LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen në shesh, Berisha: Do përmbysim narkodiktaturën. Bardhi: Ramës i ka ardhur fundi!

• Mijëra qytetarët shqiptarë u mbledhën në shesh në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. • I pari që mori fjalën në podium ishte deputeti Belind Këlliçi, i cili hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë Rama për lidhje me krimin e organizuar, si dhe e cilësoi qeverinë si tejet të korruptuar. • Këlliçi tha mes të tjerash se pushteti i Ramës është mbajtur në këmbë nga miliarda eurot e grabitura të shqiptarëve. • Ai gjithashtu i bëri thirrje Edi Ramës që të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, teksa shtoi se qeveria e tij largoi nga vendi plotë 1.1 milionë shqiptarë. • Më pas fjalën e mori deputetja, Elda Hoti, e cila u shpreh se institucionet që duhet të mbrojnë qytetarin janë kthyer inekzistentë. • Hoti tha se Shqipëria nuk ka qeveri por një bandë dhe në krye të saj është kryeministri Edi Rama. • I pranishëm në këtë protestë është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. • Salianji tha se askush nuk e përjashton nga Partia Demokratike. • Demokrati përmendi edhe skandalet në qeverinë e Ramës, duke thën se qeveria është e zhytur në skandale dhe është koha që të rrëzohet. • Gjithashtu Salianji nënvizoi se skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës. • Ndërkohë, Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi u shpreh se është koha që shqiptarët të rrëzojnë regjimin dhe shtoi se besimi dhe sakrifica do i çojnë përpara, në largimin e Edi Ramës. • Bardhi nënvizoi se këtij pushteti i janë lëkundur themelet dhe sipas tij, Rama duhet ta ketë të qartë që qyetarët do t’i ketë përballë. • I fundit që mori fjalën në protestë ishte Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u shpreh se Rama pasi vodhi zgjedhjet, ka vendosur që të bëhet milimiliarder duke vjedhur paratë e shqiptarëve. • Kryedemokrati akuzoi Ramën për shndërrimin e zgjedhjeve në farsë elektorale, kapjen e institucioneve dhe instalimin e asaj që ai e cilësoi si ‘narkodiktaturë’. • Berisha deklaroi se, pavarësisht represionit politik, censurës mediatike dhe presionit ndaj opozitës, Partia Demokratike dhe qytetarët opozitarë janë ‘më të vendosur se kurrë’ për të përmbysur regjimin aktual dhe për të rikthyer pluralizmin politik në Shqipëri. • Më pas, Lideri i Opozitës u shpreh se opozita nuk ka pushime, por ka vetëm betejë.

29 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat

 

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
pamje nga protesta

 

TIRANË- Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se përveç qutetarëve në komisariat kanë mbërritur edhe një grup deputetësh. Gjithashtu si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Sakaq, incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para Kryeministrisë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Protestuesit hodhën molotovë para kryeministrisë! Dy policë të plagosur! Efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e opozitës u shoqërua në fund me tensione, pasi qytetarët hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Nga shpëthimi i molotovit, mbetën të plagosur, dy punonjës të Policisë së Shtetit të cilët morën ndihmë mjekësore dhe një qytetar.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Sakaq, incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para Kryeministrisë./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha falënderon protestuesit: Ky mision do përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë, fatin e familjes shqiptare

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kjo protestë do shënojë fatin e domokracisë shqiptare. Në një deklaratë për mediat, pas proteste, ai tha se, opozita u  ngrit për të shpëtuar PD-në, pluralizmin politik dhe Shqipërinë.

Ndërkohë, vijon me akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se, parlamenti po asgjëson pluralizmin, surreli, pallati tjetër i krimit,

"Edhe njëherë t’u shpreh mirënjohjen më të thellë ju dhe të gjithë atyre që u përgjigjën sot thirrjes së PD në një protestë historike. Miq, duhet ta kuptojmë secili prej nesh misionin. Në qoftë se në protestat e para 11 majit, ne u ngritëm për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani ne jemi në këmbë për shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar familjen. Ky është misioni më i lartë, më sublim i jetës tonë. Ky është mision edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90-ën.

Ky është mision që do përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare.
Ndaj dhe duhet të përulem para secilit prej jush, para të gjithë atyre që erdhën dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitore. Ne jemi të pamposhtur. Ne nuk mund të mundemi kurrë. Kemi nisur këtë rrugë si njerëz të pamposhtur. Kemi para një kalbësirë, një kufomë politike, kemi para një rilindje kufomë politike, të cilat ne do i groposim, do i arkivojmë aty ku e kanë vendin regjime si këto.

Aksionin do ua informojmë për çdo hap, por u garantoj se ky aksion nuk ndalet më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Ai është armiku ynë, është armiku i shqiptarëve, armiku i qenies tonë. Ndaj dhe ne, ua thashë aty, tre do jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria, ndërtesa e krimit ky kryehajdutë të paimagjinueshëm në histori mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin me duart e tyre të zeza shkresa për të vjedhur qytetarët shqiptarë, mesazhe për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Parlamenti që asgjëson pluralizmin. Surreli, pallati tjetër i krimit, sepse rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel.

Kunati i Lindës dhe baxhanaku i Edi Ramës janë epiqendra e të gjitha zhvillimeve në AKSHI, një sipërmarrje shtetërore që duhej të ishte modeli i të gjitha modeleve në funksionimin e saj dhe që dëshmon se ishte... kush urdhëroi marrjen e pengjeve? Edi Rama urdhëroi Ergys Agasin. Asnjë njeri nuk e urdhëronte atë. Ai ishte më i fuqishëm se çdo ministër. Nuk i kanë publikuar ata. I kanë hequr fotografitë se aty shkonte çdo ministër. Kanë lënë vetëm fotografitë e asaj Mirlindës, e cila është një viktimë. Pra, këto tre do jenë. Ne do e shpëtojmë Shqipërinë. Ne do e shpëtojmë demokracinë shqiptare.",tha Berisha/Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

"Bashkëluftëtarët e mi po njohin terrenin"/ Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, tha se në fokus të protestave opozitare do të jenë dy institucionet, pralamenti dhe kryeministria poashtu edhe banesa e kryeministrit në Surrel. Në këtë deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se, kryeministria është kthyer në një ndërtesë krimi dhe se nëse kreu i Shqipërisë nuk jep dorëheqjen, opozita do ta detyrojë.

"Një njohje të terrenit. Duhet të jenë të gjithë bashkëluftëtarët e mi. Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet se cilat do të jenë fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme. E thashë edhe njëherë, do jetë kryeministria, do jetë parlamenti, do jetë Surreli, se këto janë qëndrat e krimit. Ky parlament është i ndërtuar mbi farsën elektorale dhe është pushtuar komplet nga Edi Rama.

Kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm, dhe Surreli, siç e patë ju, del me aferat më të paimagjinueshme, me pengmarrje dhe gjëra të tilla. Këto tre qendra do jenë në fokusin e popullit protestues. Me radhë. Me një fjalë, shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim, Edi Rama nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne."/Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

"Dola të shpreh mirënjohjen për luftëtarët e lirisë dhe misionarët"/ Berisha bën xhiro në bulevard pas fjalimit: Protestë historike, tani vetëm betejë

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si 'të kënaqshme' pjesëmarrjen e mbështetësve të opozitës në protestë. Në një bashkëbisedim me gazetarët ai u shpreh se, ata janë 'luftëtarë' të lirisë dhe se është tejet mirënjohës ndaj tyre.

“E patë apo jo, Agasi, e patë apo jo? Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori. Unë dija vetëm një, sot dolën edhe 2 të tjera. 700 milionë euro. Çdo gjë për familjen, pse ama? Që të pasuronte familjen Rama. Kjo është një nga vjedhjet.

Thashë të bëjë një xhiro këtu te luftëtarët e lirisë, se këta janë luftëtarë, janë misionarë, t’u bëj mirënjohjen dhe duhen mbështetur. Protesta ishte historike, jashtëzakonisht e kënaqshme, mbështetja, pjesëmarrja, ishte historike. Opozita ka vetëm betejë”, tha Berisha./Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët! Momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap (FOTOLAJM)

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen

TIRANË- Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje qytetari u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap dhe fatmirësisht pa lëndime.


Qytetari fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërthye për pak sekonda. Sakaq edhe njëri nga policët u lëndua gjatë hedhjes së molotovëve nga qytetarët./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, lëndohet një polic me molotov

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët e mbledhur në protestën e Partisë Demokratike, kanë hedhur molotov në drejtim të Kryeministrisë, pas fjalimit të Kryedemokratit, Sali Berisha. Gjatë hedhjes së molotovit nga qytetarët, një polic është lënduar.

Pasi qytetarët hodhën disa molotovë rresht në derën kryesore të kryeministrisë, menjëherë kanë ardhur zjarrfikëset, të cilët kanë shuar zjarrin. Incidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para kryeministrisë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Kryeministria përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shuajnë zjarrin

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen

TIRANË- Molotovët e hedhur para kryeministrisë në protestën e sotme, kanë krijuar kaos mes protestës. Teksa qytetarët kanë hedhur disa molotovë rresht në derën kryesore të kryeministrisë, kanë ardhur zjarrfikëset, të cilët kanë shuar zjarrin.

Protesta e sotme ka qenë kryesisht e qetë dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Disa incidente të vogla kanë ndodhur në fund të protestës, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para kryeministrisë. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOGALERI/ Protesta e Opozitës, hidhen molotivë te kryeministria

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Protesta

TIRANË- Protesta e Opozitës është mbyllur ditën e sotme duke hedhur molotov të kryeministria. Pasi përfundoi fjalën Berisha para të pranishmëve, qytetarë të shumtë kanë hedhur molotovë para kryeministrisë. 

Protesta e sotme ka qenë kryesisht e qetë dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Disa incidente të vogla kanë ndodhur në fund të protestës, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para kryeministrisë. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Na ke shpallur luftë, ne do të shkojmë në Surrel"/ Berisha mesazh Ramës: Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike tha sot se opozita i ka qëllimet e qarta. Në këtë protestë të organizuar nga vetë ai, Berisha u drejtua qytetarëve duke thënë se opozita ka një mision historik dhe ai është për të larguar Ramën nga pushteti. 

Sipas Berishës, Rama u ka shpallur luftë dhe u bën thirrje qytetarëve që ti shpallim gjithashtu luftë kryeministrit. 

“Në këmbë shqiptarë, me misionin historik për të larguar Ramën. Për të shpëtuar familjen shqiptarë, demokracinë. Ne jemi këtu sot dhe jam i bindur se me të drejtë ka qytetarë në shesh dhe të tjerë që na ndjekin dhe thonë çfarë do bëjnë këta? Ne do bëjmë atë 'ja do vdesim ja do rrojmë për liri'. Mjerë ai që provohet me ne. Kur ne kemi dalë me këtë betim kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne. Të nxijnë Shqipërinë…Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë”, tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Jemi më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë

 

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, tha sot opozita është më e vendosur se kurrë për të përmbysur atë që e quan 'narkodiktarurë'. Ai u drejtohet qytetarëve duke u thënë se, me paratë e tyre, Rama, paguan mediat e tij për propagandë për të mashtruar qytetarët. 

"Të dashur miq, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës.

Ai mendoi se projektin e tij Shqipëria pa opozitë, tani do e realizojë. Miq, rrallë ndonjëherë ka vendosur, vetëm në disa vende të Afrikës, që qeveritarët të bëhen multi-miliarderë dhe miliarderë dhe qytetarët të varfërohen dhe të braktisin vendin e tyre. Me paratë tuaja, Edi Rama ka vendosur vellon e zezë të censurës, paguan mediat e tij, të cilat glorifikojnë të keqen, i thurin lavdi krimit të tij, demonizojnë opozitën, mashtrojnë qytetarët.

Me paratë që u grabit ju, ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë, ish-ministra, ish-kryeministra, diplomatë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, për deklarata të paguara, për mashtrime ndërkombëtare, për beteja kundër opozitës. Të gjitha duke besuar se Shqipëria pa opozitë është projekt që do e realizojë së shpejti. Po ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë siç përmbytëm etërit e tij 35 vjet më parë," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Rama ka vendosur vetën mbi ligjin dhe çdo pushtet"/ Berisha: Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi, kanë shkuar prapa 100 vite...

