LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy ministrat e rinj. Bardhi akuzat Begajt (Basha nënkupton bashkimin e votave me Ramën për Reformën Zgjedhore)

• 13 minuta seancë plenare. • Deputetët u rikthyen sot në karriget e tyre edhe pse mes kaosit dhe protestës. • Deputetët e Opozitës kanë protestuar sot për vendosjen e gardës në Kuvend. • Ndërkohë që thirrjet e tyre janë injoruar nga mazhoranca. • Kuvendi mes zhurmës ka votuar emërimin e dy Ministrave të rinj në Kabinetin Rama Blendi Gonxhes ne ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin. • Pas seancës së sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka akuzuar Presidentin Bajram Begaj se është bërë palë me qeverinë. • Ndërkohë që deputeti Lulzim Basha nënkuptoi bashkimin e votave të deputetëve që e mbështesin atë me qeverinë Rama, për votimin e Reformës Zgjedhore. • Në seancën e sotme morën pjesë dhe dy ambasadorët gjerman Karl Bergner si dhe britanik Alastair King-Smith.

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Basha bashkohet me Ramën për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri e Alibeaj takohen privatisht, i dërgojnë letër OSBE/ODIHR

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Dy bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë takuar ditën e sotme privatisht. Mësohet se ata i kanë dërguar një letër zyrtare OSBE për të atashuar përfaqësuesit e ODIHR pranë ekspertëve të komisionit.

Letra e plotë:

Na lejoni fillimisht të shprehim falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishme të saj, siç janë zgjedhjet. Me vendimin nr. 12, datë 10.02.2022, të ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

Për këtë arsye, ashtu siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojën që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore t'ju paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni. Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm. Duke ju falenderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin tuaj, Sinqerisht,

BASHKËKRYETARËT Damian GJKNURI Enkelejd ALIBEAJ

Opozita ka kërkuar prej kohësh zëvendësimin e bashkëkryetarit të komisionit, Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin. 

2 VITE ME PARE

Sesioni i ri parlamentar/ Ambasada Gjermane: Parlamenti është vendi ku diskutohen idetë, t'i qëndrojë kësaj përgjegjësie

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Karl Bergner

TIRANË- Ambasada Gjermane në Tiranë i ka dërguar një mesazh deputetëve sot me nisjen e sesionit të ri Parlamentar. Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner në një postim në Facebook shkruan se deputetët duhet të punojnë fort për të fituar shumicën e propozimeve të tyre në komisione dhe në seancë plenare.

Postimi i Plotë:

Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në një demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë fort për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare në Kuvend. Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe me respekt. Unë besoj se Parlamenti i qëndron kësaj përgjegjësie.

2 VITE ME PARE

Nisja e sesionit parlamentar, OSBE: Të fokusohen te reformat e nevojshme, duke nisur nga ajo Zgjedhore

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
OSBE

TIRANË- OSBE ka uruar sot deputetët për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Me anë të një postimi në X, OSBE thekso se palët duhet që të bëhen bashkë për tu fokusuar te reformat e nevojshme. Po ashtu kanë theksuar se deri në zgjedhjet e vitit 2025 është shumë kohë e shkurtër, ndaj dhe duhet të bëjnë Reformen Zgjedhore.

Postimi i Plotë:

I uroj suksese Kuvendit shqiptar në fillim të seancës së re. Të etur për ta parë parlamentin si platformë për debatin politik plotësisht funksional dhe duke u fokusuar në reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet 2025 e shkurtër dhe shumë për të bërë.

2 VITE ME PARE

Basha nënkupton bashkimin e votave me Ramën për Reformën Zgjedhore: Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka nënkuptuar sot se mund të bashkojë votat me qeverinë Rama për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Basha ka deklariar se në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kanë dalë të bëjnë një hap përpara. Po ashtu Basha sulmoi dhe deputet e Opozitës që protestuan sot dhe nuk lanë mundësinë e një seance të rregullt plenare.

"Dita e sotme provoi se interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politikë, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës, pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është dhe funksioni kryesor i Parlamentit. Kështu që sot kam një thirrje për Presidentin e Republikës: Të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore. Të zhbëhen po kështu ndryshimet e njëanshme të regullores, ndërkoh që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore.

Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike," tha Basha.

2 VITE ME PARE

Bardhi për Bashën: Do ketë pasur lidhje me ndonjë nga mbretërit ose presidentët më të rëndësishëm në botë

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka ironizuar deputetin Lulzim Basha. Gjatë fjalës me gazetarët, Bardhi ka theksuar, pas deklaratave të Bashës se është në kontakte të vazhdueshme me ndërkombëtaret, se do të ketë lidhje me mbretërit apo presidentët më të rëndësishëm në botë.

“Besoj se ka pasur lidhje me ndonjë nga mbretërit, apo presidentët më të rëndësishëm në botë meqenëse thotë se ka kontakt të vazhdueshëm me ta”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

“Fjalimi i Presidentit, provokim i ulët”, Bardhi: Begaj të heqë dorë së qeni vartës i Ramës

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se ata nuk ishin vënë në dijeni që presidenti Bajram Begaj do të mbante fjalim. Duke folur për mediat, Bardhi ka hedhur akuza ndaj Begajt se është bërë palë me qeverinë. Po ashtu Bardhi tha se fjalimi i Begajt ishte një provokim i ulët, pasi sipas tij ai është njoftuar prej kohësh se Kuvendi nuk funksionon normalisht.

“Edi Ramës i jepet pushteti në tavolinë, nuk ka sistem proporcional. Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë në vitin 2020. Sa i takon seancës së sotme, u njohëm përmes medias që Presidenti do jepte një mesazh. Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona. Presidenti nuk është zgjedhur tani, ai nuk ka ardhur në disa sesione parlamentare për t’iu drejtuar Kuvendit. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Flamur Noka nga parlamenti: Sot presidenti erdhi si ministër i Edi Ramës, ai ishte vetëm një faktor destabiliteti, asgjë më shumë

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur për gazetarët pas seancës plenare deklaroi se sot presidenti erdhi në parlament si një ministër i Edi Ramës. Noka theksoi se Begaj kishte ardhur si shërbëtor i Ramës, ndaj edhe nuk u la nga opozita që të mbante fjalën, ashtu siç ishte përcaktuara në agjendë.

"Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si një ministër propagande. Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën. Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë. Pra këto janë të gjitha arsye plus që opozita do të vazhdojë aksionin dhe mosbindja civile është zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga zgjedha e këtij regjimi kriminal," tha Noka.

2 VITE ME PARE

Mes kaosit, emërohen dy Ministrat e rinj të Kabinetit Rama/ Seanca plenare mbyllet brenda 13 minutave

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Adea Pideni dhe Blendi Gonxhja

TIRANË- Seanca e sotme është mbyllur brenda 13 minutave që nga nisja. Para së të mbyllej seanca mazhoranca ka votuar emërimet e dy ministrave të rinj të qeverisë Rama. 

Ndërkohë që opozita ka protestuar në Kuvend, mazhoranca ka votuar me 73 vota emërimin e Blendi Gonxhes ne ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin. 

2 VITE ME PARE

Plarent Ndreca betohet si deputet, Noka: Turp, hajdut. Zhupa: Duhet të ishe në SPAK

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Kuvendi

TIRANË- Deputeti Plarent Ndreca është betuar ditën e sotme në Kuvend. Mes kaosit të krijuar nga deputetët e Opozitës, Ngreca është betuar, ndërkohë që deputetët opozitarë e kanë quajtur hajdut. Sipas Ina Zhupës dhe Flamur Nokës, Ndreca duhet që të ishte në SPAK.

Ina Zhupa: Ky duhet të ishte në SPAK!

Flamur Noka: Turp, turp! O Hajdut!

Plarent Ndreca: Betohem!

Ina Zhupa: Turp, o hajdut!

2 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, Nikolla i heqë fjalën Begajt

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Kuvendi

TIRANË- Fjala e Presidentit Bajram Begaj në Kuvend është anuluar në moment të fundit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kjo për shkak të kaosit që është krijuar në Kuvend nga deputetët e Opozitës. 

Ndjesë presidentit të Republikës që i pamundësohet fjala në Parlament”, tha Nikolla.

Ndërkohë që vetë Begaj pasi iu anulua fjala në Kuvend, ftoi mediat që ta ndiqnin në Presidencë për të thënë fjalën e tij.

2 VITE ME PARE

Kuvendi/ Bardhi: Nxirrni gardën përjashta. Nikolla i përgjigjet: Uluni në vendet tuaja

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme në Kuvend po vazhdon me tensione të shumta. Deputetët e opozitës kanë shkuar pranë foltores dhe kanë kërkuar që garda të dalë jashtë. Ndërkohë që Nikolla i ka bërë thirrje deputetët e ulet në vendet e tyre fillimisht.

"Nxirrni gardën përjashta," është thirrja e Bardhit.

"Uluni në vendet tuaja," tha Nikolla.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Nis Kuvendi, deputetët e opozitës protestë: Nxirrni gardën jashtë

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy

TIRANË- Kuvendi ka nisur sot me tensione të shumta nga deputetët e Opozitës. Shkak për tensionet është bërë rrethimi i foltores nga Garda e Republikës, e thirrur nga mazhoranca.

Deputetët e Opozitës kanë shkuar me fleta proteste në Kuvend, ndërkohë që po bërtasin me fjalët: Nxirrni gardën jashtë

2 VITE ME PARE

Pas pak nis seanca plenare, Ambasadori gjerman dhe britanik mbërrijnë në Kuvend

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Ambasadori gjerman

TIRANË- Pak para se të nisë seanca plenare për këtë sesion parlamentar, në Kuvend ka mbërritur ambasadori gjerman Karl Bergner si dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith. Po ashtu në seancën e sotme, pritet që të marrë pjesë dhe Presidenti Bajram Begaj.

Begaj do të mbajë një fjalim para Kuvendit. Ndërkohë që deputetët e Opozitës kanë paralajmëruar sërish kaos në seancën e sotme. 

2 VITE ME PARE

Komisionet Hetimore/ “Nuk u kthehemi pas vendimeve që kemi marrë”, Ermonela Felaj: Opozita t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Ermonela Felaj

TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka folur në lidhje me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe punimet për sesionin e ri parlamentar.  I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Felaj u tregua e qartë duke thënë se mazhoranca nuk do i kthehet pas vendimeve që janë marrë për Komisionet Hetimore. Po ashtu Felaj theksoi se opozita duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse do që të ngrejë Komisione Hetimore.

“Në lidhje me aksionin opozitar, mesa duket do vijojë e njëjta situatë. Dua të them se nuk është se ka një strategji, përveç se zbatimit të rregullores së Kuvendit nga ana jonë. Seancat në çdo fillim viti janë formale, por ne do vazhdojmë me zbatimin e rregullores, pasi deri më tani ka qenë e pamundur. Sakaq dua të theksoj se ndryshimi i rregullores u bë për shkak të disa ngjarjeve në Kuvend, ku për situata të tilla parashikohet zgjidhja nga zbatimi i masave më të forta disiplinore. Dua të ndalem te ngritja e komisioneve hetimore, ku ajo çfarë disa përfaqësues të opozitës kanë deklaruar ka qenë dhe ngelet një justifikim. Për secilin nga rastet kur opozita s’ka qenë dakord me qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk i kthehemi pas vendimeve që kemi marrë. Do kisha shprehur që kjo koha e ndërmjetme të kishte shërbyer për ta riparë aksionin opozitar, bojkoti nuk janë mjete që të nxjerrin diku. Janë diskutime që janë bërë në konferencën e kryetarëve dhe publikisht e kemi thënë që duhet frenuar kjo sjellje e opozitës. Si Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë konfirmuar që e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore janë e drejta e pakicës dhe nga ana tjetër nuk bëhet hetim për çdo çështje. Kam parë në media që janë interpretuar si kufizime të të drejtave. Në fakt nuk ka asnjë kufizim aty, por një interpretim të kushtetutës. Gjykata kushtetuese është treguar konsistente me vendimet e saj," tha ajo.

2 VITE ME PARE

Spiropali ftesë opozitës për miratimin e amnistisë penale sot në Kuvend: Të votojmë dhe pastaj le të vazhdojë lufta

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
elisa spiropali

TIRANË- Pasditen e sotme rinisin seancat plenare në Kuvend. Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë ftesë opozitës për të votuar projektligjin për amnistinë.

Përmes reagimit të saj në rrjetet sociale, Spiropali shprehet  se projektligji ende nuk është votuar edhe pse ka pasur seanca të “flakta” parlamentare, si dhe shprehet se “izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale.”

Spiropali thekson ndër të tjera se deputetët e opozitës janë të mirëpritur të votojnë pr/ligjin, duke e cilësuar votimin akt politik e emancipimi.

REAGIMI I SPIROPALIT:

Për qengjat e opozitës që vlejnë më shumë se luanët e saj.
Nënë Tereza, shqiptarja e madhe ka një thënie lapidare, e cila në këtë kohë të trazuar është edhe më domethënëse.
Nënë Tereza lutet për të bërë punë të vogla, por me dashuri të madhe. Thelbi i kësaj filozofie të përmbledhur në një aksiomë të vetme, duhet të shërbente si udhërrëfyes për përditshmërinë e një individi, një shoqërie, apo edhe të asaj që quhet politikë e madhe në rutinën e saj.

Ka më shumë se një muaj që qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për amnistinë penale. Bëhet fjalë për disa qindra qytetarë shqiptarë dhe më tej akoma, për disa mijëra familje që jetojnë jashtë me dramën e atyre brenda, të cilët do të fitonin para kohe lirinë.

Çfarë ka ndodhur? Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri.
Por, ndërsa politika ngrinte gotat për urim dhe dërgonte përshëndetje të llojit “send to all”, ndërsa salla e Kuvendit mbante ende erën e tymit të flakadanëve të kotësisë, ndërsa karriget përdoreshin si barrikada për të ndarë “ne me ata”, ndërsa shpenzoheshin qindra orë televizive për fatin juridik të Sali Berishës, ndërsa një grup mbështetësish të tij qëndronin tek “rrugica e Salës” për të protestuar kundër regjimit imagjinar, ndërsa ata që i kanë parë hajrin sherrit në tre dekada ngrysnin natën për t’u gdhirë me sherrin e radhës të mëngjesit pasardhës, pra, ndërsa ndodhnin të gjitha këto, projektligji dënohej me harresë! Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhëtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe.

Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë.
Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar.
Që nuk flak, por riafron.
Që nuk vret, por shëron.
Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish.
Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur.
Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gijthë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur.

Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta!
Në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar, le ta thonë edhe të gjithë ata që mendojnë se muskujt dhe jo mendja, vetëpërmjajtja dhe jo nguti, janë mjete politike.

Janë ecje e ngadaltë, por e sigurt përpara. Janë hapi i duhur për të bërë punë të vogla, që kanë nevojë për dashuri të madhe, mendje të kthjellët dhe frymë politike.

E mbasi të afrojnë konsensus për këtë akt, çdo luan politike në këtë skaj Ballkani, le të kujtojë dramën e atij ushtarit anonim japonez në një ishull të Paqësorit. Atij ushtarit dramatik që rrinte ende në llogore lufte sepse nuk besonte dot se paqja kishte ardhur!

2 VITE ME PARE

Çuçi mbledh Grupin e PS: Sot votohen dekretet e ministrave në Parlament. Ndryshimi i Rregullores krijon kushtet për sesion normal

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
Foto nga takimi

TIRANË-Para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit sot në orën 17:00, Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e mbajtur para deputetëve ai ka bërë një përmbledhje të sesionit të kaluar parlamentar të cilin e ka cilësuar si atipik për shkak të qëndrimit të opozitës me bllokim e skena dhune.

Çuçi tha se ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cënuar kuorumin dhe votimet e ligjeve. Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi nga deputetët rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.

"Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE", tha Çuçi ndër të tjera.

Lidhur me seancën e sotme ai tha se pritet të kalojnë edhe dekretet për ministrat e rinj prandaj pjesëmarrja në votim nuk duhet të mungojë. Çuçi shprehu keqardhje për qëndrimet e deritanishme të opozitës që ka paralajmëruar se do të vijojë me tentativat për të bllokuar jetën parlamentare.

2 VITE ME PARE

A do të vijojë protesta e opozitës në Kuvend? Nis sot sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të ndodhë

13 minuta seancë plenare/ Opozita proteston, mazhoranca emëron dy
foto nga seancat e vitit 2023

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca e parë plenare për vitin 2024. Deputetët do të rikthehen në Kuvend, ku në orën 17.00 kryetarja Lindita Nikolla hap seancën.

Shtatë pika janë në rendin e ditës, duke filluar me miratimin e procesverbalit të seancës së fundit parlamentare të datës 21 dhjetor 2023. Më pas, deputetët do të ftohen të votojnë katër dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkim mininistrash dhe emërimin e të rinjve në vendin e të larguarve.Miratimi i secilit dekret kërkon votim të hapur me shumicë absolute votash.

Kujtojmë se seancat e vitit të kaluar, nuk kishin zhvillim të zakontë, pasi janë shoqëruar vazhdimisht me protesta nga ana e deputetëve të opozitës. 

Në daljet e tyre në media përfaqësues të opozitës janë shprehur se do të vijojnë skenarin e mosbindjes civile, ndërsa në Kuvend do të mungojë lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ndodhet në "arrest shtëpie".

seance plenare 15 janar 2024

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës