LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, çon në gjyq 11 të akuzuarit, Erzen Breçani informator krimi për Nuredin Dumanin, zbardhen detaje edhe nga plani për vrasjen e vëllezërve Nela

• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal. • Mes personave të akuzuar, është dhe djali i Breçanit, Eralbi Breçani, dhe 9 persona të tjerë. • Nga përgjimet e Sky ECC rezulton se ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. • Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. •  Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. • Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave. • Nga përgjimet që ndodhen në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, Dedan Gjoni i arrestuar më 21 nëntor së bashku me Erzen Breçanin, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me krimin. • Mes tyre edhe për Dritan Rexhepin, një nga personat në listën e më të kërkuarve në Shqipëri, ai gjithashtu akuzohet si mbreti shqiptar i kokainës. •  Dedan Gjoni akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. • Më tej sipas dosjes së SPAK, Erzen Breçani dyshohet se ka përkrahur Nuredin Dumanin, SPAK e akuzon për përkrahje të autorit të krimit. •  Prokuroria e Posaçme ka zbardhur edhe planin për vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela. • Sipas dosjes së SPAK, Ismail Zeneli në bashkëpunim me Bujar Ajetin, Adrian Cenaj dhe ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e dy vëllezrëve dhe motrës së tyre, Silvi Nela për të kryer një vrasje ndaj tyre. • Më tej bëhet me dijse Ismail Zeneli qëndronte pas plani pasi ai kishte motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar. • Zeneli ishte përfshirë personalisht së bashku me Bujar Ajetin, i cili është një ndër emrat më të njohur të botës së krimit, për të gjetur vendndodhjen e tyre. • Ndërsa Dedan Gjoni duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të Ismail Zenelit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dosja e SPAK: Punonjësja e Interpol Tirana i siguronte informacione të klasifikuara Dedan Gjonit, ish-shefi i Krimeve ua dërgonte personave me probleme me ligjin

 

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, çon në gjyq 11 të
Jonida Babameto

 

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal. Mes personave të akuzuar, është dhe djali i Breçanit, Eralbi Breçani, dhe 9 persona të tjerë. Nga përgjimet e Sky ECC rezulton se ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme është zbuluar dhe roli i Jonida Babametos, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë. Sipas hetimeve të SPAK, Babameto ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane. Me këto informacione personat me probleme me ligjin në vendet e BE-së janë vënë në dijeni për detajet të cilat më pas i ka ndihmuar ata të shmangin ligjin.

“E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

 

1 VITE ME PARE

Përgjimet e SKY ECC/ Zbardhen detaje nga plani për vrasjen e vëllezërve Nela, Ismail Zeneli kishte motiv hakmarrjen, Bujar Ajeti dhe Adrian Cenaj ndihmuan në gjurmimin e shënjestrave

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, çon në gjyq 11 të
foto ilustruese

TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal. Mes personave të akuzuar, është dhe djali i Breçanit, Eralbi Breçani, dhe 9 persona të tjerë. Nga përgjimet e Sky ECC rezulton se ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij.

Në dosjen e dërguar në GJKKO, Prokuroria e Posaçme ka zbardhur planin për vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela. Sipas dosjes së SPAK, Ismail Zeneli në bashkëpunim me Bujar Ajetin, Adrian Cenaj dhe ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e dy vëllezrëve dhe motrës së tyre, Silvi Nela për të kryer një vrasje ndaj tyre.

Më tej bëhet me dijse Ismail Zeneli qëndronte pas plani pasi ai kishte motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar.  Zeneli ishte përfshirë personalisht së bashku me Bujar Ajetin, i cili është një ndër emrat më të njohur të botës së krimit, për të gjetur vendndodhjen e tyre. Ndërsa Dedan Gjoni duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të Ismail Zenelit.


“I pandehuri Ismail Zeneli në bashkëpunim me të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe të pandehurin Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e E. N., A. N. dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.

I pandehuri Bujar Ajeti, në marrëveshje me të pandehurin Ismail Zeneli kanë organizuar duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve objektiv vrasje, kanë kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qëllim ky i të pandehurit Ismail Zeneli.

Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli kanë kërkuar dhe gjetur persona të tjerë për të mbledhur të dhëna të dobishme për qëllimin e tyre kriminal.  Nga ana tjetër, Adrian Cenaj, lidhje familjare e Bujar Ajetit, ka bashkëpunuar dhe mbështetur planin e Bujar Ajetit.

I pandehuri Dedan Gjoni, punonjës policie, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe jo për nevoja të diktuara nga detyra zyrtare e tij, e cila ishte të ruante rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën e personit. Hetimi ka provuar se i pandehuri Ismail Zeneli kishte si motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar”, njofton SPAK.

1 VITE ME PARE

Zbërthimi i përgjimeve të SKY ECC/ Detaje nga dosja e SPAK, Erzen Breçani ndihmoi Nuredin Dumanin të fshihej nga policia

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, çon në gjyq 11 të
Erzen Breçani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal. Mes personave të akuzuar, është dhe djali i Breçanit, Eralbi Breçani, dhe 9 persona të tjerë. Nga përgjimet e Sky ECC rezulton se ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij.