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë, se kjo protestë kombëtare e sotme është një uragan i shpresës dhe besimit në ndryshim. Lideri i opozitës theksoi se Edi Rama është bërë multimiliarder në kurriz të taksapaguesve shqiptarë dhe ai s’do njihesh me si kryeminister, por si kapobandë. Kryedemokrati theksoi ndër të tjera se Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi, kanë shkuar prapa 100 vite, për lindshmërinë e tyre.

"Nderimin më të madh ju burrat dhe gratë djemve dhe vajzave që u ngritët sot si uragan i shpresës besimit, shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur miq ju flas sot në një nga momentet më kritike të kombit jo vetëm në 35 vitet e fundit por ndofta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare, në 10 vjetët e fundit shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, pushtim, zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi, kanë shkuar prapa 100 vite, për lindshmërinë e tyre. Sot ata kaë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet.

Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë më pak në këtë dhe të bekuar. Mblidhemi në një moment kritik, ndofta si kurrë më parë sepse Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale del se ka vendosur të bëhet multimld me paratë tuaja me pasuritë tuaja publike. Dhe jo vetëm kaq ka vendosur veten mbi ligjin kushtetutën mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzoj me 0. Jam mbi ligjin dhe kushtetutën. Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte kurrë nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapo bandë," tha Berisha./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

"Bandat në pushtet fshihen si struci"/Balliu: Janë në garë kush t’ja fusë njëri-tjetrit! Morën peng biznesmenët për interesat e baxhanakut të Edi Ramës

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestë, denoncoi qeverinë për korrupsionin dhe kapjen nga krimi i organizuar. Balliu tha se bandat në pushtet fshihen si struci dhe sot më shumë se kurrë janë në garë kush t’ja fusë njëri-tjetrit. Demokrati gjithashtu u shpreh se teksa të rinjtë e të rejat largohen sepse nuk blejnë një shtëpi, Belinda Balluku ka 317 apartamente e 2 jahte. Në fund, Balliu theksoi se ndërkohë që ka mungesë ilaçesh në spitale, Ergys Agasi ka 3 milionë euro shishe vere.

"Bandat në pushtet fshihen si struci. Sot më shumë se kurrë janë në garë kush t’ja fusë njëri-tjetrit. 12 vite kemi denoncuar se si një narkopushtet ka vjedhur cdo ditë, cdo minutë e orë duke i transformuar shqiptarët në popullin më të varfër me pushtetarët më të pasur të botës

Ndërkohë që sot nuk ka ilace në spitale, Ergys Agasi mban në shtëpi 3 mln euro shishe vere. Ndërkohë që të rinjtë e të rejat largohen sepse nuk blejnë një shtëpi, Belinda Balluku ka 317 apartamente e 2 jahte. Ku i gjetën paratë? Janë të gjitha paratë tuaja. Ndaj duhet të luftojmë që të arrestohen dhe tu konfiskohen pasuritë. Deri dje ishte vetëm opozita që fliste për narkoshtetitn dhe që denonconte, sot është e gjithë Evropa, janë 7 rezoluta ndërkombëtare.

Sot nuk ka asnjë gjuhë e botës që nuk e di se Edi Rama është kryetar i narkoshtetit, trafikant i rëndomtë droge që mban pushtetin vjedhur pme narkokartelet duke blerë votat me paratë e bandave, kur një shtet bie pre e bandave cfarë ndodh, ndodh që biznesmenët merren peng, që administratës i bëhet presion," tha Klevis Balliu./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Këtij pushteti i janë lëkundur themelet"/ Bardhi: Ne do të qëndrojmë në sheshe! Besimi dhe sakrifica do të na çojnë përpara

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë. Bardhi u shpreh se është koha që shqiptarët të rrëzojnë regjimin dhe shtoi se besimi dhe sakrifica do i çojnë përpara, në largimin e Edi Ramës. Në fund, Bardhi nënvizoi se këtij pushteti i janë lëkundur themelet dhe sipas tij, Rama duhet ta ketë të qartë që qyetarët do t’i ketë përballë.

“Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Prania juaj në këtë shesh madhështor do të thotë, që kjo shoqëri ka ende një zemër, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumë prej jush dhe revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq, po në çdo takim që kam pasur me ju, kam marrë prej jush një mesazh, ju nuk dorëzoheni. Kam mësuar leksionin tim më të madh. Besimi dhe sakrifica do të na çojnë përpara, në largimin e Edi Ramës.

Ne jemi këtu për t’i treguar se ata e kanë gabim dhe e keqja nuk do të triumfojë. Koha e tyre ka mbaruar, tani është koha e qytetarëve të Shqipërisë. Sot kam një mesazh edhe për ata që janë të shumtë që do të donin të ishin me zemër këtu, kjo nuk është protesta e një partie, ju nuk keni frikë, këtij pushteti i janë lëkundur themelet. Ky popull kur zgjohet nuk ndalet më. Ne do të qëndrojmë në sheshe, të fortë, Rama duhet ta ketë të qartë që qyetarët do t’i ketë përballë”, tha Gazment Bardhi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vijon protesta në shesh/ Hoti: Protestuesit janë shpresa e demokracisë, Shqipëria është kthyer në 'narkoregjim'

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Elda Hoti

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti falenderoi qytetarët e pranishëm në shesh. Në këtë protestë të opozitës, Hoti u shpreh duke thënë se, qytetarët janë treguar qëndrestarë ndaj çdo pushteti që i ka ndjekur dhe kërcënuar.

Sipas Hotit, shpresa e vetme që ky vend mund të ketë demokraci janë shqiptarët. Ajo i bën thirrje atyre që të bashkohen për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur nga krimi i organizuar.

"Dua ta nis këtë fjalë me një përulje të thellë për secilin prej jush. Ju jeni shpresa që ky vend mund të ketë demokraci. Ju jeni mbrojtësit e saj. Ju jeni shpresa që Shqipëria së bashku mund t'i rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur nga kusarët e pushtetit dhe krimit të organizuar. Ju sot jeni shpresa që Shqipëria nuk do të zhbëhet. Ju jeni fuqia e vetme e misionit tonë.

Një falenderim të veçantë për ju qëndrestarë që nuk jeni dorëzuar asnjë ditë, edhe pse pushteti ju ka përndjekur, ju ka kërcënuar dhe është munduar t'ju blejë. Të flasësh sot nga ky podium nuk është e lehtë, sepse më shumë se fjalët tona, flasin vuajtjet tuaja, flasin mundimet tuaja, flet e përditshmja juaj. Të flasësh për Shqipërinë e kthyer në narkoregjim, nuk është e lehtë.

Të flasësh për një popull që është tkurrur me më pak se 2 milion banorë nga keqqeverisja dhe babëzia e rilindjes, nuk është e lehtë. Të flasësh për të rinj që rrezikojnë jetën në gomone duke kërkuar një të ardhme më të sigurt, nuk është aspak e lehtë. Ne flasim për zhvillim, po çfarë zhvillimi është ky, kur pensionistët numërojnë qindarkat? Çfarë zhvillimi është kur prindërit tanë detyrohen të zgjedhin midis një ilaçi cilësor dhe një ilaçi të dorës së tretë, sepse nuk ju mjaftojnë paratë?

Çfarë zhvillimi është kur çiftet e reja llogarisin dekada punë kursime për një shtëpi, ndërsa e pandehura Belinda Balluku ka shtëpi që e përdor vetëm për të mbajtur çelësat e 300 apartamenteve të grabitura nga taksat tuaja. Ndërkohë që qytetarët mezi mbyllin muajin, ata atje jetojnë në luks të shfrenuar, me 3 milionë euro verë, koordinatori i krimit të organizuar Ergys Agasi.

