave në këtë proces elektoral.
"Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë. Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje," tha ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se kandidatët demokratë të cilët kërkojnë të ankimojnë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit t’i paraqesin pranë përfaqësuesve të PD-së në KQZ. Ai theksoi se mbështësin këdo qe kërkon transparencë.
"Deklaratat e mia publike kanë qenë dhe janë që partia do i mbështesë. Në qoftë se partia tjetër nuk i lejoi, siç e dini, e kundërta është qëndrimi ynë. Ne mbështesim cilindo që kërkon transparencë dhe gjen argumente.
Kjo është. Aty ka pasur vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Ata nuk duhet të humbasin kohën, t’i paraqesin ato që kanë paraqitur në KAS, pranë përfaqësuesve tanë në KQZ, që përfaqësuesit tanë për qarqet që kanë marrë vendime për vlefshmëri apo pavlefshmëri, të procedojnë me shqetësimet e tyre," tha ai.
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme, gjatë një konference për mediat, deklaroi se fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera. Berisha tha se disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre.
"Tani, ajo është zhurmë për asgjë. Pse? Ua shpjegoj unë. Në vitin 2019, një ndryshim i kodit zgjedhor, por e vërteta i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i, ka hequr të drejtën e kandidatëve që të paraqesin ankesa të kësaj natyre. Nuk ekziston ajo e drejtë nga viti 2019 e këndej për kandidatin.
Komisioni i Venecias, ODIHR dhe kodi ynë, këtë të drejtë ua njohin subjekteve politike. Subjektet politike investohen edhe për kandidatin.
Këta kandidatë të nderuar kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë ua kanë bërë të qartë edhe interpretimin e thirrjes time, që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë, por brenda platformës së miratuar nga partia. Në ç’kuptim? Në qoftë se partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, e para kërkesë që shqyrtohet është paligjshmëria. Pas kësaj, partia merr dhe paraqet një nga një kërkesat e kandidatëve.
Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre. Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin.
Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji. Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së. Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Në qoftë se nga unë është thënë dy herë se çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do mbështetet nga partia, duhet të respektojë këtë platformë që ka përcaktuar partia në përputhje me ligjin elektoral," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat është shprehur se rezoluta ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri nuk është pengesë, por një ndihmë e rëndësishme për rrugën drejt Bashkimit Europian.
Berisha shtoi se integrimi në BE kërkon që qeveritë të respektojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe se kjo rezolutë kërkon pikërisht këtë. Sipas tuj duke evidentuar të vërtetat do të jetë një kontribut për vendin drejt BE-së.
"Përkundrazi, ne po ndihmojmë, po kontribuojmë shumë në integrimin e Shqipërisë në BE. Në qoftë se BE është bashkim i vendeve të lira dhe demokratike, qeveritë e këtyre vendeve duhet të zbatojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Rezoluta nuk kërkon asgjë tjetër përveçse zbatimin e këtyre parimeve. Unë mendoj se kjo rezolutë dhe qëndrimi ynë, duke evidentuar të vërtetat e hidhur dhe jo fshehur, është kontribut real në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE," tha ai.
TIRANA- Kryetari i Partisë Demkratike, Sali Berisha ka lexuar sot rezolutën e IDC-CDI që rrëzon ‘11 Majin’. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se rezoluta me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve. Ndër të tjera Berisha shtoi se rezoluta e parë e paralajmëron farsën me të gjithë shëmtinë e saj ndërsa ajo e dyta bazohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare pas zhvillimit të farsës.
"Është e vërtetë që kjo është rezoluta e dytë, e para është në tetor. Rezoluta e parë e paralajmëron farsën me të gjithë shëmtinë e saj. Rezoluta e dytë bazohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare pas zhvillimit të farsës, dhe kjo rezolutë me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të sanksionuara në dokumente ndërkombëtare. Pra, ajo e paralajmëroi kurse kjo e denoncoi zhvillimin e kësaj farse.
Kështu ndodh dhe me rezolutën e Valencias. Ajo i ka të gjitha këto. Por rezoluta e Valencias në datën 30 prill, ishte në fund të fushatës, i kishte mbledhur elementët e fushatës. Tani kjo është pasi u zhvillua fushata, zgjedhjet, dhe faktikisht kjo konkludon siç kishte paralajmëruar se, u zhvillua në Shqipëri një farsë elektorale.
Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se prozhektorët e komunitetit ndërkombëtar, të organizatave partiake politike janë non stop mbi Shqipërinë, narkoshtetin shqiptar," tha Berisha.