Nga përgjimet që ndodhen në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, Dedan Gjoni i arrestuar më 21 nëntor së bashku me Erzen Breçanin, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me krimin. Mes tyre edhe për Dritan Rexhepin, një nga personat në listën e më të kërkuarve në Shqipëri, ai gjithashtu akuzohet si mbreti shqiptar i kokainës.

Dedan Gjoni akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Më tej sipas dosjes së SPAK, Erzen Breçani dyshohet se ka përkrahur Nuredin Dumanin, SPAK e akuzon për përkrahje të autorit të krimit.


Pjesë nga dosja e SPAK:

‘’Përkrahja e autorit të krimit; Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me NIPT L99524601K, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 shtetasi Eralbi Breçani, me  objekt veprimtarie “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimi i hidrocentralit DRITA, ku përfshihet financimi, projektimi, ndërtimi, vënien në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës për “ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit DRITA, me kapacitet prodhues 1.980 MË, në lumin e Gashit, degë e lumit Valbonë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shitja e elektricitetit të prodhuar në Shqipëri dhe jashtë saj, blerje dhe shitje të pajisjeve për ndërtim HEC-i (tubacione çeliku, turbina, shtylla betoni, aksesorë të tjera,  etj., brenda dhe jashtë vendit)”, me adresë  në Kukës-Tropojë, rruga Dragobi, lumi i Gashit, dega e lumit Valbonë”;

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake’’

1 VITE ME PARE

Përgjimet në Sky ECC/ SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, çon në gjyq Erzen Breçanin dhe 10 të akuzuarit e tjerë

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, çon në gjyq 11 të
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal. Mes personave të akuzuar, është dhe djali i Breçanit, Eralbi Breçani, dhe 9 persona të tjerë. Nga përgjimet e Sky ECC rezulton se ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij.


Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.78, të vitit 2023, dhe çuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq të këtij grupi të strukturuar kriminal në ngarkim të të pandehurve:


1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

2. Bujar Ajeti, akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

3. Adrian Cenaj (Dedja), akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

4. Dedan Gjoni, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef i Krimeve, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.


5. Eralbi Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal si dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal.

6. Besmir Murtati, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Artan Sulejmani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8. Albert Prenga, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

9. Bajram Grabova, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

10. Jonida Babameto, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficere në Interpol Tirana, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

11. Erzen Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erlabi Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese franceze, holandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane, ka zhvilluar hetime ndaj disa shtetasve shqiptarë të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve (kryesisht kokainë) nga vendet e origjinës për në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimit u bë e mundur dokumentimi i një grupi të strukturuar kriminal mjaft të rrezikshëm me të paktën 11 (njëmbëdhjetë) të akuzuar në këtë fazë të hetimit.

Ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.

Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare.

Nga analiza e provave dhe akteve të grumbulluara gjatë hetimit paraprak të këtij procedimi penal, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

A.Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;

Ky fakt penal i atribuohet të pandehurve të dërguar për gjykim Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani të cilët në bashkëpunim me shtetasin Ergys Dashi dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

B.Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

C.Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

D. Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Ismail Zeneli në bashkëpunim me të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe të pandehurin Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e E. N., A. N. dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.

I pandehuri Bujar Ajeti, në marrëveshje me të pandehurin Ismail Zeneli kanë organizuar duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve objektiv vrasje, kanë kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qëllim ky i të pandehurit Ismail Zeneli.

Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli kanë kërkuar dhe gjetur persona të tjerë për të mbledhur të dhëna të dobishme për qëllimin e tyre kriminal. Nga ana tjetër, Adrian Cenaj, lidhje familjare e Bujar Ajetit, ka bashkëpunuar dhe mbështetur planin e Bujar Ajetit.

I pandehuri Dedan Gjoni, punonjës policie, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe jo për nevoja të diktuara nga detyra zyrtare e tij, e cila ishte të ruante rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën e personit. Hetimi ka provuar se i pandehuri Ismail Zeneli kishte si motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar.

E. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga i pandehuri Eralbi Breçani si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.

Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të pandehurve Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e tyre në qarkullimin civil, veprime të cilat janë në shkelje të nenit 287 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë ata kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.

F. Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete;

E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

G. Përkrahja e autorit të krimit;

Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me NIPT L99524601K, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 shtetasi Eralbi Breçani, me objekt veprimtarie “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimi i hidrocentralit DRITA, ku përfshihet financimi, projektimi, ndërtimi, vënien në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës për “ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit DRITA, me kapacitet prodhues 1.980 MË, në lumin e Gashit, degë e lumit Valbonë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shitja e elektricitetit të prodhuar në Shqipëri dhe jashtë saj, blerje dhe shitje të pajisjeve për ndërtim HEC-i (tubacione çeliku, turbina, shtylla betoni, aksesorë të tjera, etj., brenda dhe jashtë vendit)”, me adresë në Kukës-Tropojë, rruga Dragobi, lumi i Gashit, dega e lumit Valbonë”;

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

spak ismail zeneli bujar ajeti erzen brecani nuredin dumani

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër