Agron Shehaj dhe Elisa Spiropali
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj ka replikuar ashpër me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Gjatë një debati, Shehaj i kërkoi fjalën për procedurë. Shehaj e quajti situatën qesharake dhe theksoi se Spiropali nuk mund të përcaktojë kujt i drejtohet.
Pjesë nga debati:
Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?
Agron Shehaj: Për procedurë.
Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje?
Agron Shehaj: Zonja kryetare.
Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë.
Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku
Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..
Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë.
Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës.
Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?
Agron Shehaj: Do më lejoni të flas. Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni.
Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.