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka lexuar rezolutën e IDC-CDI që 'rrëzon' zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë. Berisha shtoi ndër të tjera se rezoluta është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre.
"Siç e shihni pra, populli opozitar në Shqipëri ka marrë dje me këtë rezolutë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare për kauzën e vet të drejtë. Kjo rezolutë e 108 forcave politike, më e madhja në botë, denoncon farsën e 11 Majit si një farsë të shëmtuar, ku u shkelën një nga një parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Në këtë forum botëror kanë gjetur mbështetje të plotë kërkesat e PD-së për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.
Në këtë kuadër, në këtë kontekst, rezoluta është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre. Që e konsiderojnë votën e lirë, themelin e një sistemi demokratik dhe kushtin e të gjitha kushteve për të ardhmen e tyre. Një mirënjohje të pakufishme ndaj presidentit Pastrana, zëvendëspresidentëve dhe kryesisë, në të cilën është edhe presidenti i PPE, Manfred Veber dhe të gjithë atyre përfaqësuesve të 108 partive politike që dolën në krah të qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të votës së tyre të lirë.
Kjo është një arritje madhore, e cila regjistrohet pa u tharë boja mirë në procesverbalet e farsës më të shëmtuar elektorale të 32 viteve të fundit në Shqipëri. Kjo rezolutë është një apel, një kushtrim për popullin opozitar për të luftuar dhe sakrifikuar, për të paguar çdo çmim për votën e lirë, duke i garantuar se në këtë betejë nuk janë vetëm, por janë së bashku me mbarë partitë e qendrës dhe qendrës së djathtë në Europë dhe në botë. Kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë shqiptare, Edi Ramës, altoparlantëve të tyre në media, të cilat si mercenarë të fjalës së lirë, përpiqen t’u shesin shqiptarëve farsën për proces zgjedhor.
Përpiqen të justifikojnë, përpiqen të mashtrojnë dhe të dezinformojnë shqiptarët me të njëjtin pasion patologjik që kanë bërë gjatë fushatës elektorale dhe para saj.
Kjo rezolutë denoncon me forcën më të madhe Skapin e partisë, këtë organ politik të narkodiktaturës, e cila me urdhër politik persekuton liderët e opozitës shqiptare dhe refuzon të hetojë krimet monstruoze elektorale, pra, ka vendosur pandëshkueshmërinë. Kjo rezolutë denoncon policinë dhe të gjitha institucionet e këtij shteti, që në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve, u rreshtuan si institucionet e partisë shtet.
Edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme të gjithë aleatëve, partnerëve tanë në Europë dhe botë për qëndrimin e tyre dje në mbështetje të kauzës së zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre të lirë," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që sipas tij rrëzon zgjedhjet e 11 majit. ndërsa thuhet që të krijohet urgjentisht një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. Berisha më tej u shpreh se në raport theksohet se janë të alarmua nga gjetjet e OSBE/ODIHR.
Ai shton se në raport thuhet se zgjedhjet ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit. Berisha lexoi më tej se në raport theksohet se votuesit iu nënshtruan presionit sistematik, survejimit, frikësimit dhe blerjes masive të votës. Sipas raportit qeveria shpërndau bonuse prej 100 euro për 760.000 pensionistë pak para zgjedhjeve; fali gjoba dhe borxhe mbi 200 milionë euro nga periudha 2015–2025 vetëm dy ditë para votimeve.
"Këtu më poshtë po lexoj tekstin për rezolutën. Rezolutë mbi Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri. “Shqipëria: Integriteti Zgjedhor dhe të Drejtat e Opozitës”. Propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë – Shqipëri.
Unioni i Demokratëve të Qendrës dhe Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI),
Duke riafirmuar rëndësinë thelbësore që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për qeverisjen demokratike dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Duke rikujtuar rezolutat e mëparshme të PPE-së, IDU-së dhe IDC-CDI-së që kanë paralajmëruar për prapakthimin demokratik dhe keqpërdorimin e institucioneve nga Partia Socialiste (PS) në pushtet,
Të alarmuar nga gjetjet e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit (OSBE/ODIHR, OSBE PA, APKE, Parlamenti Evropian) lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025, Shprehin shqetësim të thellë se këto zgjedhje ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit, duke përfshirë:
•Lirinë e votuesve për të zgjedhur (paragrafi 7.7 i Kopenhagenit): Votuesit iu nënshtruan presionit sistematik, survejimit, frikësimit dhe blerjes masive të votës. Qeveria shpërndau bonuse prej 100 euro për 760.000 pensionistë pak para zgjedhjeve; fali gjoba dhe borxhe mbi 200 milionë euro nga periudha 2015–2025 vetëm dy ditë para votimeve.
U shpenzuan rreth gjysmë miliard euro për tendera, prokurime dhe koncesione në kundërshtim me ligjin, të gjitha me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Vota e fshehtë nuk u respektua në shumë qendra votimi, dhe klima u karakterizua nga frikë dhe presion, duke u mohuar qytetarëve të drejtën për zgjedhje të lirë. •Lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion (paragrafi 7.8 i Kopenhagenit): Kontrolli i partisë në pushtet mbi median, censura editoriale dhe ndalimi me motiv politik i platformës TikTok dëmtuan rëndë mundësinë e votuesve për të pasur qasje në informacion të balancuar dhe të larmishëm.
•Ndarja e partisë nga shteti (paragrafi 5.4): Partia Socialiste në pushtet i ka fshirë kufijtë midis shtetit dhe partisë, duke përdorur institucionet publike dhe burimet shtetërore për përfitim partiak, në kundërshtim me parimin që "shteti duhet të jetë i ndarë nga partia në pushtet". •Keqpërdorimi i burimeve publike: Qindra mijëra punonjës të administratës publike u vunë nën presion për të bërë fushatë përmes një “rrjeti patronazhist” të shtrirë në të gjithë vendin, duke minuar konkurrencën demokratike. •Liria e votuesve për të zgjedhur (paragrafi 7.7): Votuesit u përballën me presion, survejim, frikësim, kërcënime, blerje vote dhe mungesë të sekretit të votës;
•Liria e shprehjes (paragrafi 7.8): Kontrolli i qeverisë mbi median, censura dhe ndalimi i TikTok-ut kufizuan qasjen në informacion të paanshëm. •Pandëshkueshmëria institucionale: Rreth 200 kallëzime formale për krime zgjedhore pranë Prokurorisë së Posaçme dhe qindra denoncime në KQZ mbetën pa ndonjë reagim apo ndjekje penale.
IDC-CDI dënon manipulimin e procesit zgjedhor përmes: •Kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; •Përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, Ervin Salianjin dhe Fredi Belerin; •Pandëshkueshmërinë institucionale, me mbi 30 kallëzime formale për krime zgjedhore pranë Prokurorisë së Posaçme dhe qindra denoncime në KQZ, pa ndonjë ndjekje ligjore. IDC-CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të: Zbatojnë urgjentisht rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR, përfshirë ato mbi barazinë në fushatë, mediat dhe institucionet e paanshme; Ndërpresin përndjekjen politike dhe të rikthejnë të drejtat e plota për liderët e opozitës;
Të krijojnë një qeveri teknike (kujdestare) për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja;
Sigurojnë pluralizëm real mediatik dhe akses të barabartë në media për të gjitha forcat politike.
IDC-CDI: •Shpreh solidaritet të fuqishëm me Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD-ASHM) dhe të gjithë aktorët civilë që mbrojnë demokracinë; •U bën thirrje anëtarëve të CDI-së të dërgojnë një mision për verifikim faktesh dhe vëzhgimi në Shqipëri për të vlerësuar ecurinë e zgjedhjeve, për t’u takuar me aktorët përkatës dhe për të dhënë një vlerësim të pavarur mbi përputhjen me normat demokratike;
•I bën thirrje BE-së që të kushtëzojë përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike; • Paralajmëron se konsolidimi autoritar dhe ndikimi kriminal në Shqipëri përbëjnë rrezik serioz për demokracinë e brendshme dhe për stabilitetin rajonal. Asambleja e Përgjithshme, Abixhan, 30.05. 2025," tha Berisha.
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në denoncimin e kryer nga kjo organizatë, është bazuar në në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
"Farsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendërs dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj. Kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy ditët e fundit në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, miratoi me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim, rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri.
Në këtë rezolutë, Internacionalja Demokrate e Qendrës denoncon botërisht atë që ndodhi me një 11 Maj në farsën e vendit tonë. Në denoncimin e saj, ajo bazohet mbi të gjitha në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Natyrisht ajo është ndihmuar edhe me materialet e paraqitura nga përfaqësuesit e PD në konferencën e kësaj organizate, që janë zonja Albana Vokshi dhe zoti Belind Këlliçi," tha Berisha.