Shishet e verës së Ramës në vilën e Gysit është shenja se kur krimi bashkohet me shtetin, qytetari ka marrë fund. A e mbani mend miqtë e mi? 30.000 euro një shishe verë pinte kryeministri. Sa pensioni i 30 pensionistëve në një vit. Bodrumi me verë i Gysit, sa kostoja e pajisjeve që i duhen onkologjikut, që shqiptarët të mos vdesin në korridoret e spitaleve. Po për hallet personale të Belindës dhe Edit, a duhet ne të braktisim shtëpitë tona, familjet tona, vendin tonë? Sigurisht që jo. Nuk do të pranojmë që kjo bandë hajdutësh të na vjedhë çdo ditë, të na shkatërrojë Shqipërinë dhe të na thotë se kjo është zhvillim."tha Hoti./Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

FOTOGALERI/ Mijëra qytetarë mblidhen në shesh, pankartat me mesazhe pikante nga protesta e opozitës: Ali Baba me 40 hajdutë

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
foto nga protesta

TIRANË-  Mijëra qytetarët shqiptarë janë mbledhur në shesh kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ditë më parë, Partia Demokratike u bëri thirrje mbështetësve të tyre, ditë më parë për zhvillimin e një proteste kombëtare, e cila sipas tyre, do të vazhdojë dhe me revolta të tjera.

Në fotot e mëposhtme, paraqiten disa nga pankartat me shkrime të ndryshme pikante dhe me portrete të kryeministrit që janë ngritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"./Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

"Jep sot dorëheqjen"/ Mijëra qytetarë në shesh, Këlliçi thirrje publike Ramës: Pallati jot i korrupsionit është në zi! Miliarda euro të grabitura nuk i bëjnë më derman

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bëlind Këlliçi, tha se pushteti i Ramës ka mbaruar dhe se ai duhet të japë dorëheqjen. Në këtë tubim i njoftuar nga opozita ditë më parë, Këlliçi u shpreh se, pozita hyn dhe del nga godina e kryeministrisë jo për të qeverisur por për të zhdukur provat e krimit.

Sipas tij, e ashtuquajtura 'banda' e Ramës, siguroi për 13 vite me radhë vota, aleanca, mbështetje dhe lobim ndërkombëtar dhe se nga kjo 'bandë' u larguan plot 1.1 milionë shqiptarë.

“Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani. Zia ka rënë në pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur, por për të zhdukur provat e krimit dhe për të gjetur prova kundër njëri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndërsa Gysi i ka filmuar që të gjithë. Kreu i organizatës, Edi Rama, nuk di më as kë të mbrojë, e as kë të lëshojë.

Miliarda euro të grabitura, sot nuk i bëjnë me derman. Kjo bandë siguroi për 13 vite me radhë vota, aleanca, mbështetje dhe lobim ndërkombëtar. E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën dhe dhunën ndaj qytetarëve, por edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për të likuiduar opozitën. Nga kjo bandë ikën nga sytë këmbët, plotë 1.1 milionë shqiptarë”, tha Këlliçi./Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës në Bulevard/ I pranishëm në shesh edhe Ervin Salianji: Nuk më përjashton askush nga Partia Demokratike

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme. Salianji tha për mediat se askush nuk e përjashton nga Partia Demokratike. Demokrati përmendi edhe skandalet në qeverinë e Ramës, duke thën se qeveria është e zhytur në skandale dhe është koha që të rrëzohet.

Demokrati nënvizoi se skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës.

“Dy skandalet e fundit të qeverisë, e Ballukut dhe i AKSHI-t, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura  me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për rrëzuar. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën.

Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTO/ Berisha del nga selia e PD-së, niset drejt kryeministrisë! Qytetarët: O Sali o hero gjithë Shqipëri ty të do

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Foto nga vendngjarja

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga Selia e PD-s dhe po i drejtohet Kryeministrisë. Në këtë protestë të organizuar nga opozita, Berisha shoqërohet nga disa prej deputetëve të PD-së, por edhe nga mbështetës të shumtë.

Ndërkohë nga turma dëgjohen zëra që i drejtohen Kreut demokrat, "O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do!"/Dosja.al 

 

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së para Kryeministrisë! Në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Teksa qytetarë të shumtë po mblidheshin para kryeministrisë për protestën e thirrur nga PD, mes qytetarëve janë edhe vajza e Kryedemokratit dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Para Kryeministrisë janë mbledhur me qindra qytetarë dhe nga momenti në moment pritet të nisë tubimi, pasi, Lideri i opozitës ka dalë nga selia blu dhe po shkon drejt Kryeministrisë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Ta eleminojmë korrupsionin"/ Protesta para kryeministrisë, qytetari nga Lezha proteston me mesazh simbolik: Kjo qeverisje prej 12 vitesh nuk është e pranueshme

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
qytetari

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë mbrëmjen e sotme protestën kombëtare para kryeministrisë, pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e ramës. Për protestën kanë mbërritur qytetarë nga qytete të ndryshme me mesazhe simbolike. 

Një nga qytetarët pjesëmarrës në këtë protestë, në një mënyrë simbolike, ka shkruar mbi veshjen e tij shprehjen: “Shpresa ka vdekur, po iki!” Duke folur për SYRI TV, qytetari shprehet se ka ardhur nga Lezha për tu bërë pjesë e protestës dhe thekson se qytetarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha të lëvizin dhe të kërkojnë ndryshime të mëdha në vend.

“Kam ardhur nga Lezha për ti treguar këtij vendi se kjo qeverisje prej 12 vitesh nuk është e pranueshme. Imagjinoni, rren njerëzit me lëmoshë, pra shpërblimi për fundvit është lemoshë. Unë kam dalë që këtë korrupsion ta eliminojmë dhe të krijojmë një qeveri teknike. Ky është kërkesa ime dhe e këtij populli”, shprehet qytetari./Dosja.al

 

 

5 MUAJ ME PARE

FOTO/ Pak para protestës kombëtare, Kryedemokrati mbërrin në selinë e PD-së! Pritet me brohorima nga mbështetësit

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së, pak para nisjes së protestës. Lideri i opozitës është pritur në selinë blu me brohorima nga mbështetësit e tij.

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve pritet të vijnë nga sheshi “Skënderbej' për tu bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ së bashku me drejtuesit politik të PD-së dhe drejtuesit e opozitës. Ndërsa protestues të tjerë janë mbledhur në selinë PD ku pritet të dalin së bashku me drejtuesit politik.

Gjithashtu, podiumi ku do mbajnë fjalimet qytetarët është ngritur para kryeministrisë. Sakaq, në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë. Po ashtu opozita ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për të rrëzuar regjimin./Dosja.al




5 MUAJ ME PARE

Vetëm një orë nga nisja e protestës/ Noka: Opozita nga sot nis një seri protestash deri në…

 

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, duke folur në prag të protestës së opozitës bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisht në këtë protestë. Në një intervistë për “News24”, Noka theksoi se dosja e AKSHI tregoi se krahas korrupsionit, kryeministri Rama kishte krijuar një “kopsht” privat që ishte AKSHI dhe jepeshin qindra miliona euro për familjarët e tij dhe se kushdo që kundërshtonte merrej peng.

Gjatë fjalës së tij, Noka paralajmëroi se nga sot do të nisë një seri protestash deri në krijimin e një qeverise teknike dhe se këtë panoramë të keqqeverisjes shqiptarët e kanë me prova. Në fund, Noka theksoi se opozita ka përpiluar një skenar të reagimit ndaj kësaj qeverie deri në gjunjëzimin e saj.

“Sot PD dhe opozita shqiptare kanë ftuar qytetarët që të vërshojnë në bulevard për të protestuar, ndaj vjedhjes krimit të organizuar që ka kapur shtetit. Deri tani ishte opozita ajo që denonconte korrupsioni. Dosja Ballukut është pasqyra e një qeverisjes 12-vjecare e Edi Ramës dhe bandës së tij. Një qeveri ka funksionuar si bandë për të vjedhur qytetarët.

Të dhënat sensitive, personale dhe çdo e dhënë sekret shtetëror ndodhet në duar e Gys Agasit dhe karteleve të drogës. Dosja e AKSHI-t dhe dosja Agasi janë nga më të rëndat. Askush nuk besonte se një narkoshtet në qendër të Europës do të ishte ngritur. Opozita ka përpiluar një skenar të reagimit ndaj kësaj qeverie deri në gjunjëzimin e saj. Ne do vazhdojmë të jemi aty deri sa regjimi të rrëzohet”, tha Noka./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta kombëtare e thirrur nga PD! Forca policore blindojnë Kryeministrinë

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Forcat policore janë vendosur përpara Kryeministrisë, teksa na ndajnë afro dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Ndërkohë, qindra forca policore kanë nisur të pozicionohen, për protestën e sotme.

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen

Protesta do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ndërkohë Policia e Tiranës ka ndërmarrë masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private, duke siguruar zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në tubim. Si pjesë e masave, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara dhe do të kufizohet lëvizja e automjeteve./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta e Partisë Demokratike në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Protesta e opozitës, që pritet të nisë në orën 18:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mendohet  të tërheqë një numër të madh qytetarësh.

Teksa orët po afrohen, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të ruajtur zbukurimet e festave të fundvitit në kryeqytet. Pamjet e publikuara tregojnë punonjës të Bashkisë së Tiranës duke zhvendosur pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet përreth, të vendosura pranë Kryeministrisë, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet e mundshme në rast të incidenteve gjatë protestës.

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet, mbani profil të ulët

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të shmangin kalimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën që do të zhvillohet protesta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe 'website-n' e ambasadës, theksohet se edhe nëse protestat nisin paqësore, apo përshkallëzohen dhe kthehen në agresive.

Ambasada ka udhëzuar qytetarët amerikanë që të shmangin zonat e protestave. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime edhe në zona të tjera të Tiranës, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në lëvizje.

Njoftimi:

Një protestë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës së SHBA është këshilluar të shmangë protestën. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për informacionet më të fundit.

Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është të shmangen zonat e protestave. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet. Forconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar zakonet e mëposhtme:

Veprime për t’u ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje

Të jeni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

Të kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në ambiente publike

Të ndiqni mediat lokale

Të keni gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje

Të mbani një profil të ulët

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen

5 MUAJ ME PARE

Protesta para Kryeministrisë! Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, dita e sotme shënon kthesën drejt fitores

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp ka bërë thirrje publike për bashkimin e të gjitha forcave opozitare në protestën e zhvilluar sot. Në një konferencë për mediat, Berisha iu drejtua jo vetëm partive opozitare, por edhe të gjithë qytetarëve që e konsiderojnë veten kundërshtarë të qeverisë aktuale, duke theksuar nevojën për unitet politik përballë situatës së vendit.

Berisha e cilësoi këtë ditë si një moment vendimtar dhe një pikë kthese për shoqërinë shqiptare, duke theksuar se protesta synon të hapë rrugën drejt një fitoreje për qytetarët, për dinjitetin e tyre, familjen dhe të ardhmen e vendit. Sipas tij, pakënaqësia është e përhapur në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Tirana po përjeton një klimë të fortë reagimi qytetar.

DEKLARATA:

Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi, të bashkohemi sot, për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon dhe na pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe. Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij.

5 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e thirrur nga PD para Kryeministrisë! Policia publikon PLAN MASASH, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Foto ilustruese

TIRANA- Partia Demokratike e Shqipërisë ka thirrur sot protestë kombëtare në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në kuadër të tubimit, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private, duke siguruar zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në tubim.

Si pjesë e masave, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara dhe do të kufizohet lëvizja e automjeteve:

-Nga ora 14:00, ndalohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali” (nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”), rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”.

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”), si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimeve gjatë tubimit, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar qarkullimin, automjetet do të devijohen në rrugë alternative.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

5 MUAJ ME PARE

Opozita "zbret" para Kryeministrisë SOT! PD dhe aletatët e saj mblidhen në orën 18:00 në protestën kombëtare

Protesta kombëtare e opozitës/ Mijëra qytetarë mblidhen
Foto ilustruese

TIRANA- Partia Demokratike dhe forcat aleate kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare, e cila do të zhvillohet sot, më 22 dhjetor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë në Tiranë.

PD u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin që të marrin pjesë në protestën kombëtare të së hënës, duke e konsideruar atë si një reagim qytetar ndaj korrupsionit qeveritar që ka çuar në përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurisë dhe mohimit të zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Në deklarimet e saj, opozita thekson se rezistenca e Edi Ramës për të bllokuar drejtësinë dhe lejen për arrestimin e zv.Kryeministres Belinda Balluku, kanë çuar opizitën shqiptare drejt protestave.

Opozita thekson se protesta synon të jetë një reagim qytetar dhe paqësor, në mbështetje të drejtësisë së pavarur dhe zgjedhjeve të lira.

protesta e partise demokratike sali berisha policia e shtetit

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë