LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së Tiranës, Këlliçi thirrje drejtorëve të "5D": Bashkëpunoni me drejtësinë! Mos bëni burgun e Veliajt

• Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës,• Protestuesit gjatë protestës së sotme ashtu si protestat e tjera kërkuanë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë. • Protesta nisi me tensione dhe përplasje ku protestuesit ndezën goma makinash duke shkaktuar një tym të madhe dhë të zi. • Përfaqësues dhe mbështetës së opozitës i vendosën flakën gomave në shenjë revolte. • Po ashtu është tentua të hidhet edhe molotov, ndërsa policia ka krijoi kordon para godinës për të shmangur incidente të tjera. • Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij i bëri thirrje drejtorëve të “5D” që të bashkëpunojnë me drejtësinë për të thënë të vërtetën. • Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti tha se Veliaj dhe Rama zhdukën Malin e Dajtit dhe Sahatin duke ndërtuar kulla. • Ai tha se do të protestojnë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrin këtë diktaturë. • Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij i bëri thirrje policisë që të lërë protestuesit që të vijojnë me tubimin e tyre, ndërsa gjithashtu bëri thirrje për arrestimin e Ramës, Veliaj dhe Ballukut. • Gjithashtu gjatë protestës u njoftua se javën tjetër ata do të mbajnë një protestë tjetër por ditën e heënë në ndrysgim nga javët e kaluara ndërsa ora mbetet e njëjtë.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga "ekspozita" dedikuar Veliajt tek fletushkat e ngjitura në gardhin metalik, pamjet më pikante nga protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së

TIRANË- Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, u zhvillua protesta e dhjetë e thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit dhe opozita.  Protestuesit kërkojnë prej disa javës dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

 

Në tubimin që zgjati rreth 1 orë, nuk kanë munguar edhe tensionet dhe përplasjet me policinë. Në nisje të tubimit qytetarët "ekspozuan" disa postera që tregojnë sipas tyre "krimet dhe bashkëpunëtorët e Erion Veliajt". Më pas qytetarët ndezën disa goma, ndërsa shtëllungat e tymit të zi ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. 

 

Ashtu si në protestat e mëparshme, protestuesit kanë shkulur edhe gardhin e ngulur me vida në tokë. Tubimi i radhës do të mbahet të hënën në orën 11:00. Më poshte gjeni fotot nga protesta e sotme:

 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Kalaja: Kujtoni se do të na trembni me gaz lotsjellës! Nuk tërhiqemi para asgjëje

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
Kalaja

TIRANË-  Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjlës së saj Kalaja u bëri thirrje drejtuesvë të policisë që të largojnë efektivët që dhunojnë protestuesit.

Ajo më tej shtoi se protetuesit nuk kanë asnjë lloj problemi as me gazin lotsjellës që e importon qeveria nga Serbia e vëllait Vuçiç, as nga tymi dhe as nga dhuna e policisë. Ajo theksoi se nuk tremben dhe se nuk do të tërhiqen para asgjëje.

“Sot një bandit i veshur fatkeqësisht me uniformën e Policisë goditi protestuesit paqesorë. Unë në fakt e dini që ai kam me shumë pasion ato kallëzimet. Sot zotohem që ai bastard do të shkojë për ndjekje penale.

I bëj thirrje Rrumbullakut, Vocajt, sepse atë banditim me emrin Taulant Balla nuk e njoh. I bëj thirrje edhe shefit të komisariatit nr. 1, urgjent largoni policin që dhunoi protestuesit, urgjent! Mos provokoni protestuesit! AMP-ja të fillojë menjëherë procedim disiplinor për këtë bandit, që provokon me pa të drejtë!

Ju banditë duhet ta dini që ne nuk kemi asnjë lloj problemi as me gazin tuaj lotsjellës që e importoni nga Serbia e vëllait Vuçiç, as nga tymi, asa nga flakët, as nga dhuna juaj! Çfarë kujtoni ju, se do të na drejtoni gazin lotsjellës dhe do të na trembni?! Këta janë ata njerëz që nuk u trembën, që nuk tërhiqen para asgjëje," tha ai.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Qytetarët i vënë flakën, momenti kur digjen gomat para bashkisë Tiranë, tymi pushton vendin

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
Gomat

TIRANË- Pamje të reja nga protesta para Bashkisë Tiranë janë publikuar. Siç shihet nga videot e mëposhtme tymi i zi ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë për shkak të flakës që iu janë vënë gomave. 

 

Këtyre të fundit përfaqësues dhe mbështetës së opozitës i kanë vënë flakën, në shenjë revolte. Po ashtu është tentua të hidhet edhe molotov, ndërsa policia ka krijuar kordon para godinës për të shmangur incidente të tjera.

 

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

2 VITE ME PARE

Protesta/ Balliu thirrje policisë: Respektoni ligjin dhe arrestoni kryehajdutin Veliaj dhe Ramën

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
klevis balliu

TIRANË -Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës.  Ai i bëri thirrje policisë që të lërë protestuesit që të vijojnë me tubimin e tyre, ndërsa gjithashtu bëri thirrje për arrestimin e Ramës, Veliaj dhe Ballukut. Mes të tjerash ai tha se opozita nuk do të ndalet, pasi sipas tij Rama ka kërcënuar sistemin demokratik në Shqipëri.

“Ne nuk i tolerojmë provokimet. Nese doni që të ndalojë qëndresa, respektoni ligjin dhe arrestoni kryehajdutin Veliaj, apo Ramën dhe madam Ballukun. E shikoni atë atje? Një Arben Maloku merr 36 mln euro të fëmijëve tuaj. Gjatë qeverisjes së Ramës janë dhjetëfishuar përdoruesit e drogës.”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Këlliçi thirrje drejtorëve të "5D": Mos bëni burgun e Erion Veliajt! Bëhuni bashkëpunëtorë të drejtësisë

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashksië së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi tha se i ka bërë thirrje drejtorëve të “5D” që të bashkëpunojnë me drejtësinë për të thënë të vërtetën. Ai më tej shtoi se protesta e radhës për dosjen “5D” do të mbahet më 10 qershor.

“Më 10 qershor do të jemi sërish në protestë për të ruajtur taksat e qytetarëve. Kam një thirrje për drejtorët e “5D” që janë në burg apo ata që Veliaj do t’i fusë së shpejti. Bëhuni pentito e bashkëpunëtorë të drejtësisë. Mos bëni burgun e Erion Veliaj. Bëjeni për të afërmit e fëmijët tuaj”, tha ai.

“O polic ty ajo kokorja të bën më shumë se rroga që ke. Të të vij zor dhe të turp se kjo protestë bëhet edhe për ty, për fytyrën tënde. Mos u fshih aty, nxirre fytyrën ahjde këtu dhe merre mikrofonin. Bandit, bandit”, i drejtohet Këlliçi një prej efektivëve.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Shtullunga tymi në ajër, pamjet nga djegia e gomave para Bashkisë Tiranë

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
Pamjet

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë. Protestuesit i kanë vënë flakën gomave të vendosura më herët para kordonit policor. Ndërkohë që siç shihet, tymi i zi ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë. 

 

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

2 VITE ME PARE

"Zv.kryeministra dhe ministra, të përfshirë në struktura abuzuese", Teliti: Do të protestojmë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrim këtë diktaturë

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
Dorjan Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashksië së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti tha se Veliaj dhe Rama zhdukën Malin e Dajtit dhe Sahatin.

Ai më tej shtoi se në Tiranë sytë shohin kulla dhe zullume. Teliti tha se do të protestojnë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrin këtë diktaturë.

“Jam lindur dhe rritur në këtë qytet. Kur ishim fëmijë, arrinim ta shihnim malin e Dajtit. Sot Veliaj dhe Rama e zhdukën malin e Dajtit, siç zhdukën Sahatin. Sytë tanë shohin vetëm kulla dhe zullume. I keni parë lajmet në mediat ndërkombëtare, italiane, se si kryeministri dhe zv.kryeministra dhe ministra, që janë të përfshirë në struktura abuzuese.

Zhdukën 60 mln euro tha Ahmetaj, por pyesni se kush është pronari i vërtetë i inceneratorit. Këta kanë marrë paratë e taksapaguesve. Taksat janë rritur nga 2 deri ne 10 herë. Ku janë këndet e lojërave? Sot nuk kam asnjë lulishte që të nxjerr vajzat e mia të luajnë. Do të protestojmë deri në mosbindje civile, deri sa të shporrim këtë diktaturë,” tha ai.

2 VITE ME PARE

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave (FOTO)

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
protesta

TIRANË- Është tensionuar situata në protestën para bashkisë së Tiranës. Protestuesit i kanë vënë flakën gomave të vendosura më herët para kordonit policor. Tymi i zi ka pushtuar bulevardin kryesor para bashkisë. 

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

2 VITE ME PARE

"Bashkia, simbol i korrupsionit", Tedi Blushi: Veliaj nuk mund të “lajë duart” me vetëm një dorëheqje, do të japë llogari qytetarëve

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë Tedi Blushi, ka mbajtur fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se protestojnë për dinjitetin njerëzor e të drejtat e liritë e qytetarëve.

Ai shtoi se kryebashkiaku Erion Veliaj, nuk mund të “lajë duart” me vetëm një dorëheqje, por duhet të japë llogari para drejtësisë.

“Bashkia, vend krimi të shndërruar në simbol korrupsionit. Kjo është protesta e 10 në radhë për dinjitetin njerëzor. Sot protestojmë për të drejtat e liritë që shkelen. Protestojmë kundër kësaj vemje fytyra e të cilit është mbushur nga pështymat e qytetarëve. Kryeplehra do ta japë llogarinë në Sharrë. Nuk ka dorëheqje që e shlyen mëkatin e tij. Do të japë llogari para drejtësisë pavarësisht se fshihet në skuta. RAI3 tha se ai përdor taksat për tu pasuruar”, tha ai.

2 VITE ME PARE

"Çfarë iu kanë bërë shqiptarët që i urreni? ", Neritan Liçaj në protestë: Po shkatërrohet kombi!

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së

Neritan Liçaj

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjesë edhe aktori Neritan Liçaj.

Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria po shkatërron kombin. Ai tha se po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Aktori m tej shtoi se populli djersin ndrsa pushteti pasurohet.

"Çfarë iu kanë bërë shqiptarët që i urreni? Çfarë iu kanë bërë shqiptarët, pse e urreni këtë vend? Sa nga ju i del rroga deri në javën e dytë? Ju mbani flamurin e Rilindjes, sepse jeni kundër popullit tuaj. Duhet të mbroni popullin dhe jo krimin. Edhe në ndërtim ka pastrim parash. Kemi parlament që nuk dinë të flasin një fjalë.

Një administratë që është skandaloze. Po shkatërrohet kombi, po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Nuk ka për ta bërë Shqipërinë ambasadorja Kim me vezë, do ta bëjmë ne. Ne djersisim, e ju pasuroheni. I huaji nuk të bën kurrë, sepse vjen për interesat e veta. Kështu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb," tha ai.

2 VITE ME PARE

“Do të protestoj deri sa të kem frymë”, aktori Mehdi Malkja: Molotovi nuk hidhet kundër policëve, por për qelbësirën që është brenda!

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
Mehdi Malkja

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjesë edhe aktori Mehdi Malkja.

Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se molotovi i hedhur në godinën e bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore. Ai më tej shtoi se do të protestojë dërisa të ketë frymë.

“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani? Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Pritet t'ju vënë flakën? Protestuesit vendosin goma të vjetra para bashkisë së Tiranës (FOTO)

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
gomat

TIRANË- Para bashkisë së Tiranës, ka nisur protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit dhe opozita.

Protestuesit kanë vendosur disa goma të vjetra para bashkisë.  Ende nuk dihet për çfarë qëllimi janë vendosur atyre, ndërsa një skenar i mundshëm është që t'ju vënë flakën.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës "5D" dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

2 VITE ME PARE

Sot protesta para bashkisë/ Policia me plan masash, bllokohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin kryesor

 

Protesta e dhjetë/ Qytetarët djegin goma para bashkisë së
protesta

 

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar ditën e djeshme masat e marra për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas zbulimit të aferës "5D".

Në njoftimin zyrtar Policia bën me dije se duke filluar që nga ora 9:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Deri në përfundimin e tubimit, do të përdoren rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Më tej Policia ka bërë thirrje për protestuesit të mos shfaqin asnjë shenjë dhune.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 04 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të mediave dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait